Çfarë kërkon një supremacist i bardhë në konfliktin ukrainas?

16 Korrik 2014, 18:34Politika TEMA
Çfarë kërkon një supremacist i bardhë në

Mikael Skillt

Nga Diana Newman

 

Shfaqja e aktivistëve të të djathtës ekstreme, të huaj dhe vendas, mes vullnetarëve ukrainas që po luftojnë në lindje të vendit, po shkakton nevozizëm.

Mikael Skillt është një snajper suedez, me shtatë vite eksperiencë në Ushtrinë Suedeze dhe në Gardën Kombëtare Suedeze.

Ai aktualisht po lufton në bataljonin Azov, një grup vullnetarësh të armatosur pro- ukrainas në lindje të Ukrainës.

Ai njihet si i rrezikshëm për rebelët dhe për kokën e tij është vendosur një çmim prej 7 mijë eurosh.

Në një bisedë telefonike nga një vend i paspecifikuar, Skillt më tha se cilat janë detyrat e tij.

“Unë kam të paktën tre misione në bataljonin Azov. Jam komandanti i një njësie të vogël zbuluese. Jam gjithashtu snajper dhe ndonjëherë punoj si koordinator special në pastrimin e shtëpive dhe shkoj edhe në zonat civile”.

Sa u përket pikëpamjeve politike, Skillt preferon ta quajë veten nacionalist, por në fakt pikëpamjet e tij janë tipike për një neonazist.

“Varet se si e sheh. Do isha idiot po të thoja që nuk dua mbijetesën e njerëzve të bardhë. Pas Luftës së Dytë Botërore, fituesit e shkruajtën historinë. Ata vendosën që është gjithmonë një gjë e keqe të thuash se jam i bardhë dhe jam krenar”.

Skillt beson se racat nuk duhet të përzihen. Ai thotë se hebrenjtë nuk janë të bardhë dhe nuk duhet të bëhen bashkë me të bardhët. Projekti i tij i ardhshëm është që të luftojë për presidentin sirian, Bashar al- Assad pasi beson se Assad po lufton për “zionismin ndërkombëtar”.

Por jo i gjithë bataljoni Azov, i përbërë nga 300 persona, ndan këto pikëpamje.

Ai thotë se me kolegët e tij nuk diskutojnë shumë pikëpamjet politike, edhe pse disa prej tyre janë nacional- socialistë dhe mbajnë kryqin nazist.

“Nga ana tjetër, është një liberal, por nuk e di se si ka hyrë aty,” thotë ai duke qeshur.

Skillt thotë se ka vetëm një grusht me të huaj në këtë bataljon dhe ata nuk paguhen.

“Ata e shohin si gjë të mirë që të vijnë dhe të luftojnë,” shpjegon ai.

Megjithatë, ai thotë se më shumë të huaj pritet që të vijnë pasi tani një rekrutues po kërkon për luftëtarë seriozë jashtë Ukrainës.

Figurat kyçe në bataljonin Azov janë komandanti Andriy Biletsky dhe zëvendësi i tij, Ihor Mosiychuk.

Andriy është edhe lider i një organizate, e quajtur Asambleja Nacional Socialiste.

Qëllimet e saj shpalosen në një publikim online:

-Të përgatitet Ukraina për zgjerim të mëtejshëm dhe për çlirimin e të gjithë racës së bardhë nga dominimi i kapitalit spekulativ internacionalist.

-Të ndëshkohet çdo perversitet seksual dhe çdo kontakt interacial që çon në zhdukjen e njeriut të bardhë.

Bataljoni Azov u formua nga Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Një këshilltar në këtë ministri, Anton Gerashchenko, u zemërua kur e pyeta nëse bataljoni kishte lidhje me Asamblenë Nacional Socialiste.

“Asambleja Nacional Socialiste nuk është një organizatë neonaziste.

Është një parti me patriotë ukrainas, që japin jetën, ndërkohë që europianët e pasur thjesht flasin se si do ndihmojnë Ukrainën. Kur, a mund të pyes, do vijnë këtu anglishtfolësit dhe të na ndihmojnë të luftojmë terroristët e dërguar nga Vladimir Putin, në vend që të na japin leksione për vlerat tona morale apo preferencat partiake?”.

Ai thotë se nuk ka asnjë të huaj në këtë bataljon.

“Janë disa gazetarë të huaj, nga Suedia, Spanja apo Italia, që vijnë për të raportuar arritjet heroike të luftëtarëve në betejën kundër terroristëve,” tha ai.

Ai thotë se nuk ka dëgjuar kurrë për Mikael Skillt, snajperin suedez.

Ukraina është një shtet demokrat, ku në zgjedhjet e majit, partitë e djathta dhe ato nacionaliste nuk morën ndonjë votë. Këto pikëpamje nuk janë popullore në elektorat.

Por Anton Shekhvotsov, një ekspert i njohur në lëvizjet e ekstremit të djathtë, beson se qeveria duhet të jetë e qartë se kush po lufton për kauzën demokratike ukrainase.

“Në pikëpamjen time, lufta kundër separatistëve pro- rusë është një luftë për vlerat demokratike. Neonazistët janë po kaq të rrezikshëm sa ekstremistët pro- rusë në lindje të Ukrainës”.

17 komente në “Çfarë kërkon një supremacist i bardhë në konfliktin ukrainas?”

  1. AC/DC says:

    Me Rusine kane thyer koken figura si Hitleri dhe Napoleoni, dhe jo me ca bythepambuke si suedezet apo ukrainasit.Megjithese me thene te drejten me pelqejne idete e tij per mos perzierien e racave,si ne Shqiperi ku jane bere lemsh kosovare turq,egjytiane,rome,Zigure,dardane,net, e lloj lloj dallkaukesh.

    1. Lisen says:

      AC/d. O Popi i janulles i harrove Vllehet Arumunet Rumunet dhe Greket

      Shqiperia eshte lamshe konglomerat rracashe Vllehe Arumune magjype egjiptas turqe Rumune kinez serbe russe maqedon. Nuk eshte e pastert si kosova me mbi 95% shqiptare kosova eshte vendi me i pastert etnik ne evrope. Romet egjiptasit magjypte hashkalit ne kosove nuk jan ase 10,000 veta edhe pse keto i kan fute si pakica nderkombetaret per hir te kosoves multi etnike po ashtu edhe pakicat tjera si turqit nuk jan me shum se 3000 te tille ne kosove me perjashtim te serbve qe munde te jen te shumten nja 70.000 ndersa ne shqiperi vetem Vllehe Arumune Rumune dhe Greke jan mbi 350,000 plus nja 150 ,000 rome hashkali egjiptas etj . Ne e njofim shqiperin mos harron

      1. E verteta says:

        Vari kkkkkkkkkk…dylberve te Janulles,dava jevgjish.

      2. Emiljano says:

        Kosovaret me rrac e paster se vet popullata ne shqiperi?
        Po ju 100 vjet (mbasi shqiptaret shpallen pavarsin) grat tuaja ishin nen [email protected] serb….. Ku na dolet ju me te paster… Mos harro se edhe ne e njofim Kosoven

      3. AC/DC says:

        Kosova rrace e paster??? Ju jeni si mocal qe ka zvarranike nga me te ndryshmit,pastaj jo se kam ndonje konsiderate per shqiptaret,por ju qe hidhni balte mbi nene Terezen dhe Gj.Kastriotin dhe mbani per hero nje budalla si A.Jasharin dhe i luteni nje budallo-islamisti tjeter si Sh.Krasniqi, jeni nja 100 vjet mbrapa dhe 50 anash Shqiperise.Dhe mos I thoni vetes shqiptare, jeni kosovare.

      4. Elma says:

        Lisen, vetem Kosova nuk eshte e paster, jeni persier me serbe (me dashnore) dhe hiqeni si te paster. Po juve edhe me kusherinjte beni dashni o robo, sa jeni pa martu e kur martohni, edhe me vjerrin shkoni. Rob koti jeni, pash zotin. Keni goje e flisni. jeni martu me serb, maqedonas, boshnjake, kroate, turq, ashkali, etj, etj. tani se fundi shkoni edhe me ushtaret e huj.

  2. Lisen says:

    Bravo problemi me i madhe qe ka bota sot eshte sionizmi nderkombetar ky eshte edhe rreziku me i madhe qe i kanoset njerzimit dhe planetit toke. Reziku nga islami dhe terrorizmi islame eshte shpikje e sionizmit per te shperqendruar vemendjen e bostes dikun tjeter dhe jo te sionizmi qe eshte rreziku reale per njerzimin.

    Terroristet islamik nuk kontrollojn asnje media te fuqishme ne bote asnje kompani te fuqishme ne bote keta jan thjeshte disa varfnjak qe financohen nga sionizmi nderkombetar ndersa sionistet te gjithe jane super te pasur super miliarder qe kontrollojn shumicen e mediave me me infuence ne bote shumicen e kompanive me te fuqishme ne bote dhe kan ber me teper se gjysmen e botes sllave te tyre.

    Rreziku reale i Amerikes eshte sionizmi jo nje grushte terroristesh varfnjak pasi nuk jane terroristet islamik ata te cilet kan kape gjithe pasurin e popullit Amerikan nuk jan terroristet islamik ata te cilet jetojn ne super lukse ne enklava te luksit ne Amerike por sioniztet. Nuk jan terroristet islamik ata per te cilet punojn si sllever me teper se gjysma e popullit Amerikan po sioniztet qe kontrollojn 70% te gjithe kompanive me te fuqishme te Amerikes. Nuk jane terroristet islamik ata te cilet kontrollojn financat Amerikan por sioniztet pa bashkpunimin e te cilve nuk ka njeri ne Amerike i cili munde te arrije ndonje sukses ne qfardk fushe qifte aje dhe kjo tregon se qfare sistemi te poshter kan krijuar sioniztet

    1. i-- says:

      Idiot ne rradh te pare eshte skllav jo sllav (mendova se ishte lapsus heren e pare por kur e pash te dyten e mora vesh qe ashtu e di)
      Islami apo cdo fe tjeter radikale eshte demshme per njerzimin se prek ato njerezit e varfer qe thua ti dhe i mbush mendjen per te bere cdogje ne emer te zotit.

  3. Ladi says:

    Nga clloj haleje keni dale o te perdale…

  4. Bako says:

    Rusi po luan me Ukrahinen si macja me miun. Sapo ukrahina arrin ndonje sukses te vogel ne fushen e luftes, Rusi tak i leshon nje rakete dhe i rrezon avionin me 50 ushtare, dhe morali i Ukrahinasit bie menjehere. Prap Ukraine ze nje teritor te ri dhe morali ngrihet lart perseri Rusi i con ca murtaja dhe i vret 30 ushtare per njehere dhe morali shkon perseri tek kembet. E keshtu me radhe. Rusi eshte i durueshen sepse e di qe Ukrahine nuk ka buxhet qe te mbaji nje ushtri ne gadishmeri dhe te luftoje per nje kohe te gjate. Do te vije nje moment qe Ukrahina sdo kete dhe buke te haje dhe do te detyrohet te nenshkruaje mereveshjen me separatistet ashtu sic e do Rusi.

  5. Ilir says:

    BBC jane propagandistet me te medhaj ne bote

  6. mazllemi says:

    Mbas qafe do e kesh o Suedez , shpejt ose vone do te kapi dhe ty snajperi i ndonje komunisti

    1. jar_kingu_president says:

      I co Ben Qimen ….

  7. Ben says:

    O Lise,ti je nje koqe budalli,qe vetem ne Somali i ke vellezerit.

  8. Fufi says:

    Shum mir ashtu mendoni europa paster nga hajdutet e kriminelat e talebanat

  9. Ledjo says:

    O njerez idjot lereni politiken e Amerikes edhe te Rusit se keto Superfuqi po luajne me fatet e popujve te vegjel. Te dyja US dhe Rusia kane marveshje te fshehta sikurse ajo e Sateliteve, qe perdoren per dominim Global…..
    US dhe Rusia kane qene dhe jane aleate. Popull idjot qe merret , jo Rusi jo Amerikani, ata lozin me jeten e popujve te vegjel, krijojne luftra dhe shesin arme budallenjve qe ata te pasurohen me gjak njerzish, grave dhe femijve kudo neper Bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje