“Tashmë askush nuk më hedh sytë dy herë”.
Kështu thotë Richard Norris, i lumtur që tani jo vetëm ka një fytyrë të re, por mund të pozojë edhe për revistat e njohura.
39- vjeçari do jetë në kopertinën e revistës GQ muajin që vjen.
Ai u plagos në fytyrë me një armë shotgun në vitin 1997 dhe prej atëherë ka kaluar 10 vite pas një maske.
Por mjekët vendosën që t’i bëjnë një transplant fytyre amerikanit.
Operacioni në Universitetin Maryland zgjati plot 36 orë dhe ai kishte 50 përqind shanse për të mbijetuar.
Gjatë këtyre orëve atij iu zëvendësuan nofullat, dhëmbët, gjuha, muskujt dhe nervat.
150 mjekë dhe infermiere u angazhuan në operacionin e rrallë, që ka zgjuar shpresat se tani transplanti i fytyrës mund të japë rezultate brilante.
Ai e mori fytyrën nga një donator, organet e të cilit shpëtuan pesë jetë atë ditë.
“Një pikë shprese mund të krijojë një oqean, por një buqetë me besim mund të krijojë një botë të re,” thotë ai.