Të gjithë drejtorët e Bashkisë së Tiranës që kanë ambicje politike për drejtimin e PD, por që kanë zgjedhur të mbajnë postet e tyre në kryeqytet mbeten jashtë gare.
Një udhëzim i vetë kryetarit të demokratëve Lulzim Basha, e sanksionon një gjë të tillë dhe që detyron drejtorët e pa dorëhequr të lënë mënjanë synimin për strukturat e partisë në Tiranë.
Sipas asaj që ka firmosur në udhëzim drejtorët e bashkise që synojne garën në PD duhet të japin dorëheqjen. Udhëzimi skualifikon nga gara drejtorët që nuk janë dorëhequr deri të premten që kaloi.
Udhëzimi për zgjedhjet brenda PD është firmosur nga kryetari i Partisë, që njëherësh mban edhe postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Kjo vjen në një kohe kur gara në Tiranë është në kulmin e saj dhe ploteson udhëzimin e mëparshëm që ndalonte edhe deputeët, kryetarët e bashkive apo komunave që të garonin edhe për poste drejtuese.
Një vendim që synon të shpërndajë më shumë pushtetin politik dhe shmangien e personave në dy poste njëkohësisht.