Serbia përpiqet të heqë qafe Kosovën nga bisedimet me BE-në

28 Korrik 2014, 17:42Rajoni TEMA

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, deklaroi se Serbia dëshiron që kapitulli 35, i cili do të jetë pjesë e gjithë procesit negociator për integrimin në BE, të hapet sa më parë, pa kritere shtesë.

“Përmes këtij kapitulli do të ndërthuren raportet tona me institucionet e ‘përkohshme’ të vetëqeverisjes në krahinë (siç u pëlqen zyrtarëve të Serbisë ta quajnë shtetin e Kosovës)”, i ka thënë Gjuriç gazetës “Jedinstvo” të Prishtinës.

Serbia dëshiron të shmangë që në këtë kapitull të mund të shfrytëzohet qasja e ashtuquajtur e shënjestrës në lëvizje.

“Nëse Prishtina në një moment nuk është e gatshme që të bisedojë për diçka, të arrijë ujdi ose shtron kushte joreale, kjo nuk duhet të jetë në dëm të integrimit evropian të Serbisë”, ka thënë ai.

Gjuriç tha së “Parku i paqes” në pjesën veriore të Mitrovicës do të mbetet dhe se për këtë është arritur marrëveshja në Bruksel./KD

3 komente në “Serbia përpiqet të heqë qafe Kosovën nga bisedimet me BE-në”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Serbia perpiqej te bente shume gjera ne vitet 97 e tutje..Por ato dolen te kundertat..Mund te deshirosh shume dhe s’te del asgje..

  2. kushtrimi says:

    epo nuk e heq dot kosoven si kusht per ne EU serbia sepse nuk mund te anetaresohet ne bruksel pa definuar se sa banore ka sa km territor ka ndarja territoriale etj.

  3. Treviso says:

    Dhe saliu u mundua tu bente mbret i shqiptareve, por se arriti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje