Një prej deputetëve më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë, socialisti Namik Dokle, i ka këshilluar dje miqtë e tij që të mos merren me politikë. Nisur nga komentet që njerëzit kanë bërë ditët e fundit, Dokle u thotë:
“Ju kam lexuar me vëmendje, kërshëri dhe dashamirësi. Kam ndjerë kënaqësi dhe kam mësuar plot gjëra të reja. Por, a ma lejoni një këshillë? Mos u rrokatni shumë me politikë”.
E më tej, Dokle sqaron:
“Duke thënë këtë kam edhe një përfytyrim: Pas 50 a më shumë vjetësh, në ndonjë nga shkollat tona mësuesja do të pyesë nxënësit: ‘Më thoni, kush kanë qenë Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama?’ Klasa hesht, asnjëri nuk di të përgjigjet. Nga fundi ngrihet ai më i informuari dhe thotë: ‘Mësuese, mos kanë qenë disa politikanë që kanë jetuar në kohën e Kadaresë dhe të Agollit?’. Kush nga ne mban mend emrat e politikanëve të kohës së Naim Frashërit apo të Fishtës?!”, shprehet në këtë komunikim Dokle, raporton “GSH”.
Në fakt, Dokle ka kohë që është tërhequr nga debatet e përditshme të politikës. Ai është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por vetëm kaq. Nuk ka ndonjë tjetër funksion dhe kjo ka edhe një arsye. Dokle ka vendosur që këto kohë t’i kushtohet jetës prej shkrimtari, dramaturgu, dhe për këtë flasin veprat që ai ka botuar dhe pritet që së shpejti të botojë.
Mir e ke o Namik Por te beje nje pyeteje prej naivi kush i ka siguruar brezat me leke Driteroj apo keta politikan qe ti na citove .Ti ishe mire gazetar pse u more me politik,apo tani ne prag te pensionit u merzite Mos na i ule kaq poshte inteligjencen si popull me keto batuta
Ia ke fut kot plako!
Gabon rende, kur thote se nuk mbahen mend politikanet e kohes se Naim Frasherit. O e ka nga megallomania o nga budallalleku.
More tru thare, si mund te harrosh plejaden e rilindasve?
Kush ta fal te mohosh Avdul Frasherin e Lidhjes se Prizrenit? Po
Iswmail Qemalin e atyre koherave,e keshtu varg e varg.
Je nje hiç perpara tyre!
EDUKATORJA E KOPESHTIT PA DREKE
Ata ishin qe te gjithe grindavece, bertites e qellues pa nishan, thyes xhamash e tryezash prej druri, bukuroshë te egersuar pa savana e sahari afrikane, aty ne te djathte te bylmetores pa djathe, te demnereve mollezakuqë ne Tironen qe shkoi.
Gjysherit te mposhtur nga barra e rende, mezi prisnin te shkarkonin çdo mengjez, ne kopeshtin pa dreke, monstrat e krijuara me limfen e tyre, si vazhdim i sojit ne nje epoke te re. Ne kembe, me biçiklete samarpara, ne qafe apo duke i terhequr zvarre drejt shkembit shpetimtar pas nje notimi te gjate, per te rigjetur per pak ore me tej, qetesine shpirterore te humbur nga niperit e tyre.
Askush nuk dukej ti priste keta jargavaqe, pas hapave te pare ne oborrin ngjyreshumte. Kokekthyerjet rutine pershendetese gjyshemireve, ngriheshin ne vend nga nje ze bubullues, pas kolones se gurte te deres me hekura te lakuar.
Ishte ajo, zysha edukatore, tmerri i niperve “çapkene e edepseze”, i ftonte te hynin ne kopeshtin pa dreke.
Gjysherve te habitur i ngrihej ne goje pershendetja e zakonte per nipat e tyre, mendonin te mpeksur mes zhurmes se rruges per mrekulline e transformimit te kuçedrave qe sapo kishin lene.
Perkoi shume gjate habia e shumesyresh, pa pergjigje, pa zgjidhje, plot mendesira. Deri sa nje dite pane te varkonte deren e hekurt postieri i lagjes me nje pirg librash ne dore.
Habia dhe kureshtja u zmadhua pa mase, niperit e tyre lexuaskeshin edhe libra!
Thirjes se njerit te ndalej, postieri i penguar rrezoi gjithe librat pertoke. Aty te magjepsur pane tituj te njejte me emrin e autorit me germa kapitale:
“NAMIK DOKLE” dhe ne fund gati si per tu fshehur titulli i librit” Te pamposhtur ne shtrengate”, ne sfond nje perbindesh i teri ne te zi.
Zysha e shpotitur nga te gajasurat gjyshore, mblodhi me vertik librat e shperndare ne toke. Nga dritaret e uleta megjithe zhurmen e madhe nuk u pa te zgjatej ndonje nga nipat veshellapushe.
Ai liber ishte tmerri i tyre, mjaftonte nje permendje e zyshes se kopeshtit pa dreke: do therras gogolin, dhe ne dore shtrengonte Doklen e stampuar.
Qe aso dite gjysherit finoke u turren si te marrosur ne librashitjet e shumta, kishin gjetur çelesin e qetesise, ne ate liber te frikshem per sojsezet zhurmemedhenj.
Ai do mbahemendohet per deri sa te jene gjalle, nga çapkenet e djeshem te kopeshtit pa dreke, si shtrigat e lugeterit me maska te brirezuara, qe mbushin karnevalet e Brazilit te larget.
Shume e vertet
kush tha qe Driteroi dhe Kadareja nuk i kane siguruar femijet per kater breza?! e ke gabim…
Ne nuk i mbajme mend qysh tash se ja kena hek vizen, e ti thu pas 50 vitesh
Burre me mend e me mend ne bythe.
Namik Dokle eshte goran dhe zanati tyre eshte me bo sheqerka.Nuk mund ti thuash shqiptar Namikut e mos ti thuash Panajot Barkes apo Vangjel Dules,nuk mund ti thuash shqiptar Namikut e mos ti thuash shqiptar Janullatosit.
Namiku eshte me mend ne bythe kur kujton se ne nuk do e mbajme mend Namikun para 23 vitesh kur u propozua per president nga 30 deputete dhe ne votim mori vetem 1 vote,pra se votuan as ata qe e propozuan.
Ne more gorani Namik do mbajme mend dhe At Gjergj Fishte,Ndre Mjeden,Lasgush Poradecin,Kadareene,Agollin me shume tape se esell,do mbajme mend kriminelin Hoxha,Alia,do mbajme mend Namik Doklen komikun e parlamentit,do mbajme mend Luiza Hoxhen deputeten qe pinte gjak,do mbajme mend Edi Ramen per imoralitetin e tij,do mbajme mend Azem Hajdarin qe ju tmerronte aq sa e vrate,do mbajme mend Mero Bazen qe na desh e na sherbente me zellin e nje njeriu pa personalitet,do mbajme mend shume,do mbajme mend se si me djallezi po shkaterroni Shqiperine,………………
ka shume te drejte sepse ne grupin e politikaneve te korruptuar futen qe te tre, por ama as ty Namik nuk ka per te mbajt njeri mend per noj burr te mire se sa vite qe je deputet nuk ke bere nje gje per tu mbajt men…http://bit.do/zyrtaret-e-korruptuar
Dakord me ato ç’ka komenton Dokle, por ama per pas 50 viteve. Politika ushtrohet aktualisht dhe Dokle si deputet eshte politikan. Pra le te merret me politike, se rrogen nuk e merr per te shkruar libra, por per te kontribuar ne mbarrevajtjen e jetes shoqerore ne kete vend, i cili ka shume nevoje per politikane si Dokle e te tjere qe nuk jane perfolur per korupsion apo per mungese kulture politike. E verteta eshte se nuk ia ka degjuar njeri zerin keto vitet e fundit, perveç keto dite kur u perfol se do shkonte ambasador ne Spanje. Me qe do te mos merret më me politike, mendoj se edhe nese nuk e caktojne ne ate detyre, ta kerkoje vete dhe t’u hape rrugen me te rinjve qe kane vullnet te merren me politike aktive.
do ishte shume mire sikur kjo te ndodhte…..sepse ne akoma grindemi enveri, zogu, …..edhe pse kane kaluar shume vjet (per salen e ramen biem tul e qofte).
Ishalla brezat pas nesh do te grinden per art dhe jo per politike…
Na qenkerka pa pune Dokle dhe po shkruaka drama e tragjikomedira. I nderuaru gazetar mund te na i shpjegosh pak c’fare detyrash ka nje deputet(se te drejtat i kan pa limit) se nuk e dime. Tani po mesoj qe vetem te jesh deputet nuk eshte pune.
Dokle na qenka vetem per te plotesuar 83+1 te enjteve. Faleminderit o Dokle te pacim me jete.
Namikut me gjithe respektin nje pyetje:
Nje politikan duhet te beje detyren e vet vetem qe te njihet pas 50 vitesh? Dhe une si qytetar duhet te flas vetem per ata persona qe do te njihen pas 50 vitesh?
Meqe ra fjala – une flas edhe per Kadarene edhe per Agollin – kur te lexoj librin tuaj edhe per ju. Por per mireqenien time TANI dhe pas 20-50 vitesh kujdesen politikanet e mire!
Keshilla juaj ka nuance pak pesimiste.
Ndoshta femijet mbas 50 vjetesh do ti pergjigjen mesueses se mos ishin politikane te kohes se Dokles, jo per gje, por meqe po ngre rolin e shkrimtarit, sic kerkon te behet Namiku, dhe po ul rolin e politikanit, sic ishte, eshte e do te jete deri ne pension pleqerie Namiku!
Ca thu mo Namiko po ku harrohet Sala i pare i 97 dhe i dyti i 21 Janarit, ku harrohet Edi i gjate qe do na mbetet ne histori se na beri medemek “shtet me Cajen e Puneve te Permrendshme” po jam nji cik dakord me Nanon vetem te kene kujdes qe ne histori te mos fusin fjalen korrupsion pasi do kujtohet si nena dhe baba i tij, sa per politiken mire bene qe e keshillon miletin se ajo duhet per kalamajte tuaj apo larg qofte te ju mbeten pa pune
Shume mire thote ky komunisti i regjur ,qe gjithe jeten e tij nuk ka
hequr dore nga politika .I vjen keq per popullin e shkrete naiv ,qe
e bejne kete pa para. Kurse ky dhe shoket e tij jane bere milionera .
Dhe tjetra ,eshte qe ky nuk e shpreh ,mos beni gam gam se nuk ja var njeri
Popullit .
Ky do ta marri vesh ne mandatin e dyte,si do te jete rezultati nga ky
Populli qe ben politike .Nqs ky popull nuk do merrej me politiken ,
sot ju nuk do te kishit fituar,por mbasi e morret stafeten ,nuk keni me
Nevoje per ne qe punojme pa para.
Të nderuar komentues!
Kërkoni kontribute prej politikanëve shqiptarë për Shqipërinë jo nga z.Dokle?!
Kur do ta kuptojmë mençurinë e popullit tonë se: “I zoti e nxjer gomarin nga balta”.
Edhe ti Namik (Brut)?
pse smerreni me politik kete e kemi mesur tash me {jo vetemti}se jeni te zene me punet ma te pista qe ja u kane lakmi gangesteret,e ky vend keshtu do shkoje deri qe te lindin politikanet
Namik ajo qe thoni ju eshte teresisht naive.
o dokle, te paska ngel kosherja bosh,
po kujt i plasi nese kujtohen ata plera apo jo?
ata po jetojne ne lluks dhe kontrollojne bankat dhe ekonomine tani, dhe rraca tyre e ndyre do beje te njejten gje me paret e vjedhura sot. prandaj duhen cpronesuar tani sepse nuk e kane bere pasurine me djerse dhe te kalben ne burg qelbesirat!
Iiik o Namik,
Se vjen era politike
Pasi hengre e u ngive
Ben estrade, sa na shkrive…..
Sheet, mos bezaje, se te degjon Rama, se ai nga frika e vdektesise ju fut politikes.
Ajde, Tung!
Ne cfare lloj gjuhe.namik?gorance?mbas 50 vitesh femijet ne dhqiperi nuk do flasin shqip.60000 ne greqi here 3 baraz me 2 milion ne greqi te asimiluar ne grekofone.3 milion ne itali te asimiluar.3 milion neper bote te asimiluar.ne shqiperi.1 milion minoritare grekovllek.djali I ciljetes spanjisht.femrat e martuara ne serbi greqi maqedoni do te kthehen me femijet e tyre sllavo greko vlleh tek dajot e tyre ne shqiperi.ne 50 vite.do te rjepet shqiperia.perdhunohet nga grekovllehet serbo ruso bullgaro bizantinet.
Ha ha ha si mendom more Dokle ?te mos merret populli me politike ,qe ju
te shini lame dhe ,ne mos te marrim vesh se cfare behet .
Jo more jo do merremi me politike ,per te ndjekur hap pas hapi premtimet qe
u dhane ,po presim me padurim te ndeshkohen hajdutet ,por e kote ,ata
po mbrohen si nje relike e cmuar .
Ps:Nqs ky popull nuk lidhet me politiken ,qe eshte jeta jone dhe e femijve
Neser nuk do dime se per ke te votojme !!!!!
Ka të drejtë Dokle . Ne , p. sh. , nuk dimë kush ka qenë sulltan në Stamboll para 200 vjetësh por , ama , dimë se kemi patur një Hasan Zyko Kamberi që i thurte himne trahanasë !
Për Doklen kam mendim të mirë por këto që thotë s’më pëlqejnë. Bota nuk vjen rrotull rreth shkrimtarëve , për më tepër rreth shkrimtarëve dallkaukë. Universi i Kadaresë dhe Agollit është shumë i ngushtë për të gëlltitur historinë e Shqipërisë . Po përmend disa emra që s ‘ kanë për tu harruar megjithse s’janë shkrimtarë :Ismail Qemali ,Selam Musai, Qemal Stafa, Gjoleka, Tafil Buzi, Isa Buletini, Nënë Tereza, Bajram Curri…………………. Lista është shumë , shumë e gjatë.
Talentet që i kanë thurur himne trahanasë apo çorbës politike , nuk do jenë pjesë e atyre që kanë bërë historinë e një kombi !!
Kenge e vjeter kjo e Namikut nga nje pershtatje e vjeter! Pyetja e mesuesit per nxenesit, do kete edhe nenpyetje, psh, po pas Kadarese e Agollit, na thoni nje emer tjeter, he de, nje emer tjeter, nuk e mbani mend, t’iu ndihmoj ca, fillon me N, jo me M, s’doni ndihme, e po atehere kush eshte:
– NAMIK DOKLE, dramaturku i njohur, sidomos nga teatri i Korces, ku vinte ne skene traumat e veta dhe ato jepeshin (vec honorarit te tij) edhe 1, 2 e shumta tre shfaqje me nga 111 spektatore nata e pare; 31 nata e dyte dhe 11 e treta (bashke me autorin)
Namik dokle je verior i zgjuar por kjo deklarate e juaja eshte si e hoxhes qe thote beni si them une e
Os beni si bej une. Nuk jam dakord qe politikanet nuk do te mbahen mend pas 50 vitesh dhe ku ne shqiperi qe POLITIKAN eshte = HAJDUT. A e mban mend ti Dokle hajdutin Alcapone!!! o Alcapone nuk eshte asgje para poltikanevehajdute shqiptar qe nuk rrezikojne asgje sepse mbrohen me pushtet.
Shqiperine nuk e shkriu 500 vjet turqi e 5o vjet socilizem por e baterdisi 23 vjet demokraci, bordellot jashte e pederastet brenda , viktor hoti
Dokle!Shyqyr zotit je mire. Tani, sipas porosive te shokut Ramiz, cdo gje pothuaj u arrit. Ke plotesisht te drejte kur thua te merremi tani me art. Ai qe duhej te mbetej i paharruar, dmth, shoku Enver, mbeti. Berisha, Nano dhe Rama (habitem pse e ke njesuar kete te fundit me dy te paret, kur Likja eshte si kokrra e molles)do te kujtohen vetem si nxenes besnik te udheheqesit te ndritur dhe te paharruar. Me rruac, o Dokle. Pac tani se fundmi edhe penen e arte, per kavdine tone te perjetshme komuniste. Rrofte Gramoz Ruci! Posht Majko kolopuci!
Cthua more namik kemi 50 vjet qe po te durojme e tani qe e kuptove qe sishe per politike,don me n mbush mendjen qe je per shkrimtar, duke na kujtuar se do te jesh ti AI i madhi namik qe do te mbahesh mend pas 50 viteve dmth nuk te mjaftuan gjithe keto vite qe jetove si mos ma mire nga taksapaguesi shqiptar per ate kontribut zero qe idhe por don me siguru dhe brezat.Por ta dish mire namik se shoqeria shqiptare nuk do te jete ashtu sic e katandiset ju dhe shoket e tuaj ligjevenes dallkauke e te korruptuar ajo ka me ndryshu shume shpejt duke u orjentuar nga demokracite e verteta bashkohore larg veseve teposhtr korruptive qe karakterizon politiken e shoqerine shqiptare ne pergjithesi ku dhe ju kontribuat.
O Namik po kopjon poetin e madh polak. Nuk je origjinal. Po me sa kuptova s do merresh me politik po do behesh ambasador. Mire do besh se me nje dram qe bere jo per fen tende qe e njeh mire por per te tjerat e menderose fare. Ishalla je si Mopasani qe shkelqeu ne pleqeri se deri tani s ke qullos fare.
E kam mbajtur per te zgjuar Namikun ,por mosha ben te veten.
Paska rrjedhur ,paska shku per lesh thote Topalli.
Nuk ka rendesi si udheheq ,edhe ato te keqinjte nuk harrohen p.sh
Enveri yt i dashur ,populli se harron kurre.
Napoleoni nuk e harrojne kurre .Por per Ramen dhe Berishen ,ke te drejte
nuk jane kolloza,as ka per te shkruajtur kush per keta.
Ju te gjithe politikanet jeni turpi i botes .
Mjere kete popull cfare e ka zene !!!!!
Po mire,lere politiken,lere mandatin,leri perfitimet qe te vijne si deputet,dhe merru shkrimet,qe tregojne se po rrjedh nga trute.
Do mbetesh shembull o Dokle me dokrat e tua.Nuk te harron njeri ,ke qene i pari qe u vure perballe Ramizit per kandidaturen per President !Qe ketu e ka fillesen sherdhatokracia e mbjellun e ku per fat te keq prodhimin e pare e dha me dy ko.e ,me Ju e me Aline.Je me i respektuar pa folur se sa kruhesh o bejtexhi i paharuar.
Z.Namik .Qe do kujtohen kete ta garantoje une .1991 eshte nje pike e re referimi qe ka vlera edhe per te ardhmen .Ka vlerat e ngritjes se Flamurit nga plaku I .Qemali.Pra sic festojme diten e flamurit do te festojme dhe ate te demokracise .Sigurishte qe dhe ky eveniment ka dhe autoret e aktoret e saje.Se si do komentohen pak ashume e kemi nje ide.Psh. Mbesa ime, kur shikon Saliun ,qan, kur shikon Nanon trembet me Ramen zgurllelon syte .
Zoti Namik, a ka shqiptare qe nuk e din kush ka qene Skenderbeu? A ka shqiptar qe nuk i njeh rilindasit? A ka shqiptare qe nuk e din historine e tradhetarit te popullit, Ahmet Zogun? A do kete shqiptare qe ta harroje historine e kriminelit Berisha? Do ishte mire te shkruaje ndonje artikull per puntoret dhe pse nuk egziston me gazeta Puna.
Vendi kan evoje dhe per politikane qe punojne per shqiperine por me kete shkrim Namiku duhet te jape shembullin qe te terhiqet nga politika dhe tjua lere vendin etij te rinjve se vete ka kohe qe spo i degjohet zeri dhe as nuk po i shikohet ndonje pune.
Blushi dhe Dokle,bejne pjesen e ndjere te azilit te pleqeve,qe paguhen shume mire,dhe ne vend qe te mbrojne interesat e elektoratit,shkruajne libra per hesap te vet,ku nga shitja marrin dhe te ardhura suplementare.
Dokle-Blushi apo rrumpalle-deputete.Dhe Edi qe do te mbetet ne histori,duke mbajtur kete specie deputetesh,rri dhe i ben sehir.
po ata politikane qe kane qene kantidate per president republike a do te mbahen mend? Ata dordolece qe kane qene sa per numer me siguri qe PO.
..mire e ke o z.Dokle,se mbas 50-vitesh nuk do jemi as ne{une,ti, etj}
dhe e ardhmja uroj te mos e kete as si reference amulline e tashme te ndertuar..qellimish gabim.
,NUK e pret dokle, nigjonja nje fjalen, mos u merrni me politike, se politika merret me ju, ju nuk duhet as ta lexoni, as ta vezhgoni, as ta kontrolloni,Edhe po mos tu lexojne dokle e keni e shkrume ne balle, djallzine, hajduterine,E mos rahatine qe keni shpirt, ju duhet te mashtroni, e popullit si duhet gje,
Ky deshiron analfabet, qe te genjej, e te mashtroje, ska faj
Se kali qe ka sherby 40 vjet ne ushtrin e te keqes, kur ndjen nje buri cohet prap ne kembe
Dokle me duket se ty te fluturon gomari tani. Ti ishe mire pas skalioneve deri tani. Cpate qe bere kete prononcim pa kuptim. Apo je bere me katolik se Papa dhe thua qe ne nje qafe do dalim te pasur dhe te varfer, presidente dhe kryeministra rome dhe armene muslimane e krishtere, sigurimsa dhe te persekutuar.
Po zotrote nuk na thua ku ben pjese ti? Me sa duket ka filluar te te leri mendja dhe mos dhente zoti te behesh gazi i botes prondaj mos keput me mbrockulla te tilla.
Ja dhe Namiku
ashtu si fiku i pare
U poq u qull dhe pelltuq
ra ne toke por nuk ben as per fare
nuk eshte as mall per treg nuk i shkon me vula
keshtu qe Namiku u be ushqim per pula.
eh more Dokle, qe vetem dokra keput; po si mund te thuash qe mos u merrni me politik kur ajo eshte kuadri ligjor qe drejton sot per sot jeten e qytetareve; a e din ti more se edhe gruaja jote kur merr vendime te bej pazarin e shtepise, apo te blej nje veshje, apo te bej nje shetitje buze liqenit quhet politik familjare (politika eshte marrje vendimi, zgjedhje per te ber diçka)por ne nje shkalle me te vogel; po si ka mundesi qe jeni kaq injorante dhe ketu fus te gjithe ju pseudo eliten apo pseudoaristokracine qe na drejtoni. E dyta persa i perket atyre plehrave ato do kujtohen por si politikanet qe shkaterruan kombin shqiptare ku smund ta kishin ber per mijra vjet pushtuesit; ndersa ju si ata qe i mbeshteten ne realizimin e tij (por emrat tuaj padyshim qe sdo te shenohen ne analet e historise sepse keni qen ushtare dhe keta te fundit asnjeher nuk shenohen). Nese te ka ngelur ndopak koshience, dil ne foltore te parlamentit dhe denoncoj hajdutet e te gjitha kraheve, filloja qe tani me kete te fresketin FullHajnin, tung !