Zgjedhjet në PD/ Parregullsi me listat, 20 % e anëtarëve nuk përfshihen në procesin e votimit

3 Gusht 2014, 20:16Politika TEMA

Rreth 20 % përqind e anëtarëve të partisë Demokratike në Tiranë janë përjashtuar në mënyrë të pashpjegueshme nga procesi i zgjedhjeve për drejtuesit e rinj, duke mos u përfshirë në listat e votuesve. Megjithëse vetëm pak kohë më parë, PD përfundoi procesin e anëtarësimeve dhe anëtarët u pajisën me kartat e reja të anëtarësisë, emrat e tyre nuk janë përfshirë në listat e votimit. Burime nga PD konfirmojnë se problemi është identifikuar qysh në ditët e para të përgatitjeve për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, por ende nuk është marrë ndonjë zgjidhje.

Madje për problemin e krijuar në degën e partisë më të madhe opozitare është vënë në dijeni edhe kreu demokrat Lulzim Basha, por sërisht prej tij nuk ka pasur asnjë udhëzim në lidhje me zgjidhjen e problematikës apo përfshirjen e anëtarësisë me të drejtë vote në listat e votuesve. Burimet shprehen se komisionet e ngritura për cdo grupseksion janë përgjegjësit kryesorë për verifikimin e listave, ndërsa koordinatorët e caktuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit duket se në heshtje kanë pranuar heqjen e anëtarëve nga listat e votimit.

Në këtë mënyrë edhe dega më e madhe e Partisë Demokratike, po shfaq të njëjtat fenomene sikundër ndodhi me zgjedhjet e drejtuesve të PD në qytete të ndryshme, kur procesi u kontestua për shkak të ndikimeve nga qendra, por edhe për shkak të parregullsisë me listat. Mësohet se brenda kësaj jave PD do të përmbyllë procesin e zgjedhjeve në degën e saj më të madhe, për ti hapur rrugën më pas organizimit të saj në nivele më të larta drejtuese. Por ky nxitim për të përmbyllur sa më shpejt një proces që zvarritet për më shumë se 1 vit, duket se i ka çelur dritën jeshile parregullsive.

Burime nga PD konfirmojnë se nga çdo njësi në Tiranë janë raportuar parregullsitë me listat e anëtarësisë, ku problematikat më të mëdha janë evidentuar në Njësitë Bashkiake nr 1, 3, 4, 6, 8, 9, 10 dhe 11.

“Janë disa qindra anëtarë, të pajisur me kartat e reja të anëtarësisë, të cilët nuk gjejnë emrat në lista, çka u mohon të drejtën për të votuar dhe për të zgjedhurit drejtuesit e partisë”, theksojnë burime nga PD.

Sipas tyre, shpresat që këto anëtarë të kenë mundësi të votojnë janë në kompetencën e Kryetarit të PD-së, i cili duhet të udhëzojë komisionet që të lejojnë pranimin në votim të çdo anëtari që zotëron kartën e re të anëtarësisë, ose të udhëzojë hartimin e listave të sakta të anëtarësisë.

Organizimi

Partia Demokratike për herë të parë që prej themelimit të saj do të ketë një tjetër organizim në degën më të madhe, e cila do të ketë 11 Kryetarë që do i përgjigjen 11 Njësive Bashkiake që ka sot kryeqyteti. Në procesin e zgjedhjeve janë përfshirë edhe ish-aleatë të PD, si në rastin e Uran Metko që rezultoi fitues në njësinë nr 3 me mbi 90 % të votave. Metko iu bashkua PD nga Partia e Ballit Kombëtar.

Ndërkohë në Njësinë nr 8, fitues ka rezultuar Ervis Xhako, i njohur si një ndër miqtë e Jamarbër Malltezit, dhëndërit të ish-Kryeministrit Sali Berisha. Tre ditë më parë në njësinë bashkiake numër 2 është zhvilluar gara për kreun e kësaj dege, e cila ka përfunduar në balotazh mes dy kandidatëve. Kjo ka bërë që drejtuesit të vendosin ripërsëritjen e këtyre zgjedhjeve në këtë zonë. Ndërkohë, degët 3, 6 dhe 13 kanë hapur dhe siparin e zgjedhjeve për kryetar në Tiranë.

Gjatë ditës së enjte, zgjedhje janë zhvilluar dhe në njësinë bashkiake nr. 1 dhe nr. 2, ndërsa një ditë më pas demokratët zhvilluan zgjedhjet në njësinë nr. 5 dhe nr. 7. Sa u përket zgjedhjeve të zhvilluara në njësinë bashkiake nr. 6 në Kombinat, mësohet se nga gara janë tërhequr dy nga pesë kandidatët që morën pjesë në zgjedhje. Kështu, kandidatët e tërhequr mësohet se janë Iljaz Peka dhe Lekë Tushaj, ndërsa në garë kanë qëndruar Astrit Xake, Dashnor Visha dhe Pjerin Deda.

Gjithsesi zgjedhjet në degën më të madhe të Partisë Demokratike po zhvillohen larg vëmendjes së mediave, kjo sipas një udhëzimi të kreut demokrat Lulzim Basha, që mesa duket synon shmangien e pasqyrimit të problemeve dhe debateve.

Të gjithë të zgjedhurit e rinj do të raportojnë  në mënyrë specifike tek Basha. Kryetari i PD-së beson se ringritja e forcës më të madhe të opozitës do ta ndihmojë atë të përballet më fort dhe më mirë me qeverinë, të cilën e cilësoi si qeverinë e parullave propagandistike që mashtroi shqiptarët dhe vazhdon t’i gënjejë nëpërmjet reklamave. “

Të mënjanuarit nga gara e degëve të PD-së

Procesi zgjedhor po zhvillohet duke mënjanuar disa nga emrat që konsiderohen si kundërshtarë të Bashës brenda Partisë Demokratike. Kështu në këtë proces janë lënë jashtë ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ish-Kryetari i Grupit Parlamentar Astrit Patozi, apo ish-ministrat Genc Pollo, Genc Ruli, Arben Imami dhe Ridvan Bode.  Ndër deputetët që nuk janë përfshirë në fazën e organizimit janë edhe Gent Strazimiri, Mesila Doda,  Albana Vokshi apo Eduard Halimi.

Deklarimet e Bashës për anëtarësinë

Kreu demokrat Lulzim Basha ka theksuar se të gjithë anëtarët e PD-së janë aksionerë të barabartë në parti, të gjithë kanë vetëm një votë dhe vendimmarrja në PD do të jetë vetëm përmes votës. Procesi në Tiranë ka hyrë në fazën përmbyllëse me zgjedhjet për kryetar dege.

“Duke bërë këtë riorganizim në Tiranë në 11 degë, Partia Demokratike ka për qëllim për të qenë më afër anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, për të qenë më afër qytetarëve, për t’i marrë vendimet tona të brendshme politike sa më afër anëtarësisë tonë, me sa më shumë përfshirje të anëtarësisë sonë, se pushtetin për vendimmarrje në Partinë Demokratike, dita-ditës po e afrojmë dhe po ua delegojmë anëtarëve të PD-së”, tha Basha.

Ai ka theksuar se PD-ja ka vendosur standarde të reja, përsa i përket organizimit dhe funksionimit të partive politike, jo vetëm në Shqipëri. Sipas tij, kjo parti ka sot një regjistër të anëtarësisë të dixhitalizuar, sikundër ka vënë votën në themel të organizimit dhe të karrierës. Kryetari Basha kërkoi nga të zgjedhurit e PD-së që të reflektojnë në vlerësimin e kontributit dhe meritës dhe nga ana tjetër, në kundërvënien e vlerave të së djathtës me antivlerat e promovuara nga maxhoranca

“Në këtë parti, liria e fjalës, liria e mendimit, liria e vendosjes me votë u sanksionua që në ditët e saj të para. Unë jam i vendosur dhe po e faktoj dita – ditës bashkë me ju, se këtë parti do ta bëjmë më të madhe, më të fuqishme, më të dashur dhe më të besueshme, duke e konsoliduar edhe më shumë lirinë e vendimmarrjes nga sovrani në PD që është dhe do të jetë këtej e tutje, anëtari dhe anëtarja e PD”, deklaroi Basha.

6 komente në “Zgjedhjet në PD/ Parregullsi me listat, 20 % e anëtarëve nuk përfshihen në procesin e votimit”

  1. . says:

    ***********************************************************************************
    ***********************************************************************************

    Lereni Ceten-Veriore PD, por

    te kontrollohen te gjitha Bankat Private ne Shqiperi.

    Ka shume zera, qe te gjithe kane manipuluar dhe vjedhur depozitat e popullit dhe emigranteve.

    Te gjithe jane bere me shtepira neper plazhe,
    prandaj emigrantet ndaluan depozitimet ne Bankat Shqiptare nga frika e
    vjedhjeve ….

    ***********************************************************************************
    ***********************************************************************************

  2. VËZHGUESI says:

    ha ha ha,
    Kjo Parti vetem “Demokratike”
    nuk mund te quhet me ?

    Si thoni ta quajme “Partia Berisha-ike”

    http://goo.gl/nlgZ62

  3. maloku lozonjar incestual says:

    Kush votoi pro Sokol Olldashit ne zgjedhjet ku “fitoi” Lul-i hollandez, nuk e kishte emrin ne listat e votimeve dhe nuk mundi te votonte. Shkurt, malokeria = qeneria

  4. Anuloje pergjigjen says:

    po si gjithmone…. http://bit.do/videot-erotike

  5. Genci says:

    Nuk kane lene te kandidoj apo i kane sabotuar te gjithe mbeshtetesit e OLldashit. Vetem te mos zgjidhen ata jane gati te nxjerrin fitues copa mishi me dy sy. Ne te gjitha njesite ka ndodhe keshtu. Po firmosin humbjen e sigurte pasi voton dhe zgjedh bashkia me ane te drejtoreve se kane be anetare punonjesit qe nuk kane asnje lidhje me PD. sapo te ikin nga bashkia do i bejne dalje pd dhe pastaj do fitoj PD e vertete dhe do shpetoje dhe luli nga mashtruesit e vet. Me e forte do jete se do e mbeshtesin me shume njerezit e Olldashit pasi jane pa hile dhe jo lajkataret e sotem . Koha do ta tregoje. Por gjate kesaj rruge duhet qe Luli te kete kujdes nga sabotimi qe mund ti bejne

  6. Gent Qemoli says:

    Tjeter gallate kjo…se mos na kafshon ky luli kur te ritet… aman boll kemi pare keto 24 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje