Super të pasur, super të ndrojtur

28 Korrik 2014, 12:10Politika TEMA

Nga Stephen Evans, BBC

 

Askush nuk mund të akuzojë pasanikët e Gjermanisë se mburren me pasurinë e tyre, madje është krejt e kundërta.

Me vdekjen e Karl Albrecht, nuk pati asnjë njoftim për thuajse një javë, derisa mbaroi një funeral i vogël dhe privat.

Ai dhe vëllai i tij, Theo, e kthyen dyqanin e vogël të mamasë së tyre në Ruhr në Aldi-n, një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve në botë.

Megjithatë, zakonet dhe mendimet e këtyre mogulëve të megabiznesit mbeten të panjohura.

Për të bërë shkrimet me këtë rast, gazetat gjermane gjurmuan për të gjetur dy deklarata të buta të tij, të bëra në vitin 1953 dhe 1971.

Ai nuk ishte një figurë e njohur në publik. Rriste orkide- mesa duket- dhe luante golf, por vetëm, në një kurs privat golfi. Në mungesë të prezencës publike, rreth tij ishte rritur një legjendë.

Vëllezërit, sipas ish- punonjësve të tyre, mbanin llogari duke përdorur lapsa të vjetër, aq të shkurtër sa thuhej se mezi i mbanin në dorë. Thuhet se njëherë u thanë arkitektëve që po projektonin një dyqan të ri se letra që po përdornin ishte shumë e trashë.

Ishte pikërisht ky kursim, që i vendosi vëllezërit Albrecht në rrugën drejt statusit të super- pasanikut.

Pas luftës, ata morën përsipër dyqanin dhe ngritën një kompani të quajtur Aldi, sipas Albrecht Diskont.

Ata krahasuan kostot e mallrave dhe u përqendruan tek reklamat, duke u mbështetur tek reputacioni për çmimet e ulëta. Ata shitën atë që shitej më shpejt, vetëm 300 artikuj fillimisht.

Madje edhe raftet ku vendoseshin mallrat ishin pa shumë tepri.

Ata thonin se raftet ishin ekstravagante dhe shpesh malli lihej mbi paleta, ashtu siç kishte ardhur.

Edhe sot, dyqanet Aldi zakonisht nuk mbajnë më shumë se 2 mijë produkte, krahasuar me 45 mijë produkte që mbajnë rrjetet e tjera.

Ushqimi mbahet në kuti të vogla, për shkak se ushqimi i freskët kushton për t’u ruajtur. Menaxherët nuk kanë telefona, atyre u kërkohet që të përdorin telefonin më të afërt me pagesë.

Kur Theo u rrëmbye në vitin 1971, Karl negocioi për disa ditë sipas mediave gjermane- dhe më pas bëri një pagesë. Legjendat thonë se ai u përpoq ta ulte këtë pagesë përkundrejt taksimit.

Por nëse Karl Albrecht është i vetmuar, kreu i rrjetit rival Lidl është krejt i padukshëm.

Ka vetëm dy fotografi në të gjithë ekzistencën e Dieter Schwarz, dhe njëra prej tyre është bardh e zi. Ai mund të jetë njeriu i 25-të më i pasur në planet, por askush jashtë rrethit të tij të ngushtë nuk di asgjë çfarë mendon apo çfarë bën ai.

E njëjta gjë më familjen Quandt, që ka në pronësi BMW-në. Produkti mund të jetë simbol i konsumit të dukshëm, por ata janë simbol i natyrës së heshtur.

Merrni rastin e Susanne Klattern, bija e industrialistit Herbert Quandt, njeriu që e bëri BMW-në kolosin e makinave luksoze.

Asaj i kanë lënë 12.5 përqind të BMW-së.

Me të tjera biznese, ajo është personi i 44-të më i pasur në botë. Megjithatë është një grua me profil të ulët. Kur nisi punën, e nisi nga fundi. Ajo punonte në një fabrikë të BMW-së nën një emër fals.

Burri me të cilin u martua, nuk e dinte kurrë identitetin e saj të vërtetë, derisa romanca u bë solide.

Është joshëse që të nxjerrësh konkluzione në lidhje me heshtjen e super- pasanikëve të Gjermanisë.

Në SHBA dhe në Britani, njerëzit e biznesit janë pjesë e jetës publike. Warren Buffett jep konferenca për shtyp. Bill Gates bën turne në botë, duke u kujdesur për parandalimin e sëmundjeve. Çdo qytet amerikan ka një muze, një qendër kërkimore mjekësore apo departament në universitet që mban emrin e ndonjë pasaniku vendas.

Por në Gjermani është ndryshe.

Kjo vjen pjesërisht edhe për shkak se kursimi është një virtyt, një çështje e moralit dhe jo vetëm një sjellje e mençur. Dhe pas asaj që përjetoi Theo Albrecht, privatësia nënkupton që ke më pak shanse që të të rrëmbejnë.

Nuk është as vendi ku mund të shohësh milionerë të rinj duke ngarë makina super të shtrenjta. Ata prodhojnë vërtetë Porsche dhe BMW, por ua japin të tjerëve që të ekspozohen.

Të dhënat tregojnë se pasuria private në Gjermani është e shpërndarë në mënyrë më të pabarabartë se në çdo vend në Eurozonë. Ndërsa 1 përqind e njerëzve më të pasur kanë një pasuri prej 1 milion euro mesatarisht, një e katërta e gjermanëve të rritur nuk kanë pasuri apo borxh në të holla.

Por për shkak se ata me para e mbajnë kokën ulur, ato nuk duken gjithmonë.

25 komente në “Super të pasur, super të ndrojtur”

  1. Tironsi says:

    Jane thjesht te papare!
    E meritojne te jene Lideret e Botes. Jane per tu marre shembull.
    Bravo i qofte!!!

    1. er says:

      JU Tironcit si gjithmon bythlepires pa karakter.

      1. New York says:

        er nje nje idjot . Ti me hash pallen . Prandaj doni te vini te gjith ne tirane ju .

  2. male osdrimi says:

    sa idhet te mendosh se si fryrjen e kacagjelave shqiptare, pjesa me e madhe e te cileve ju vjen era e gojes nga bythlepirja qe i bejne politikes.

    1. roberto says:

      Po Tom Doshi a nuk eshte i thjeshte?
      Po Sali Berisha a nuk eshte super i thjeshte?
      Po Argita,Shkerdheni etj nuk jane te theshte?
      Rrini rehat se keta te shkrete nje pjate kos hane.

  3. salhajvonic says:

    Pranaj i ka zili gjith bota gjermonin
    sa ngjon emrin qi osht modh gjermon nk e lejn me ra ntok

  4. Fabre says:

    Me duket pa senc , qe te kesh miliona dhe per cfare i ke per ti pare 0 qe kane nga mbrapa….

  5. ARUSHA says:

    Gjermanet jane nje popull dhe nje shtet qe jane denuar 2 here nga nderkombetaret dhe tani kan zon men dhe rrine te heshtur, por jane shume punetore si te pasur dhe te varfer , jane ekonomiqare te shkelqyer,jane te disiplinuar ne shkallen siperore , mundohen te jen bamires atje ku ja vlen , bejne shkolla universitete kurse kualifikimi pa mbarim gjithe jeten e tyre dhe sporti eshte ne plan te pare dhe ushqimin e hane sipas dietollogeve!

    Burrat gjermane gatuajne me shume deshire dhe neper festa te ndryshme edhe miqte burra DHE RINIA marin pjese ne larjen e eneve dhe sistemimin e ambjentit !

    PUNA TEK KY POPULL ESHTE NDERE !

    1. E verteta says:

      Arusha kryesorja te gjermanet eshte se nuk te falin po e shkele ligjin.Ky esht sekreti i tyre.Kjo sjelle pastaj gjith te mirat.U vertetua qe deputeti
      Arben Ndoka eshte person me precedence penale,ne Gjermani qe te nesermen e kishin perjashtuar nga Parlamenti,kurse ne Shqiperi nuk shqeteson njeri.
      Vetem ky rast mjaftone qe Shqiperia mos te hyje ne komuntetin europjan.

      1. nje llapaqen says:

        E ke thene fiks fare or djale, jo si llapaqenet tek gazeta e Meros!

  6. A says:

    Kete lloj ndikimi duhet te kishte individi dhe populli shqiptar, qe vjen si popull i varfer. Por, ketu ndodh e kunderta, sa arrine te beje individi 5-se leke me pislliqet me te peshtira, menjehere fillon nga tangerlliku, dhe ben si i forte, si i zgjuar, sikur i din te gjitha, kerkon te shkele me kembe kush i del perpara. Pavaresisht se eshte kokrra e injorantit, kokrra e pisit, kokrra e horrit, kokrra e vagabondit, kokrra e hajdutit dhe e grabitesit.
    Faktkeqesia ndodh kur nje pjese i kemi injorant kalibri, keto lloj sjelljesh negative dhe perverse po na i sjellin si virtyte duke thene sa i shkathte qe eshte, sa i zgjuar qe eshte, sa burre i mire qe eshte.
    Ne nje kohe qe vete ka arritur ne piken e hallit dhe te mjerimit.
    Shef endrra me sy hape se edhe une do te bej si keta, jane si puna e gomarit te cilin po e hante ujku, por ai thonte jo, jam ne ender. Popull korrake. Tung.

    1. nje llapaqen says:

      truri eshte gje e madhe, do shekuj qe te kthjellohet…

  7. j says:

    Ca te thuash per gjermanet,,Vendi me i shkaterruar ekonomikisht ne te gjithe evropen gjate luftes se 2-te boterore.dhe vetem pas 30 viteve vendi lider i evropes

    1. Wendy-B says:

      Po mo @j , cfare s’mund te thuash per gjermanet.Nisen te shkaterojne boten, po shkaterrun veten.
      Por kane disipline te papame dhe kjo i beri te ngrihen sh shpejt.

      1. plaku dhe deti says:

        Wendy B.e njeh Lapo Elkann ti?Eshte i papare,tallej nje gazetar me humor,duke thene qe Lapos i shkoi ne mendje te shpikte nje marmite te re per Fiat 500 dhe mblodhi 100 inxhiniere e pas 1 vit pune imntensive e 100 milione euro shpenzime arriten ne perfundimin se marmitat katrore jane me trendy sesa marmitat e rrumbullaketa.Po dhe ne Shqiperi,e njeh kush Gabin,bossin e rrjetit me te madh te rrobave te perdorura.Atij nuk i gjejne as foto bardhe e zi,nuk ka as çertifikate lindjeje,por eshte me i pasuri i Shqiperise.

  8. Agroni says:

    He he shume e vertete, ketu ku jetoj une kisha nje familje qe hapeshin bythesh me makina te gjithe, por doli qe i kishin te gjitha me kredi, shtepi, makina, garazhd, etj, ua mori banka te gjitheve dhe kane ngele si qente e rrugeve, po ky eshte mentaliteti ne Shqiperi, po pate leke do hapesh bythesh do blesh makine te madhe e para, fakeqesisht jemi nje komb morracakesh, por vdesim per tu dukur pak, keshtu ndodh me Zezaket ne Angli qe kam jetuar une, dhe ata vdesin per te treguar qe kane leke, e kunderta ndodh me te baredhet i shikon shume te thjeshte, dhe nuk ta mbushin mendjen kur i shikon ne rruge, por jane aq te zgjuar dhe te pasur, sa po ta maarre veshe ndonje injorant Shqiptar do i iki truri, shyqyr zoti dhe une kam marre nga kjo kulture, megjithese jam goxha mire nga ana ekonomike, nuk kam makine, se nuk e kam te nevojshme, leviz me autobuz, vishem me rroba te blera te Gabi, dhe kursej cdo dite, po perpiqem qe ta fus kete edukate, njerezve qe kam afer, e shikoj qe eshte shume e veshtire, sepse njerezit ketu nuk bejne jeten e tyre si e mendojne, por mendohen cfare do thote komshija kur te dalin ne Rruge!!!!!!

  9. salihe says:

    duhet ti cojme djemte e vajzat atje qe te perfitojme dicka ,

  10. elton says:

    Ik se na hapet barkun me keta njerez-kafshe. Nuk ngrihet nga varri dhe njehere Lenini (qe i ndritte shpirti aty ku ka rene).

    Po te ishin te gjithe njerezit kursimtare si ky p.. robshi gjerman, atehere ai nuk do te ishte bere i pasur.

    1. nje llapaqen says:

      Epo i ka ndare natyra gjerat o Elton, 90% te popullates prandaj i ka bere idiote, qe te pasurohet 10%-shi tjeter ?

  11. ed says:

    Hahaha sa gallate qe jeni.
    Se ca ka bo ky robi me milionat e vet tashi qe eshte nen dhe, nuk i hy ne pune njeriu, por Aldi milionat i ka bo sepse shet mall cope-cope dhe pagun keq edhe furnizuesit edhe punonjesit!
    Si mos te besh miliona duke ja fut te gjitheve!

    Gjermanine e ndihmoi Amerika qe te cohet ne kembe, plus fakti qe per 70 vjet nuk ka bere aq shpenzime ushtarake sa mund te kete bere Britania apo Franca.

    Bill Gates eshte shume larg ketij kopraci deri ne cmenduri!

  12. super says:

    Bar miu me pikatore.,kte na propozon BCE.,FMN si dhe Banka boterore.

  13. Plasarin, Drejtor te "Gjethi" says:

    Po e perserit,
    Emnoheni Aurealiano Plasarin drejtor te GJETHI, dhe nisin e rregullohen punet ne Shqypni!

    As Iliri nuk ban ma ditelindje me aq shpeza per kafshet rrotull tendave,
    as Bamka nuk therret me Albanon per te kndu tironche 15 vjet pasi ka hyre shekulli ri!

    Dhe ata shefat e medias qe rrefejne se si i humbasin kilogramet e barqeve si te pa-tru qe jane, apo ata issh institutasit e Nexhmijes qe blejne mijra metra katrore truall per te ngritur vila tip kullash te kalbzueme, as ata nuk do guxojna ma, se Aureliano ua di thembrat ku jane lidhur…

  14. Besa says:

    Per 20 vjet keta bosat tane kane vjedh kaq shume sa nuk po kane kohe te bejne ndonje maskim te pasurise.Perballe nje shoqerie te traumatizuar,nuk e kane problem te bejne parade mode ne kete drejtim.Mjafton te shihni menyren e jetes qe bejne….Drejtesia eshte e kriminalizuar,prandaj cfare mund te presesh pervecse nje permbysje…

  15. ciu says:

    Po cthoni moee. Si do dalin ata. Behet fjale per bizneset te cilat i fuqizoi lufta. Se mos mendoni se psh Bayer eshte shpetuese jete njerezish meqe e mesoi mire si sillet mjeriu me dhomat me gaz qe beri per SSet. Lexoni historikun e cdo biznesi te madh gjerman per te pare metamorfozen. Pa kontrata te mira ska miliona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje