Të gjithë të afërmit e ekonomistit të Bankës së Shqipërisë Ardian Bitraj dhe të bashkëshortes së tij janë vendosur nën hetim pasuror nga Prokuroria për shkak të dyshimeve të forta se i dyshuari për vjedhje duke shpërdoruar detyrën mund të ketë transferuar shuma të konsiderueshëm në emër tyre.
Të njëjtat verifikime po kryhen edhe ndaj të afërmve të koleges së tij, 42-vjeçares Mimoza Bruzia, sipas shkresave të përcjella të gjitha bankave të nivelit të dytë dhe institucioneve që regjistrojnë pasuritë. Deri më tani thanë burimet jo zyrtare të organit të akuzës verifikimet janë vendosur ndaj të paktën 20 personave për të provuar dyshimet mbi transferimin e dhjetëra milionëve në emër të tyre nga mbi 700 milionë lekë të deklaruara se janë tërhequr nga arka stok prej Bitrajt.
Paraprakisht burimet i thanë Top Channel-it se Bitraj ka nën pronësi, por me një kredi ende të pashlyer, një apartament në rrugën “Fortuzi“ dhe nën përdorim një automjet, ndërkohë që nga kontrollet deri këtë të hënë nuk rezulton asnjë pasuri tjetër në emër të tij apo të bashkëshortes.
Nga ana tjetër, mes hetimeve që vijojnë të konsiderohen sekret shtetëror, megjithë interesin e lartë për të informuar publikun, Banka e Shqipërisë pritet t‘i bindet një urdhëri shkresor të Prokurorisë e cila kërkon listën e punonjësve në qendrën e emisionit të monedhës në Linzë për llogari të procesit hetimor që synon të marrë në pyetje që nga punonjësit e sigurisë jashtë objektit deri tek punonjës që kishin të drejtën e firmës në këtë godinë.
Aktualisht, prej tre ditësh dy komisione të ngritura nga Banka e Shqipërisë po verifikojnë deklaratat e ish-përgjegjësit e arkës stok, i cili ka pohuar se kishte tërhequr nga 600 deri në 750 milionë lekë, duke kontrolluar paratë e paketuara në dy seksione.
Auditi po kryhet tek arka stok e parave që do të hidheshin në treg, si edhe në sektorin e parave që do të asgjesoheshin. Ndërkohë, për Bitrajn dhe Bruzajn, për të cilët edhe mbajtja e tyre në Drejtorinë e Tiranës është në vijim të veprimeve proceduriale që synojnë ruajtjen e sekretit shtetëror, parashikohet që me shumë mundësi të hetohen edhe për veprën penale të vjedhjes së bankave me pasoja të rënda.
Nga ana e tij, avokati i Bitrajt i është drejtuar me një memo kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha, duke i kërkuar që të ndërhyjë pasi edhe pse ka cilësinë e mbrojtësit ligjor të 45-vjeçarit, as organet e rendit dhe as akuza nuk e lejojnë ta takojë klientin e tij./TCH
ESHTE VJEDHJA E SHEKULLIT TE BANKES TE SHTETIT NGA GUVERNATORI FULLANI KU VLERE E GRABITUR PER 5 VJET SHKON 46 MILION DOLLARE ,MODELI I VJEDHJES LARGO VALUTE DHE LEKE ME KILE NGA ARKA DHE VENDOS LIBRA ME KILE NE ARKE..PO HESHT BERISHA DHE BASHA ,PO HESHT PRESIDENTI NISHANI SEPSE KANE NJEREZIT E TYRE..
Hetoni mbesen e mikut te ngushte te Fulanit,Valbonen,mbesen e Tanit te softes se Ariut qe po ndertojne bashke ke ish Uzina Traktorve.Bona punon ke departamenti Luje Bythen kurse ky Tani eshte bixhozxhi i mbytur ne kredi.Pune legenash,akoma ka njerez qe jane keq per nji berxoll pa lek.
te hetohet pasuria e guvernatorit te bankes nqs duahn te bejne hetim serioz
Ne banke mundesia e abuzimit te kesaj forme ne qofte se do zbatoheshin me perpikmeri nuk zgjat ajo kapet Brenda dites.
Aty eshte pune e organizuar vene ne pune normista e faturista te kooperativave nga skrapari dhe me keta; eshte menduar se u be deti kos e hajde te hame .
Ne kohen e monizmit nje punonjesi di dilnin me shume se 3-4 diferenca sikur dhe 1 lekshe nuk e mbante njeri ne pune.
Keta barkdera ja humben emrin institucionit me preciz.
Prokuroria te beje punen e vet .
20 milion dollar jan shumë për gjith botën.Mund te na hiqet e drejta me udhehequr .
Shoku keq te con ne rruge te gabuar!Ky Bitraj e ka terhequr per hunde Fullanin,se nuk ka qene djale i keq!
Nuk nihet berisha e as basha se jane ne nje thes me kete fullanin. Po nuk nihet as rilindasi rama si duket dhe rama eshte bashke me kete full hanin e berishen e bashen ne nje thes ndryshe nuk interpretohet heshtja tyre per kete mega vjedhje te institucionit me te besuar te shtetit.
Urdhedoni !!! Hetim per te afermit e Tyre…!!
Hetim per te afermit e tyre behet …vetem ne cofte se keta persona kan Libreze kursime ose Credit Card ne Banken Shqipetare..dhe ne Llogarite e Tyre ja vene Shuma te ndryshme..!! Por kjo qeshtje nuk Ekziston se do te dilte ne sistemin kompiuterik Bankare jetojm ne 2014 Zoti Fullani..Po te kontrollohet mire ky sistem , edhe Dosjen e Kuqe qe mban Zoteria juaj ..qe mund ta dine vetem ti dhe 2-3 te tjere,Per shumat dhe Ofertat Misterioze qe jan bere ne drejtim , te te Afermeve te Juaj , dhe te Sali Berishes ,Koco Kokedimes,Bashes,Rames ,etj…jane te tera ne dosjen tende te KUQE Zoti Fullani..
Jam i sigurt qe kete qeshtje do ta lidhni dhe me Vrasjen e Santos..!!
Kontroll i duhet bere Te Afermeve te tu e te ketyre Personave qe vijojne me Siper. Atehere do te dalin ne Pah se kush e si jane bere Levizja dhe Marrja e Lekeve …
Ju te Gazetes TEMA e Gjykoni Gabim ..<<>>
Por Eshte Super Shperndarje e Parave me Djeni te Keti Zotit FULLANI..
SI THONE NE GJUHEN POPULLORE KONTROLLOJANI TEFTERIN E KUQ ( DOSJEN E KUQE) DHE ATY DO TE DALI TE GJITHA TE PALARAT E KETYRE FLLIQESIRAVE TE PA NGOPUR..GJAKEPIRESIT E POPULLIT .
QE NUK PYETEN KURRE PER TE SE SI E QYSH I KA HALLET PER ASISTENCEN PER PUNEN ,PER SPITALE ..
QE JAN NDIHMAT NGA PARLAMENTI EUROPIAN …!.POR JO VETEM SE SI TE SUPER PASUROHEN (VJEDHIN )
MKSTRAT E GJENERATES SE RE JU JENI ..
nese nuk shkarkohet Fullani, zevendes guvernatori dhe keshilli mbikqyres, vete Meta dhe Rama nuk jane te interesuar te zbardhin vjedhjen. Turp te kene se premtuan qe do conin ne prokurori hajdutet e meparshem dhe jo vetem nuk i cuan por po lene te kullosin milionat edhe hajdutet e rinj. Kjo nuk eshte RILINDJE por RIVDEKJE e shqiperise.