Kunati u vu përsëri në siklet sot. Fullhani i kërkoi dje në mbrëmje që opozita ta mbronte.
-Mora Boden, tha, më garantoi. Mora Jozin, më garantoi. Mora Doktorin, më garantoi. Vetëm Luli s’më ka dhënë garanci.
-Ja se do ta mendoj unë, i tha Kunati. Do nxjerr Lulin nesër dhe të hedhë ndonjë bombë tymuese.
Dhe kështu vendosi.
U ul, i përgatiti Lulit një fjalim se çfarë skandali ishte rimarrja e CEZ.
Luli ishte realisht i mërzitur. U kishin premtuar avokatëve që kish gjetur Luli t’u jepnin 10 milionë dollarë. Ata kishin marrë vëllain e Lulit ndihmës, dhe kështu që një 2 milionësh do rridhte tek Luli. Ky pazari direkt me CEZ i la pa lekë. Luli ishte vërtet i shqetësuar për këtë.
Kështu Kunati u ul dhe e qau fjalimin. E futi aty gjithë dëshpërimin e Lulit dhe vëllait të Lulit, për humbjen e pjesës së lekëve, por dhe dëshpërimin e pjesës së tij.
Ia tregoi Fullhanit këtë.
-Po pse, vërtet humbët ndonjë gjë aty, i tha Fullhani.
-Humbëm nja dy milionë, i tha Kunati.
-Po hajt o burrë se s’bën njeriu për dy milionë, tha Fullhani. Mos m’u bë dhe ti si këta gazetarët pabuksa që më çanë trapin për 7 milionë dollarë, një kafshatë. S’bo burri për kaq lekë. Lene mos e ça kokën. Do rregullohena. I thuj Lulit të mos ketë merak.
Luli doli para gazetarëve dhe filloi të lexonte. Kur përmendi faktin e dhimbshëm të heqjes së avokatëve dhe ndërprerjes së kontratës së tyre, sytë gati i lotonin.
-Ah, sa mirë, tha Kunati. Duket sikur po qan për CEZ.
Ndërkohë ngrihet një gazetar dhe e pyet.
-Ç’mund të na thoni për skandalin e bankës?
-E ka sajuar qeveria të tërheqë vëmendjen nga problemet e mëdha që ka vendi, siç është moszhvillimi i gjyqit për CEZ, tha Luli.
-Po aty janë vjedhur 7 milionë dollarë, i tha gazetari.
-Shpifje të socialistëve. Për mua kanë thënë sikur kam vjedhur 200 milionë euro, për Shkëzenin kanë thënë sikur ishte pronar në Gërdec, për Argitën kanë thënë sikur merr tre milionë euro për një firmë të babait, për teta Lilin kanë thënë sikur u shiste piktura binzesmenëve sikur të ishin të Pikasos. Tani shpifin sikur kanë humbë paratë në bankë…
-E qau fare, tha Kunati me vete. Ja, kjo duhej. Duket që ishte i motivuar vërtetë.
Fullhani, që po e ndiqte direkt, e mori në telefon.
-Vëllai, ma lër një drekë me Lulin kur të duash e ku të duash. Kam Gaja dhe një Dental të madh, ma kanë sjellë dje, është i freskët. Do ta djegim. Këtij i them politikan unë. As Koço s’më mbrojti kaq mirë. Ai u mjaftua me një “’biri im’, janë punë banke këto”.
HA HA HA
“…Këtij i them politikan unë. As Koço s’më mbrojti kaq mirë. Ai u mjaftua me një “’biri im’, janë punë banke këto”.
http://goo.gl/M5ZHDE
Te kish ndodhur ne nje vend te BE-se kjo qe ndodh me Banken eShqiperise, e para gje Guvernatori do jepte doreheqjen, dhe pastaj do shikohej nese do kishte abuzm me detyren,po te kish ndodhur ne Kine, Guvernatori atje do ishte arrestuar. Tek ne hane pine qeshin dhe nuk ju duket gje kjo vjedhje. Fullani trash qafen cdo dite dhe nuk di sa para ka, Nuk e kuptoj si mund te justifikohet. Ai drejtom BSH dhe eshte pergjegjesi kryesor. Apo ka vjedhur ne basjhkepunim dhe ja ka dhene ato para PD-se per fushat dhe per ta bere ate Guvernator per here te dyte ? Kjo duhete te jete ne fakt. nuk e di sa mund te arrij te bej Ky shtet qe Fullani te dorehiqet. eshte nje turp per kete shtet qe ai te vazhdoj te drejtor nje dege te ketij shteti, BSH-se me nje skandal te tille. ndoshta do presim Shtatorin….
per te qare…
peer te qeshur http://bit.do/Kurvenator-Fullani
O Mero, cna lodh koken kot me kete kunat debilin qe ja shet vazot e megatekut bashkise
Me kete humorin tend o Mero ti i meson se si te pergjigjen edhe kur atyre nuk i shkon ndermend.Shqiperia eshte dh… nga te keter anet,populli eshte deri ne fyt me m… po s’ka se c’ben.
-Mora Boden, më garantoi. Mora Jozin, më garantoi. Mora Doktorin, më garantoi.
Vetëm Luli s’më ka dhënë garanci.
Fullhani: ‘ma lër një drekë me Lulin, kam Gaja dhe një Dental të madh,
ma kanë sjellë dje, është i freskët.
Do ta djegim.
Këtij i them politikan unë.
As Koço s’më mbrojti kaq mirë. Ai u mjaftua me një “’biri im’, janë punë banke keto’
Uhuhu..h, ç’mire na e bojne!
E ja nji peisazh ‘uniteti baritor’:
Dy kope krokodilhijenash,
Llamsin blu, kuq, mavi
Vallojne e vallojne exelencat,
dore per dore me njala e gaja,
LalaModh gati dukuratat (‘burrashtets”yj ne ngjitje’)
Ujn e zi ketij veni bukur po ja qisin,
Te merr mall per komandante,
Per enver’ e Gjirokastres
malli po na djeg!
Eh,
Kina ekspertaret shpellare (prej Vicidoli, Skrapari… Bregu)
Paj lum shyqyr qe i kina
ene full- halet Piktoreske
cuna te Tirones!
Oi oi me llahinga,
Mileti -dele, bebebe ban!
O Fullano, Arjana si eshte mo ka rene ndonje cike ne peshe, ore se nuk e dij po Jani ne kete dynja eshte apo ka shkuar ne Parajse se aty I takonte atij, grek I zgjuar I thonte edhe Mehmeti.
“Majlinda”! Te kish ndodhur kjo ne Kine, sic thua ti, apo ne Shqiperine e Enver Hoxhes, tani Fullani me shoke do ishte “puthur me Milon”.