Territorialja/Shoqata Zagoria kundërshton bashkimin me Libohovën

30 Korrik 2014, 09:32Politika TEMA

Shoqatës “ZAGORIA” ka kërkuar ndryshimin e hartës së re territorial ku parashikohet bashkimi i tyre me Libohovën. Madje në një shkresë zyrtare thuhet  “lidhjet dhe varësia e krahinës së Zagories kanë qënë të drejtpërdrejta nga Gjirokastra, dhe jo nga Pogoni, Dropulli apo dhe nga Libohova”.

Propozimin e hartës shoqata e cilëson një eksperiment lidhjen me Libohovën, veprime që për ta në të shkuarën nuk kanë patur jetë.

“Kontributi historik, atdhetar, patriotik, shkencor, në letërsi, në art, deri dhe në folklor janë tipike shqiptare të papërsëritshme zagorite. Sado herë që atdheu është kërcënuar nga të huajt, luftëtarët dhe atdhetarët shqiptarë, në Zagori kanë gjetur strehë , mbështetje, përkrahje shumë më të madhe se në Libohovë apo krahinë tjetër të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa shprehen se territori i Zagories historikisht nuk ka patur asnjë lloj vartësie apo dhe kontakti me Libohovën, “as territoriale, as gjeografike, as kulturore, as tregtare, as historike dhe ca më pak në traditat dhe zakonet shekullore të saj. Të lidhësh Zagorinë me Libohovën do të thotë ta bësh Zagorien inekzistente, tamam një trevë të shkretë dhe pa zot”.

1 komente në “Territorialja/Shoqata Zagoria kundërshton bashkimin me Libohovën”

  1. evgjeni says:

    jam shume dakort me problemin qe ngrejne patrijotet e mi ,me sa kam degjuar nga gjyshrit dhe prindrit e mi ne jemi krahine me vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje