Williamson: Padi ndaj 10 drejtuesve të UÇK’së, nuk i hedhim poshtë pohimet për trafikim organesh

29 Korrik 2014, 11:24Rajoni TEMA

Prokurori special amerikan, Clint Williamson tha se “nuk ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Marty për trafikim organesh”, por shtoi se nuk do të thotë që kjo nuk ka ndodhur.

“Ne do t’iu shkojmë deri në fund këtyre hetimeve”, tha Williamson.

“Këto deklarata që unë po i shpalos janë bazë për një aktakuzë që do të ngrihet më pas”, ka thënë ai.

“Nuk e përjashtoj mundësinë e përfshirjes në këtë aktakuzë edhe të trafikimit të organeve nëse gjejmë dëshmi”.

“Individët që do të akuzohen kanë qenë në drejtimin e lartë të UÇK’së”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse do të akuzohet dikush nga Grupi i Drenicës, Williamson ka thënë se nuk mund të japë detaje.

“Nuk do të hyjë në specifika për të folur për individë, por gjetjet tona janë në përputhje me ato që ka thënë Dick Marty në raportin e tij, që këta individë kanë qenë në drejtimin e  lartë të UÇK’së”.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale duhet të themelohet, por kjo do të ndodhë pasi të themelohet Kuvendi.

“Deri në themelimin e Gjykatës Speciale, ne do t’i mbajmë të mbyllura gjetjet”.

Williamson ka thënë se puna e Taskë Forcës përmbyllet 23 gusht.

“Unë do ta largohem dhe do t’ia lë vendin kryeprokurorit tjetër, i cili do të merret me punët paragjyqësore”, ka thënë ai.

Sipas tij, rreth 10 drejtues të UÇK’së do paditen.

“Kaq, pak a shume; ndoshta më pak, por afërsisht 10 aktakuza”, tha ai.

Prokurori Williamson tha se “ka bazë për aktakuzë ndaj disa zyrtarëve të UÇK’së” dhe se krimet ndaj serbëve nuk ishin sporadike, por organizuara dhe të koordinuar nga udhëheqja e lartë e UÇK’së”./Express

3 komente në “Williamson: Padi ndaj 10 drejtuesve të UÇK’së, nuk i hedhim poshtë pohimet për trafikim organesh”

  1. Saimiri says:

    No coment…???????!!!!!!!!!

  2. shqiptari says:

    Dihet kjo pune
    luften si gjithemone e bejne herojte dhe nga kjo dalin te fituar horrat

  3. Cubel Breca says:

    E morrèm vesh mr. Klint W. Edhe ne shqipètarèt pèr mè shumè se njè gjysèm shekulli po kèrkojmè ” Kapter Ramiun ” nè det tè hapur pèr tè dèshmuar nè gjygjin e Hagès pèr minat e vendosura nè kanalin e Korfuzit… Pas njè raporti tè bèrè nga Claudia del Ponte ( Petacci ) dhe big Dick Morrti. Migjithatè ne dhe ju shpresojmè qè ti gjejmè njè ditè. Duhet ti jepni mè shumè kohè serbisè qè tè prodhojè njè kapter rrami tè Ri si dèshmitarè i besueshèm e kèshtu ata drejtues tè Uçk qè mbrojtèn me dinjitet popullin e tyre nga shfarrosja serbe ti mbani ‘varur’ si kukulla, o bèni kèshtu ose pèrballuni me krimet e luftès, qè nè fakt i ka bèrè serbia por duhet ti paguajnè shqipètarèt. Nè itali thuhet ” Cornuto e mazziato ” apo jo sign.Claudia !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje