I nderuar zoti kryeprokuror!
Po detyrohem të thërras sekretaren në zyrë dhe të lë mënjanë disa pjesë të rëndësishme të axhendës sime të sotme, siç janë dy dreka pune, tre mëngjese pune dhe gjashtë kafe pune, të cilat kanë rëndësi për mua dhe Bankën e Shqipërisë.
Siç të thashë, po më detyron të thërras sekretaren në zyrë dhe të ulet e të të shkruajë një letër të cilën do t’ia diktoj vetë, por ngaqë nuk e përdor kompjuterin, më duhet ta daktilografoj.
Siç e dini, në Bankën që unë drejtoj ka ndodhur një veprim i papëlqyeshëm, dhe një djalë pa edukatë, ka mbushur në mënyrë sistematike të mbathurat me lekë dhe na ka vjedhur 7 milion e ca dollarë.
Ky është një akt i shëmtuar edhe nga ana etike, pasi leku shqiptar, i cili ka ruajtur dinjitetin në kohë të forta krize, nuk mund të përfundojë në brekët e një maskarai të pasjellshëm.
Do të thosha dhe ca fjalë të tjera që i kupton vetë, por nuk ja diktoj dot sekretares, se më vjen zor, pasi jam djalë qyteti, “çun tirone”, dhe s’përdorim fjalë të pista.
Ky veprim i papëlqyeshëm nga ky rrugaç, më ka shqetësuar shumë. Siç e dini ju, unë jam njeri liberal dhe i mbaj mirë punëtorët, por kjo që ka bërë ky është kulmi, pasi ky ka tentuar të bëjë para më shumë se unë. 7 milion si kam bërë unë akoma, kurse ai ka tentuar t’i bëjë me një dorë.
Ky veprim më ka shqetësuar shumë si mua, dhe opinionin publik. Të dy palët jemi të shqetësuar përse nuk flasin politikanët shqiptarë.
Ky në fakt është një gjest i papranueshëm. Ata duhet të dalin e të ngrenë zërin kundër këtij maskari që na ka vjedhur lekët në sytë e të afërmve dhe kushërinjve të politikanëve.
Çuditem si hesht Sali Berisha, kur paratë janë vjedhur në sytë e Mirandës, kunatës së tij.
Çuditem si hesht Ridvani, kur hajduti ka vjedhur vjazën e tij Adelën.
Çuditem si hesht Topalli, kur hajduti ishte në një korridor me Megin, vajzën e saj.
Çuditem si hesht presidenti, kur hajduti përshëndetej çdo ditë më Odetën, gruan e tij.
Çuditem si hesht Strazimiri, ky luftëtar i madh antimafie, kur hajdutin duhet ta kapte motra e tij.
Çuditem si hesht Keltis Kruja, kur motra e tij e kishte në zyrë hajdutin.
Çuditem si hesht Arben Imami, ku kunata e tij ishte shoqe me hajdutin etj.
Por, nëse këta heshtin, ty zoti kryeprokuror nuk të falet të heshtësh, pasi dhe ti ke kunatën tënde tek burimet njerëzore dhe ka përgjegjësi për sjelljet e pahijshme të këtij personi.
Unë mund ta vazhdoj pa fund listën e atyre që kanë përgjegjësi për këtë vjedhje.
Janë rreth 50 politikanë dhe persona publik që kanë të punësuar në bankë njerëzit e tyre.
Ç’po bëjnë këta njerëz tani? Përse heshtin? Kujt i shërben heshtja e tyre? Përse nuk e sulmojnë hajdutin? A mos vallë kanë merak se të afërmit e tyre janë kolegë me të?
Zoti kryeprokuror. Pyll pa derra nuk ka dhe natyrisht bankë pa hajdutë s’mund të ketë. Ndaj unë po të drejtohem ty dhe gjithë atyre që keni njerëzit tuaj në bankë, të ngrini zërin dhe të reagoni për këtë vjedhje të turpshme. Ju duhet ta vini me shpatulla për muri hajdutin dhe duhet t’i tregoni vendin atyre që u kritikojnë përse nuk flisni.
Ta them këtë, se kam katër ditë që jam tmerrësisht i shqetësuar.
Para katër ditësh kisha lënë një drekë me Fevzon dhe Sandrin dhe sapo mora vesh lajmin, e anullova. Kisha lënë një darkë me dy biznesmenë, e anulova dhe atë, se nuk më hahej, gjë që është ngjarje e madhe. Të nesërmen kam ngrënë drekë në zyrë, tre pica me porosi. Dhe dje kam hëngër një tavë peshku me porosi, i vetëm. Nuk më dilet nga zyra, nuk më punohet dhe jam pa gjumë. Kjo situatë duhet të marrë fund. Politikanët duhet të flasin. Shtypi duhet të flasë. Ju duhet të flisni. Hajdutit duhet t’i dridhen këmbët dhe unë kam nevojë për qetësi dhe kushte të mira të vazhdoj punën.
Me shpresë se do të ndjeni detyrim të reagoni pas kësaj,
I yti Fullhani!
Fix Fare
Po se kuptoj si nuk e heqin kete mo lla http://bit.do/pa-bythe
Cfare skandalesh ka sjelle Salistani!!
Kontrolloni Sigurimet Shoqerore, se falsifikimet atje jane me te tmerrshme. Jane shenuar vite pune fiktive, duhet nje Kontroll i rrepte.
sdo mend qe do ndollin keto gjera kur ne pune jane vellezerit motrat dhe kunatat e qeveritareve te gjithe ne burg populli po vuan je shini leme me lekun e tij sa i kenu rrogat mos hesht fullani ke nje grua nobel model nxirrini te pa larat e tyre ne ske gisht ne vuajme per buken e gojes e ata hajdute lehin ne parlament turp skandal skandal
…ti ke nevoje per PARTIZANIN MEKE
Burre kurve je Fullhan. Te q…robt.
Ne fakt asnje pyetje sot per thesarin e vjedhur , vetem Mero po shkruan, Rama asnje fjale!!!o
Ky mendjen e ka tek drekat e darkat e parealizuara kur te tjerve ja u thau barkun fare , dhe shtetit qe mbetet pa buxhet me keto grabitje .
O gomar po gjeje vrime e futu – me cfar te laje qeveria ty kur ta tha sa kam ndegjuar ne parlament. Jemi te shqetesuar per kete grabitje ……
Pse nuk i heq qe neser keta emerat qe permende zotrote!!!! dhe ik .
E ke katranosur fare e me cfar te pastrohesh ti o ditzi. Nuk ke qene per ate pune ja ku dole po more me qafe njerzit dhe vendin.
Gjeje parat ku jan ?!!! para se te ikesh se ne burg….. me ate pasuri e para qe ke ti sot po ” shkojne me qef ne burg ” te tjeret -Pra dorzoi ato se nuk i ke trashegim dhe me keto vite pune nuk vihen ato pasurit e tua e gruas tende ,po vetem me grabitje.
se kete hata e gatove vete – nuk more ne pune djem te afte po ju tregove rrugen e kurbetit ( me mire ju vajti atyre ) dhe aty ke vetem familjet e ministrave -Qe nga privilegjet qe pate per vehte dhe servilet e tu ju zune syt e grabitet mundin djersen enjerzve te varfer te vuatur e me 100euro pension pleqerie .
“Kishte deshire ” ta vazhdonte me gjate letren Fullani,por i ra te fiket sekretares ,kur Ai po mbllaçitej me picat e porositura ! Ai desh t’i thoshte Prokurorit LLalla, se i plasi bomba ne dore sa nuk ka mundesi ta ndihmoje as Sali Berisha , as Ritvan Bode ,pa le Presidenti Nishani, qe ishte bere per te shkulur mustaqet nga inati qe Odeta nuk ja kishte shpjeguatr ato qe kishin ndodhur ne Banken e Shqiperise. Prandaj , do t’i lutej Llalles qe te zgjohej nga gjumi qe e kishte zene dhe si te konsultohej me Salen dhe Nishanin ,pa lene pas dore dhe Elvis Cefen,t’i vinte kapak ketij muhabeti qe qelbi dynjane …. Kur u permend sekretarja, Fullanit i iken dhe mendimet se po merrej me ‘te duke i kerkuar se çfare i ndodhi asaj te gjore !!!
Hallall Mero! Si me marifet, nepermjet ketyre fejtoneve te pernartshem, na ndriçove mendjen se punonjesit e kujt krahu te politikes punonin ne banke.
PO KETA QE PO NA QEVERISIN, KANE NDONJE TE AFERM TE PUNOJE TEK FULLANI? Behu me transparent Mero sepse pastaj nuk te beson kush.
Ka fol Ilir Meta sa për të gjithë të tjerët. Ai s’të vë asnjë faj ty, se ti e denoncove vetë hajdutin, gjë që tregon një vigjelencë nga ana jote, pavarësisht se hajdutin dhe ndihmësit e tij i ke zgjedhur dhe i ke quajtur specialista të shkëlqyer që i meritojnë rrogat e larta dhe shpërblimet e dietat e majme. Po ja që ata s’ngopeshin me aq, donin shumë më tepër. E ç’faj ke ti në këtë rast?
ORe une jam tije, edhe keta qe na qeverisin i ka ne xhep ibiri i Janit dhe nipi i Dhimitrit.PSh. burri i ministres Gjermeni eshte drejtor ne kete banken e Fullanit. Gruaja e Fullanit me voten e saj e percaktoi se videoja 700 000 euro e ilir mutes ishte e montuar. Gruaja Fullanit dhe gruaja e Zagarnjorit te Gjykates Kushtetuese jane kusherira. Nje nga partneret ( meshkuj te Erion Velise eshte punesuar te burimet njerezore te bankes etj. etj.
Ja tani po qe eshte bere burre i mire FULLHANI, e denoncoi hajdutin tamam si cun tirone, po shyqyr qe dhe keta politikanet kane punesuar grate e tyre ne banke se ku e nxjerr dot muajin me nje rroge…kohe krize…
Po burri Eglantina skuthes esht drejtor aty. Marjan Gjermeni quhet
prisni sa do degjojme akoma….sidomos nga prokuroria,gjykatat,….
Duhet buldozier per shtetin aty jo per ndertimet pa leje.Pastaj ankoheni se po na heqin nga puna, aty duhen ndruar deri ne pastruesit se jane politike.
qekan peshq te medhenj,,,hahahahha ….sekuestro dhe parate hyjne prape ne banke…
Bravo Mero, po sikur ke harruar qe aty ka te punesuar dhe nga mazhoranca, apo hajde, ata permblidhen te ajo “etj”
Zoti Baze,nga letra e Full-hajdutit,padrejtesisht keni hequr pjesen krur ai flet per krevatin perandorak se si e ka perdorur dhe e perdor.Per kete ju z.Baze do te mbani pergjegjesi ,dhe Full-hajni,ka derguar padi per kete.
Ne qe shkruajme ketu flasim kot se asnjeri nuk i lexon keto ose nuk i marin parasysh. Me e pakta e kesaj historie eshte qe Fullani te jepte doreheqjen, por ai jo vetem qe nuk e ben por tallet me popullin kur mundohet te japi ndonje spjegim sepse ai e di mire qe ka mbeshtetjen e politikaneve te te dy paleve.
Per Mero Bazen do te thosha se nje gazetar i politzuar si ju nuk i sherben popullit por politikes te cilen perfaqeson prandaj Z Mero te behesh me i besueshem duhet te japesh edhe emrat e mazhorances qe kane njerez te punesuar ne banken e shtetit dhe qe punojne per Fullanin.
Fullani thote : ” Pyll pa derra nuk ka.” A e din ky Derr qe pylli eshte djegur me gjithe derra dhe derrat si ai drejtojne BSH duke e zbrasur cdo dite ate.
Oqeani Ardian, shurranjos i ka hershem ne shkollen 8 vjecare Konfereca e Pezes.
Tamam ne flasim kot. Fullani ua ka mbyllur gojen politikaneve, gazetareve, “opinionisteve” keshtu qe njera dore lan tjetren te dyja lajne fytyren. Hajduti eshte bere per cmim Nobel.
Një shpresë
mbetet vetëm E. Rama,ndryshe si në Amerikë kohë më parë, ti tërheqim zvarrë,gjygjtarë e prokurorë që nuk zbatojnë ligjet e shtetit