Veljanoski “nuk e çan” kokën për diasporën shqiptare

23 Korrik 2014, 17:07Rajoni TEMA

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka thurur vargje dhe elozhe për diasporën maqedonase.

Sipas tij, këto dy dekada të pavarësisë diaspora e Maqedonisë ka qenë dhe do të jetë, promovuesi më i madh në mbarë botën i popullit të Maqedonisë dhe identitetit të vet gjuhësor dhe kulturor.

Ai nuk e përmendi askund diasporën shqiptare, ruajtjen dhe kultivim e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Velajnoski është etnocentik dhe nuk çan kokën për mërgimtarët shqiptarë, edhe pse ata mbushin arkën shtetërore me remitancat dhe investimet e tyre kapitale në Maqedoni.

Komentet e Veljanovskit u bënë në konferencën dyditore të pestë vjetore të organizatave mërgimtare maqedonase, ku po marrin pjesë 115 përfaqësues nga 143 organizata të mërgimtarëve nga katër kontinentet dhe 20 mysafirë nga organizatat e maqedonasve dhe bashkësitë në fqinjësi.(INA)

3 komente në “Veljanoski “nuk e çan” kokën për diasporën shqiptare”

  1. Doni ALBO says:

    Ti japim edhe pak vite derisa te behemi me kryekuvendar shqiptar dhe te shohin maqedonasit sesi eshte te konsiderohesh si qytetar inegzistent ne Maqedoni.

  2. dini says:

    Ne TVM programi Sat as nje fjale ne gjuhen shqipe qe disa vjete edhe pse financohet edhe nga taksapuguesit shqiptar.Diaspora shqiptare bene shumicen e asaj te Maqedonis qe ne mase shme te madhe mbushe buxhetin e Maq.

    1. albatros says:

      Mire te na i bejne ne vdesim te abuzohemi nga te huajt dhe hame njeri tjetrin, popull trap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje