PD: Rama futi ne Parlament njerëz të lidhur me krimin, heshtja e tij djallëzore

29 Korrik 2014, 15:30Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama se në Parlament ka futur persona të lidhur me krimin. Duke iu referuar rastit të deputetitGnti Strazimiri, partia më e madhe opozitare thotë se me urdhër të Ramës u godit opozita dhe Rama hesht në mënyrë djallëzore.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Voltana Ademi denoncon heshtjen e kryeministrit Rama duke e quajtur si një përpjekje djallëzore për ta bërë të duket këtë si një gjë normale.

“Edhe pse u provua publikisht, se ai me firmën e tij, ka bërë deputet një të dënuar për krime të rënda si shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi, sërish Edi Rama hesht, në një përpjekje djallëzore për ta bërë të duket këtë si një gjë normale.Edhe më djallëzore janë përpjekjet e Edi Ramës për të kriminalizuar qytete dhe krahina, duke dashur të tregojë se këta janë përfaqësuesit. Por shqiptarët e dinë, dhe lezhjanët e dinë se deputetët e tij me të kaluar kriminale janë raste të izoluara. Arben Ndoka nuk përfaqëson jo Lezhën, por as të afërmit dhe fisin e tij, të njohur si punëtorë e njerëz të vlerave”, tha Ademi.

6 komente në “PD: Rama futi ne Parlament njerëz të lidhur me krimin, heshtja e tij djallëzore”

  1. nga larg says:

    Po ju keni marre fund si force e dhjere politike…beni gam gam kot si qent se karvani I Rames I cohet vetm lart dhe I shkon vetem perpara …

    1. pleurat says:

      Po te shihni sa kriminel keni ju ne partine tuaj e sa te korruptuar e sa njerez qe duhet te shkojne ne burg nje dit e me pare i bje te vini duart ne koke.

  2. Treviso says:

    Nese eshte ashtu si shpreheni ju, figura e ketij deputeti rendon me shume ne partine tuaj se ne P.S. Ky deputet erdhi i pregatitur nga partia Demokratike, ne partine Socialiste. Akoma vazhdoni te njollosni partin tuaj dhe kriminelin Berisha. Nese e beni per te injoruar kriminelin Berisha, bravo ju qofte.

  3. Vizioner says:

    Po e paske thene vete ne fund moj Zonje se “keto jane raste te izoluara”, qe perkthehet; Rasti i ketije Deputeti nuk eshte RREGULL=e Pergjithshmja dhe se ky rast i IZOLUAR=i Vetmi=i Vecante nuk perfaqeson te gjithe Deputetet e PS-se.
    Pra, kjo fjali-thenie e jotja, justifikon dhe heshtjen e Edi Rames.
    Jeni mesu me Sal Karagjozin ju qe komenton/te cdo p…ordhe dhe e interpreton si te doje.
    Shyqyr qe doli njera nga PeDerat te thote te verteten!

    P.S.Une besoj qe ajo ka dashe te thote gje tjeter, por ka bere autogol, si injorante qe jane.

  4. socilalist i tronditur says:

    te gjithe jeten e kam jetuar me pasterti dhe shpresen per nje dite me te mire. familjarisht te thekur me partine socialiste por qe karriera e ketyre deputeteve qe jane futur risi ne PS po na tremb. Keta s’i ka patur kurre tradite e majta. ndoka trafikant prostitucioni, tom doshi kerkohet nga interpol roma per trafik nderkombetar droge, armando prenga familje kriminelesh e vagabondesh ne Lac, parid cara sebashku me elvis roshin te denuar ne itali per trafik droge e prostitucioni dhe keta ne vend qe te fshihen behen deputet dhe arrijne deri aty sa te kerkojne koken e ministrit te brendshem. Sado socialist qe jam, ndjehem i tronditur dhe sikur na ka humb busulla nga ky naivitet i shfrenuar i z,Rama qe lejon keta vemje ta perdorin ate dhe pastaj resurset e vendit. Uroj ta lexoni z. Rama

  5. djallezore says:

    Objektivi i tij ishte te lind femij di kryeminister.,tani mund t’ju rikthehet shitjeve te ikonave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje