Banka e Shqipërisë: Janë vjedhur 713 milionë lekë

29 Korrik 2014, 21:49Politika TEMA

Banka e Shqipërisë më në fund del me një deklaratë për ngjarjen e rëndë të vjedhjes në magazinat e saj.

Në deklaratë thuhet se sasia e vjedhur është 713 milionë lekë.

 

DEKLARATA

Sot më datë 29 korrik 2014, në vazhdim të takimit të zhvilluar një javë më parë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi një mbledhje të posaçme ku diskutoi gjetjet e grupeve të punës të ngritura për të analizuar me hollësi ngjarjen e rëndë të përvetësimit të vlerave monetare.

Pasi analizoi me përgjegjshmëri dhe në interes të transparencës dhe informimit të publikut, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludon:

Ka përfunduar procesi i inventarizimit të plotë të të gjithë vlerave monetare (kartëmonedha) që ndodhen në magazinat e Bankës së Shqipërisë, nga e cila rezulton se vlera e monetare e munguar është 713 (shtatëqind e trembëdhjetë) milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar.

Grupet e punës të ngritur enkas për këtë qëllim kanë arritur në konkluzionin se:

– Të gjitha aktet nënligjore që rregullojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë për ruajtjen dhe administrimin e vlerave monetare në gjendje cash–i janë hartuar në përputhje të plotë me bazën ligjore që rregullon veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë dhe në përputhje me praktikat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare me të cilat operojnë bankat e tjera qendrore. Procedurat e mirëpërcaktuara në këto akte garantojnë evidencë të saktë kontabël si dhe siguri fizike të vlerave monetare në ruajtje dhe në administrim.

– Infrastruktura teknologjike është e duhura dhe garanton monitorim të vazhdueshëm të të gjithë ambienteve ku zhvillohet aktiviteti i përpunimit të cash-it si dhe të ambienteve ku ai magazinohet.

– Inventarizimet dhe kontrollet periodike janë kryer në vazhdimësi në përputhje me bazën rregullative në fuqi. Pavarësisht kësaj, mospërmbushja me rigorozitet e detyrës nga ana e disa punonjësve, ka krijuar hapësira për përvetësimin e vlerave monetare. Hetimi administrativ nga ana e Bankës së Shqipërisë për të përcaktuar përgjegjësitë individuale është në proces, ndërkohë që prokuroria, nga ana e saj, është duke kryer hetimet e duhura për të vendosur të gjithë personat përgjegjës para ligjit.

Nënvizojmë se rezervat e parasë cash (thesari për analogji) të magazinuara në Bankën e Shqipërisë në ambientet e sigurisë së lartë nuk janë prekur. Kombinimi i një sërë procedurash dhe mjetesh teknologjike të avancuara bëjnë të mundur parandalimin e çdo tentative individuale apo në grup për të aksesuar dhe manipuluar rezervat monetare.

Përvetësimi i parave ka ndodhur në hallkën e ndërmjetme që ka natyrën e një sporteli operacional ku kryhen veprimet e përditshme me cash-in. Në këtë hallkë, mosrespektimi me rigorozitet i procedurave nga disa prej punonjësve krijoi mundësi për abuzime të kësaj natyre.

Këshilli Mbikëqyrës kërkoi prej departamenteve përkatëse marrjen e masave energjike për korrigjimin e rasteve të shkeljes së procedurave të përcaktuara në aktet rregullative në fuqi. Banka e Shqipërisë garanton publikun se aktiviteti i saj operacional është duke funksionuar normalisht, në përmbushje të detyrimeve për furnizimin e sistemit bankar me likuiditetin e nevojshëm.

62 komente në “Banka e Shqipërisë: Janë vjedhur 713 milionë lekë”

  1. tourkofagos = kariolis says:

    ne burg molaret deri ne rrenje

    1. DREJTESI says:

      Haaaaaaaa hahahahahaha!

      “Cdo procedure ka qene ne standartet me te mira te bankave europiane,por ishte nje grup ndermjetes qe prishi rregullin…”

      Jane ne rregull keta, apo i ka zene shurra nga burgu,se per gje tjeter as qe duhet t’i shkoje mendja Fullanit & Co.

      Njerezit hallexhinj vjedhin nga 2000 leke te reja dhe Fullani femer i jep nga 5 vjet burg.

      E c’duhet te ndodhi tjeter ne B.SH qe hajnat ta ngrysin jeten ne burg?

      1. Tani says:

        Standarte nga me te avancuart…
        Sistem ligjor perfekt…
        Nje Banke qe po te ishte ne xhungel apo me kallama ne Afrike nuk do te vidhej kurre keshtu kaq padenjedisht!
        Gangsterave te Bankave me siguri u vjen peshtire nga nje prostitucion bankar kaq i padenje!

        Perceptova kete dialog mbrem:
        Edi R: Cna bone o rrot k…
        As me vjedh nuk dini…ua qi…shkollat…edhe Fate Velaj do vidhte me bukur…
        Fullani: Ai shkerdhata beri gabim se i la bixhos…
        Po deri me sot ne kemi mbulu 4 fushata dhe si ka ra kush ne ere…
        Edi R: Mylle o shkerdhate mos hap muhabete te vjetra..
        Fullani: … E din sa derdha une me ti vesh breket ty kur te nxorren lakuriq neper gazeta apo jo…(Ketu mbyllet telefoni…)

    2. likurgu says:

      paguani dritat ju se jeni qytetar evropian nderkohe kasta numeron sa jane mbledh

    3. Devolliu says:

      Bravo ju qoftë; nishansakati duhet t’i dekorojë të gjithë drejtues-hajdutët e Bankës, përfshirë këtu edhe të shoqen e vet, Odetën, kurse për Fullhanin duhet të konsultohet edhe me Saliun e Viçidolit për të përcaktuar dekoratën apo titullin e lartë që do t’i japin.

  2. Albpetrol+Endri Pyka says:

    Kesaj i thone te gjitha procedurat jane zbatuar po u vodh pak,Fullan mos e zgjat doreheqjq eshte shume pak

    1. une jam ne rregull says:

      dikush shkruajti dje …..neser,”per diten e sotme”do dali dikush dhe do thote,qe fullani eshte i paster dhe e ka bere punen e tij ne rregul….dhe ja ku doli!!! fullanisalberisha nzorri nje kumarxhi si hajdut per tu hequr menjan hajdutet e vertet.

    2. perikli kola says:

      Qe Fullani ka dijeni te plote per vjedhjen, nuk ka pike dyshimi.
      4 vjet…? 713 million…?
      Sukseset e MEDHA TE 300 DITEVE te qeverise Rama… shkuan per lesh. Tani qeverise i duhen edhe 300 dite te tjera me taxat, me doganat, me sherbimet etjera etjera.
      Me interesantja eshte qe as Rama as Berisha nuk prononcohen e nuk
      na thone asgje nga ato te tyret.

  3. Albania1 says:

    713 ml Leke apo Euro ?!!

    Gerrmoni gerrmoni se do gjeni dhe fakte reale qe lidhen me vrasjen e Santosit ?

    Gerrmoni se do gjeni arsyen se perse ne Banken e Shqiperise eshte nje Suit qe sherben per nenshtrimin e bakiereve te reja qe pretendojne per nje vend pune ?

    Dhe ne funde do e kuptoni qe ato Eurot e vjedhura jan perdore per Fushate Elektorale te Mulit & Saliut.

    1. leteriguzi says:

      Po ku qete me pare apo bete llogarite njhresi u dalin . nje je e shte e vertete ndersa as e majta as e djathta nuk dolen ne konferenca shtypi te rrahin gjoksin seskane faj ,kuptohet qe ka diçka qe fshihet,
      Epo ne shqiperi jeme dhe kjo sqe ndier u be dhe kjo e di si i thne kur i kaloj miut njehere nje zotbie te mustaqet dhe bertiste qe pse i kaloj miu njehere i shkundi mustaqet. dhe te tjeret i bertiten.ai tha une skm gajle se shkoi njehere po kam hall se shkon gjithmone e e ben rrugen xhade , dhe keta nuk paskan vjedhur shume rradhen tjeter mbase marrin me shume. pa kete e dine te gjithe se grate e depiteteve dhe qeverritareve punojne aty .

  4. Leket jane marre nga udbashi Sali dhe nga askush tjeter!
    Nuk guxonte njeri te fuste doren ne portofolin e shtetit pervec antishqiptarit Salo!

  5. ketu jane cmendur te gjithe says:

    Sipas ketij akti kontrolli Fullani duhet ti jepet medalje nderi se te gjitha paskan dale ne rregull, Edi te dhjefsha 1.000.000 votat qe more se tall bythen ky Fullani ndersa drejtoret e tu po ju pijne gjakun fukarenjve qe kane vartes per nje mut rroge me te cilen ushqejne femijet.Turp turp turp se kishim aq shume besim te ty .

  6. bruins says:

    Fullani te jape urgjent doreheqje dhe te jete ne dispozicion te drejtesise.

  7. Dielli mbi KORAB says:

    Ky eshte nje SKANDAL qe nuk ka ndodh as ne AFRIKE.
    Kjo mund te quhet Fullanomani e Bankes Shqiptare.
    TURP
    Fullani duhet te jape DORHEQJEN sa me pare.

  8. jugori says:

    Tani cdo na thote Z ERION BRSCE pas kesaj deklarate prekese ku cdo gje ka qene ne regull?Pra ajo qe flitet FULHANI ska faj .Po te jesh miku EDI RAMES vjedh cte duash e te theret ERIONI ne komision e te jep certifikaten e pastertise.Sic duket dhe keta te bordit ose jan qejflinj kazinosh apo lexues librash?Pra vjedhje ka patur por FULHANI ka qen ne krye te detyres/A mjere POPULLI KUR I BESOJ KESAJ QEVERIE qe e sajoj vete vjedhjen .ERION pres neser ti japesh dekoraten per sherbime te vyera ZOTIT FULLHANI .

  9. Dea says:

    Tani mungon vetem nje shperblim per pune te mire!

  10. Blendi says:

    Oooooooo po keta qenkan ne rregull, sa budallenj qe jemi dhe ju biem ne qafe. Keta i paskan te gjitha nen kontroll, edhe vjedhjet…. hahahahahahhh Budallalleqe alla Fullan…

  11. Treviso says:

    Do ta quaja teater ne Banken Kombetare, ku drejtor i teatrit eshte njeriu i pazevendesueshem, Zoti Ardian Fullani.
    Sipas analizes qe ka nxjerur drejtori i teatrit, aktoret i kan luajtur shum mire rrolet e ngarkuara. Domethane, nuk e di pse ka ndodhur kjo vjedhje e shekullit?!
    shtrohet pyetja e pare-Kur nuk ka munguar teknollogjia e sigurise, pse ndodhi? Shtrohet pyetja e dyte- A ka nevoje te pastrohet Banka e Shtetit nga miqte e politikaneve, si njerez te paafte ne detyre?
    Shtrohet pyetja e trete- Pse Fullani ishte njeri i pa zevendesueshem?
    Mendoj se, po te gjejne pergjigje keto tre pyetje do pastrohet edhe shteti nga politikane mafjoze.

  12. Pilo Lala says:

    Kujdes se Fullani i numeron parate, si numeronte votat PD.

  13. Kendveshtrim tjeter says:

    Tani duhet te flase Prokuroria,bankieret duhet te pergjigjen ne banken e te akuzuarve !

  14. Arian says:

    dmth kane krijuar komisjon per te paguar ca para te tjera(per te harxhuar) duke jau dhene njerzeve “experte”,qe jane perhere njerzit e sojit e sorollopit te tyre,per te konstatuar ate qe ishte tashme e ditur.Dhe veç kesaj duke shtuar qe banka eshte e sigurt,me fjale,mbasi e dine qe kane te bejne me nje popull te nenshtruar,thone indirekt: ” vazhdoni te bini parate tuaja njerez budallenj ne banken tone mbasi jemi te pangopur dhe hajduti i radhes do ti vjedhe ato perseri”.

  15. anonim says:

    Me kete raport ndoshta Fullanit i duhet dhene nje bonus (shperblim) per masat e rrepta te sigurise qe ka Banka.

    Tallni koqet me miletin e shkrete qe nuk ka buke ta haje.

    Fullani dhe antaret e Keshillit duhen varur nga hekurat e dritareve te Bankes dhe duhet lene aty te kalben nje muaj rresht.

    713 miljone do tw thotw 71 miliard e 300 000 leke te vjetra!!!

    Aq sa fiton gjithe populli shqiptar nje vit te tere.

  16. qizda says:

    Full(0pshen) ani bra o me e fund e gjete lesht….. Ti duhet te ishe hetuar per vjedhje qysh kur u prrfole me pagat e “volebollisteve ” te banges .kur ska shtet te lumt jepi nxirri zine ….

  17. Kendveshtrim tjeter says:

    FULL HV 7k !

  18. rilindasi says:

    Kete deklarate (proces verbal) nuk e bente asnje komisjon ne koop bujqesore ne kohen e Enverit,sic duket Fullani ju ka mbushur xhepat me para dhe ju jeni bere ushtar te tij.Duhet te paret ju ti Keshillit Mbikeqyres te jipni doreheqje,Fullani te meret si i pandehur dhe menjehere te largohen nga administrata te gjithe ata qe jane mare ne kembim te votes se Fullanit (motra,cupat,djemte,dhenduret,nuset fisi e fara te ish pushtetareva te djeshem dhe pushtetaret e sotem).

  19. Shefqet says:

    Cdo gje ne rregull.
    Askush nuk ka faj.
    Madje po te mos qene arrestuar e te mos kishin deponuar se kishin bere namin (713 milione leke), do thoshin se s’ka gje, jane ne rregull punet.
    Ky keshill duhet shkarkuar si i pa afte. Sepse:
    -Detyra kryesore e Keshillit eshte te mbikeqyre veprimtarine e Bankes qe te mos vidhet rezerva monetare. Kjo ndodhi, atehere cfar ka mbykeqyrur keshilli, mua ?????
    -Cdo gje eshte ne rregull, vetem nje sportel operacional per cash-in shkeli rregullat. Gje e vogel 713 milione leke te vjedhura.
    -Drejtori, N/drejtori Auditi i Brendshem etj. te gjith vigjilente dhe e kapen me presh ne duar hajdutin. Bravo !!!!!
    O Edvin, akoma nuk bindesh per gjendjen skandaloze ne BSH ? Fullani me soj e sorollopin e tij dhe te lidereve te PD-se, nuk mund te benin me shume se kaq. Ik e rrihu shpatullat sic bere me Salen diten e gjemes se Gerdecit. Se Fullani per barut e fisheke ka milionat qe i hodhi ne ere.
    Rri Edo, mos e caj trapin se leket e popullit jane, se mos jane te tuat. Varja se keshtu e kane keto pune!
    Di c’te besh ? Ngarkoja LSI-se konkretisht Likes ta zbardhe kete pune. Ai ja ka marre doren puneve te thesarit.

  20. emigranti says:

    Hajde ha Muco, pi muco , u be deti kos.Fullanit te paprekshem ju be koka si qen stani . Ai eshte pergjegjesi kryesor e te pergjigjet deri me nje don Zoti.Le qe ne ate banke kane fill shpejt marifetet me leket e shqiptareve nepermjet VEPRIMTARISE BANKARE TE FINANCIERES ME FAME BOTERORE SUDES .nga u poftisen kjo race hajdutesh ne krye te ketyre puneve, edhe diskutojne jo qytetsre jo katunare . ja pra evgjiti s’behet kurre nishanlli ka pas thon Sali Protopapa.

  21. enter says:

    Mos prisni Fullani te japi doreheqjen. Fullanin politikanet e kane perdorur per te pastruar parate, keshtu ai eshte ne rregull.

  22. Tom says:

    Nje deklarate e papergjegjshme nga ata qe e kane hartuar, si dhe nga ata te cilet e kane aprovuar.
    deklarata eshte hartuar per te larguar pergjegjesine nga Fullani. Nga debili butaforik qe gjeja e pare qe duhet te beje eshte te jape doreheqjen dhe e dyta te hetohet edhe ai per shperdorim detyre, si drejtues i pa afte dhe jo vigjilent.
    Tani le ta marri prape Edi neper tribuna dhe le ta pyesi prape:-Mire e thashe Ado???

  23. Kiko says:

    Cfare doreheqje? Varje me litar.bastard.

  24. trendafili says:

    Ky eshte nje turp per EDi RAmen, e fshehu koken si te strucit. Keshtu luftohet korrupsioni????

  25. lili says:

    Ah ni ,sic tone francezet,me nje doreheqje te fullanit nuk mjafton! Burg per te gjithe nga Fullani tek rojtari sepse Böll i kemi paguar per te kontrolluar gjerat kishe,

  26. Kiko says:

    Cfare doreheqje? Varje me litar.bastard.o popull jemi ne 2014 .disa bastard po na vjedhin ,po na bejne sylesh.e ne cfare bejme? Festojme bajramin me bythe perpjete? Aty ne vend ta faljeve te ishin duke protestuar.feja e shqiptarit eshte shqiptaria.lulka ne vend te nder tom spitale e shkolla do te ndertoj xhami.ti ndertoj tek Mali me gropa.ptu rrace e keqe.rrace bastarde .kerkon integrimin ne europe dhe me grin xhamia.

  27. Kiko says:

    Cfare doreheqje? Varje me litar.bastard.o popull jemi ne 2014 .disa bastard po na vjedhin ,po na bejne sylesh.e ne cfare bejme? Festojme bajramin me bythe perpjete? Aty ne vend ta faljeve te ishim duke protestuar.feja e shqiptarit eshte shqiptaria.lulka ne vend te ndertoj spitale e shkolla do te ndertoj xhami.ti ndertoj tek Mali me gropa.ptu rrace e keqe.rrace bastarde .kerkon integrimin ne europe dhe do te ngrij xhamia.ku ne jemi vend europian e jo arab race bastarde

  28. Sela says:

    Mos u merzisni se shume shpejt kjo afere e piset do te marre fund.Prekuroria do ti kerkoje ndihme “miqeve” e i gjithe dokumentacioni do te shkoje tek ekspertet pertej Atlantikut, te cilet i edhe heret e tjera e kane vene i.ne mbi pike!Me thoni pra ç’ka nuk eshte zgjidhur Bangladesh qe nuk do te zgjidhet edhe ky problem ordiner.

  29. Dea says:

    Po sa i jane afruar shifres se deklaruar nga “i dyshuari” dmth ai paska mbajtur shenime teper te sakta, sesa paska vjedhur!! Shume e cuditshme!!

  30. Kiko says:

    O popull ju kujtohet ne shkozet qe u qenden te vrare ne litar 3 persona se donin te vidhnin pasurine shteterore? Keshtu duhet te behej me punonjesit e bankes .duke filluar nga guvernatori per te perfunduar tek pastruesit,ah,enver cfare na bere?

  31. janë says:

    Pa u kthyer te gjitha lekët.,s’do ndalohen pushimet nga puna.

  32. pa lloqe shume!!! says:

    …po c’keni me fullanin o koqe…ku do ngjeni me te mire se ai?…per 713 miljon Lele boni kshu ju re???…po ca jane 713 miljon …ju kan dash mer lal …ene dyfishin jua bjen fullani per pak Kohe …PSE kot e la von krevatin. Doppio ai n’banke???…ky o cun per s’mari mer lal…une do ja futsha i t’pallume se gjan ne si derrkuc i lezecem…

  33. Majakovski says:

    Cfare cfare , kjo deklarate e turpit. Keshilli Mbikqyres i Bankes Qendrore zgjidhet nga parlamenti pra eshte pluralist. Cudi cudi asnje prononcim nga Luli i PD nga Saliu i FB. I kane duart aty ne thesar. Deklarate pa asnje mase, thuajse kemi nje moskuadrim per nje qindarke. Ore therrisni mendjes jane sic thote deklarata ashtu kalimthi 713 MILIONE LEKE. Kjo nuk eshte shifer e sakte, eshte disafish. Ne kontroll nuk duhet te perfshihen asnje nga punonjesit e bankes mbi to eshte hieja e hajdutit. Duhet te jene specialistet me te mire por qe punojne jashte bankes qendrore.Kjo deklarate duhet ti propozonte Parlamentit shkarkimin e Guvernatorit Fullani, duhet te shkarkonte menjehere drejtore, shefa dhe gjuthe punonjesit e kesaj linje apo departamenti deri tek pastruesit. Atehere mund te thuhet ka filluar puna per evidentimin e demit deri ne zbardhjen e plote.

  34. Kris says:

    nje deklarate e keshillit te kukllave qe te prek dhe te ben te shperthesh ne lot per lumturine qe kemi nje banke solide e nje guvernator qe po e pushuam na i merr per drejtor banka boterore.Edi ram berisha duhet te nxitoje te dekoroje ne grup kete keshill dhe Full-hanin.
    Ilir meta duhet te propozoje qe kryeministri te jap dekoraten ALI BABA per keta kuadro me fame .

  35. liqeni says:

    sa eke rrogen o fullan,mos qofsha i gabuar 3 here me shume se presidenti,me kete deklarate per turpin tuaj,do te tallesh b….me popullin fukara,harram ato qe kini marr,largohuni sa me shpejt nga vend, ju nuk e meritoni ate vend te besushem,

  36. dori says:

    Ky do rri perseri duket.Obobooooo o milet!Ne idjot,megalloman, i pa afte,imoral u hedh hi syve ,na kujton idjot si veten e vet.Erion,Edi jeni ne prove.Lakmusi i morlit ne politike eshte fullhani

  37. en says:

    Prokuroria te dergoje urgjent ekipin pee kontroll fizik. Mashtruesi po kerkon tw lahet si Pons Pilati. Ai guvernator eshte “full” i perzier me kete vjedhje

  38. Koco says:

    KY Qen Fullani duhej urgjentisht te prangoset , kjo dhe per efekt te mos dekospirohej banda dhe largimi dhe fshehja e ketij krimi te perbindeshem ekonomik . Po Prokuroria qe flet me gojen e ligjit ku eshte ? perse kjo mefshtesi e qellimeshme ? deri kur do vazhdoje ? Po si nuk ju vjen turp nga Nderkombetaret ? Trupi diplomatik i akredituar ne kete vend.

  39. KULMI I KULMIT !? Jam une ,s’jam une ! Jemi ne ,s’jemi ne! O zot,na mbajtsh mendjen ! Keshilli Mbikqyres i Banges thote se inventarizimet e kontrollet kane qene ne rregull,po disa punonje kane shkelur rregullat. Te besh inventare e kontrolle periodike ,e te zbulohen parate e vjedhura pas 4 vjetesh,!? Qofshi ju ,o mbikqyres qe prononcoheni per kete mendim. Athere na lind e drejta te mendojme se kontrolloret e inventarizueset e kane ditur e jane bashkpunetore,po keshtu edhe ky keshilli mbikqyres do jete perlyer . Te na rroje qeveria qe kemi patur,ministri i financave,kontrolli i lart i shtetit, SHIK e polici me ne krye zotin ish-kryeminister Sali.

    E BOTA QESH E BOTA TALLET .

  40. FULL says:

    1.Të gjitha aktet nënligjore….janë hartuar në përputhje të plotë me bazën ligjore dhe në përputhje me praktikat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare me të cilat operojnë bankat e tjera qendrore…..dhe garantojnë evidencë të saktë kontabël si dhe siguri fizike të vlerave monetare.
    2. Infrastruktura teknologjike është e duhura dhe garanton monitorim të vazhdueshëm të të gjithë ambienteve
    3.Inventarizimet dhe kontrollet periodike janë kryer në vazhdimësi në përputhje me bazën rregullative në fuqi.
    4.SHQIPTARE DHE MINORITAE, MOS NA CANI B..THEN SE DO VAZHDOJME T’JU VJEDHIM SE PER ATE PUNE PAGUHEMI
    5. PER INAT TE SHQIPTAREVE DHE MINORITAREVE QE NUK KANE MUNDESI TE VJEDHIN PO BOTOJME ME TRANSPARENCE TE ARDHURAT VJETORE TE TE GJITHE PUNONJESVE TE BANKES SE SHQIPERISE DHE KREDITE QE KEMI MARRE ME INTERESA MINIMALE (PERFSHIRE KESHILLIN MBIKQYRES).
    6.SA TE JETE FULLANI, TRAPIN MOS NE E CANI
    7.KUR TE MOS JETE FULLANI,PRAP S’KENI CFARE TE BANI
    8. MOS NA MERZISNI SHUME SE PO E SHESIM HOTEL DAJTIN DHE PO DALIM ME FITIM (MBULOJME EDHE VJEDHJEN) DHE PO BETE SHUME SHAMATE PO JU RRITIM INFLACIONIN PO PYETUR GJIN GJONIN
    9.NE JEMI TE PAVARUR DHE TE PAVARSHEM
    10.VETEN PER HARTIMIN E DEKLARATES PAGUHEMI 4.500 EURO PA PAGESEN E KOMISIONEVE TE INVENTARIZIMIT QE NGRITI Z, FULLANI

  41. Kanan Djali says:

    O Zaho do marresh masa ti se Edi na doli me keq se Berisha…
    O Edi do merresh me punet e shtetit ti lere Koco koqen,palaco qe na more votat.
    Ca po ndodh me kete merhumin,nuk la konferenca para se te fitonte tani hesht per cdo gje!!
    Skandaloze.

  42. DeAlfa says:

    Ky keshilli mbikqyres duhet djegur me ”napalm” , pasi flet 2 rreshta per 713 milion leke te vjedhura qe me
    siguri eshte ‘maja aisberbut ,, hidhet me nje here ne menyren me te paskrupullt ne apollogjine e baknes dhe
    indirekt ne mbrojtje te padronit me kostume te bardha , benjaminit te binomit Berisha – Nano ! Njera dore
    lane tjetren dhe te dyja lajne fytyren e ndyre te ketyre hajnave e krimineleve ! O zot c’behet kesht ma parane
    e popullit shqiptar ! Ngrihuni o popull dhe shfarosni kete ”Drakula shqiptare ”

  43. al_man says:

    jan bo gazep dhe sdin me rrejt , banka njofton ne fillim per nje shume 600 ml leke , “i dyshuari” tregon per 700 ml leke , ne nje njoftim te dyte banka ja “mbeshtet” te “dyshuarit” me nje luhatje 13 ml leke , si per ti thone rrofsh o cun se desh u ngatrum

  44. latifond says:

    Edy,mos rri me shoke te keqij,Edy,se shoqeri e keqe te prish!Ti ke qene nxenes inteligjent,jo sistematik vertet,por ta priste rradakja,kurse Fullani ishte kungull fare.U angazhua udheheqja e larte e Partise dhe Popullit,qe te merrte nje 5-se me shqelma Fullani.Mos rri me katranjoset Edyyy!

  45. Tani says:

    Kush do te jete skandali i radhes? Keshtu si ka nisur ti zbulohen petat “lakrorit” te korrupsionit gjithenivelor ne Shqiperi, nuk dihet se ku do te ndalim. Nuk duhet te harojme faktin se evidentohen ato skandale qe “ne duam” te evidentohen, te tjerat do te flene perjetesisht ne petkun e harreses. KORRUPSIONI po nuk u çrrenjos me rrenje, do te jete i pranishem si fenomen edhe ne te ardhmen..Per tu luftuar eshte mjaft lehte: nje vizite te shkurter ne shtepite e politikanerve te te dy paleve, dhe i kupton permasat e tija. Sekuestroja mall e para te korruptuarit, detyroje ate qe “me pune te papaguar=burg” te shlyeje demet e bera, dhe kjo eshte e e mjafte per ta mbyllur ate plage…Pesimi behet mesim per te tjeret…A do te ndodhe kjo gje ndonjehere te ne…Ne kombinim fatkeq LSI-PS, ku partija e pare eshte ngritur mbi bazen e interesave te fitimit maksimal me çdo menyre, dhe partija e dyte bazohet ende ne disa njerez te virtutshem, po qe influenca e te cileve sa vjen e zbehet nen presionin e atyre qe kane dale ne krye te saj pasi vune me kohe miliona dhe duan tashme ti shtojne ato, MUNDESIJA e suksesit ne kete luftim eshte dhe mbetet nje ILUZION…”Jemi ne pritje te Godose…”.

  46. maqo says:

    O zot kur do te mbarojne vjedhjet ne vendin tone,presim te degjojme nje lajm te mire per tu kthyer atje ku lindem,por cdo dite e me keq.Burgu eshte pak per gjakpiresit.

  47. DeAlfa says:

    Keta bankaret jane per t’ja bere n……t te gjitheve ! Jane kodoshe e bir kodoshash ! Ptfuuuuui,..race e
    poshter,race e ndyre ! Asnje nga ish-pushtat nuk flet .., Sala qe ha mut ore e cast per gjerat ikroskopi-
    ke tash iu ka mbyllur goja e qelbur , e ndyre , e poshter sepse eshte pjesemarres direkt ne hajduterine
    marramendese …..

  48. Tironci says:

    Edi dhe Sala duhet te kendojn nje kenge se bashku teksi esht ky U Bo Maria . u bo Maria te bytha shqiptarve po bohet llogaria .

  49. Tironci says:

    Per ti gjet paret esht shum e thjesht thirni Sefedinin ka pas qen polic te rajoni 2 ai di si bohen formalitetet per 2 ore I keni paret mrapc dhe te gjith firmosin per fajesine .lgjes 9 I kujtohet ky polic se kur i kapte tregonin dhe ca kishin vedhur ne kopesh. Takoni Fullanin me Sefedinin dhe neser marim vesh the verteten.

  50. lymi says:

    Meta dhe Rama jane te papergjegjshem ose te paafte. Brenda nates duhet te ishte mbledhur parlamenti dhe te shkarkonte te gjithe personat drejtues te bankes. Pastaj prokuroria te vazhdonte punen. Si mund te gjeje prova prokuroria kur banka drejtohet po nga ato njerez qe nuk kane bere detyren dhe hapur fare po fshehin provat. Mjafton te lexoni kete deklarate dhe te kuptoni se fajtoret e vertete nuk jane betem hajdutet, qe banka i quan se kane bere veprime te turpshme (vetem kaq?!), por edhe drejtuesit e bankes me ne krye kurvenatorin FullHani, debilin ekzemplar te ketij vendi.

  51. dan says:

    ne burg, vetem ne burg fullhanet

  52. vemendje says:

    E Mero pse nuk del te shkruash se leket i kan ngren te tere bashk?Apo aq eshte puna jote sa te hiqet drejtori e te vi tjetri?!.LEKET JAN MARRE NGA TE MEDHEJT,TANI QE NDERRUAN QEVERRIT NDALE TE THEMI QE I VODHI FILANI,E SHUMTA 2 VJET DO RRI BRENDA DHE EVERYTHING OK.E PO TE VJEDH NJE NJERI I THJESHT 70 MILON DOLLARE DA ESHTE DENIMI?.

  53. Reli says:

    Po Mavriu çfare mendon?

  54. zasaho says:

    Si ka mundesi qe banka e shqiperise nuk eshte audituar per 4 vite.Auditi varet nga keshilli mbikqyres dhe jo nga guvernatori.Kshilli mbikqyres mblidhet cdo muaj dhe paguhet me pagesa te majme sa 10 perqinde e rroges se Fullanit.Ne keshillin mbikqyres pretendohen se jan zgjedhur njerzit me te kualifikuar.Por me qe kjo nuk ka fuksionuar tregon se kjo vjedhje eshte e qellimshme dhe e organizuar.Aparaturat e AT ne nje bank e nivelit te dyte eshte prefekte dhe fuksionon ekstra ndersa ne institucionin me te rendesishen nuk paska fuksionuar.Kush e besan kete marrzi mos na quani budallenje ne te tjeret.Tjeter shkak del se punonjesit e bankes nuk kan ditur detyrat e veta a besohet kjo.Ne bank te nivelit dyte para se te fillosh pune jane te percaktuara detyrat per cdo punonjes dhe firmosen para se te fillosh punen.ndersa ne fullani nuk paska ase rregullore as kode sjellje dhe punonjesit sikur jane marr nga rruga dhe pa formimin profesional.Nuk ka njeri ne kete vend qe te haj keto brockulla te Fullanit.Ne nje institucion ne se abuzohet ka dy gjera ose titullari Fullani eshte i pa afte ose Fullani eshte pjestar ne kete skandal.Fullani duhet te pakten te jap dorheqjen dhe te pergjigjet para drejtesise.ndryshe ky vnde nuk behet me sepse eshte vene dore ne gjakun dhe djersen e kombit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje