Kosova cakton drejtuesin e ambasadës në Tiranë, por askush nuk flet për emërimin e tij

4 Gusht 2014, 11:09Rajoni TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka marrë drejtimin e ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Por, për emërimin e tij në pozitën e të ngarkuarit me punë, nuk flet askush nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Aspak më të hapur nuk tregohen as në Zyrën e Presidencës.

Asnjë koment nuk ka bërë as ish-kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Rasti i tij, është i paqartë edhe për zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

I kontaktuar nga gazeta “Koha Ditore”, ai ka thënë se nuk ka kurrfarë informacioni rreth emërimit të Lladrovcit.

“Nuk kam ndonjë njohuri sa i përket emërimeve të fundit, pasi tani jam në pushim”, ka thënë shkurt Selimi, për sa kohë që ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj edhe këshilltari i tij, Bashmir Xhemaj, kanë qenë ta pakontaktueshëm në telefon.

Edhe zëdhënësi i presidencës, Arbër Vllahiu, ka qenë i pakontakueshëm.

Edhe pse e ka hapur telefonin, asgjë nuk ka thënë as Kurti.

Me të marrë vesh se për çfarë është fjala, ai është lutur që të kontaktohet zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi.

Lladrovci ka zënë vendin e ambasadorit Sylejman Selimit, që aktualisht është duke u gjykuar në Kosovë për krime lufte.

10 komente në “Kosova cakton drejtuesin e ambasadës në Tiranë, por askush nuk flet për emërimin e tij”

  1. xxxx says:

    Shqiperia eshte ne nje kohe dramatike !!!

  2. XXXL says:

    lulzo vendlindja ime,
    luzo pa u ndal,
    me mjekun ne shkolle,
    me msuesin ne spital!!!!!

  3. Klimax says:

    Kush duhet te flasi??!! Ata qe flisnin kan marr “pushimet” dhe sic duket do ti ken “pushimet” te gjata ku nen mbrojtjen e avukateve te tyre do te shijojne kafen ne gjykate nen akuzen per krime lufte.

  4. Mendim shkreli says:

    Ramiz Lladrovci eshte nder figurat me te njohura politike ne Kosove. Ka marre titullin shkencor master, punon per doktarature. Gjate luftes, 1998 -1999 ka qene perfaqsues i Shtabit te Pergjithshem te UCK prane qeverise shqiptare. Eshte i vllai i heroit te KLosoves, fehmi Lladrovci. Pse duhet bere zhurme se u caktua apo jo nje njeri? A e di kushs se cili eshte emeruar ne Bosnje, Gjermani, kroaci, France si i ngarkuar me pune. Askush. Pse duhet bere zhurme per nje njeri , i cili qysh ne vitin 1981 eshte pjese e levizjes clirimtare dhe tre pjestare te afert te familjes se tij u vrane ne lufte. ish deputet, themelues i PDK, bashkepunetor i afert i Ramush harednajt.

  5. Toni KS says:

    Ambasadori eshte fetyra e shtetit. Nuk me entuziazmon fare qe Ramizi do te jete fetyra e shtetit te Kosoves ne Shqiperi. Kjo jo vetem per shkak te aparences se tij aspak diplomatike por edhe per shkak te mungeses se dijes dhe shkathtesive per te ushtruar kete detyre.

  6. salah says:

    Një terrorist budalla penale emëron vetë një ambasador. skandal

  7. Perse censure ? says:

    Ne Kosove eshte shume lehte ta kryesh masterin, bile edhe doktoraten. Kjo vlen sidomos per ata qe merren me politike. Edhe pse ky zotriu punon per doktarature, eshte nje injorant, njejte si paraardhesi i tij, Sylejman Selimi, i vetquajtur Sulltan.

  8. Hajni, Kosove says:

    po ky koka bukurosh more!

    1. leonardi antwerpen says:

      po si
      si gjithe palluqet e Tirones

  9. baloshi says:

    Ky ambasador a?! kuku per neve edhe per Kosoven

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje