Isa Mustafa LDK
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit : “aplikohet masa e përkohshme, pezullohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 05-V-001 (17 korrik 2014) dhe kërkohet që Kuvendi të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës”.
Konform këtij vendimi, z. Mustafa ka pezulluar të gjitha aktivitetet në cilësi të kryeparlamentarit dhe nuk do të shfrytëzojë asnjë aset të Kuvendit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, sapo njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
Kjo zyrë nuk ka dhënë ndonjë njoftim tjetër zyrar për aktivitetet e Mustafës si kryetar i Kuvendit të Kosovës pas atij të parit për pranim dorëzimin e detyrës nga kryeparlamentari i deritashëm Jakup Krasniqi në ditën e zgjedhjes në seancën konstituive në 17 korrik.
Nderkohe po sot, Koalicioni LDK-AAK-Nisma deklaroi se, masa e pezullimit te dhënë sot nga Gjykata Kushtetuese, në rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 17 Korrik 2014, e konsideron një masë standarde në raste të tilla. Koalicioni LDK-AAK-Nisma, respekton këtë akt të Gjykatës Kushtetuese dhe pret nga kjo Gjykate të dëshmojë profesionalizëm dhe paanshmëri në vendimin final.
Koalicioni LDK-AAK-Nisma, është i bindur se vendimi i 83 deputëteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e reflekton masën dërmuese të popullit të Kosovës dhe pret që ky vullnet të njihet nga të gjitha institucionet Kushtetuese. Koalicioni LDK-AAK-Nisma së bashku me partnerët e tjerë do të punojnë për funksionimin sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve të vendit.
TRE ANETARE TE GJYKATES JANE TE HUAJ.PRANDAJ DHE KETA PRANOJNE PA FJALE VENDIMET E SAJ.
E vertete, por ndodh shpesh qe gjykatesit e huaj nuk votojne njesoj . Gjithashtu vendoret duke perfshire kryetarin jane shumice.
Me kete rast duhet dhene merita Ises per kulturen demokratike. Ai si politikan eshte i dobet dhe anemik mirepo sa i perket rregullave demokratike eshte deshmuar si njeri korrekt si psh. ne rastin kur i dorezoj pa potere, madje i uroj detyren, Shpend Ahmetif ne Komunen e Prishtines.
DTRN74
mirpo,duhesh me pase vetedije shtet formuse, per me rrespektu gjykaten kushtetuse.
si do te reagonte SALI BERISHA?
si do te reagonte EDI RAMA?
apo si ka reagu BAJRUSH XHEMAJLI!
pra,njeriu e ka kete vyrtyt,mos u mundu ma ja mohu.
Si do vepronte Thaci ???
Ai eshte problemi ketu perse nuk e thua ???!!!
Perse Thaci nuk e hap rrugen per mazhorancen e re por terheq zvarre te gjithe procesin per nje cope karrige???
Pse cfare kujton ai se po ja dha gjykata do krijoje qeveri apo parlament???!!!
Do shkojne ne zgjedhje te reja dhe do demtoj me tej popullin e kosoves ekonomikisht politikisht dhe moralisht.
Krahasoje me Thacin jo me te tjere qe skane lidhje me kete pune!!!
TARRASI
verejteja jote eshte e drejte.
beso,sado qe eshte i perfshire ne krime prej ma te ndryshmeve,as ai nuk ka guxim me kundershtu gjykaten kushtetuse.
ky po e provokon opoziten! nuk ben asgje dhe e detyron opoziten te veproj, kure keta veprojne,bejne poteza te dyshimte,dhe ky menjeher e dergon ne KUSHTETUSE.
keshtu e largon veten prej gjykates!!
por,eshte i pa shpres. THACI te ngjan ne nje njeri te semur nga KANCERI,edi se nuk ka sherim,por,prap mjekohet.
ky edi se nuk ka shpetim,por,prap i drejtohet gjykates.
THACI edi se fundin e ka ne burge per krime ekonomike,prandaj me gjdo menyre e zvarrit formimin e qeverise se re.
Fakti qe ai sapo firmosi per nje projekt shume te dyshimte per 600 Milion $$ tregon perse Thaci e zgjat kete process.
Gjithashtu tregon se ai nuk ka frike po eshte i mbeshtetur nga lakenjte e huaj qe fituan kete projekt.
Mjere Kosova po e rrjepin te gjalle. Sdo ti ngelin vec kockat.
Kur ne kuvend sigurohen 2 te 3 e deputeteve prej 120 , aher q’do koment eshte i tepert.
Por fatkeqesia eshte se Gjykata Kushtetuese dhe president Atifete Jahjaga jan bere palaqo cirku ne sherbim te Hashim Thaqit, ne vend se te jene sinonim i unitetit kombetar.