Shoqata e Komunave i është drejtuar me një propozim konkret komisionit të Reformës Territoriale, kreut të Kuvendit Meta, kryeministrit Rama dhe ministrit për Ceshtjet Vendore Bledi Çuçi.
Sipas propozimit të bërë nga Shoqata, në bazë të studimit mbi ndarjen territoriale dhe diskutimeve të shumta për këtë çështje, propozohet që ndarjes aktuale, miratuar nga komisioni me 61 njësi vendore, t’i shtohen edhe 28 njësi të tjera, të ndara sipas zonave të caktuara. Kështu, Shoqata e Komunave propozon që për Tiranën të shtohen 5 njësi të reja, për Vlorën dy njësi, e po ashtu për Shkodrën, Kukësin, Elbasanin. Për Durrësin dhe Beratin të shtohet nga një njësi e re, për Dibrën tre njësi, e po ashtu për Korçën e Lezhën, ndërkohë që për Fierin propozohet shtimi i katër njësive.
Përmes letrës që i drejtohet edhe Trupit Diplomatik, Shoqata e Komunave shprehet se ka bërë studime ndarjen territoriale dhe mbi përmbushjen e funksioneve nga njësitë vendore, duke angazhuar ekspertët më të mirë në vend si dhe të huaj
Propozimet
Qarkun Berat propozojme të shtohet 1 njësi vendore
1. Bashkia Shpirag- (Sinje, Velabisht dhe Terpan)
Qarku Diber propozojmë të shtohen 3 njësi të reja vendore
1-Bashkia Maqellare
2- Bashkia Kastriot- (Kastriot, Fushe Cidhen. Sllove dhe Kalaja e Dodes)
3- Bashkia Arrez (Arrez, Selishte, Muhurr, Lure, ZaB Dardhe dhc Rec)
Në Qarkun Durrës propozojmë të shtohet 1 njësi e re vendore.
1- Bashkia Ishërn- (Ishëm, Marninas, Manëz dhe Sukth)
Në Qarkun Elbasan propozojme të shtohen 2 njësi të reja vendore
1- Bashkia Shpat- (Shushice pa fshatin Hajdaran, Gjinar, Zavallne, Tregan, Gjergjan)
2- Bashkia Papër- (Paper, Bradashesh, Funar, Gracen)
Në Qarkun Fier propozojmë të shtohen 4 njësi të reja vendore
1- Bashkia Levan- (Levan, Frakull, Cakran)
2- Bashkia Dushk- (Dushk i Madh, Ballgat, Golem dhe Terbuf)
3- Bashkia Ardenice- [Kolonje, Libofsh, Bubullime dhe Mbrostar)
4- Bashkia Fratar- (Fratar, Selite, Greshice, Hekal dhe Kute)
Në Qarkun Korcë propozoime të shtohen 3 njësi të reja vendore
1- Bashkia Voskopojë (Voskopoje, Voskop dhc Lekas)
2- Bashkia Leskovik- (Leskovik, Berrnash, Qender Leskovik dhe Carshov)
3- Bashkia Vithkuq- (Vithkuq, Mollaj dhe Drenove)
Në Qarkun e Kukës propozojrne të shrohen 2 njesi të reja vendore
1- Bashkia Shishtavec- (Shishtavec, Zapod dhe Topojan)
2- Bashkia Bicaj- (Bicaj, Bushtrlce, Ujrnisht, Kalis dhe Gryke Caje]
Në Qarkun Lezhë propozojme të shtohen 3 (tre) njësi të reja vendore
1- Bashkia Bregu i Matët- (Shenkoll, Zejman dhe fshati Barbulloje e re)
2- Bashkia Orosh- (Orosh, Fan, Kacinar dhe Ungrej)
3- Bashkia Zadrime- (Balldre, Dajc, Kallmet dhe Blinisht)
Në Qarkun Shkodër propozojmë të shtohen 2 njësi të reja vendore
1- Bashkia Velipoje- (Velipojë, Dale, Berdice dhe Ana e Malit)
2- Bashkia Dukagjin- (Postribe, Pult, Shale, Shosh, Shllak, Teman dhe fshatra nga Kornuna Rrethine)
Në Qarkun Tirane propozojmë të shtohcn 5 njësi të reja vendore
1- Bashkia Petrele- (Petrele, Baldushk, Berzhit, Krrabë dhe fshatra që mbeten nga Kornuna Farkë duke supozuar me të drejte që pjesa me e madhe e fshatrave të Kornunës Farke duhet të jenë per zgjerirnin e Bashkisë Tiranë
2- Bashkla Dajt- (Shëngjergj, Zall Bastar, Zall herr dhe fshatra që mbeten nga Komuna Dajt)
3- Bashkia Ndroq- (Ndroq, Pezë, Vaqarr dhe fshatra qe mbeten nga Komuna Vaqarr)
4- Bashkia Kryevidh- (Kryevidh, Luz i Vogël dhe Lekaj)
5- Bashkia Kashar-
Në Qarkun Vlore propozojmë të shtohen 2 njësi të reja vendore
1- Bashkia Kote- (Kote, Brataj dhe Sevaster)
2- Bashkia Novosele- (Novosele dhe Shushice)
Dhe 61 Njesi jane shume jo 89 e 90. Ne asnje menyre nuk duhet te pranohet te ndryshohet numri.
Shoqatata e kryetareve te komunave qe jane fryre si gjelat duke perfituar leket e taksapaguesve shqipetare kot.
Duan ta kthejne ligjin dhe Reformen ne nje hic dhe ta bejne perseri lesh arapi.
Ne asnje menyre nuk duhet te kete me shume se 89 bashki. kjo duhet te jete e fundit.
Duan me kete rast qe te gjejne vend pune ata kryetaret e komunave qe se bashku me organikat e tyre qe i kane emeruar sipas tarafit jane fryre si gjelat duke ngrene leket e taksave te shqipetareve kot.
Dhe 61 Njesi jane shume jo 89 e 90. Ne asnje menyre nuk duhet te pranohet te ndryshohet numri.
Shoqatata e kryetareve te komunave qe jane fryre si gjelat duke perfituar leket e taksapaguesve shqipetare kot.
Duan ta kthejne ligjin dhe Reformen ne nje hic dhe ta bejne perseri lesh arapi.
Ne asnje menyre nuk duhet te kete me shume se 61 bashki.
Duan me kete rast qe te gjejne vend pune ata kryetaret e komunave qe se bashku me organikat e tyre qe i kane emeruar sipas tarafit jane fryre si gjelat duke ngrene leket e taksave te shqipetareve kot.
Cdo fis nga nje komune,mire e keni se po e ndani (shkaterroni) kmplet shqiperine.Po ku do te gjenden fondet per te mbajtur ne kembe keto Komuna?dhe me e keqa eshte se ne shqiperi do te filloj lufta midis Fiseve (komunave) si nekohen e Ilireve.zoti e ruajte shqiperine nga shqiptaret e korruptuar.