Banorët e komunave Shushicë dhe Novoselë në qarkun e Vlorës kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar përfshirjen e këtyre komunave në bashkinë Vlorë.
Protestuesit me pankarta në duar të tipit “korrigjohu nuk është vonë” hedhin pretendime mbi këtë reformë të re të qeverisë dhe kërcënojnë se do bllokojnë aksin Fier-Vlorë në rast se nuk dëgjohen nga autoritetet.
Banorët e këtyre komunave i bashkohen atyre të Orikumit të cilët kanë kërcënuar se do të bllokojnë akset nacionale nëse harta e re me 61 bashki miratohet të enjten në Parlament.
novosela te bashkohet me usa ., shushica me kanadane ,posht qeveria
hahhahaha,sa i madh,ama te forte keta banoret ose fisi kryetarit me siguri,jane ne hall te shkretet skane faj!
Jemi qe jemi te reforma, pse mos t’i nderroni edhe keto emertime sllave Novoselle (Katund i ri) dhe Shushice (vend i thate). Nuk ka lezet ne Vloren e Flamurit Kuq e Zi te kete kesi emertimesh.
S’mbyllim asnjë derë pa hapur një tjetërr.