Familja Bunjaku i fal gjakun familjes Rashica

23 Korrik 2014, 20:26Rajoni TEMA

Pas plot 18 vitesh, familja Bunjaku nga Samadrexha i falur gjakun familjes Rashica.

Pajtimi mes këtyre dy familjeve është bërë sot në Vushtrri në praninë e 500 qytetarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit të Pajtimit, raporton portali veriu.info.

Në këtë akt mjaft emocionues, fjalën kryesore e mbajti Mehmet Rukiqi, njëri prej anëtarëve të Këshillit të Pajtimit.

“Me këtë pajtim i është ndalë uji në mulli të armikut”, ka thënë Rukiqi.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, përveçse ka çmuar lart aktin heroik të familjes Bunjaku, i ka bërë thirrje familjes Rashica që tani e tutje ta çmojë dhe respektojë lart familjen Bunjaku, e cila bëri këtë akt burrëror.

Nismëtarë të këtij pajtimi ishin imami i “Xhamisë së Çarshisë”, Bedri Halili dhe Ukishin Beqiri.

Në nëntor 1996 kishte ndodhur një vrasje e rëndë ku familjes Bunjaku i ishte vrarë një djalë nga një person i familjes Rashica./Express

20 komente në “Familja Bunjaku i fal gjakun familjes Rashica”

  1. xhino says:

    pune malokesh te krimbur

    1. MERITONI says:

      XHINO

      e ju te kulturumit,po shihet si i zgjidhni problemet!
      si dashte ti me i zgjidhe problemet??
      ne kete menyre!
      e merr kallashin,fillon me djalin,vazhdon te vajza,perfundon te gruaje dhe vllau!eventualishte nese ka mundesi edhe naj kojshi me qellu?!!

      MAGARICe OJ MAGARICE,ma shume jane vra njerez ne shipni per keto 4 dite, se ne GAZA ku po bohet lufte.

      logjika e magaricave e ka pru shipnin ne kete deregje.

      ne vitin 2013 ne kosove jane vra 39 persone!

      1. albanian says:

        Per ty MERITONI
        Mos na e shaj Xhinon se ka dale jasht shtetit dhe eshte bere mudern dhe madje ka shku atje ku te vrasin dhe pa fol asnje fjale si moderne qe jane Xhino ka shku M´taljet dhe a e di ti sa kalture kane t´aliont ajo…..aq sa dhe ´´The Ekonomist´´(NJE NGA REVISTAT ME PRECIZIOZE NE BOTE)thoshte ose me mire shkruante se.
        ´´72 %(per qindt)e te rinjve Italiane nga mosha 25 deri ne moshen 35 vjec kane vetem 4( kater )klase shkolle prandaj mos na shaj Xhinon se ka kalture t´modhe ai……

        1. Ballisti (KS) says:

          @albanian, ky “Gino” i bythes s´oshte italion, po zhabe greqe me nofken tourkopordhos!

    2. Ballisti (KS) says:

      Gino (xhino) ska emen grek, prandaj ia fute malluten vetit, hehehehehe.
      Gino dhe Giovani ishin ushtar te Mussolinit qe deshten ta humbin faren e flliqur, ori zhabe!

    3. UROSH LESHI says:

      Ai qe fale eshte BURRE-TRIM po dhe ka kurajo.Po ai qe se fal,ne realitete eshte njeri i ulte pa burrnij e pa trimnij.
      Une e pershendes kete gjeste burrnije-trimerije.Po menduam tek nataliteti,me faljen e gjakut-pajtimit,Nataliteti do eshte me i ulte-ulet!!?!!.

    4. Albania says:

      Ata e falen gjakun “Jane burra te vertete”

  2. sync says:

    Ju lumte shume shume mire ,,,nje rast per tu ndjekur edhe ketu ne shqiperi ,po a do kene forcen ??

    1. MERITONI says:

      SYNC

      JE SHUME REAL.

      shembullin e mire ndjeke,se nuk do te humbesh.

      edhe na ne 100 vjet bashkejetes me kroatet,sllovenet,serbet, kemi marre shume sene te mira,por,te keqen injoroje.
      per ket arsye ZOTI njerzeve u ka dhane menqurin,per me mujte me zgjedhe.

  3. Baca says:

    ta ndjekin edhe familjet ne Shqipri qe jan ne gjak.shembulli duhe ger propaganda e madhe ne Shqiperi.Medkia te mos bej sehir.

  4. Ylli i Manushaqes says:

    Pu, pu, pu. Shekulli i 21, ne mes te Europes, vazhdojme e flasim per pajtim gjaqesh, e per keshilla pajtimore si ne mesjete.

    Megjthate, pergezime familjeve qe e mbyllen me kaq.

    1. MERITONI says:

      YLLI I MANUSHAQES

      e vertet eshte se eshte shekulli 21,vetem ketu ja ke qellu,bile po habitem me intelegjecen tonde,si po mundesh me ja qellu kesaj pytje shume te veshtire!!

      shpresoje se shekulli 21 eshte edhe ne FIER!

      apo,nashta eshte mesjeta?

      ti bile se paku po e pergezon ket raste,qka eshte shume mire.
      ke dallim pake prej turkofagosit!

      1. alby says:

        Meriton: ke sh te drejte te merzitesh me ate xhinon dhe yllin e manushaqes por kujdes kur gjeneralizon se nuk eshte Fieri i gjithe sipas nje rasti qe ndodhi para pak ditesh, e as Shqiperia e tille.kujdes mos behesh dhe ti xhino kosove…..eshte kollaj te shajme e te gjejme fajin tek njeri tjetri por eshte me fisnike te perpiqemi te mos percahemi mes njeri tjetrit por te jemi me tolerant e me mendje hapur.boll me keto komplekset krahinore qe nuk i bejne mire Shqiptarise.
        p.s. sa per artikullin thjesht RESPEKT !

        1. MERITONI says:

          ALBY

          ne asnje momente une nuk kame thon se FIERI eshte keshtu,apo ashtu.

          une e mora shembull rastin ne FIER,raste i cili i ngjan mesjetes!

          une e njohe shipnin shume mire,e njohe mire mentalitetin shiptare.
          jame i sigurte se 90% te shiptarve jane te ndershem,per ket arsye ne te gjitha komentet e mija une flase me emna te pervetshem.

          une shpeshe habitem me ju qe jeni te ndershem,pse nuk reagoni kure ne menyren ma banale shahen kosovaret,por, heshtni!!

          nje fjale popullore thote,”heshtja eshte miratim”.

          problemet ne mese nesh jane banale,krejte vijne sepse nuk e njohim njani tjetrin,dhe menyren e jeteses se njani tjetrit.

          ne kemi jetu ne nje shtet tjeter,ku ka ndryshu menyra e jeteses,dhe e te mendumit.
          disa debila ketu mendojne se kosovaret gjitheqyshe duhet te mendojne dhe jetojne si shiptaret e shipnise,sepse totalitare.

          1. Alby says:

            Meriton,
            nje shprehje tjeter popullore thote mos u merr me budallain sepse me budallalekun e tij te mund. pra ajo qe dua te them eshte se nese ka disa idiota nga te dyja anet e kufirit artificial qe nuk kane cte bejne vecse te shajne online nuk mund ti ndalosh sepse i bie mos te besh gje tjeter vecse ti rruash ata dhe jam i sigurte qe cdo njeri normal ka gjera me te rendesishme per te bere.edhe une kam bredhur ca neper Shqiptari dhe shof qe ne kemi sh gjera te mira te perbashketa por edhe disa gjera te keqija si psh mentaliteti krahinor.ketu nuk eshte se shahen shqiptaret e kosoves vetem sepse ata qe shajne bejne kete edhe mes tyre…p.sh shahen leberit,camet,verioret,lalucet etj….kjo ndodh edhe tek ju….edhe ne Iliride prandaj eshte mire mos ti shikojme si probleme mes Shqiptareve ne Shqiperi, Kosove apo gjetke…..te pershendes!

    2. Toni KS says:

      E fillove keq por e mbarove mire. Ky fenomen fatekeqesisht egziston. Nuk mund te behemi anglez sikur nuk kuptojme apo sikur na perket neve te gjitheve si shoqeri. Mirepo ne kemi treguar me pare se kur mobilizohemi te gjithe se bashku mund ta gjejme forcen qe ta tejkalojme kete plage ne trupin dhe shpirtin e kombit. Falja masive e gjaqeve ka ndodhe ne Kosove ne vitet 1990 nen udheheqjen e intelektualeve dhe studenteve.
      Ketyre familjeve urime per forcen e arsyes qe treguan duke u pajtuar.

    3. Teli says:

      Ike ore ju te shqiperis mos folni po gjithe shqiperia eshte ne gjake para ca ditve lexova ne fier apo vlore nje familje paguante bodiguard per tu mbrojte nga gjakmarja. Per veri mos te flasim gjysma jan te ngujuar nga gjakmarrja trishtim madje edhe femi nuk venin ne shkolle. Pastaj mos te harrojm vrasjet e perditshme qe ndodhin ne shqiperi jo me large se dje ne fier kishte ndodhe nje vrasje e pes fishte .

      Ne kosove njerzit ne gjakmarrje numrohen ne gishta por ka nje her ne 10 vite ndonje raste sporadik kur falen apo hakmerret ndokush per ndonje problem te vjeter dhe ate kryesisht ne ndonje periferi ndersa ne shqiperi edhe ne tiran ndodhin hakmarrje e gjakmarrje. Ne kosove po ashtu ne tre muaj ndodhe ndonje vrasje ne shqiperi gjdodit nga dhjet vrasje etj.

  5. er says:

    Urime te dyja familjeve…..

  6. Xythi prej Katundi says:

    Dukuria e gjakmarrjes (ose e nje forme te degjeneruar te nje instrumenti juridik qe zbatohej nder shqiptare ne Mesjete*), mjerisht, ende eshte prezente ne trovat tona.

    S’ka dyshim, dobesi per te gjithe ne shqiptaret ? Reflektim i mos-funcionimit te shtetit modern, mos-funckionim i Ligjit, mentalitet mesjetar. Shkurt-shqip!

    Viteve te 90-ta, ne trevat shqiptare te pushtuara nga sllavet (ex-YU), rinia stundentore ndermorri nje fushate per c’rrenjosjen e kesaj dukurie.

    Kesaj nisme te mbare, menjehere iu bashkuan dhe i dolen ne balle figura te squara, si: Anton Cetta, Zekiria Cana, Ef. Rexhep Boja, Don Lush Gjergji, e shume tjere. Politika, aq sa kishte politike atehere, s’ka parahyre ketu, dhe mendoj se mire kane bere.

    Rezultati ishte i mire, shume pak gjaqe e ngaterresa mbeten pa u zgjedhur.

    Ne fakt, ishte koha e fundit, sepse ish-Jugosllavija po shperbehej e demoni i fjetur i shovinizimit serb po zgjohej nga gjumi per t’e zevendesuar krijesen ne thelb shoviniste, por shume perfide te quajtur YU.

    Tani, sa here qe shteti nuk e shtrien autoritetin e vet cep-me-cep, per c’faredo arsye qofte, do te ndodhin kesi lloj dukurish – vete-ligjesi/vete-gjyqesi: gjakmarrja (zevendesim i burgut per dorasin), haraci/gjobat (zevendesim i tatimit), ….

    Shtoja kesaj varferine, injorancen qe jane produkt i mungeses se shtetit (apo e kunderta) dhe e gjejme vehten te perpire nga nje ‘perpetuum mobile’ qe po na i qon jetet dem.

    Se si ishte historija e kesaj dukurije ne trevat shqiptare te perfshira ne shtetin sovran shqiptar – R. Shqiperise, le t’i shkruaj nja dy gisht shkrim dikush nga forumistet, te marrim vesh ne tjeret.

    Jugjatejeta,
    Xythi nga katundi.

    * (Kanuni i Maleve, qe njifet si Kanuni i Lekes, nga permbledhja qe i ka bere At Shtefen Gjeqovi)

  7. Emigranti says:

    Bravo dy familjeve.Duket mentaliteti i ri ne mes te fiseve shqipfolese atje.Arsyeja eshte se po iu rriten djemte serbeve,dhe po sjellin fryme te re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje