Jahjaga i përgjigjet Haradinajt: Duhet vetëpërmbajtje

22 Korrik 2014, 17:48Rajoni TEMA

Zyra e Presidentes Atifete Jahjaga u është përgjigjur disa paralajmërimeve të kandidatit të bllokut LDK, AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj në lidhje me çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Duke kërkuar nga të gjitha palët vetëpërmbajtje nga presionet politike, Zyra e Presidentes thekson se kandidati për kryeministër do të nominohet, në respektim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 (14) dhe nenit 95, si dhe në pajtim me procedurat dhe afatet e parapara me Kushtetutë”, thuhet në reagimin e Zyrës së Jahjagës.

Zyra e Presidentes “rithekson faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për të gjitha institucionet e vendit dhe se do t’i zbatojë me përpikëri ato”.

Sqarimet nga Presidenca pasuan deklaratën e Haradinajt ku thuhej se presidentja po rrezikon të shkelë Kushtetutën./ZERI

3 komente në “Jahjaga i përgjigjet Haradinajt: Duhet vetëpërmbajtje”

  1. sarandjoti says:

    A kini ndigjuar ndonje here qe presidentja rezikone te shkel kushtetuten?!keto jan cudira.

  2. MERITONI says:

    SARANDJOTI
    zakonishte kushtetuten e shkelin te fuqishmit.
    une dhe ti,nuk guxojme ti shkelim as vijat e bardha ne trfik!dihet qka pason ma vone.
    psh.FATMIRE SEJDIU,e ka shkel kushtetuten,prandaj ka dhene dorheqje.
    -BEHXHET PACOLLI,edhe ky e ka shkel kushtetuten,prandaj ka dhene dorheqje.

    kujtoje GERDECIN,edhe ketu eshte shkel kushtetuta,sepse kane vdeke femije duke punuar!!kushtetuta e shipnise e ndalon punen e femijve.

    me kete pune nuk eshte marre kerkushe,sepse kjo eshte pune SIZIFI.

  3. FANTOM-16 says:

    ZONJA PRESIDENTE,

    TI DUHET TE VEPROSH NE BAZE TE KUSHTETUTES
    GJYKATA KUSHTETUESE NUK KA RROL KESHILLEDHENES
    AJO VETEM INTERPRETON LIGJIN DHE SHQYRTOJ VENDIMET E ORGANEVE TJERA
    SHTETERORE
    PYETE KESHILLTARIN PER USHTRIMIN E FUNKCIONEVE NESE NUK I DIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje