REPORTAZHI/ Një grumbull betoni që ndan Vuthajt me Valbonën

24 Korrik 2014, 19:23Rajoni TEMA
REPORTAZHI/ Një grumbull betoni që ndan Vuthajt me Valbonën

Nga Berat Buzhala

 

(VIJON)

Një fshat i largët, e pothuajse historik, si Vuthaj, fare lehtë do të mund të shndërrohej në një fshat të afërt dhe shumë aktual. Mjafton që të ndërtohet një copë rrugë, për të cilën është folur shumë, e cila nis në Deçan dhe lidhet me Plavën. Janë në pyetje rreth 8 kilometra, duke e përfshirë edhe një tunel. Nëse kjo realizohet, atëherë nga Peja në Vuthaj do të shkohej, me veturë, për jo më shumë se 30 minuta. Plus që ky do të ishte kontributi më i madh që kjo zonë të mos depopullohej.

E sidomos që Ujkani të mos vendosë të shpërngulet në Fushë Kosovë.

Pak a shumë rreth kësaj çështje biseduam në mëngjesin e ditës së dytë të qëndrimit tonë në Vuthaj me Binak Ulajn, ish i burgosur politik dhe drejtor i shkollës së mesme prestigjioze Xhevdet Doda, në Prishtinë. Binaku është kushëriri i afërt i Ujkanit, në shtëpinë e të cilët fjetëm një natë më herët. Kurse Binaku na ftoi për kaftjall, në shtëpinë e tij, e cila ishte e ndërtuar në rreth 10 ari oborr, ku kishte të mbjellur, pos tjerash, edhe mjedra. Pamja nga oborri i tij ishte mahnitëse. Kishte qenë edhe më mahnitëse, sikur shumë afër prej asaj shtëpie të mos ishte ngritur edhe një shtëpi tjetër, e cila ia kishte bllokuar pamjen në drejtim të Qafës së Pejës. Ta mos e ngatërrojmë, sepse kjo Qafë nuk ka lidhje me Pejën. Madje është në anën e kundërt, por përse i ka ngelur ky emër ketë askush nuk e di. Mirëpo kjo qafë kishte rëndësi për Binakun, sepse ai në vitin 1944 kishte lindur në mal. Pikërisht në atë vend. Ishte kjo koha e luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët e asaj pjese, pas futjes së partizanëve kishin dal në mal. Dhe atje në Binaku kishte qarë së pari.

“Kjo duhet të jetë arsyeja pse jam i lidhur kaq shumë më malin”, tregon Binaku, i cili për mendimin tim është 71 vjeçari më ‘fit’ dhe më në formë që e kam parë ndonjëherë. Ai për shembull, kohë pas kohe, e le telefonin në shtëpi dhe zhduket në bjeshkë për ditë të tëra.

“Na bahemi shumë merak mos po e gjan nojsen”, thotë bashkëshortja e tij.

E më së shumti merak për të bëhet nëna e tij, e cila tash i ka 94 vjet. Pikë së pari nuk e di nëse gjatë jetës time të jam takuar me ndonjë person kaq të vjetër. Dhe pikë së dyti, ndonëse në ketë mosha, ajo ishte gjithashtu në formë të mirë. Binaku tregoi se diaspora e Vuthajve është miku dhe armiku më i madh i banorëve të atij vendi. Ndihmat e shumta që ata i dërgojnë në vendlindje e kanë pasivizuar tej mase popullatën.

“Sa pare i kishit fitu nëse do ta kishit punu tokën? 3000 dollarë. Qe merri 3000 dollarë e mos e punoni. Sa pare do t’i kishit fituar nëse do t’i kishit lëshuar dhomat me qira për turistë? 2000 dollarë. Ja merri kaq, e mos i lëshoni më qira”.

Pak a shumë, sipas Binakut, dominon kjo logjikë. Dhe për ketë arsye, tregon ai, ka rënë ndërmarrësia në këto troje.

Pasi përfunduam edhe ngrënien e mëngjesit vendosëm që të niseshim, por tash përmes një shtegu tjetër, jo më nga Shpella e Erës. Binaku tha se do të na përcillte deri në kufirin që e ndanë Malin e Zi me Shqipërinë, tek Qafa e Rosit. Para se të niseshim Binaku na pyeti nëse dëshironim që të niseshim përmes një shtegu më të butë, ose përmes një tjetri më të ashpër. E zgjodhëm ketë të fundit, sepse shpresonim që të mburrnim me dritë në Valbonë. Dhe prapë e bëmë të njëjtin gabim trashanik. Morëm me vete, secili më pak se gjysmë litre. Për dallim prej një dite më herët, që gjithashtu e kishim bërë të njëjtin gabim, tash edhe dita ishte shumë më e nxehtë dhe shtegu ishte shumë më i rrëpirë. Thënë ndryshe, ende pa u nisur mirë, ajo trohë shishe e imja ishte në fund.

Krejt rezervat tona të ujit tash vareshin në një gjysmë shishe nga rezervat e Ilirit (Mirenës). Ne, në kthim, po ngjiteshim nëpër bjeshkën e Romanit. As për ketë emër të kësaj bjeshke Binaku nuk kishte ndonjë shpjegim. Supozimi i vetëm ishte se kjo mund të rridhte prej Romës. Por një supozim i tillë ishte më shumë një çështje e kreativitetit se sa bazuar në fakte shkencore. Ngjitja nëpër ketë bjeshkë ishte sigurisht ngjitja më e vështirë në karrierën time prej alpinisti supërfillestar. Pothuajse as shteg nuk kishte. Po kapeshim nëpër rrënjë të ndryshme, si nëpër xhungël. E në anën tjetër treshes sonë po i printe 71 vjeçari, Binaku, të cilin e survijoja me kujdes, se si as ritmi i frymëmarrjes nuk i çrregullohej. Merrte frymë me hundë, e jo sikur unë e Iliri që po dihatnim sikur qeni në vapë. Sikur të mos i mjaftonte vetëm ecja, Binaku kujdesej që edhe të hapte rrugën, duke i larguar pengesat, degë të ndryshme, prej nesh. Por, cili është çelësi i suksesit për një gjendje kaq të mrekullueshme shëndetësore që ka Binaku? Po e përsëris, është 71 vjeçar.

“Nuk konsumoj as duhan, e as nuk abuzoj me alkool. Kurse, gjithë këto maje të bjeshkëve që po i shihni i kam ngjitur”.

Kështu, të sfilitur për ujë, vazhduam që t’i ngjiteshim bjeshkës së Romanit, te shoqëruar nga historitë që Binaku kishte për secilën pjesë të rrugës. Po flasim për një hapësirë problematike. Një zonë kufitare të ruajtur në mënyrë brutale, edhe nga pjesa jugosllave, e edhe nga ajo shqiptare. Diku afër kufirit i takuam prapë serbët që i kishim takuar një ditë më herët. Ata ishin ngritur shumë më herët se sa ne dhe thanë se i ishin ngjitur Qafës së Rosit, e cila është rreth 2500 metra e lartë. Duke i lënë anash problemet historike serbo-shqiptare vendosa t’i pyesja nëse kishin ujë. Përgjigja ishte negative.

“Edhe më tutje po shpreson në mirësinë e serbëve”. Ishe humori i Ilirit në llogari të kërkesës sime të hedhur poshtë.

Në një gjendje të etur e vazhduam rrugën me Binakun, i cili ishte i bindur se diku më lart do të gjenim borë. Kështu edhe ndodhi. Afër kufirit, në një pjesë ku dikur kishin qenë t’banet, ose stanet, e familjes së tyre, në një shpellë të thellë nja 8-10 metra gjetëm sasi të konsiderueshme të borës, me të cilën i mbushem shishet e zbrazëta. Plus krijuam topa me borë që i thithnim në ecje e sipër. Kështu, pas rreth 4 orë ecje mbërrimë edhe në Qafë të Valbonës, afër Qafës së Rosit, aty ku edhe më tutje qëndron një grumbull i madh i betonit që ndanë Shqipërinë me Malin e Zi. Këtu edhe u ndamë me Binak Ulajn, i cili tash ishte i sigurt që ne nuk do të humbisnim rrugën për të mbërri deri në fshatin Valbonë.

Pasi u argëtuam ca me atë grumbull të betonit të shkretë, unë dhe Iliri e vazhduam rrugën tonë që nuk po mbaronte kurrë. Diku në fund të bjeshkës së parë, tash në pjesën shqiptare, u ndalem në stanin e Ramë Kukës. Një burrë, që dukej të ishte rreth 55 vjeçar, na ofroi ujë, më në fund, në gjendje të lëngtë, e jo në trajtë bore.

Rama ishte jashtëzakonisht i lezetshëm, e në formë të mirë fizike po se po. Edhe në raport me të, sikur me gjithë shqiptarët që i kemi takuar andej e këndej kufirit, unë dhe Iliri e vazhduam obsesionin tonë, duke insistuar që meqë po qëndronte edhe ashtu një bjeshkë, tërë ditën, pse nuk po e hapte një si restorant malor, me ushqime nga produktet e qumështit.

“Paj, me ju thanë të drejtën, unë shpesh turistëve të huaj ju qes edhe kafe, por po më vjen turp që t’u kërkoj lekë”, tha Rama, duke insistuar që nëse kishim kohë kafet për ne do të ishin gratis.

Ky me gjasë duhet të jetë njëri prej shqiptarëve të rrallë, që edhe më tutje skuqet kur është puna për të kërkuar pare. Rreth orës 21.00 mbërritëm në Valbonë. Kishim shpresuar që do të ktheheshim atë mbrëmje për në Prishtinë, por meqë ishim të lodhur, vendosëm që edhe atë natë të pushonim tek Isa Selimaj. Meqë numri i turistëve i kishte kaluar kapacitetet turistike të Isës, ky i fundit na shtroi në një dhomë të shtëpisë së tij. Darka, pa dyshim, ishte një festival i madh i ushqimit.

13 komente në “REPORTAZHI/ Një grumbull betoni që ndan Vuthajt me Valbonën”

  1. Kritiku says:

    A ka mundesi qe te publikohen shkrime te krijuara nga ata qe dine te shkruajne ne gjuhen shqipe? Dhe ajo qe eshte me e rendesishme eshte qe te perdoret gjuha standarte shqipe, sepse eshte e detyruar per te gjithe ata qe shkruajne per publikun.
    Eshte nje shkrim qe nuk mund te vazhdosh qe te lexosh me shume se disa rreshta te tij. Ka aq shume gabime ne te sa te ben qe te ndalosh leximin e tij.
    Na e shpifet me shkrime te kosovareve qe shkruajne gjuhen shqipe sikur te ishin te huaj qe sapo kane mesuar kete gjuhe.

    1. Kacaki Senior says:

      @Kritiku, derisa ke mundsi dhe te drejt qe mos t´a lexojsh, ku eshte problemi? Me kete ankese mund t`i drejtohesh ish-redaktorit te “Zerit te Popullit”

    2. Gjithashtu malok says:

      o kritiku i palles sime. gjuha standarte nuk ekziston ne ate gjendjen e gurte sic mendon ti. gjuha standarte eshte ajo qe kuptohet nga te gjithe. dhe duke perdorur dhe fjale dialektore shqiptare ne vend te fjaleve te huaja

    3. asa says:

      pse a mos deshte neve te flasim korqarqe he se ju mendoni se jeni shume te menqur ju jugoret

    4. Linda says:

      Në qoftë se nuk keni durim t’i shkoni deri në fund leximit të shkrimeve të tilla, nuk jeni i detyruar ta bëni këtë.

      E sa për faktin se “po ua shpifin shkrimet e kosovarëve”, edhe për Ju zotërinj shqiptarë, nuk mund të thuhet se jeni të përkryer në këtë drejtim. Madje mund të them se mbishkrimet e tabelave nëpër rrugët e Shqipërisë janë përplot italianizma, e sa për gabime gjuhësore as të mos flasim.

    5. MERITONI says:

      KRITIKU

      hahahahahah,ky debili po mendon se toskenishtja eshte STANDARDI.

      po standardi mo nuk folet as ne TIRON!ky standardi,folet vetem ne disa vise te humbuna te shipnise jugore.

      me dhune e kan vendose,po ashtu, dhunshem dhe ne menyre nenqmuse shkoi!

      hahahaha,mos ki edhe naj deshire tjeter??
      mos po don edhe XHAXHIN me ta ngjalle?

      qe 20 vjet ka ra komunizmi,ky hala po e lyp standardin,hahaahahahahah?!!

    6. Toni KS says:

      @Kritiku,je ti qe nuk e din gjuhen shqipe sa duhet. Mendo per kete. Shkrimi nga ana stilistike mund te ishte edhe me i mire. Mirepo nuk ka asgje gabim nga ana gjuhesore. Edhe kur ka devijuar nga standardi Berati i ka vene ne thonjeza fjalet e bashkebiseduesve ashtu siq i kane thene ata. Quhet citim plako.

      P.S. Ne baze te komentit tend, ti nuk je ne gjendje te kuptosh “Lahuten e Malcis” te Fishtes e kjo te bene me te varfer kulturalisht si shqiptar.

  2. tropojani-tr says:

    shume bukur Berat burri te lumte qe na kujton se ekzistojne vende dhe pasuri te medhaja andej e kendej shqiperise..por pasuria me e madhe mungon faktori *njeri*…tung e mire se te vini prap ne Tropoje

  3. forca albania. says:

    pa tjeter duhet te ndertohet kjo cop rruge 8 km dhe te Bashkohet ish Albania ne te gjitha drejtimet.amen

  4. Shpellari says:

    Zotri Buzhala, kethehuni kendej ne trekendshin: Roshkodol, Doberdol dhe Vicidol, ketu gjindet shpella ime, do t´ju beje muhabet, kam raki dhe vene t´Rahovecit, birra te Pejes, mish te thate te thive dhe dhive
    t´egra, nji bazen temral, nji bibliotheke me 9000 exemplare librash, e shume e shume marifete tjera, mos e leni pa ardhe!
    Tung.

    1. MERITONI says:

      SHPELLARI

      jo mo, ty dhe shpellen tonde jemi tu e rujte si senzacion turistik!
      ti do te jeshe,qershia mbi torte!
      shume heret oshte me te zbulu ty!kure ty do te zbulojme do te tronditet bota!
      paramendone, majmuni me biblotek prej 9000 ekzemplarve?

      kane me thon bota,njerzit e shpellave me gjithe keto libra,po qka e kane keta kryeministrin,ku me dite sa i meqem eshte.

      hej,mesohu me lexu,mos na korit!

      1. Shpellari says:

        @Meriton, une s´jam majmun por biolog i diplomuar, pikrisht ornitholog, ka dy vite qe hulumtoj sjelljet e shqiponjave te malit dhe atyre te gjarprinjeve, prandaj permbaju e mos ofendo!

        Postscriptum:
        Harrova te ceki qe hulumtoj edhe keto shqiponjat qaferrjepta qe ushqehen si ti nga “coftinat”, ketu ke nji foto:

        http://www.discover-arabia.de/jordanien_bilder/regionen/wadi-rum-wadi-rum-geier.html

  5. MERITONI says:

    SHPELLARI

    hahhahahahah,jo mo ,une nuk ofendova! ti vetes ja ke dhon nofken,SHPELLAR! ti veten pe qun SHPELLAR!!

    A E DIN KUSH JETON NE SHPELLA?

    per nga profesioni kokemi koleg!!edhe une kame studiu BIOLOGJIN,por,nje deg shume ma specifike,ETOLOGJIN.

    hahahahhaa,shume mire kishe dale dale ne foto,shume origjinale!
    moti sum ke kritiku,thashe te kshyri kah je??

    hajte te provokoj edhe une pake,ta shohe EVOLIMIN tonde?

    vlen per te desheruar!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje