I riu me depresion plagos babain me thikë dhe më pas përleshet me vëllanë e tij. Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme në afërsi të sheshit “Karl Topia”, pranë “Zogut të Zi”, në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 16:00, 25-vjeçari Albano Ramaj ka qëlluar me thikë në fyt babanë e tij, 53-vjeçarin Gjelosh Ramaj. Por, autori është përleshur edhe me vëllanë e tij, Gramozin, 19 vjeç, duke i shkaktuar edhe atij gërvishtje të lehta. Mësohet se gjatë përleshjes, Albano është rrëzuar dhe ka goditur lehtë kokën. Pas mjekimit në spital, 53-vjeçari ka shkuar në banesën e tij, pasi gjendja e tij është përmirësuar.
“Djali im ka një muaj e gjysmë që ka probleme me depresionin. Ka qenë shumë mirë, ka mbaruar edhe studimet për inxhinieri kompjuterike. Por ka pasur një lidhje me një vajzë, e cila e braktisi dhe pas kësaj, ai nuk e mori veten, nuk dilte nga shtëpia, kishte edhe lidhje me këto të Jehovait dhe në televizion ndiqte emisionet që flisnin për djallin e gjëra të tilla. Unë e kuptova që nuk ishte mirë, sepse ai kishte filluar që të rikthehej në adoleshencën e tij, të gjitha problemet që kishte pasur, bëhej agresiv kur shikonte dikë që rrihte fëmijën e tij dhe unë e kuptova se ai kishte diçka që nuk shkonte. Për këtë arsye, ai nisi të kurohej” ,ka deklaruar për “GSH”-në Gjelosh Ramaj.
Ai rrëfen se, sherri ka zgjatur 20 minuta.
“Më plagosi vetëm pak në fyt, por nuk është asgjë, sepse unë arrita të dal jashtë. Ai më ndoqi deri poshtë dhe tek hyrja e pallatit, takova djalin tjetër, Gramozin. I thashë: Merrja thikën, sepse do të na vrasë, nuk e mbaj dot. Gramozi tentoi t’i marrë thikën dhe u përleshën pak të dy, pastaj rrëshqitën në tokë dhe aty Albani u godit në kokë në mur. Dy djemtë janë mirë, edhe unë jam mirë. Kam vetëm një gërvishtje në fyt, nuk është asgjë. Falenderoj Zotin që isha unë në shtëpi dhe jo njeri tjetër, sepse unë pata mundësi që t’i shmangesha dhe që ai të mos më qëllonte. Por, Albani në ato momente nuk ka parë as kush isha unë, nuk ka pasur as sensin e kohës, as të vendit, sepse kishte dalë jashtë kontrollit” , është shprehur 53-vjeçari.
gjynah
po nuk kapen femrat duke share saliun gjithe diten o parazite te virgjer. ikni e punoni e beni ndonje lek o viktima. akoma jua jep mami leket e kafes, hahahahahahah
Shporruni nga Tiranaaaaaaaaa!!!
shiko nga eshte o shurre.
http://www.fajtori.com/numratori/index.php?qyteti=0&mbiemri=ramaj&mblike=yes&emri=&emlike=yes&adresa=&action=query&orderby=0&kerko=%3C—+K%EBrko+—%3E
Ne fakt ke te drejte ,,,gjelosh nga tirana ,,,,1 milion qelbesira alias PELASGIAN
po nga i nxirrni keto brckulla mo aman, gjithmone do nxirrni nje arsye pa lidhje, jo po e tradhtoi e dashura , jo po nuk e la te fejohet me ate qe donte, jo po kshu jo po ashtu, gjithmone pune seksi eshte mbrenda
http://bit.do/Ja-me-ke-ben-qejf-Fullhani-me-parate-e-vjedhura
baba pse sme jep lek pse makin pse pse me ke ber ti e ke fajin per te gjitha vuaj tjet shikoji te tjeret baba ti deputet jo minister jo doktor drejtor manaxher diku nje puntor ne bank jo pse jeto kot hajde ti lash gjinafet pervec votues i rregullt i berishes
edhe ti gjelosh i ki pas ma te mir kur u nise per tiran me kosh qe ti shkollosh me dhi mos ti cosh e ty me ta mos te lant zoti shnosh