Territorialja/Protesta në Leskovik dhe Vlorë

30 Korrik 2014, 13:01Politika TEMA

Vijojnë protestat e banorëve në Vlorë dhe Leskovik ndaj ndarjes së re administrative-territoriale. Paraditen e sotme banorët e Leskovikut kanë protestuar kundër reformës territoriale, duke bllokuar aksin Leskovik-Ersekë. Këta banorët kërkojnë që Leskoviku të mbetet njësi më vete.
 
Po kështu, edhe banorët e komunave Brataj, Kote, Sevaster, Vllahinë në Vlorë kundërshtojnë bashkimin me Selenicë, i parashikuar sipas ndarjes së re territoriale.
 
Këta banorë kërkojnë që të gjendjet një pikë e ndërmjetme, pasi sipas tyre Selenica është larg, ndërsa në të kundërt kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve. 

5 komente në “Territorialja/Protesta në Leskovik dhe Vlorë”

  1. fshatari says:

    Ore leber une e di qe ju (une) doni Parisin dhe jo Selenicen por kur u ndane kaq na rane prandaj rehatohuni dhe futjuni punes se keni nje natyre te bekuar

  2. Klimax says:

    Si cdo gje qe vendoset e behet ne Shqiperi, pra skarco dhe siperfaqesore. Normale qe kerkohet nje ndarje e re territoriale, por ajo duhej te behej me nje studim serioz, jo e nxituar, pa ndikime e interesa partiake, nacionaliste e ksenofobe. Komuna nenkupton nje bashkesi njerezish, fshatrash apo te nje qyteti qe kan te perbashket interesat, traditat, kulturen, lidhjet tradicionale e historiske si dhe afersine gjeografike. Ndryshe do te krjohen vetem konflikte artificiale e reale qe do te ndikojne negativisht jo vetem ne administrimin e komunave, por mbi te gjitha midis banoreve dhe grupeve shoqerore qe banojne ne to. Pjekuri politike dhe demokraci e paster eshte te vazhdohet dialogu dhe jo te jepen urdhra ushtarake per tu mbyllur ky votim me 100% vota pro nga deputetet e shumices. Askush nuk eshte i pagabueshem. Arsyetoni me qetesi dhe me llogjike per te miren e perbashket!

  3. sara says:

    Vetem per protesta e kane mendjen keta njerez u mesuan keq keta.

    1. selina says:

      Qeveria nuk ka per qellim te shpalli nje reforme territoriale qe te ceoje qytetaret, kjo eshte nje refome qe duhet te realizohet dhe me nje rendesi te madhe per vendin.

  4. Ueda says:

    Protestat jane bere “rutine” se fundmi , ndonje dite do protestojne kunder qeverise me pretekstin : “Po ky shiu pse bie ne zonen tone” .. !! Pfff … Une se kuptoj se c`dreqin duan , mos mbase jane keta njerez te thjeshte me eksperte se vete te zotet e punes (per kete ceshtje) ? Pse duhet te kundershtojne ne dicka qe padyshim qe qeveria s’ka interes ta bejej “per keq” !! Bohh, KEEP CALM people , se me qeverine Berisha dhe bombardime tju benin ne “vendlindje” nuk do ndiheshit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje