Bumçi: Reforma Territoriale për qëllime elektorale, ajo në drejtësi për të kapur sistemin

28 Korrik 2014, 15:16Politika TEMA

Partia Demokratike thotë se reforma në sistemin e drejtësisë po të bëhet nga Qeveria me qëllim për të kapur sistemin e drejtësisë. Në një intervistë për KosovaPress deputeti i PD-së Aldo Bumçi thotë se opozita është gati për bisedime për këtë reformë dhe kryetari Lulzim Basha ka paraqitur një platformë.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për konflikt midis KLD-së( Këshilli I Lartë I Drejtësisë) dhe ministrit të Drejtësisë, po bëhet fjalë për një aksion politik, të shumicës, të dyshes Rama-Meta për të kapur drejtësinë shqiptare. Pas një viti nuk kanë asnjë faqe strategji, çfarë do realizojë kjo reformë dhe si do e realizojë, pikat kryesore. Ndërmarrin një nismë të shpejtë ligjore pa u konsultuar me askënd. Deri tani, gjuha e përdorur nga Kryeministri, shpejtësia e ndërmarrjes së reformës e pakonsultuar me Bashkimin Evropian, me ekspertë, tregon qartë që synimi është për të kapur sistemin e drejtësisë. Ne si opozitë jemi të gatshëm, kryetari  Basha ka paraqitur një platformë, që nuk është fundi por nisja e debatit. Komisioni Europian dhe vendet kryesore kanë ofruar të gjithë vullnetin e tyre për të mbështetur reformën në drejtësi. Pavarësia e gjyqësorit është e rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë. Kapja e gjykatave do të thotë se qytetarët, biznesmenët, kur i shkelen të drejtat, me gjoba, kontrata etj. të mos kenë mundësi ta gjejnë të drejtën e tyre sepse gjykata do jetë e kontrolluar nga qeveria, dhe kjo nuk është reformë”, theksoi Bumçi.

Sa i përket dhe reformës territoriale ai thotë se po bëhet me qëllime politike për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.  

“Kjo nuk është çështje emergjente. Nëse do ishte një reformë e plotë, duhet të niste me decentralizimin, çfarë kompetencash do u jepen komunave dhe bashkive, një analizë se pse gjërat nuk kanë funksionuar mirë deri tani; dhe që mendoj se është te mungesa e kompetencave; pra duheshin analizuar të gjithë këto dhe më pas të kalohej te harta. Me propozimin e ri kemi në zona të caktuara komuna dhe njësi të vogla, dhe në zona të tjera kemi njësi bashkiake që janë sa trefishi i tyre, pra duket qartë që është një hartë e bërë për arsye politike. Ky është një proces që duhet bërë me konsensus, sepse nuk ka askush pronësi për të ndarë në Shqipëri, duhet bërë në mënyrën që respekton traditat, identitet, dhe projektet zhvillimore të zonave. Siç duket gjithë ky ngut ka vetëm një shpjegim: Zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, shprehet Bumçi, deputet i Partisë Demokratike. 

7 komente në “Bumçi: Reforma Territoriale për qëllime elektorale, ajo në drejtësi për të kapur sistemin”

  1. nga larg says:

    O Aldo je njeriu me medioker dhe I pa afte ne ate parti prandaj me mire hesht e mos fol budalleqe se ti ulin dhe ato pak vlera qe ke

  2. reforma says:

    S’ju kerkon kush qe te hidhni gurin dhe te fshihni doren.

  3. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KETA PALACO. CIRKU ME CDO KUSHT. MUNDOHEN. TE RUAJNE ATO QE KANE VJEDHUR ,,,,
    DHE ATA QE KANE VRARE PER TE VJEDHUR ,,,, TE TJERAT JANE DOKRRA ,,,,,

  4. Labi says:

    Kur flet Bumci si buce, llogarisni vete se ku ka arritur degjenerimi Salisahenlepirsi.
    O buce pse nuk flet per vjedhjet qe i keni bere ketij populli,qe ne 8 vjete vecse shkolluat veten dhe gjithe sistemin tuaj te ndyre se si te vidhit pasurit, bangat, te semuret, te gjallet e te vdekurit.
    A ka Prekurori e drejtesi ky vende, se po cmendni nje popull te tere qe e late ne pike te hallit.
    Si keni surrat dhe dilni ne publike o hajduter ordiner, o mashtruesa qe po provokoni kete popull ne ate fare feje qe nuk di se si po permbahet.
    O populli im,i jepni bekimin kesaj qeverie qe te zgjithe keto probleme dhe ti urojm qe te mos bjer ne gabimet e te parardhesve te tyre.
    O Buci, i pa cip e i pandere, gjeje nje vende dhe mas te shikojm me surratin se je bere i peshtire. Turp tu vij turp……………

  5. askushi says:

    Bumc gagaci do thoni ndonje gje ju te pd-se per megaskandalin e fullanit ose me mire ikni dhe mos na cani trapin ju kemi votuar gjithe jeten por edhe ju nje shit jeni si gjithe te tjeret.

  6. lazarati i sales says:

    ikni ore plehra te qelbur demo muter

  7. hyww says:

    Bumco,drejtesine nuk e duan per te kapur sistemin por per te kapur Saliun.Here tjeter thuaj Sali e jo sistem!Dil me hapur qe ta hash edhe ne lule te ballit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje