Isa Mustafa: Deputetët vendosin për këtë vend

24 Korrik 2014, 17:57Rajoni TEMA

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i pyetur për atë se çfarë vendimi pret nga Gjykata Kushtetuese, tha se vendimin në favor ose jo, e kanë marrë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që e përfaqësojnë sovranin.

“Prandaj gjykata mund të marrë çfarëdo vendimi, mirëpo deputetët janë ata që përfundimisht do të vendosin dhe kanë vendosur për këtë vend”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj janë takuar sërish për të biseduar për hapat e mëtejmë drejt formimit të qeverisë së ardhshme. Liderët e tre partive të bllokut thanë pas takimit se çdo pengesë e mundshme do të tejkalohet, për faktin se blloku ka fuqinë e votës në Kuvendin e Kosovës.

Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj pas takimit në grupin parlamentar të LDK-së, u shprehen të vendosur për vazhdimin e procesit deri në ndërtimin e institucioneve të reja.

Për pengesat që mund t’i dalin bllokut LDK-AAK-Nisma, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se kanë qenë të vetëdijshëm.

“Çdo pengesë që mundohet të vendoset në këtë drejtim, e ka zgjidhjen e vet. Pra zgjidhja buron tek 2/3 e deputetëve të zgjedhur që e kanë dhënë betimin”, tha Haradinaj.

Ndërsa kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, foli për qëndrueshmërinë e koalicionit LDK-AAK-Nisma, duke i quajtur spekulime të gjitha ato që fliten për mundësinë e thyrjes së koalicionit dhe afrimit me PDK-në./rtk/

2 komente në “Isa Mustafa: Deputetët vendosin për këtë vend”

  1. petrit zela says:

    Zoterinj; Kur ja kerkuat voten Sovranit Popull,me hipokrizine tuaj ja moret voten. Nga lypsar te rendomte, e transformuat veten ne arrogante..

  2. UROSH LESHI says:

    Isa Mustafa sk se te frigohet.Isa ka mbeshtetes LS.FLETA KASAPE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje