Paditet në Prokurori Elvis Çefa! Akuzohet për përfitimin e 2000 hektarëve në zonën e Ishmit

30 Korrik 2014, 21:14Politika TEMA

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) kallëzon penalisht në Prokurori ish- Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni, Elvis Çefa, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Çefa akuzohet për konsumim të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 dhe neni 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Drejtësisë, kallëzim penal është bërë edhe për shtetasin Shefqet Preza, përfaqësues i trashëgimtarëve të familjes Preza, për konsumimin e veprës penale, falsifikim i dokumenteve të parashikuara në nenin 186 i Kodit Penal. Trashëgimtari ligjor i familjes Preza, Asim Haxhiallushi, nga verifikimet rezulton i afërm i familjes së ish- Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së, Elvis Çefa.

“Ish- Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, Elvis Çefa, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tij ka shkelur ligjin në fuqi për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke sjellë pasoja negative për shtetin dhe duke i hapur rrugë abuzimit me pronën shtetërore. Është konstatuar zmadhimi i sipërfaqes së njohur në zonën e Ishmit, në Pyllin e Manzës, me 330 ha, në favor të familjes Preza. Gjithashtu AKKP konstaton zmadhim të sipërfaqes së njohur në pyllin e Muzhlit dhe në pyllin e Bizës, në zonën e Ishmit Durrës, ku përmes përdorimit të dokumentave të falsifikuara kanë përfituar 1220 ha, nga 220 ha të vërtetuara me dokument origjinë prone”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

“Parashikohet se sipërfaqja e njohur, e bazuar në dokumenta të falsifikuara, të jetë 2000 ha dhe përllogaritet me një vlerë të përafërt 100 milion euro. Konstatohet  se ish- Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së ka patur dijeni për veprimet e realizuara nga subjektet e interesuara, përmes falsifikimit dhe mashtrimit në dëm të pasurive shtetërore, duke shumëfishuar sipërfaqet e njohura për familjen Preza”, theksohet në deklaratë.

37 komente në “Paditet në Prokurori Elvis Çefa! Akuzohet për përfitimin e 2000 hektarëve në zonën e Ishmit”

  1. anonim says:

    Maja e Ajsbergut

    1. tourgofagos says:

      e vertete, nuk ia keni idene se sa prokuror perfitojne keshtu…. http://bit.do/vazhdojne-te-vdesin-njerezit-ne-Shqiperi

      1. Sokrati says:

        O bo bo ka hyre ne zonene e rreptesise.Aty eshte Ilir Koklopa i mbeshtetur nga mafiozet e skraparit .

      2. zari says:

        Cefa! 100 milion Euro dhe 40 e ca milione B.SH.
        VETEM NE NJE jAVE 150 milion euro…Oreeee ku ju shpje
        Mushka o te pa cipet e Saliut.Po si do ta denoje Gjinin ti more
        Suzar.Ore qe e kini Kredhur ne Tave edhe Llallen,as qe
        diskutohet,por halli eshte se kush do t,ju denoje.Prandaj Nishani mbeti duke thene : Äsnjehere nuk kemi patur nje KLD.
        kaq te mire?”Sigurisht vecse me Koke poshte.Pa nje FBI.
        veshtire se do kemi Drejtesi…
        Rilindja po hedh valle ne Gojet e Ujqerve…
        Te pakten edhe Ujqerit na uruan per Bajram…

    2. bimi says:

      Po c’beni mor trima! Akuzohet tjetri per 100 milione dollare???!!! Ne “votuesit” kujtonim se ne Shqiperi duhet te vjedhesh 1 miliard e lart per t’u akuzuar! Lulushja vodhi vetem 200 milione, Argita dhe Shkerdheni nja 300-400 milione. Lerini te qete se asnje s’e ka kapur akoma miliardin…

    3. adri says:

      Ky cefa duket duhet te arrestohet menjehere. ai i ka vene shkelmin dhe drejtesise duke abuzuar emeruar ,transferuar e falur gjyqtare qe duhet te jene para drejtesise.

    4. qytetari says:

      Ore admirues majmune te qeverise dhe parlamentit.

      1. Eshte dhe nje pushtet i trete DREJTESIA

      2. Gjithe loja eshte: Tja fusin Nen Kryetarit te KLD

      Sepse qeveria dhe parlamenti e duan nen Sqetull KLD

      duke vene nje rilindas ose ndonje mik te Ilirit ne vend te tij.

      Ju nuk e kuptoni RRUMPALLEN qe ndodh kur Drejtesia Zoterohet nga QEVERIA

      se politiken e kuptoni si tifozllek.

      3. Familja Preza i ka patur ato toka sepse kane kane qenw Bejlere.

    5. jon says:

      o kapini keta ,le te reflekton edhe ne Kosove !

  2. 1000 hektare!
    Po keta udbashet vjedhin me mijera ha dhe as me qindra te pakten….!
    O Zot na ruaj……

  3. Bistrica says:

    A thua do e haje ky loqja, shoku Shkelqenit?

    1. fshatari says:

      Nqs nuk do e haje ky loqja do e hame ne fukarenjte

  4. AK-47 says:

    Germoni germoni se nuk ka zyrtar qe ben sikur ka shpikur rroten qe nuk ka prapa nje thes me zhvatje e korrupsion!

    Me ke i ka ndare se nuk do te perfitonte ate post per mendte qe ka??

    1. Arbni says:

      Ja kshu kompensohen me miljona euro “ish pronaret”.
      Hajde gjeje te drejten kur shefi i kthimit te pronave ka ba kshu gjanash.
      Sa shum na kan vjedh pu pu pu pu!

      E sot shqiptaret e shkrete hala blejme rroba gabi se kto robq**** skan lan gja pa vjedh!

  5. Artan from Montreal says:

    Ajo prone i takon familjes Preza. Per me teper qeveria Shqiptare i detyrohet nje ndjese te thelle kesaj familjeje per faktin qe u shpronesuan pa shperblim per 50 vite e qe sot po kalojne nje kalvar mundimesh per te rimare ate prone qe shtetit do te duhej tua kthente pa asnje medyshje e madje edhe duke u paguar vleren e demit te ketyre 50 viteve te nje prone te mohuar. Kurajo familjes Preza se sot u ka rene te jeni lakmi e Ilir Kokelopes per pronen qe keni.

  6. Mal Tropoja says:

    Duhet arrestuar dhe ndjekur ne gjendje aresti.Rruga e vetme per te vene ne Shqiperine ligjin para Maliqit.Gjin Gjoni, Elvis Cefa e gjithe ata qe jane me fakte duhen hetuar ne gjendje aresti ne te kundert do te thote se Prokuroria nuk vlen te jete, shuma milioneshe ne euro.Mbani ne burg njerez per hic gje.Pse ata nuk jane qytetare.Para ligjit duhet te jene te gjithe njesoj, mos qeshni me kete shprehje se do qani gjithe kohes sic po qani.

  7. deti says:

    Kur cdo qelize e ketij mut shteti dhe pushteti po ne del e qelbur, s’na ngelet gje vec te themi:”Rrofte diktatura, rrofte diktatori”. Hallall kush e ka pasurine me djersen dhe mendjen e tij, por me cdegjojme perdite veshtire te besohet. Duan ti hedhin parfum, te majte dhe te djathte, mutllekut, qelbesirllekut qe ndodhi ne Banken Qendrore, qe jashte quhen ndryshe dhe Keshtjella Financiare. Atje u vodh ne menyren me banale, njelloj sic xhepistat e urbanit Kombinat-Kinostudio, vetem shuma ndryshon. Vdekshin te gjitha partite qe gjoja shqyejne bythen per shtetin, popullin.. Mjere ky vend!!

  8. tema says:

    CUDIA MA E MADHE ZGJAT 3 DIT….DHE GJITHCKA DO TE HARROHET.

    ME GJITHE RESPEKTIN PER FAMILJEN PREZA, NUK BESOJ SE E GJITHE SIPERFAQJA E PYLLIT NGA PLAZHI I DEMTUAR I LIKMETES E DERI NE KEP TE RODONIT, BILE EDHE NE ANEN PERENDIMORE TE KEPIT , TE KETE QENE E FAMILJES PREZA.

    LE TE SHPRESOJME, ( KOT SE KOTI EDHE KETE HERE), SE DREJTESIA MUND TE VEPROJE…………

  9. beci says:

    Une jam kurioz te di se kush e ka hartuar kallzimin penal se ne dijenine time tek agjensia e pronave nuk ka ndonje punonjes qe ta dije sesi behet kallzimi penal

  10. Thanas says:

    Ketu cdo dite plasin skandale; sic duket do harrohet skandali i vjedhjes se bankes do merren me kete tani. Ia hodhi Fullhani! Behet gati per vjedhjen tjeter spektakulare!
    Hajde shtet rrompalle!

  11. Preza says:

    Ajo prone per saktesi te TEMES perbehet nga dy pyje ai i Bizes dhe tjetri i Muzhllit e ne total shkojne gati 1900 ha dhe eshte e faktuar me dokumenta te te gjithave rregjimeve qe kane kaluar ne 110 vitet e fundit duke filluar nga ai Turk, Austro-Hungarez, Shqiptar, Italian dhe se fundi Tropojano-Skraprlli. Para gati 5 viteve, nje nga produktet me te ndyra te PD dhe Tropojes, nje funderine nga ato qe shteti shqiptar i ben Drejtora, i quajturi Tunxh Vatnika hapi kalvarin e vuajtejve dhe grabitjes se prones per Familjet e trashegimtareve te Zenel Bej Preza dhe Adem Bej Preza(Kalaja),familje keto jo vetem me nje histori te gjate ne Shqiperine e Mesme por edhe me gjere ne vend. Kuptohet Tunxhi kete e bere per llogari te Ilir Metes e Company duke krijuar nje mbivendosje prone me dike qe e ka pranon matane Ishmit, e duke futur ne loje aktor droge e krimi nga Shijaku. Ministra e Drejtesise qe sot drejtohet nga Ilir Meta ka mare perseri te fuse perseri ne loje Tunxhin per te perfunduar grabitjen e ngelur ne tentative.
    Do te ishte ne nderin e Temes qe te mos behej pjese lojes se Metes dhe llumit qe ai perfaqeson. Eshte Meta qershia mbi torten Berisha. Apo e harrove kete o Ymer.

    1. qytetar says:

      ngadal more peza, nga na dolet pronare ju prej shekujsh kur dihet qe çfare jane burime natyrore (toke, pyll, uje, dhe ajer) jane prone e te gjithe banoreve qe jetojne ne keto territore. Me çte drejte na del ti dhe i privatizon apo se stregjyshi yte ka qen nje sherbetor i pushtuesit osman dhe sulltani e nderoi me titull bej, apo edhe me afer si zogu. Ska shtet te se drejtes se asnje burim natyror sduhet te privatizohet, çdo femij qe lind ne token shqiptare ka te drejt te pij uje, te marri ajer, te furnizohet me dru djegese (nese ska energji tjeter alternative) dhe te punojne token per tu ushqyer, seshte çeshtje as komunizmi dhe as kapitalizmi por njerezore dhe shoqerore. Fal kesaj prone private kemi arritur deri atje sa vret vllai vellain, e kane ber ket popull ku sdi nga te shkoj sikur e kane futur trefazorin, tung!

  12. Treviso says:

    Nese hetohet ky hale, mendoj se keni hetur 50% te pasurise se Zenit.

  13. i verteti says:

    Per mendim tim kjo eshte lufte e paster plotike dhe po ju shpjegoj pse:
    1. AKKP eshte agjensi nen varesi te drejtperdrejte te Ministrise se Drejtesise, qe do thote se drejtoresha Sonila Qato eshte urdheruar nga Ministri Naco per te sajuar nje padi penale.
    2. Ne projekt-ligj per KLD-ne, draft i pregaditur nga Naco, parashikohet se nese ka ceshtje penale te hapura ndaj nje anettari te KLD-se, ai/ajo duhet te shkarkohet automatikisht dmth me ligj ???? ketu fle lepuri….
    2. Para 1-muaji Spartak braho akuzoj Cefen si “hajdut ordiner” dhe konkretisht per kete rast???? Si ka mundesi, ku e dinte ai, eshte drejtor AKKP-je apo kjo padi eshte pregaditur ne zyrat e LSI????
    3. Per rastin konkret, dmth per padine, ajo duhet vertetuar nga prokuroria dhe gjykata atehere te fillojme dhe ta akuzojme, shajme madje dhe ta peshtyjme por ne dijenine time Z.Cefa ka qene drejtori me korrekt qe ka drejtuar ndonjehere Akkp-ne.
    4. Edhe nqs perfaqesues te subjektit kane fallsifikuar dokumentet (nuk besoj), sepse kjo familje akoma nuk ka marreas 10% te pronave te saj nuk eshte pergjegjesi e drejtorit por e subjektit qe kerkon shpronesim dhe juristit qe pranon dokumentacionin.
    5. E fundit, vetem te aferm nuk jane sepse Cefa ehte katolik ndersa Praza myslimane, por kane harruar kete detaj ne pseudo-padi.
    Eshte groteske se AGJENCIA E KTHIMIT TE PRONAVE padit ish-drejtoret se i kane kthyer pronat ish-prpnarve??? ne fakt drejtoresha ri-lindase, vajza e Dhambi GEGPRIFTIT ai qe jua morri nuk ka sesi te interesohet per pronaret por per gjuetine shtrigave ashtu sic e ka ne gjeneze….
    TUNG

  14. monika says:

    Po instalohet diktatura. Ne vitin 1945 ia moren pronen me dhune.familja Preza familja me e vjeter dhe me e nderuar ne Tirane. Per kete ceshtje Tunxh Vatnika ish kryetari Akkp beri kerdine. Edhe eshte denuar penalisht per fallsifikim te dosjes se familjes Preza.

  15. dajti says:

    mos u fryfshi ,ju dalshin nga hundet …….mos i gezofshi ..o zot ………..te pangopur /…………po prape fukarenj jeni …se keni shpirtin ster ………zoti ka caktuar nje rruge or qener ..per tu pasuruar ….Djersen …..te tjerat jane haram……..ptu o njerez te peshtire …o funderinat eshoqerise

  16. drejtesia says:

    Familja Preza familje shekullore tironse. Diktatura skrapar-tepelene nuk e duan qytetarine tironse po instalojne diktaturen e baballareve. Jam nje punonjes i AKKP Tirane dhe Spartak Braho, Tunxh vatnika e Sonilz Qato kane nje muaj nga mjesi deri ne darke qe kane marre dosjen Preza Kalaja te zyra e drejtoreshes. Skanojne dhe fallsifikojne dokumenta. Ka filmime per kete.

  17. maloku lozonjar incestual says:

    malokeria = qeneria. Ja edhe nje malok tjeter hajdut. E moret vesh cfare ka ndodhur, i ka vene nje njesh para dhe e ka kthyer nga 220 ne 1220. Tamam malok i trashe. Edhe per te vjedhur nuk di. E kam pare vete dokumentin si e ka falsifikuar ne menyre aq te trashe. Njerez idiote!

  18. ona says:

    na lodhet me keto padi qe beni ,se vetem mbushni gazetat se asnje gje nuk po shofim,,,,,,,,,,,,,,,,

  19. Albana says:

    Nuk e besoj te jete e vertete sepse me sa di une Elvis nuk ka marre as pronat nga vjehrri, ato po sorrollaten me vite si shume e shume pronare te tjere dhe nuk kane marre asnje gje. Keto jane thjesht politike. Prokuria te filloi ne rralle te pare me Ilir Meten. Qytetaret duhet te jene te barabarte para ligjit. Nuk eshte bindese fare, madje me duket e frikshme, cfare nuk ndodh ne Shqiperi.

  20. kara says:

    po ca flisni zeni dhe cefa kane mare e trojet e lira te shqiperise aty ku kishin nje pengese hajde shpejt ti gjejme nje dicka ta diskretitojme dhe ti marim ate qe i takon ka shume raste te tilla gjasme ja kthejne token pronarit dhe pastaj i thone pak se e morem do pjese ti mut muti na nje kocke dhe ri e hesht se si ja beme ketyre jua bejme dhe ju , ndertojne pastaj mbi keto trualle se bashku me firmen e ndertimit qe eshte nen mbykqyrje dhe milionat viu;;;;po mo jane pronare te ;;;;ne burg qenat dhe zenin apo sua mban se do i vije radha zenit me kete popull budall dhe zeni me cefen hakmeren ndaj tyre,lum ne ku kemi haritur;;;

  21. ARUSHA says:

    te gjitha keto toka I TAKOJNE FAMILJES ” PREZA KALAJA”ME SAKTE FAMILJA E PROFESOR BAJRAM PREZES ME GJITHE TE AFERMIT E TIJ

  22. jkoresh says:

    nuk po shoh ndonje koment pd -ist, si psh te atij imbecilit me goxha emer “sokrati”.

  23. Trashegimtarja says:

    Tema, ju lutem mos u beni pjese e klaneve dhe e keqinformimit publik. Zoteria i quajtur Preza i ashtu si dhe une qenka nje nga trashegintaret, eshte nje prone e vjeter me mbi 1800 hektare toke, ku jane pjesetare mbi 100 familje Preza, Kalaja, Stermasi, Kazazi, Caushi etj. Ne arkiven e shtetit ka dokumenta ku mblidhej mbedhje qeverie ne kohen e Zogut per te cvertetuar kufijte e ketyre pronave. Dosjet te tjera per keto familje kane vite qe flene ne Agjencine e kthimit te pronave dhe jane futur neper labirinte. Tunxji eshte nje O me xhufka ne historine dhe arkivat qe kane keto familje. Tunxhin e hoqi Saliu sepse sekretares se tij i mori pronen ne mes te tiranes, vaj halli sesi e kane pesuar te tjeret dhe ne bashke me mbivendosjet e Tunxhit.

  24. Trashegimtarja says:

    Me siper ishte vertetuar ne mbledhje qeverie kufije dhe jo cvertetuar. Zoterinj kjo eshte shqiperia, edhe une jam bashkepronare por nuk njof zoterinjte qe kane shkruar sepse jemi mbi 100 familje. Perse TOptanasit duhet te marrin pronat dhe te tjeret jo,

  25. ARUSHA says:

    TOKAT JANE PRONAT E ” XHAFERR BEJ PREZA ” (KOMISAR I POLICISE SE TIRONES NE KOHEN E ZOGUT QE DENONCOI VJEDHJEN E “KRYQIT TE KUQ SHQIPTAR ” NGA MOTRA E ZOGUT SANIJA )DHE VLLASNISE SE TIJ ,KY ESHTE BABA I PROFESORIT QE KRIJOI NEUROLOGJINE DHE PSIQIATRINE NE SHQIPERI PROF DOKT “BAJRAM PREZA” !

    DAJAT E XHAFERR BEUT JANE BEJLERET E MATIT ME EMRIN “KURT BEG CELA “KUSHURINJ EDHE TE AHMET ZOGUT !

    PRA KETA PREZIANE TE HERSHEM GJITHMONE KANE QENE ME TE VERTETETEN DHE TE NDERSHEM DHE I ESHTE MARRE E GJITHE PASURIA NGA SALA ME SHOKE!

  26. DINI says:

    KY SEJMENI I SALIUT KA FALLSIFIKUAR SHEME E ME SHUME TOKA NGA LATIFONDISTET DUKE U KALUAR PRONESI TE DYSHUARA OSE NE MENYRE ABUZIVE DUKE FALLSIFIKUAR DESHMITE E TRASHEGIMISE .TE VDEKURIT I BENTE TE GJELLE DHE TE GJALLET TE VDEKUR .NE PERFUNDIM PRONA U SHITEJ “FAMILJES” NGA NJE PERF, I ISH PRONAREVE PER NJE DOLLAR . TEK DISA “MANAGERE” S…AMERIKAN,SPANJOLL ETJ……………………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!?

  27. DASHI says:

    SI KETO RASTE U ESHTE “blere” PRona edhe familjeve LIBOHOVA ,SHTINO ETJ……………..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje