PD vijon akuzat ndaj kryeministrit/ Bushati: Rama i hapi krimit portat e Parlamentit

5 Gusht 2014, 13:30Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me atë që partia më e madhe opozitare e konsideron si heshtjen e Kreut të Qeverisë ndaj dhunës në Kuvend. Në daljen e rradhës nga selia e PD-së, deputeti Helidon Bushati akuzoi Kryeministrin se i hapi krimit portat e parlamentit.

“26 ditë më parë, me urdhër të Edi Ramës u dhunua opozita brenda në Kuvendin e Shqipërisë,  dhe sot, pas 26 ditësh, Edi Rama nuk ka gjetur asnjë minutë kohë të mbajë një qëndrim. Prej kaq ditësh, i madh e i vogël, mësuan me prova dhe dokumenta, se kush janë instrumentat e dhunës që përdor Edi Rama në përpjekjen për ti mbyllur gojën opozitës. 7 vjet burg, për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi. Kjo është certifikata e deputetit Arben Ndoka, që godet dhe kërcënon me jetë përfaqësuesit e Partisë Demokratike”, theksoi Bushati

Në vijim ai shtoi se edhe pse ishte Rama që kërkoi një emër, që kërkoi prova për inkrimimin e parlamentit, ai nuk po thotë asnjë fjalë.

“Asnjë fjalë sigurisht, se Edi Rama i hapi portat e parlamentit personit të dënuar për vepra të rënda penalë, duke mënjanuar dhunshëm nga lista e deputetëve, dy kandidatet gra. Cdo ditë, qytetarët e vendit, ata që votuan rilindjen, e presin një sqarim nga Kryeministri. Votuan rilidnjen, apo rilindjen dhe ngritjen në maja, të krimit? Por Edi Rama hesht, dhe bën të paditurin. Partia Demokratike do të denoncojë cdo ditë, aleancën kriminale të Edi Ramës, dhe gjithë aferat e tjera që është duke bërë në parlament e kudo me këtë aleancë me krimin”, tha Bushati.

 

5 komente në “PD vijon akuzat ndaj kryeministrit/ Bushati: Rama i hapi krimit portat e Parlamentit”

  1. Luli says:

    Po normale se Salush-Lulushi duhet te heqi vemendjen nga skandali i mikut te tyre te ngushte Full-Hani, prandaj dalin perdite devijojne muhabetin.

    1. eridiani says:

      po ne nje vrime i bini ju e po ne nje vrime do ti biem te gjityhe, jiqni te gjithe kriminelet hajdutet e te korruptuarit qe keni ne partine tuaj e pastaj fol per te tjere.

  2. . says:

    ==============================================

    “Ceta-Veriore PD” nuk mund t’a harroje “krmin” qe

    beri Sali Bisha per 24 vjet.

    Ai eshte njeriu me i urryer i shqiptareve kalur dhe Enverin.

    ==============================================

  3. e vero says:

    Turp te keni moj partia e hajnve ,skandali nuk eshte shuar akoma,keto
    merren me bishtin e skiles e lagu apo nuk e lagu .
    NUK KENI HAJER AS NJERA DHE AS TJETRA .POPJLLIN NUK E BENI DOT LESHKO.

  4. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KA DALE PER GJAH. PRONARI I PDse SALIU PRANDAJ DEGJONI ZAGARET QE LEHIN ,,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje