Zbardhet e-maili i BSH-së për punonjëssit: Ruani diskrecionin

30 Korrik 2014, 09:04Politika TEMA

Zbardhet e-maili sekret që Banka e Shqipërisë u shpërndau vartësve të tij, pak orë përpara se të denonconte në prokurori vjedhjen e shekullit në institucionin financiar.

Departamenti i Burimeve Njerëzore ka shpërndarë në e-mailet e punonjësve të BSH-së, një tekst të njëjtë për të gjithë, të cilët janë informuar lidhur me denoncimin në prokurori të punonjësve Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë vjedhur miliona euro nga Arka Stok.

“Dy punonjës të BSH kanë kryer një gjest të ulët dhe të shëmtuar dhe janë denoncuar në prokurori”, thuhet në e-mailin e cituar nga “GSH”.

Departamenti i Burimeve Njerëzore paralajmëron punonjësit për përgjegjësi penale, nëse flasin për këtë çështje jashtë institucionit të BSH-së.

“Ju kujtojmë detyrimin për ruajtjen e diskrecionit. Çështjen mos e diskutoni as jashtë as brenda, mbani përgjegjësi”,
thuhet në emailin ku paralajmërohen masa nëse çështja bëhet objekt bisede.

Mënjeherë pas ngjarjes, Banka e Shqipërisë bëri një njoftim të shkurtër, ku informohej zyrtarisht denoncimi në prokurori i dy punonjësve për abuzime financiare, madje pa dhënë as emrat e tyre, që më vonë rezultuan se ishin Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

10 komente në “Zbardhet e-maili i BSH-së për punonjëssit: Ruani diskrecionin”

  1. Tarras Zhapkoqi says:

    Pa pa pa pa çfarë imejli fantastik. Xbulonjësi Fullan jep udhëzime, kujdes!

    1. Altin says:

      BANKA E SHQIPËRISË

      KABINETI I GUVERNATORIT

      NJOFTIM I BANKËS SË SHQIPËRISË
      Mbi hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave shqiptare me vlerë nominale 5000 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2013

      DATA E PUBLIKIMIT 08.07.2014

      Banka e Shqipërisë njofton publikun shqiptar se në datën 09 korrik 2014 do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat shqiptare me vlerë nominale 5000 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2013.

      Rishtypja e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5000 Lekë është miratuar me vendimin nr. 05, datë 17.01.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

      Kartëmonedha e re, me vlerë nominale 5000 Lekë, emetim i vitit 2013, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 5000 Lekë, emetim i vitit 2007, hedhur në qarkullim më 15.05.2009.

      Ndryshimet në emetimin e fundit qëndrojnë në trashësinë e fillit të sigurisë, i cili bëhet nga 1.5 mm në 3 mm, në vitin e emetimit në trupin e kartëmonedhës, që do të jetë “2013”, dhe në firmën e drejtorit të Departamentit të Emisionit.

      Duke filluar nga data 09 korrik 2014, kartëmonedhat me vlerë nominale 5000 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2013, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.

  2. A says:

    Ku eshte FMN-ja, ku eshte BB_ja, me keshillat e tyre “te vleshme” ne lidhje me skandalin e rradhes ne Banken e Shtetit Shqiptar me Governator me Krye K.rin ARDIAN FULLANI.
    Po vihet re FMN-ja dhe BB-ja keshillat dhe nderhyrjet e tyre jane per rritje cmimesh, per rritje taksash, per vendosje taksash te reja per mbare popullsine, pra vetem per shtrengim rripi te cdo individi dhe familjeje shqiptare.
    Si u mbushka thesari i shtetit prej taksave qe te gjitha vidhen dhe shperdorohen nga nje grup dhe nje klan hajdutesh te pasurise kombetare dhe te xhepave te popullit shqiptar.
    ARDIAN FULLANI, menjehere duhet te shkoje ne burg me te gjithe bashkepunetoret e tij. Ku eshte POZITA e EDI RAMES, ku eshte OPOZITA e LULEZIM BASHES me SALI BERISHEN. Pse nuk flasin, pse zbejne as “zhurme”. Kjo tregon se jane kapur dhe kane henger garuzhdet e corbes te prishur.
    Institucione te pavarura perpara popullit shqiptar nuk ka, sepse te gjithe keto palo politikan dhe pushtetar mbahen dhe livallisin me djersen dhe mundin e ketij populli. Jo qe nuk bejne pune por tallen dhe engeldisen me parate e ketij populli.

  3. Ela says:

    Guvernatori Fullani duhet te jape doreheqjen urgjente ne se I ka mbetur nje pike morali mbasi eshte totalisht I pafte,dhe e ka bere Banken e Shtetit si cifligun e tij privat.

  4. eb says:

    dhe e ruajten “sekretin” shume..hahaha

  5. zamo says:

    Behuni grup rreth pisllikut kete u kerkon ky.turp

  6. niku says:

    shume mire e kane bere qe kan vjedhur.pse ju duket vjedhe e shekullit
    per ilir meten that vodhi florinjte e popullit
    sali berisha vodhi parat e popullit
    tash edi rama po vjedhe kursimet e popullit

    nenpunesit kan vjedhur ato pak para qe kishin tepruar

    megjiate ska problem se me nje te shtrenguar popullit rripin zevendesohen perseri.
    jemi mesuar ne si popull; ha sa te mundesh dhe vidh deri sa te kapin

  7. arber1468 says:

    ca FMN-je. Kjo eshte keqmenaxhim i institucionit ne kuadrin e ceshtjeve nga me rutine te saj; menaxhimi fizik i cash-it. Po nuk keni kuptuar edhe dicka tjeter? BSH nuk ben detyren e saj ne strategjine monetare. Gjithe ai personel qe mbipaguhet ka mision verifikimi analizimi dhe parashikimi. Daljet e BSH qe bejne deklarata komplet jo profesionale dhe jo aktuale per ekonomine, situate financiare politikat e interesit, kontrollit primitiv te bankave te nivelit te dyte; keto jane deme shumemiliard eurosh qee vijne si pasoje abuzimit ne punesim, uljes servile te kokes para institucioneve te tjera shteterore perfshi kryeministrine.
    Cfare pret nga nje drejtues nepotik; edhe po vuri re ndonje rrezik financiar struktura e fryre primitive nuk ia mban b.tha drejtuesit ta permende nese bie ndesh kryeministrit paraardhes dhe te tanishem pasi do ti zbulohet struktura me nje te hungerire.
    Si do ta mbuloje Fullani tani kete skandal? Duke shtuar nr e te punesuarve me rroga te majma nga rradhet militanteve PS lSI sic beri me pare me PD.
    Kurajo KM tone qe te beje nje veprim qe populli tia dije per nder.
    Kufizo dhe audito BSH me gjithe hapesirat qe lejon ligji (ju lutem qendrimin brenda ligjshmerise qe BSH te futet ne efikasitet)

  8. Dardha says:

    Me fjale te tjera : Po t’ju therresin ne prokurori thoni ‘nuk dime gje”

    Ha, ha, ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje