Nga Berat Buzhala
(VIJON)
Ajo çka tashmë më siguri dihej në Vuthaj, ishte se në fshat po qëndronte personaliteti numër një i tyre: Rexhepi (Qosja). Mirëpo, unë nuk mundem me aq natyralitet ta shqiptoj shkronjën ‘xh’, siç bëjnë banorët e atij fshati, ose që ne në Kosovë i themi ‘xh’ e fortë, por që e shqiptojmë si “gj”.
Kurse në Vuthaj nuk ka nevojë të thuhet as ‘xh’ e fortë e as ‘ç’ e fortë. Të dy këto shkronja, për banorët e këtij fshati, as nuk janë të forta e as të buta, ato janë thjeshtë shkronja, që shqiptohen ndryshe prej shkronjave simotra ‘gj’ dhe ‘q’.
Sigurisht, sikur të kisha qëndruar një kohë më të gjatë në këto vise edhe unë do t’i dalloja më mirë këto dy lloje shkronjash, gjë që në disa raste nuk e kam aspak të lehtë.
Dhe ku mbetëm. Rexha, po qëndronte në fshat. Kjo gjë dihej. Siç dihej se Rexha i ka merak boronicat. Dhe madje që kur kthehet për në Prishtinë, në vjeshtë, merr një sasi të tyre më vete. Pasi unë e Mirena (Iliri) u akomoduam tek Ujkan Ulaj, ky i fundit na ftoi që të vizitonim rrjedhën e lumit Skafkaç, e sidomos Gërlen, vendi ku kjo rrjedhë e lumit zhdukët në një shpellë, për t’u shfaqur më vonë, ndoshta pas nja 600-700 metra, tek shtëpitë e Gjonbalajve.
Kjo gjë po që ishte një atraksion i jashtëzakonshëm. Pikë së pari, kurrë nuk më kishte ndodhur më parë në jetë që të prekja ujë më të ftohtë se sa ai i lumit Skafkaç. Ishte pothuajse në gjendje të ngrirë, vetëm se nuk ishte i ngrirë. Për t’u larë në të, sigurisht që është e pamundur, ndonëse banorët lokalë edhe për ketë gjë kishin rrëfimet e tyre.
Binak Ulaj, për të cilin do të flasim më vonë në këtë shkrim, duke qeshur na tregoi se uji i ftohtë ishte arsyeja përse banorët e fshatit nuk dinin mirë të notonin. Sipas tij, në këtë ujë kaq të ftohtë askush nuk mund të mësohet mirë not. Aty thjeshtë duhet të konsiderohesh më fat nëse zhytesh njëherë dhe del i gjallë. Por le t’i kthehemi edhe njëherë lumit dhe shpellës. Në pjesën e sipërme të lumit, pra prej shpellës e deri tek burimi nuk ka peshq. Ata fillojnë prej daljes së lumit nga shpella e tutje. Ndërsa i vetmi lloj i peshkut që mund të notojë në këtë ujë brisk të ftohtë është trofta. Por jo kjo trofta që ju e bleni nëpër bazene artificiale. Po flasim për troften e bukur, me pika të kuqe, nëpër trup. Kjo lloj trofte rritet edhe në lumin Valbona, nëpër të cilën rrjedh gjithashtu uji mjaft i ftohtë, si dhe tek-tuk kjo lloj trofte haset edhe në Drinin e Bardhëm, e posaçërisht në pjesën ku Drini lidhet me Bistricën e Pejës. Prej përvojës personale mund të them, se për shijen time, trofta më pika të kuqe e ka shijen më të mirë prej të gjithë peshqve tjerë. Ndonëse nuk kam provuar gjithaq lloje të peshqve.
Meqë koha e qëndrimit tonë në Vuthaj ishte e shkurtër, nuk patëm mundësi që ta provonim shijen e troftës së Skafkaçit. Një problem i madh ishte se gryka e derdhjes së lumit në shpellë ishte krejtësisht e pambrojtur. Ishte tepër e rrezikshme që të afroheshe te Gërrla. Banorët tregonin se aty kohë pas kohë e kanë humbur jetën qytetarë të ndryshëm. Ujkani ishte tepër skeptik që në ndonjë të ardhme pushteti komunal, a qendror, do të merrte ndonjë hap për të përmirësuar sigurinë në këtë grykëderdhje. Ai ishte skeptik që në përgjithësi pushteti do të përmirësojë jetën në Vuthaj. Dhe ky skepticizim i tij është aq fatal, sa tashmë ka vendosur që të shpërngulet nga Vuthaj për në Fushë Kosovë.
Na tregoi se e kishte blerë edhe një banesë rreth 50 metrave katrorë. Unë dhe Mirena ju përgjëruam që të mos e bënte një hap të tillë. I thamë se të vendosësh që të mos jetosh në mesin e këtyre bukurive, por në mesin e oxhaqeve helmuese të Kosovës A dhe B është tragjike. Por, ishte e kotë. Ai ishte me një këmbë në Fushë Kosovë, sepse thoshte ishte në pyetje perspektiva e fëmijëve. Përndryshe në Vuthaj e vetmja shkollë është ajo katër vjeçare. Katër të tjera janë në Guci. Kurse edhe katër të tjera janë në Plavë. E kështu më radhë. Prandaj, sipas Ujkanit, jeta po bëhet e pamundur aty. Plus që punë nuk ka. Ai aktualisht po punonte tek një fqiu i tij, në ndërtimtari. Kurse këshillat tona ‘ad hoc’ për të bërë diçka në lëminë e turizmit, sepse fshati kishte nevojë, gjithashtu nuk e bindën. E kishte ndarë mendjen për në Fushë Kosovë. Ne filluam ta tallnim kur e kuptuam që bashkëshortja e tij ishte nga Fushë Kosova. I thamë pse nuk na tregove në krye të herës ketë informacion, në mënyrë që të mos humbisnim kohë dhe energji. Qeshnim të gjithë, e më së shumti nana e tij, Fatimja, e cila ishte një figurë tepër e ëmbël.
Ajo ishte 76 vjeçare, nënë e gjashtë djemve. Por më gjasë më së shumti e donte Delinë, i cili jetonte në Suedi me familje. Nuk e thoshte me gojë, por më së shpeshti e përmendte atë. Kjo sigurisht ishte femra më e vjetër, e ndoshta edhe njeriu më i vjetër, që unë bisedova pothuajse seriozisht për futboll. Lokja Fatime, për shembull, e pëlqente shumë Lionel Messinë. Dhe shpresonte që një djalë i Delisë, 15 vjeçar, edhe ai në Suedi, të bëhej po aq i mirë sa ylli i Barcelonës. Por po kaq e shishme, sa biseda për Messinë, ishte edhe darka që na e shtroi kjo loke. Posaçërisht buka kollomoqe, djathi, kosi dhe maza.
“Veç mysafiri t’thotë Zoti të dhashtë bereqet. Prandaj unë kënaqem kur vijnë mysafirë”, thoshte ajo, që po përpiqej me çdo sjellje të saj të na bindte se ne ishim të mirëseardhur.
Gjithashtu ishte tepër e gatshme të na ndihmonte në argumentet tona për ta bindur Ujkanin që duhej të qëndronte në Vuthaj. Përndryshe, mbrëmja në Vuthaj ishte tipike ajo e mbrëmjeve të fshatrave të Kosovës, para luftës. Ishte ora 20.30 dhe tash bagëtitë po ktheheshin prej kullosave. Kryesisht lopë. Lopë të malit. Që nuk janë shumë të mëdha, sikur ato që ne i njohim ‘lopë të dërrzhavës’, por janë tepër të përshtatshme. Dhe në mbrëmje kur ato kthehen nga kullosat duken edhe më bukur. Janë të fryera nga ushqimi i bollshëm dhe nga uji, gjithashtu i bollshëm. Për shkak të shumëllojshmërisë së barit që e kullosin, edhe qumështi i tyre është shumë më kualitativ. E bashkë me qumështin edhe djathi, maza, kosi… Fshati e ka edhe një xhami, e cila është pa imam në pesë vitet e fundit. Meqë ishte kohë ramazani, disa vajza të fshatit e lëshonin një CD brenda xhamisë, e cila tregonte se ishte kohë e iftarit. Por si duket një gjë e tillë nuk i bënte shumë përshtypje fshatarëve. Gjithë ketë improvizim e pranonin me një humor.
Vijon nesër: A është diaspora vuthjane në SHBA fajtore përse në ketë fshat më askush nuk dëshiron të merret me bujqësi, blegtori dhe turizëm? Kush po e ruan kufirin në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi?
Pershndetje nga Atlatiku, ju tek Adriatiku-Congatulatin
Nuk e kam lexuar Artikullin e plot prej nga vijon kjo pjes
Pak a shume i mire.
Por Ato krahina kan bukuri te rralla qe nuk gjenden askerkunde,Rudina te bukura me bare polifite qumshti i atyre kullotave esht nga me te miret ne boten shqiptare.Shkembej e maje malesh me origjin tektonike,pyje e druj te gjate e me hije te madhe,fraski te jashtu=zakonshme ne ato bjeshk alpine te krahinave kreshnike te plaves e te gucise te atyre luginave te bukura me rudina e prozhme te futura thell ne kerthizen e bjeshkve te namuna te cila gjarperojn rreth e rreth duke filluar nga qafa cakorrit,qafa e dielit,bjeshkete babines horollacit,hotit ..duke mbaruar me vizorin.liqeni eshte i bukur ne lartsin 900-950m e majet deri 2000m
liqeni glacial shum piktoresk i pasur me shm varietet-raca peshqish Legjnedare nder shkuj.Nga ky liqen buron lumi lim.
kjo lrahin ka dhe objkte e monument arkelogjik,atrtistike,pozita e krahines nga ana gjeografike perben nje gjemorfologji,te vecante-reievi,,hidrografia perbejn nje tersi te vecante gjegrafike, botanike mikroflor e mikroreliev me nje flore dhe faune shum llojshme si ne horizontin vertikal e horizontale shum te larmishem.
Perhskrimin me te mire artisti,histori,familjare shoqerore, Psikologjik,burrnor,bujar,luftarak etj etj e ben Biri i asaj Krahine
Prof. Rexhep Dedsushaj ,historin,biograf,In memory,
Plav gucia ka shume figura por disa jane plakur e nuk duhet me i shqetsuar.
Nje pershkrim Tv.shume te mire ka ber dhe Ilir Bucpapaj me duket e Ndue Ukcamne si dhe Azgan & Veli Haklaj.
Me qe jemi te trofta qe ka ne disa vende.Me e mira dhe me e shishmja esht e Valbones deri diku ne shoshan mundet edhe deri te ura e kolgecaje.
Mishi pa diskutim esht me i shishem i lehet te jep qartesi ,shkathtesi te menjhershme.Shkoni ne ata krahin qe lidh dy shtetsin shqiptare ne malsin e gjakoves te Oruc Hases Binak Alise,Bjaram Currit pse jo dhe te Haxhi Zekes e Ali Ibres etj.
Them Bajram currit sepse esht shkeputur me vone familja e ka shkuar ne gjakove atje ka linde bajram curri, rruges duk shkuar me qerre ne krushe.
Bile shaqir Curri me Ali ibren kan qen delagat te Gjakoves ne LSH te prizrenit se bashku me Ahmet Koronicen me (perfaqsusit e pejes ka qen edhe Haxhi zek byberi -me origjin tropoja) Sulajman Vokshin Abdulla Pash drenin ,Riza beg gjakoven,Myftiui Gjakoves(H.K.)Islam Efendia,Hasan Efendia,Babe Ademi,Sheh Brahimi,Hysen Kabashi, (Shif Reshat avdiu)
Nga Tropoja kane qen : Binak Ali,
Syl Oruc Doci,
Mal Dul bajraktari ,
Niman Syla(enciklopedia compjuter),
Qerim Delia,
-Syl Kurti&
Prel Tuli(D.P.)
Sh Halili
Sulejman aga i batushes thuhet
mic Sokoli(por komandant ka qen Binak Alia ne ate kohe te LSHP:.Mic esht vra heroikisht me 22 prill 1881 me gjith Zmajl Mehmetin&Hysenin,Bajram Rama me 7 zemra,e u plagosen rend 3 komandantet(Historiku i rrethit Tropojes Grup autoresh):”Sulejma Vokshi me Ushtri”,”Ali Ibra me suhari”,”Niman Syla i shkon per bri-krah” (Prof. Xheladin Gosturani 1978)
Duhet vizitohen krahainat e Ali pash Guxise qe ishte lajmtari dhe organizotori i -KUVENDIT te madh te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit,luftetarve te shquar te Jakup Ferrit e Cel Shabanit,Hasan ferri etj.etj..
te atyre lapidarve qe u qendrojn si perkrenare alpeve shqiptare nder shekuj vende vende me bore te perhershme.Viziton gjith ato vend lumnje e liqej,fush,male, kan ne gjirin e tyre bukuri te jashzekonshme dhe teper njerz te mrekullushem per bes burrni,bujari.
Ne anen tjeter keni malsin e gjakoves nje lugin jashzekonisht karakteristike me shume zona fitoklimatike me flore e faune shume te pasur te larmishme ku gjarperojn disa lumenj por kryesori e me i bukuri esht v a l b i n a (mos tu ngelet hatri nikaj-merturit se edhe lugina e lumit curraje esht moter me valbonen)
Parlel me valbon esht nje lume i vogel artificial qe duket siku e perserit lumin e valbone(esht pjell e lumit ka te drejte)- Kanali i krasniqes me nje gjatsi sa te valbone po thuaj por ky lume nuk then qafen si Valbona por shkon neper kanalin e krasniqes e vadite blloqet e mbjella me drithra,perimore e pem frutore.
Trupon njren ane te valbone mes per mes alpev e vendeve shkembore.
Vizitoni dhe do tu zgjatet jeta,nga ajri e puhia e atyre Alpeve.
Ju lutem shkoni bile munde te f l e n i dhe jashte e do ta mbani mend” IN MEMORY” te jashzakonshme.
Urojm shqiptaret e atyre krahinva per nje jetes te mire e te lumtur.
Urojm turistve te kalojn pushime te gezushme.
Deshrojm dhe stafit gazetes “TEMA” te bejn nje vizite ne ato alpe.
Gjith te Mirate
Favenido S.c
New York
24.VII:2014
Edhe Sulejman aga i Botushes esht i gashnjan,por ky ka jetuar ne Kosove dhe nuk permendet me delegatet e Malsisi Gjakoves(Tropojes)ne L.Sh.Prizrenit.Luzha e malsisi jane fise i Sulejman ag botushes,dhe duke qen se ishin Pakice ne malsi ,nuk kish kush tu dilte zote Luzhes .erdhi Sulejman aga u maur vesh me Gashin qe ti pranojn ne bajrakun e vete.Pra luzha jane te gashite.Pervec atyre qe jane thene me siper,thuhet ne L.Sh.Prizrenit ka qen dhe Ahmet Sadria.? Sh halili mos esht shpend Halili bajraktari i gashit ata jane ne tre-4 brez bajraktar pas Celaje e pase gosturanit.Te tjerat per sa thuhet ne Koment jane te drejta.