Nuset shqiptare i japin shpresë fshatit maqedonas në zhdukje

2 Gusht 2014, 12:17Rajoni TEMA

“Jeta nuk është dhe aq e keqe këtu”, thotë 31-vjeçarja Alida Trpkovska, teksa qendron pas banakut të ushqimores modeste të fshatit malor Brest që ndodhet në komunën e izoluar të Maqedonisë perëndimore, Makedonski Brod.

Lindur dhe rritur në Lezhë, qytetin shqiptar pranë bregdetit, Alida ka ardhur në Brest nëntë vjet më parë, pas martesës së saj me 43-vjeçarin Goran, një maqedonas me të cilin ajo ka tashmë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

“Gjithçka ndodhi brenda një muaji pasi u njoha me Goran. Ai ishte në Lezhë për të ndihmuar kushëririn e tij që të gjente një nuse, por, siç e donte fati, ai gjeti një nuse për vete”, kujton Alida duke buzëqeshur.

“Në fillim kishim nevojë për një përkthyes sa herë që ai merrte në telefon për të folur me mua”, vazhdon ajo me maqedonishten e rrjedhshme tashmë.

Dasma u zhvillua menjëherë pasi babai i Alidës u bind për të dhënë dorën e vajzës së tij. Besimi i tyre i përbashkët Ortodoksi ndihmoi për të lidhur marrëveshjen. Një shumë e majme prej 1000 euro iu pagua ndërmjetësit që mundësoi kontaktet dhe ndihmoi Goranin gjatë kërkimit të tij romantik.

Për banorët e fshatit dikur të lulëzuar të Brest, i cili tani po vuan nga rënia e ndjeshme e popullsisë si rezultat i largimit të grave të reja për shkak të varfërisë, ardhja e Alidës përfaqëson një dritëz shprese për një fillim të ri.

Rreth 40 vjet më parë mbi 600 persona e konsideronin Brestin si shtëpinë e tyre. Sot, shumica e shtëpive janë të braktisura. Shumica e ndërtesave të banuara nga 150 banorët e mbetur kanë nevojë për riparim. Fshati ka vetëm gjashtë fëmijë që ndjekin shkollën fillore, 23 burra beqarë dhe vetëm një grua të pamartuar. Në prag të shkatërrimit të asaj pak industrie që rajoni kishte dikur, gratë e tjera thjesht migruan dhe u martuan në qytete të afërta që ofrojnë mundësi më të mira jetese.

Mundësia për të lëvizur nuk ishte dhe aq e lehtë për burrat, të cilët në një shoqëri patriarkale pritet që të krijojnë familjet e tyre në vendin e origjinës.

Brest ndodhet në komunën e izoluar perëndimore tëMakedonski Brod.

“Sikur të kisha qoftë dhe apartamentin më të vogël në Shkup ose në ndonjë qytet tjetër, ju siguroj që do kisha gjetur një nuse brenda javës”, thotë me bindje 43-vjeçari Brane Atanaskoski.

Me një trup prej atleti dhe një fytyrë të djegur nga dielli i malit, ai është një nga “beqarët e vjetër” për të cilët fshati është i njohur. Fatkeqësisht, siç thotë ai, asnjë nuse nuk do të vinte për të jetuar në fshatin e tij, në një shtëpi të trashëguar nga prindërit.

Kur ishte i ri, Brane tregon se jeta e tij ka qenë e lehtë. Ai ka ndërruar disa punë në kompani ndërtimi, ka udhëtuar dhe festuar në qytete të ndryshme të Maqedonisë, si dhe ka pasur shumë gra mes të cilave të zgjidhte.

“Por, në mes të të tridhjetave, kur fillova të sillja vajzat në shtëpi, kuptova që do të ishte shumë e vështirë që të bindja ndonjërën prej tyre që të shpërngulej me mua këtu. Një zonjë më tha që nuk do mund të qëndronte këtu për më shumë se tre orë, dhe kush mund t’i vinte faj?”, thotë ai.

Në dimër fshati pothuajse izolohet nga pjesa tjetër e botës për javë të tjera. “Kush mund të fajësojë një grua që nuk do që të ketë fëmijën sëmurë këtu gjatë dimrit?”, pyet Brane.

Sa për të përkeqësuar situatën, pavarësisht se fshati dhe rajoni ndodhen vetëm rreth 40 kilometra nga kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, liqeni artificial i Kazjak si dhe terreni malor bëjnë që për të arritur aty të duhet të përshkosh një rrugë të gjarpëruar rreth 200 kilometra të gjatë.

Kryetari i komunës së Makedonski Brod, Milosim Vojneski, pretendon se ka një plan për të luftuar problemin serioz të beqarëve të vetmuar, i cili ka sjellë rënien e popullsisë në zonë nga 24,000 banorë gjatë vitit 1990 në vetëm 8,500 në ditët e sotme.

Kryetari i komunës Milosim Vojneski përpara godinës së komunës së Makedonski Brod.

‘Projekti’, siç e quan ai, përfshin ofrimin e biletave falas të autobusit për Shqipëri dhe Ukrainë nga ana e komunës me qëllim gjetjen e nuseve. Nëse udhëtimet romantike janë të suksesshme, atëherë komuna ofron dhe dasmën falas.

Si pasojë e luftës në Ukrainë, Shqipëria fqinje duket se është një opsion më i mundshëm, dhe kryetari i komunës thotë se ka ndihmuar deri tani në sjelljen e 78 nuseve nga ky vend. Sipas statistikave të kryetarit të komunës, nga këto martesa kanë lindur 109 fëmijë përgjatë katër viteve të fundit.

“Ne kemi përllogaritur se rreth 200 ‘beqarë të vjetër’ janë ata që kanë më shumë nevojë për ndihmën tonë”, thotë ai.

“Vendosa t’i ndihmoj se unë kam kontaktet. Kam nxjerrë një thirrje dhe tani kemi një listë të personave nga 35 deri 50 vjeç që kanë aplikuar, të cilën po e marrim në shqyrtim”, shton kryetari i Komunës.

Një faktor i traditës ende i pranishëm në disa pjesë të Shqipërisë punon në favor të beqarëve maqedonas, të cilët kanë pak – materialisht – për të ofruar. Për shkak të kultit të nuseve të reja në Shqipëri, një grua e cila nuk arrin të gjejë bashkëshort deri në moshën 24 vjeçare ka mundësi shumë të pakta që të martohet. Kjo është pjesa ku beqarët maqedonas ndërhyjnë. Ata nuk kanë luksin për naze të tilla.

“Kemi vendosur kontakte me një prift vendas në Korçë. Ai po na ndihmon që të gjejmë nuse për djemtë tanë,” sqaron kryetari i komunës.

“Këto nuk janë sipërmarrje shumë të mëdha, si ato që po planifikojmë për Ukrainën, por sërish arrijmë që të ndihmojmë një ose dy djem çdo radhë”, shton Vojneski.

Nuset nga Shqipëria janë si me origjinë maqedonase, ashtu dhe me origjinë shqiptare. Por a është besimi një faktor përcaktues? Jo sipas kryetarit të komunës, i cili thotë se nuset muslimane shpejt konvertohen në ortodokse.

Popullsia e rajonit ka rënë nga 24,000 banorë gjatë vitit 1990 në vetëm 8,500 sot.

Një plan akoma më ambicioz të cilin kryetari i komunës e ka pezulluar për momentin është që të dërgojë një autobus me rreth 25 dhëndurë të mundshëm në Ukrainën e largët. Ai thotë se beqarët do dërgohen në rajonin e Ukrainës ku ka mungesë burrash, ku do të kalojnë tre ditë duke zhvilluar takime të parapërgatitura me gra, të mundësuara nga Ambasada Maqedonase në Kiev.

“Çdo gjë është sistemuar dhe ne do e zhvillojmë patjetër këtë sapo të përmirësohet situata, pra sapo lufta [në Ukrainë] të mbarojë”, thotë Vojneski.

Nëse kjo përpjekje rezulton e suksesshme, “ne nuk do të kursejme para që të sjellim pas dy autobusë nga Ukraina”, vazhdon ai.

Prapa në Brest, pak vetë besojnë në premtimet e kryetarit të komunës se një mizëri grash do të dynden në anët e tyre së shpejti. Sërish ata kanë shpresë. Që nga ardhja e Alidës në Brest, disa gra të tjera shqiptare kanë pasuar. Katër prej tyre janë martuar tashmë në fshat, por jo falë kryetarit të komunës.

Brane thotë se Alida ndihmoi duke i bindur familjet e grave për të lejuar që vajzat e tyre të martohen në fshat. Alida e konfirmon këtë.

Nuk është punë e lehtë të përpiqesh të bësh bashkë dy njerëz, thotë ajo. “Duhet të dalësh garant që beqari është djalë i mirë, punëtor dhe që nuk pi shumë”, shpjegon ajo.

“Pastaj duhet të dalësh garant edhe për nusen sepse dhe ajo mund të mos dalë e mirë”, tha ai

Brane thotë që ai është i gatshëm që të provojë fatin e tij, qoftë në Shqipëri, qoftë në Ukrainë.

“E vetmja gjë që dua është një grua e ndershme dhe punëtore, asgjë më shumë – si Alida”, thotë ai, teksa qëndron i ulur në dyqanin e ushqimores së fshatit. Alida mundohet që të mbulojë buzëqeshjen e saj me pëllëmbën e dorës, paksa e turpëruar nga fjalët e tij./BalkanInsight/

 

 

47 komente në “Nuset shqiptare i japin shpresë fshatit maqedonas në zhdukje”

  1. aqifi nga himara says:

    Po pse valle shqiptaret konvertohen ne maqedonas.greke,bullgare etj.Pse valle ne Shqipri nuset qe marrin shqiptare nuk konvertohen ne shqiptare?Mos valle duke qene kaq ;liberale; ne shqiptaret behemi me antishqiptare se te tjeret?!!

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Maqedonsit jan burra te urte dhe puntor.
      Bota osht me rrota,meshkujt shqiptar knaqin plakat angleze dhe gjermane,dhe nonji plak hollandez si Lulushja,ndersa femnat i torturojne dhe i nxjerrin te bohen prostituta.
      Maqedonia osht shtet i rregullt shum para Shqypnis,me dhimbje por kjo osht e verteta.
      Pataj martesat me sllavet kan tradita shekullore.
      jete te lumtun Alides dhe mesoju fmive gjuhen e nanes.

      1. MERITONI says:

        KATHATINA DIE…

        hahahahahahha,shume jane burra te mire,prandaj ti e shet motren per 5 lope!
        oj magarice,ku e ki krenarin?
        krenarin e ka vra ENVERI!

        edhe GOMARICA me te pase linde,sigurishete se te kishe linde,ma krenare dhe ma njerzore!

        phu,race e flliqte,race gabele!

        1. keshtu eshte says:

          Kjo Alida pavarsisht se eshte lindur dhe ritur ne Lezhe, nuk do te thote qe ka origjine shqiptare. Banoret e Lezhes pjesa me e madhe eshte e besimit katolik, nuk ka lezhjan ortodoks, kjo rrjedh nga familje sllave malazese, domethen minoritet ne Lezhe. Mire ka bere qe eshte martuar ne Maqedoni, nje sllave me pak.

      2. Ilir Hoti says:

        Kaa shume te sherlare nga trute,por nuk deklarohen kaq hapur.biles edhe historian i plasur…..

      3. Dervish Malluta says:

        Hallo Katherina, na knoqe, simbas biographise tonde thuhet qe ti ke pase dashuri me kali, hajde ke une se e kom ma t´modhe se kali,
        ok Katharina die Große?

        1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

          Dervish Aga,..
          meqonse e paske ma t’modh se Kali do jesh KAR i tani.
          Nji mashkull KAR osht si nji Gamor.don dru ne shpin ene me e mbyll ne Qur
          E verteta osht e hidhun,por maqedonasit jane meshkuj puntor,ustallar te zotet ne ndertim shpijash.Ne asnji vend te botes nuk ka maqedonas, qi bohen tutor femnash si shqiptaret.
          Ndersa tyne pizeveng @ Meriton
          sa per dijen tate Enverin e kom ne zemer.
          Enveri ua priste bolet ene ua bonte kukurec tipave si ty.
          Lenja vajzen ne punen e vet.
          Perderisa osht e lutur dhe ka kriju familjen ju duhet ta respektoni.
          Meshkujt shqiptar jan perdhunuesit ma te mdhenj te vajzave gabele,te cilat fatkeqsisht jan ne meshir te fatit dhe bredhin rrugve.per ju maskarnjt femrat qi kundershtojne jan gabele,ndersa ju vete jeni anadollak mysliman,dembela me dhomb te krimbun qe veç kak nxirrni prej goje.

          1. MERITONI says:

            KATERINA DIE….

            TI JE SHEMBULLI MA KONKRET, SE NJERIU KA PREJARDHJE PREJ MAJMUNIT!

            por, ti ke nje veqanti tjeter,ti e ki logjeken e MAGARIT!
            nese edhe krejte njerzimi e kane prejardhjen prej majmunit,te jesh i bindun, se ti e ke prejardhjen nga MAGARI!

            ti e ke te damtume koren e trunit te madhe,ne te cilen gjindet te mendumit logjike.prandaj, ti je pa logjike!
            oj MAGARICE,enveri ju ka prish trunin! A je tu e pa more, se ti je pa tru!
            KAQ SHUME JU KA DEGRADU TRUNI,SA MO NUK PO MUNDENI ME DALLU MUTIN PREJ MJALTIT!

            TE JU SKANDALI QENDRON VETEM DY ORE,DERISA TE NDODHE TJETRI!

            1. Dervish Malluta says:

              @Meriton, shukat e mos ma prish punen me Katharinen, mos m´u perzie se m´duket qi e hongri, merre me mend cka do me thone m´ia fute mbretreshes se Russise? Do t´bohemi te gjithe “qirak”, prandaj ki kujdese e mos e ngacmo, pssssssssst, ok Meriton?
              Tung.

          2. Dervish Malluta says:

            Noltemadhenia juej, fetyra ma e ndriqueme, caresha e Rusise imperiale, Katharina die Große, s´e kuptoj pse te doxhi, por une per t´miren tonde e kisha, sepse ne monographite historike po shkruen qe ju i ndrrojshit burrat ma shpesh se sa breket, a ishte nonji burr i ashtquajtun “maqedon” ne mesin e ketyne?

            Postscriptum: Ju lutem exellence, te mos me thirrni Dervish Aga por Dervish Malluta, ok?

            1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

              Turqeta o Dervish Malluta.
              Jom tu ta plotsue qefin se me bone per vete.
              Tash jom tu u pergjigj si Katerina.
              Kuajt i kom dasht shum dhe i kom pas pik te dobet,por me ju hyp ene me kaleru mbi to dhe jo posht tyne.
              un i rreshtoja ushtaret dhe zgjidhja ma te bukrin dhe ma te modhin prej tyne derisa gjeta Grigorin qi me bonte te lumtun ne çdo qelis te trupit.
              Ndersa si Madona po te pergjigjen lenjani gocen rehat se osht ne hall te vet dhe ka kriju familje me nji mashkull puntor.Ai ka qen fati i saj,por thuj shyqyr qi i ka dalun per mire.nuk ka ransi ne osht maqedons apo serb,ransi ka ta respektojne njoni-tjetrin si njerez.
              @ Meriton.
              ndersa ty mor thuthuq goj lesh nuk te merr vesh kaptina.
              Mos shkruj pallajermas.
              Un prejardhjen e kom prej Majmunit por dhe ti prej majmunit ke dale.
              te kshilloj ta tunish me dore para se te komentosh me mue,se ke me plas si vorb groshe po vazhdove njikshtu,tu shkrujt kot pa lidhje kurkund.
              Po tu dhimbsen gocat shqiptare ec ene martoju se ka boll beqare dhe mos jua lini te vijn serbet dhe maqedonsit.
              Msou qi ti trajtoni grate me respekt,se kshtu si shkrun ti Meriton veç kur te te gjen nona ti nji lop budalle,se gruja s’mund me net 5 minuta me ty skizofren i smut n’byth je.

              1. Dervish Malluta says:

                @Katharina die Große, Exellenca juej, qe sa e mora heberin pi aerodromit te Pishtines ku shkruen qi veten 1 here n´jave fluturon
                ballona Tupolev per ne St. Petersburg. Mbasi qe ma plotesove qejfin,
                tash rendi oshte qe te vizitoj. Kisha propozue qi nji nate te flejme sebashku ne “dhomen e qehlibarit”, te lutem qe Gregorin t´a ngarkojsh me nonji detyre, si mas munsive le te udhton larg, sa ma larg, noshta ne Vladivostok.
                Exellence, jom ma se i bindun qe mbasi te takohmi, ke per mi harru
                jo vetem Gregorin, por te gjithe kuajt qe i kishe deri tash.
                Mire u pafshim ne St. Petersburg, i yti Dervish Malluta.

                1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

                  Dukesh shum burre i pjekun O Dervish,por me duhet me te zhgenjye,…pasi un jom e dhonme pas djemve te rinj.
                  Si thot Madona e Amerikes idolja jeme.
                  Djemt e rinj nuk din si ta bojn,.. por ta boj tan naten.
                  Zemren e kam dhuru ne Lugano te Zvicres prej gati 3 vitesh,ndersa trupin e kam lan te lire per shtat pal qefe kur me pelqen dikush ;)e perlaj me gjith lecka ?
                  Qofsh mire.

    2. Ramy says:

      Eshte ortodhijakesija qe lidhi kete martes, shume mire ka bere, dhe ortodhijakset tjera ta bejen te njejten gje keshtu do lirohet Shqiperia nga nga minoritet pervers

      1. Dervish Shala says:

        Ramy, mos u bo i poshter, se edhe Kristophoridhi, Noli, Thimi Mitko
        e shume e shume tjere ishin shqiptar te forte orthodox, prandaj permbaju e mos shaje se osht mbarre!

      2. Reds says:

        Edhe ti duhet te shkosh ne haremin e al Bagdatit te shpetoj Shqiperija nga ti.

  2. arben says:

    nga keto martesa lindin antishqiptaret me te terbuar

    1. :-p says:

      ..si rasti i Turkofag !

      1. canadian says:

        Me se e vertete. Te tilla martesa pjellin vetem bastarde te tipit torkofago.

      2. yyy ca qejfi says:

        Ndersa martesat me muslat e arabo-turkies lindit …

  3. nard says:

    kjo shemtira aida do I mesoje femijet e nuk jane shqiptare dhe nuk do I lejoje te flasin nje fjale shqip! Ptuu fare e keqe brekgris pafytyre e moral ,jane rrit ne familje injorantesh nuk njohin historine e vendit te vet

  4. Bali Catravella says:

    Po a mos paska nonji “mazxhah” (shesh ku shiten lopet etj.) atje ne Lezhe apo Shkoder, dhe ne cilen dite bohet pazari??

  5. piloti n says:

    e kam than un!:
    “poplli shqiptar e çan historin me pall,(pill),n dor!”

    i juejy Anvar!
    secretary i par i komitetit cenral
    dora vet

  6. Alberti says:

    Te vetmit jane shqiptaret antishqiptare ne Ballkan tek te cilet haset kjo “miqesi”me armiqte tane ne fqinjesi.O te verbuar,gjene per shembull nje femer serbe qe martohet me nje shqiptar ne tere Ballkanin?!Me sa po kuptoj,shqiptaret paskane vdekur ndersa keta te gjalle,shumica qenkene fare:ruse,sllave,kineze,greke…

    1. beni says:

      Une e kam psh Serbe. Po ik ore pirdhu. Eshte vendim personal i apo seciles.

      1. Alberti says:

        Genjeshtar! Njerezit si ti i shesin motrat tek sllavet dhe greket invalid,te moshuar,te endikepuar,te cilet as soji i tyre nuk i pranon per martese.

    2. gjendja civile says:

      Bashkeshortja e Bekim Femiut (patriot i nderuar) ishte serbe!

  7. Ilir Hoti says:

    Ne UK ,ne martesat e perziera,britaniket vendas jane shume tolerant.Ata nuk pengojne gruan e femijet te shkoje ne cdo lloj kishe(kat.Orth.prot.etj) a xhami a tempull…Une nnjoh dy persona te martuar me turke e iraniane..dhe emrat e femijeve i kane nga origjina e nenave… Popuull i kulturuar e civilizuar ne skaj..mire bejme edhe edhe ne shqiptaret..Popigreko-maq.. te lane me uje te piste por njeriun e shendoshe..nuk mund ta transformojne..ma teper i bejne vehtes qefin…..

  8. fishta i leshs says:

    s ka nanji gjo mor burr i dheut!
    nga lezha osht kjo.
    kuvendi i lezhes i skenderbeut te krujes,kojshi i lezhes
    a nuk isht edhe skenderbeu pjell e nji kryqzimi shqiptaro serb,sllav pra?
    edhe kjo ne gjurmet e skenderit…
    tamam mullenj lezhe duket
    per tu ‘shtyp’ nga skifteri sllav
    dhe sherben si klloçk koteci..

    fest e modhe n breg te lumit
    q..hen kurvat nji nga nji
    i pallon Goran Pellumbi
    dalin klyshat dy nga dy

    dhe do kthehen n lezh zogjt e maqedonis dhe do thon se jem maqedonsa dhe duam te jem status minoritar,,,n lezhen e beslidhjes…

  9. lemi says:

    per hajr nusja or armiku shqiptarve,ti nuk ke faj,po faj jan ata qe shesin shqiptari ne kete portal e me zemer jan shkini.

  10. Wendy-B says:

    Keto nuk jane martesa, po shitblerje, si puna e bagetive.

  11. aleksi says:

    CDO NJERI NE JETE ,KA TE DREJTE TE MARTOHET DHE TE JETOJE KU TE DESHIROJE.ASKUSH NUK MUND TE GJYKOJE DIKE TJETER SE ME KE DO TE MARTOHET, DHE SI DO TE NDERTOJE FAMILJEN E TIJ.

    MOS GJYKONI TE TJERET POR MERUNI ME FAMILJET TUAJA.

  12. leonardi antwerpen says:

    Brane Atanaskoski beqari 43 vjeç me nje trup prej atleti
    obobo ishalla se lexon kete artikull Wendy-B.
    Se per ndyshe ngela beqar tere jeten.

    1. Wendy-B says:

      hahahahahahahaha ncuq, ncuq, nuk e lexova .

  13. Veriu says:

    Kec shum ! A asimiluam. Fare !

  14. Koqo says:

    Si do ishte me mire per nje femer ,te martohet me ndonje sllav apo me ndonje xhihadist tartaromongol?!Kjo eshte pyetja.

  15. shpatari says:

    o meritoo oj gomaric me dy kam se besoj qe ba 5lop po je baraz me nje dhi te shtime ska ba vaki ne kohe te enveri por bashkimin me ju po ndodhin edhe ty qe ta ka shkerdhy nanen gallupi ju erdhen ment me hy me shkru ca u ka ba serbi po me vjen keq mos hy ne gjina me nan tanese ka desht me te rrit shkollu por mos me u lazdru se te tregoj me shum per tetan robt e leji njerzit ne pun te vet e mos u jep robeve tu kryp se ma mir me i burr se hu ne hu si ty

  16. mirel says:

    Une jam dakort me A.S(Ktherinen Grosse)
    Burrat shqiptare jane gjyle qe I shan turkofaku.
    Alida te trashegohet dhe te beje sa me shume femije, po te mos I urrejne shqiptaret me vone, qe s’e moren mamane per nuse.

  17. Kalorsi Furtuna says:

    Jepini perpara Alenca Svllavo Orthodhokse Greko Qenefa…..
    Ashtu pra se ai Turku poshter ua ndaloj forcimin e Aleancave Sllavo Ruso Greko Qenefo….

  18. kercovari says:

    shqipetaret martohen me nuse te huaja se u pelqen eksperienca e tyre po edhe jan pakes me perendimore pra te kultures se te tonat, spias logjikes shqipetare.
    E keshtu mbesin edhe shum femra shqipetare rrugve ne shqiperi si dhurat per te huajt qe duan te martohen me femra te zgjuara puntore dhe te nderit, familjare dhe femij dashes e jo qen adhurues si ne perendim.
    ashtu shqipe pra deri ketu erdhi fal gabimeve tona, po nejse kjo eshte edhe globalizim ku edhe shum shum femra do martohen me afrikan e aziat e le ma me fqinjet.

  19. agostin says:

    Le te marrin ke te duan ,vetem islamista kosovare e te Maqedonise mos te marrin, se i bejne synet ,sipas ligjit te ri islamik.

  20. dr.rrumpalla says:

    Vetem 1 nuse eshte!?

  21. albania says:

    Jepi Alida. Neper maja rripa-rripa
    shkon Alida tu fluturu
    harron token nga ka ardh
    vetem per nje cope “hu”

  22. Ali says:

    Sipas komentuesve ultraislamike I bije qe me e moralshme eshte lakuriqesia e palo kengetareve islamike kosovare dhe shqiptare se martesa e njerezve te thjeshte

  23. kim says:

    o injorant te shekullit 21 ! sa me shume te perzien shqipetaret me maqedonasit dhe maqedonaset me shqipetaret aq me e mire do jete e arrdhmja e femijeve tane .nje fjale e urte popullore : kungulli kungull ngelet shartoje sa te duash.

  24. qeparo says:

    !Kisha nje pyetje per ty filozofi kim: A thua edhe maqedonasit ndajne te njejtin mendim me ty? o te hyfte kungulli ne b.

  25. ztst says:

    Opo rrumbullakja si karpuzi o shoke more,mer xhevzene e bej kafene,na nxir gjumin e……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje