Bylykbashi: Rama-Meta mbyllën sesionin parlamentar me bekimin e shitblerjes së votës

4 Gusht 2014, 13:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e mbyllën Parlamentin me bekimin e shitblerjes së votës në Korçë. Kështu u shpreh në një konferencë për mediat deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, sipas të cilit seanca e 31 korrikut e Kuvendit të Shqipërisë e mbylli me turp vitin e parë të kësaj mazhorance të inkriminuar.

Sipas ligjvënësit demokrat, blerja e votës është vetëm simptomë e korrupsionit politik të oligarkisë që po instalohet në Shqipëri. Në vijim ai shtoi se korrupsioni politik qëndron në themel të çdo forme korrupsioni të qeveritarëve dhe i hap derën krimit.

“Si të mos mjaftonin ligjet për kapjen politike të drejtësisë, krijimin e një prokurorie paralele nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe firmosjes së çekut të bardhë për CEZ duke vjedhur 1,1 milion lekë nga xhepi i çdo shqiptari, kjo mazhorancë votoi me urdhër për të rrëzuar amendamentet e opozitës për ligjin e amnistisë.  Të gjithë shqiptarët e kujtojnë se si Rama dhe Meta, këta blerës të votës së shqiptarëve me para të korrupsionit politik dhe krimit të organizuar, amnistuan dhe ndërprenë hetimin e blerjes së votave në Korçë. Ky turp që shqiptarët e panë me zë dhe me figurë, përbën krim sipas ligjeve të Republikës. Por Rama dhe Meta kanë votat në parlament dhe i amnistuan nga ndjekja penale militantët që veçse zbatonin porosinë e tyre”, theksoi Bylykbashi.

Sipas tij, opozita e denoncoi këtë skandal dhe paraqiti një amendament, që i lejonte prokurorisë të rifillonte hetimet ndaj sekserëve socialistë të votës në Korçë, por Rama dhe Meta nuk mund të lejojnë në asnjë mënyrë që t’i hapen petët lakrorit të tyre kriminal dhe tu prishet skema e blerjes së zgjedhjeve.

“Duke shkelur çdo procedurë parlamentare, Rama dhe Meta e mbajtën peng dhe për disa muaj amendamentin e opozitës dhe qëllimisht vendosën që ta rrëzojnë amendamentin e opozitë në seancën e fundit. Ata e futën votimin dhe rrëzimin e amendamenteve të opozitës në mes të listës së gjatë të ligjeve me shumicë të cilësuar, vetëm e vetëm që t’ia fshihnin opinionit publik ketë amnisti të dytë.  Kjo amnisti e dytë e krimit të blerjes së votës, e votuar me 82 vota të kësaj mazhorance, është provë e simbiozës dhe lidhjes së fortë të Ramës dhe Metës me krimin. Ata janë të gatshëm të amnistojnë çdo kriminel që i shërben kapjes dhe mbajtjes prej tyre të pushtetit. Kjo amnisti është provë tjetër e paktit me krimin që ka bërë dyshja oligarke që qeveris vendin. Është provë që shpjegon paktin më të cilin kjo dyshe i hapi krimit portat e parlamentit. Kjo amnisti i shpjegon shqiptarëv arsyet pse kriminelët janë emëruar në poste drejtuese në administratë sapo kjo dyshe oligarkësh mori pushtetin. Amnistimi i blerjes së votës në Korçë i thotë shqiptarëve se askush që blen apo vjedh vota nuk do të dënohet”, theksoi deputeti i PD-së.

 

8 komente në “Bylykbashi: Rama-Meta mbyllën sesionin parlamentar me bekimin e shitblerjes së votës”

  1. beni says:

    O Bulukbashi o surrat i shemtuar, pse nuk flet per fullanin mor krimb i ndyre ?

  2. njeri says:

    Po mor plehre po, edhe ÇEZ-in, sorrollopi jot e privatizoi vetem te merrje mebshtetje nga Çekia, athere kryesues i BE-se, por a nuk do te thuash ndonje gje per FULLHANIN O KOKRRA E PLEHRES!!!!!!
    Si nuk paska asnje veretje per FULLHANIN nga PEDE- ja.

  3. ed says:

    sh…………………po flet oerda,hahaha……………..fuck

  4. Albana says:

    PO MIRE AI SHEFI YT NUK FLET PER HAJDUTIN FULLANI DHE NUK RRESHTOHET ME ATA QE KERKOJNE DOREHEQJEN E TIJ SE KA MERAKUN MOS NA DESTABILIZOHET SISTEMI BANKAR!!! PO EDHE JU MO DEREZINJ KETE ALIBI KENI?!!!

    SE TI MO BYLYK BASHKE ME PALOKE, STRAZIMIR E KOMPANI NUK DONI TJA DINI KUR BENI THIRRJE PER KRYENGRITJE ETJ DHE AS JU RRUHET PO PER FULLANIN PSE SFLISNI! APO KENI MERAKUN E EKULIBRAVE MAKROEKONOMIKE TE VENDIT!

    PO IKNI ORE PLEHRA! JU ISHIT ATA QE PERDORET ARKIVOLIN E AZEM HAJDARIT SI DASH PER TE SHEMBUR DEREN E KRYEMINISTRISE E NXORRET TANKET NE BULEVARD, DHE DONI TE BESOJME SE JU DHIMBSET EKUILIBRI EKONOMIK I VENDIT??!!

  5. ztst says:

    E ka fjalen per Bekim Fehmiun.

  6. . says:

    ====================================================

    Keto fjale askush nuk i beson me ….

    -Bab Sal Bisha dhe gjithe Ju “Ceta-Veriore PD” jeni
    te lidhur dhe implikuar me keto vjedhje “skandaloze” te Fullanit.

    =Ku i coi krimineli Sali Bisha leket qe gjoja i shiti “Hotel Dajtin” Fullanit te Bankes Shqiperise …. ?

    -Leket i kane ndare bashke me familjen.

    -Ju te gjithe keni vjedhur, mashtruar, vrare per 24 vjet Shqiperine,
    prandaj ju pret burgu.

    ======================================================

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje