Albin Kurti: Në shtator ose tetor do shkojmë prapë në zgjedhje

25 Korrik 2014, 09:49Rajoni TEMA

Lëvija Vetëvendosje duket se përfundimisht nuk do të hyjë në qeverinë e re kosovare.

Ajo po përgatitet për zgjedhje të reja.

Kjo u pohua nga vetë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas tij, në shtator ose tetor mund të ketë prapë zgjedhje.

Ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje dhe do të jemi të gatshëm edhe tash që nuk kemi fituar ende, edhe atëherë kur do të fitojmë sepse besojmë që është tepër rrallë që një herë brenda katër viteve të kemi zgjedhje në Kosovën e cila po vlon nga problemet nga më të ndryshmet.

 Pra, ka shumë mundësi që në shtator ose tetor do të kemi zgjedhje të reja dhe Lëvizja Vetëvendosje! në këto do të hyjë më e fuqishme si asnjëherë më parë.

Në të njëjtën kohë mund të them që gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar edhe me këtë koalicionin LDK, AAK, Nisma të cilët duket se do të garojnë bashkë.

Pra, do t’i kemi tri pole në zgjedhjet e ardhshme. PDK’në si partinë pushtet, si parti shtet, me satelitët e saj, LDK’në, AAK’në dhe Nismën në njërën anë dhe Lëvizjen Vetëvendosje! si poli i tretë, i cili do ta ketë bashkëpunimin me disa prej sindikatave”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes.

9 komente në “Albin Kurti: Në shtator ose tetor do shkojmë prapë në zgjedhje”

  1. Karadaku says:

    Aq islamik jeni sa mbrojtet palestinen ne nje kohe qe ambasdori i tyre ju tha serbeve qe mire ja u bete kosovareve……ju nuk duhet te merrni asnje vote ne Kosov tash e tutje,dhe hiqe flamurin nga xhaketa se me duket e mbane per hipokrizi.

    1. turkofagos says:

      po cili eshte problemi qe eshte islamik, apo qe ka mbrojtur njerezit e pafajshem qe po vriten ne Gaza http://bit.do/albin-kurti-ja-pse-eshte-me-atdhetari akoma me shume do fitoje ne zgjedhjet e ardhshme

      1. Prec ulaj says:

        Albin,
        Me keto veprime po forconi pozitat e Serbise ne Kosove.
        Zgjedhjet e reja do e cojne Kosoven shume larg Mitrovices, ju po itradhetoni me qendrimet tuaja anti-shtet.

    2. bregdetari says:

      Albini i etur per pushtet dhe jo per nje kosove demokratike qe te kete nje fqinjesi te mire. Nacionalizmat sot jane te tejkaluara.

      1. MERITONI says:

        BREGDETARI

        deri diku e ke mire!
        por,qka po du me thon,eshte:KOSOVES DHE SHIPNISE I DUHET NJE XHOVANI FALKONE.
        o nuk kemi shpetim nga mafija.
        XHOVANI FALKONE,veshtire se do te linde ne keto vende!!

        PSE??

        sepse ne nuk e duam vendin tone!!
        frika eshte ma e madhe se GUXIMI!
        do te vujme shume,sepse e kemi pranu te jemi te POSHTRUM.
        te ne keshtu funksionojne punet:
        -MAFIOZI QUHET-BISNISMEN!
        -INTELEKTUALI-BUDALLE!
        -SAHANLEPIRSI-SHUME I SJELLSHEM!
        -BUDALLA-SHUME I MEQEM!

        kur u vra XHOVANI FALKONE,njerzit kane protestu deri ne revulucion,kane dashte edhe shtetin me rrenu!sepse e kane dashte vendin e tyne.

        MAFIA ESHTE E FUQISHME,SEPSE KET E PRANON POPULLI.TE TILLE JEMI.

      2. Gjithashtu malok says:

        vv ka qene shum e qarte. mbyllja e negocjatave me serbine, dhe fillimi i negociatave me shqiperine.

  2. Albin Kurti me VV po këndojnë këngën e bilbilit.Për ata që s’e dinë ajo thotë kështu:”Bëre,zot(gjithë dynjanë), llugë e ferrë” se kështu më pëlqen mua.

  3. Edmondi says:

    Nuk e kuptoj cfare perfaqson ky njeri, Albini

    -dike qe eshte kunder me cdo gje dhe nepermjet kesaj rruge kerkon te fitoje vota, thjesht per hoby ?

    -apo dike qe vetem kritikon dhe vete nuk do jete i afte fare per te qeverisur dhe zgjidhur problemet

    Pse nuk ja leni qeverine ketij dhe te shofe pastaj sa kollaj eshte qe te nderpresesh negociatat me Serbine dhe te besh si i pavarur nga BE dhe SHBA-te.

  4. ira says:

    Me mire te behen zgjedhje. LDK, AAK dhe Nisma le te garojne sebashku ne nje koalicion dhe, nese dalin koalicion fitues, kane te drejte te formojne qeverine. Une mendoj se VV duhet te behet me PDK-ne. Ende nuk e kuptoj pse Albini eshte kaq kategorik kundra PDK-se. Ne nje qeveri PDK me VV, do te jete shume per mire per ecurine e Kosoves dhe VV do te jete nje gardiane i sigurte kundra korrupsionit, krimit te organizuar, bisedimeve me Serbine etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje