Ngjela- Fullanit: Jep dorëheqjen dhe ik përballu me drejtësinë

3 Gusht 2014, 15:29Politika TEMA

Zërat për dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani duket se sa po vinë dhe po shtohen, megjithse pak shprehen publikisht.

Një prej tyre është Spartak Ngjela, i cili thotë se Banka e Shqipërisë po vidhet prej 20 vitesh.

Ai ka kërkuar nga Fullani që të japë dorëheqjen dhe të shkojë të përballet me drejtësinë.

Sipas tij, është e pakuptueshme që në një situatë të tillë, Fullani nuk jep dorëheqjen.

Historia e një kombi të zhvilluar europian sot ka në ecurinë e vet ngjarje të shumëllojshme. Gjithka që ka të bëjë me natyrën njerëzore, por, siç shihet prej dekadash, atje dominojnë ngjarjet e një efekti pozitiv: zbulime shkencore, vepra artistike të bujshme, ngritje e mirëqenies dhe e kualitetit të jetës për qytetarët, rritja e pasurise kombëtare dhe mendimet e njerëzve të medhenj që janë figura kombëtare dhe ndërkombëtare.

Asgjë nga këto nuk ka në Shqipri. Në njëqind vjet vetëm trishtim dhe ngjarje të efektit tepër negativ.

Ja dhe sot e njejta gje: vjedhje, abuzime me pushtetin, histeri dhe klithma për armiqësi, urrejtje dhe gënjeshtra…këto janë ngjarjet tona.

Ndërsa shqiptarët kokëulur nuk dinë nga t’ia mbajnë. Kë të besojnë…trishtim sërish si gjithmonë – vjedhje, vjedhje dhe vjedhje prapë, vjedhje e pasosur dhe shumë vapë: do të thoshte Çajupi me poezinë e tij.

Ja, në këtë vapë gushti, kemi përpara edhe vjedhjen e Bankës Kombëtare.

 O Zot! edhe kjo kishte munguar.

Në fakt nuk ka pasë munguar, por tani u zbulua…Jam i bindur se kështu ka qenë për 20 vjet…vidh e vidh e s’ka të sosur kjo para e shqiptarëve të varfër.

Banka e Shqipërisë është vjedhur, shqiptarët janë të zemëruar dhe të irrituar me të drejtë, kurse Guvernatori i Bankës hesht…ndërsa shtypi po e llogarit si një sheik. Hajde kohë, hajde! E pse rri akoma ky Guvernator në postin e tij, pse nuk jep dorëheqjen? Përse duhet të rrije më në atë vend?

As kaq nuk e kupton, apo nuk e lënë ata që e kanë vendosur?

Jep dorëheqjen Guvernator, dhe shko përplasu edhe me drejtësinë, edhe me shtypin që të fitosh ose dinjitetin tënd, ose të vuash akuzën tënde.

Kjo varet nga ty….koha historike nuk mund ta falë një ngjarje të tillë që mund të jetë zanafilla e një kobi të madh që ka kaluare mbi shpinën e shqiptarëve të varfer”, shprehet Ngjela.

62 komente në “Ngjela- Fullanit: Jep dorëheqjen dhe ik përballu me drejtësinë”

  1. Sokrati says:

    Ne realitet duhet te pyeste me pare kete avokat Ngjelen.

    1. Arti says:

      Ngjelen nuk e kam pelqyer ndonjehere dhe skam per ta pelqyer pasi eshte marre vetem me llafe dhe nuk ka prodhuar kurre ndonje gje.
      Po ne rastin konkret, ai ka te drejte.
      Si ka mundesi qe Fullani akuzohet se ka prona me mbi 3 milion euro te cilat i ka vene qe prej periudhes qe u be guvernator, pra me nje rroge prej 2 mije euro ne muaj!! Si mund te blesh prona 3 milion euro kur fiton 24 mije euro ne vit, pra 184 mije euro ne 8 vjet!!!!!
      Ne nje vend me domokraci normale sot ai duhej minumumi te gjendej i arrestuar dhe ngritur padi nga Prokuroria.
      Ku eshte Prokuroria qe me gjithe keto prova nuk ka ven pas hekurave ako Fullanin.
      Keta jo vetem qe jane hajdute, po tallen hapur me popullin shqiptar.
      Ka ardhur koha qe populli te ngrihet nje here e mire, kushdoqofshin pasojat, dhe te rrezoje kete sistem te krimbur, nga Berisha, Basha, Rama e Meta.
      Rama del e na flet per Rilindje ne nje kohe qe Berisha dhe famùilja e tij e korruptuar jo vetem qe nuk kane asnje gjemb ne kemb, po bejne sot pushime lluksoze si sheiket.
      Cilin ka futur ne burg Qeveria Rama, cilin ish pushtetare!!
      Ku jane premtimet qe u beri shqiptareve per te luftuar korrupsionin, ka 1 vit ne qeveri, rezultati, perveç se mori 700 milion euro borxhe ska bere asgje tjeter.

      1. Tomi says:

        Duhet degjuar me kujdes avokati
        Pasionin qe ka njerezit e marin per arrogance.
        T’a thote ne sy dhe pa te keq siç eshte e verteta.

        Ah sikur te kishim Ngjelen ne nje post kritik te administrates?? Sikur!

        1. tuci says:

          Ore Avokat Ngjela.Te duam vertete,por
          pse e dhjete kur thua se te gjithe
          po vjedhin ne keta 25 vjet.
          Ore po perse ke heshtur apo a,a,rrufjan
          ta kane lyer qerren qe zeri te ka dale si i cjerre
          Nejse,ke nje Parti qe kerkone Drejtesi
          por edhe nga ty ama,kerohet te mos prishesh qetesi!
          Ke kurajo,Hallall ta befte Zoti,
          Por jo te hiqesh sikur fjala jote eshte fjala e Motit
          Taku,Qe je dikushi nuk e ve ne diskutim njeri
          Vecse ruaju qe suksesin mos ta kesh apriori.
          tung.Ngjela! je vertete i mire.

      2. Po prisni mre burra mos u irritoni, se parate aty jane. Ca nga keto para i more Shkerdheni, ca i mori Argjita, ca te tjera i mori ILIR Meta ngelen dhe ca qe po i mer Edvin Rama. Ne fund te fundit parate e juaja ketu jane tek brezi i ri dhe ishendetshem i kapitalistave shqiptare.

      3. populli says:

        jo more z Fullhani nuk e ka rrogen 2 mije euro/muaj, por ne mos te ardhte keq e ka 700 mije te reja/muaj, kjo eshte bere publike njehere ne nje Tv, por z.Fullani ka te drejte te kete pasuri kur Banka e Shqiperise thuhet qe qenka vjedhur para 20 vitesh, Thesari i Shtetit Shqiptar u vodh ne Krrabe e asnjeri nuk doli perpara drejtesise, madje sot e kemi kryetar kuvendi zoteri hajdutin e Krrabes, por edhe tashi po flitet se perveç parave eshte vjedhur edhe floriri, si shufrat, apo ku ta di une se çfare objektesh prej ari ka patur aty, dhe thuhet se jane zevendesuar me te njejtat objekte ne forme, por me metale te ngjashme me arin, ndoshta baker apo kushedi se cfare. Por mire na e bejne, paskemi qene populli me i perulur ne bote, me duket sikur edhe te na permjerrin ne qafe ne urte do rrime…..

      4. ZAHO GOLEMI says:

        Me fal gazetari,
        po nuk te duket se eshte gabim titulli i lajm-shkrimit apo iniciatives?

        Nuk mund te thuhet

        DOREHEQJE

        kur Populli duhet te kerkoje

        SHKARKIM ME DHUNE!

        Full Hani nuk duhet te shijoje LUKSIN e DOREHEQJES, por Shijen e Baltes” se SHKARKIMIT PLEBISHITAR!

        Keshtu i do mushka Drute!

        http://goo.gl/OdiWSf

      5. adrin says:

        Si duket dhe berisha eshte i lidhur ngushte me kete fullanin meqenese ai i del ne mbrojtje atij fullanit per kete ngjarje te rende te ndodhur ne banken e shqiperise.
        Doreheqja nuk mjafton fullani duhet te shkoje te paraqitet urgjentisht ne drejtorine e Policise se tiranes dhe te jape atje llogari ne krah me kolegeve te tij te arrestuar disa dite me pare, per te gjithe mega skandalin e vjedhjes se miliona dollareve te bankes se shtetit shqipetar.
        kush eshte berishe tropoja qe i ben shantazh popullit qe te mos dale ne protesta dhe qe don ti zere frymen demokracise dhe lirise se protestes. Eshte populli shqipetar qe e ka sjellur demokracine dhe rrezoi rregjimin komunist ku ishte i punesuar dhe sherbente si komunist dhe sekretar partie berisha.
        Ishin populli shqipetar qe ne menyre masive vershuan neper ambasada dhe neper anije per te denoncuar rregjimin dikatorial komunist dhe ne kerkim te nje jete me te mire.
        Berisha me argiten e shkelzenin hanin tek blloku me udheheqjen komuniste, ne nje kohe kur populli shqipetar vuante nen zgjedhen e rregjimit komunist.

    2. adrin says:

      A berishe berishe ta ka zene gojen fullani me privilegje dhe Prandaj kerkon qe ta mbrosh. Nuk ja fut dot popullit Shqipetar ti jo jane me te zgjuar se ti o berishe tropoje. normal ke bere sic ke dashur me leket. ke zyre luksoze ne pallatin me te shtrenjte ne tirane, ke apartament me qindra metra katrore. nga ty nuk presim gje tjeter me shume se c priti populli shqipetar gjate tete viteve te shkuara, me gerdecin ku erdhen ata pasoja te renda ne njerez e ne materiale ku ne gerdec ishte i punesuar si shef baxhanaku jot Muhameti, rrugen e kukesit me shperdorime miliona e miliona eurove , me protesten e 21 janarit, e shume e shume te tjera. Por edi rama duhet te pergadise dosjen me shkeljet e bera nga ana jote gjate detyres qe ke ushtruar dhe ta dergoje Prokurorise kjo eshte ajo qe presim nga edi rama se ty te pame.
      Te largohet Urgjentisht Fullani aty jane leket e Popullit shqipetar.
      Keta qe e mbrojne e kane “mjelur” Fullanin dhe banken e shqieprise per interesat e Tyre.Keta kane emeruar te gjithe sojin e sorollopin e tyre aty dhe marrin rroga miloneshe nga djersa e popullit.

    3. Pali says:

      Ne se nuk e jep doreheqjen,duhet të shkojne qytetaret dhe ta nxjerrin me force nga zyra Full-hajnin .

  2. Tirons origjinal pri bathorje says:

    hahahahaaa, bukur avokat, por po te ndodhi do te shenohet ne historine e Shqiperise si hera e pare

    1. loku says:

      aq me mire te ngelemi paqeveritare ci duam kta qener vetem vjedhin vrasin e presin ne populli shkret mbajm seir

  3. Ali Baba says:

    Mirë e ke o Spartacus, por Señor Hula-Fulla është i lidhur me dhjetra fije të dukshme e të padukshme me të djathtën e të majtën… Sikur të përballen me drejtësinë, do të ngelemi pa parlament e pa qeveritarë…

  4. Majakovski says:

    Bukur Z.Ngjela fjale me mend keni thene. Po kujt ia thua Fullhanes!!!

  5. Atila says:

    Fullani nuk duhet te dorhiqet por duhet arrestuar per te dhene llogari per shperdorimet dhe vjedhjet e paskrupullta me parate e publikut. Pasurite e tij prrallore jane fakti me kokeforte i abizimit te tij. Nese qeveria nuk nxit prokurorine per arresitmin dhe zbardhjen e vjedhjes ne BH-se si edhe te pasurive te familjes se Fullanit dhe bashkpunetoreve te tij besimi do rrenoje jo vetem Bankat por edhe Qeverine.

  6. Shperthimi says:

    “…apo nuk e lene ata qe e kane vendosur?”

    Goditje ne shenje!

    Si gjithmon, respekte Avokat.

  7. Auditori says:

    Bravo avokat! Cdokush qe artikulon sot keto fjale tregon kurajo qytetare te papare!You are not alone!

  8. revolta says:

    Ngjela,mos e shih kaq ngushte ceshtjen.
    Fullani eshte edhe Berishe edhe Mete, edhe Rame edhe …………

  9. endri says:

    NESER NE SHESH, O DORHEQJE O PALLEN BALLIT.

  10. Gjini says:

    Doreheqja dhe ndjesa publike do te ishte me e pakta qe mund te bente personalisht, por padyshim biri sahanlepires i babes bythlepires nuk i ka vlera te tilla. Po keshtu edhe stafi qe e rrethon duke nisur nga zv-guvernatoret e me rradhe. Nje ngjarje e tille duhej te konsiderohej si nje rast ideal per ristrukturimin e plote te zemres financiare te kombit. Por pak gjasa ka te ndodhi. Fullani perben jo nje rastesi ne ate post. Figura e tij e trashe fillon te shfaqet nga mesi i viteve 80 ku sebashku me Gazhgen & Tjere krijuan vrimat e para te zeza ne thesarin e shtetit. Ai eshte pjese e nje klani qe kontrollon per per me shume se gjysem shekulli financat e vendit. Origjina e tij, dhe lidhjet me klanin e te krishtereve te Elbasanit e bejne ate ligjerisht dhe administrativisht pathyeshem.

  11. Nik says:

    Mire e ke avokat, fullani te perballet me drejtesine,po ka drejtesi ne shqipri,ne kete vend kujt ti jepet rasti per te vjedhurdhe o burra,sic e thua dhe vete ne nje vend ku te pakten ka 100 vjet qe sprodhohet asnje vlere dhe nuk ka vetem 20 vjet qe vidhet por qe me krijimin e shtetit te pare pasi ne vete si shoqeri nuk besojme ne shtet.

  12. ALbani says:

    Ka miq te forte Fullani. Apo nuk e pate Ilir M…. qe tha se e zbuloi Fullani vjedhjen pas 4 vjetesh vjedhje pa mbarim. Koalicioni eshte me “kancer” ne vend te keq, vetem zgjedhjet e ardheshme mund te bejne ndonje ndryshim me largimin e Metes e co..

  13. Udbashet, te etur per shkaterrim dhe kaos,nuk mund te linin pasurine e shqiptareve pa u bere shurren.
    Keta tallen me shqiptaret pa perjashtim, kurse ironia eshte se kemi shqiptare qe vrapojne ende te japin vot, tek cubat e beogradit.
    Mire te na behet perderisa jemi komb koqe koqe!

  14. llozi says:

    duhet te futet ne burg edhe kokemadhi ilir,qe ka votuar per full-nishanin.dhe mos te kujtoje se po pastron surratin duke bere diete.ka 4vite qe ka bashkepunur ,vjedhur,e votur per te gjithe plehrat berishjane.ti dhe tu vije tuuuuuuurp,plehra

  15. Shpresa says:

    Ky megaskandal ishte dhe nje sprove e mire ,per qeverine e re te Rilindjes.
    Te cilet duke filuar nga Rama dhe deri poshte ,vetem heshtin sikur nuk ka
    Ndodhur asgje .Ata futen ne burg disa qyqar ,qe vetem bejne punen, ndersa Fullani vetem vjedh pa pushim dhe laven duart me kete ceshtje kaq
    Bombastike dhe Meta si i paskrupullt qe eshte i doli ne mbrojtje Fullanit.
    Kjo qeveri eshte bere pale me korrupsionin e te pareve ,prandaj ketij
    Populli i del si detyre te mari fatet e veta vete ne dore ,duke kundershtuar cdo qendrim negativ te kesaj qeverie .

  16. Qytetarja says:

    Poti o Spiro po aspiron per GOvernator gje! Nuk i bien njeriu kot keta nje hall e kane! Djali eshte 20 vjec dhe cpune ka i jati se cben i biri. Nga e dini ju se prat i paska origjinale mund tikete dhe fallco se kalama nga trute qenka, por varja ne SHqiperi duan te bejne vetem show mediatik dhe perdorin cdo menyre.

  17. Agushi says:

    Avokat Ngjela, respekte.

    Jeni i vetmi person publik që keni dalë në krah të deputetit Braçe. Ndoshta ky duhet të ishte “peshku i madh” i parë që duhej të ishte arrestuar.

  18. VPTR says:

    Eshte bere njesh: krimi, korrupsioni e politika. Po t’i referohemi Majakovskit do te thoshim: Kur themi krim, themi politike dhe kur themi politike, themi krim.

    Keshtu dhe Fullani e Likja jane shkrire ne nje. Njera dore lan tjetren dhe te dyja b..then, se vetem faqe nuk eshte ajo.

    PS eshte para nje sprove te madhe, nuk duhet t’i nenshtrohet presionit te nje personi te paskrupull qe po shkaterron politiken shqiptare.

  19. hallalli says:

    PO SI nuk kane turp keta edepsiza qe vetem vjedhin,vjedhin, e vetem vjedhin,turp I madh per keta palace se nuk eshte I gjithe populli hajdut por jane nje pakice, e kjo pakice duhet qerruar nje ore e me pare,guvernator banke duhet vene ngjela nje njeri I ndershem dhe I vuajtur ne burgjet e komunizmit,ai eshte njeri me integritet e nuk do binte ne batakun ku kane rene RAMA,META,FULLANI, e hajvani.

  20. robocop says:

    Ja si Ardian Fullani kompromentoi gjithë politikën shqiptare!
    Arsyet pse të gjithë heshtin:
    1. Mbesa e guvernatorit: Mbesa e vetë guvernatorit Ardian Fullani punon në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave në BSH
    2. Nipi i guvernatorit: Nipi i guvernatorit Ardian Fullani punon në Departamentin e Burimeve Njerëzore në BSH
    3. Mbesa e gruas: Mbesa e bashkëshortes së guvernatorit Ardian Fullani punon në Departamentin e Informatikës në BSH
    4. Nada Topi, (Vajza e Bamir Topi) Juriste e Guvernatorit.
    5. Adela Bode, (vajza e Ridvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Financiar.
    6. Motra e deputetit LSI Ylli Manjani
    7. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve
    8. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit.
    9. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikëqyrjes.
    10. Kunata e Ben Blushi
    11. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    12. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave.
    13. Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit.
    14. Anjeza Harizaj, (vajza e kryetarit të PD-së Kavajë, nusja e djalit të Fatos Bejës)
    15. Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik.
    16. Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    17. Elsa Zhulali, (vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë.
    18. Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës.
    19. Besnik Dedja, (daja i gruas së Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike
    20. Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikëqyrjes
    21. Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave
    22. Ledia Bregu, (kushërira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit
    23. Juna Bozdo, (motra e Eno Bozdos) Departamenti i Mbikëqyrjes
    24. Eduard Sinani, Drejtor i Sigurimit, vëllai i Dëshira Subashit (ish- anëtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve).
    25. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
    26. Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
    27. Ilir Meta përfitoi pafajsinë në Gjykatën e Lartë nga bashkëshortja e Guvernatorit (Arjana Fullani)

    1. Lipe Gremi says:

      Mesa kuptoj unë nga gjithë kjo listë Full-Hajni patjetër që është i pafajshëm ,dhe për devotshmërinë e tij duhet menjëherë që Presidenti( i tij dhe bandës së hajnave,por jo i shqiptarëve) t’i jap një dekoratë alla Arsidi.

  21. AL-PAZAR says:

    Po pse more avokat po u dorehoq nuk duhet te perballet me drejtesine per shperdorim detyre dhe vjedhje te bankes se shtetit? Je dhe avokat zoterote!

  22. llozi says:

    ngjela ka folur kot duhej te thoshte :fullani jep dorheqjen dhe per plasu me drejtesine qe nuk eksiston,me miqte e tu.

  23. Delli USA says:

    Meta si kryetar kuvendi nuk ishte I detyruar te prononcohej per Full-hanin,por ai e beri se ndjente detyrim karshi tij,por njekohesisht dhe per te frenuar Ramen.Rama eshte midis dy zjarreve,Metes dhe opinionit public,te shohim ke do zgjedhi,shpresoj kete te dytin.

  24. Shqiptari says:

    Duhet patjetër të formohet një organizatë që t’i asgjësoi një e nga një këta hajduta dhe vrasës. Vetëm kështu pastrohet ky vend. Të pastrojnë ca nga këta që e kanë mbushur kupën dhe të shikosh si përmbahen të tjerët.

  25. Avokati says:

    Po habitem qe shtypi nuk nxjerr ne pah nje fakt tjeter! Qe Fullani krahun me te forte te tij ka bashkeshorten e tij, Qe eshte aktualisht Gjyqare ne Gjykaten e Larte. Ishte pikerisht ajo qe ishte gjyqtarja kryesuese edhe ne gjykimin ndaj Metes, edhe ndaj Berishes, ku dolen te dy te pafajshem! Keshtu qe mos prisni me kot!
    Habitem me median qe si ben te ditura keto fakte, mire populli qeska nga ti di!

  26. . says:

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    Z.Rama,

    urgjentish afro Z.Ngjela te luftoje fort krimet dhe vjedhesit e kriminelit Sali Berishes.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

  27. Shane says:

    Edhe mbreterite kane rene kur kane ndodhur skandale te tilla, ndersa ne kete vend pervec ndonje masturbimi te Braces nuk guxon kush ta denoje skandalin e Full-hanit! Ky eshte morali politik i rilindjes por dhe i shumices se popullit shqiptar, keshtu qe jo gjithcka i duhet faturuar politikes. Keta politikikane ne i kemi votuar dhe keta na japin kete produk te qeverisjes, luftes kunder korrupsionit, punesimit, etj.
    Po te kish ndodhur diku tjeter brenda 24 oresh do ish ndryshuar gjithcka, nga governatori e deri te qe eria mbase.

  28. durresi says:

    K U J D E S ,demi mund te jete shume me i madh por ky dem sado i madh qe te jete tashme eshte bere. Shqiptare kete rralle le te jene te kujdeseshem se dikush mund te perfiitoje nga nje situate rremuje, mos o zot nje 97-te tjeter. K U J D E S !

  29. Kendveshtrim tjeter says:

    Me dorheqjen e Fullanit,i hapet goja te arestuarve,per te deshmuar te verteten.
    Ne te kundert, skema e mashtrimit do funksionoj, per Fullanin dhe hajdutet e tjere.

  30. petrit zela says:

    Nuk po e kuptojm.Perse qeverija nuk vepron me doren e hekurt te saje ashtu sic veproi ne Lazarat? Toleranca e qeverise ndaj cdo lloj krimi te pushtetareve duhet tejete xerro..Duhet me cdo kusht, qe guvernatori Banges qendrore duhet te arrestohet pa kurfar hezitimi..
    -Populli thote!!Po nuk vodhi komandanti,eshte absurde te mendosh, se mund te vjedhin mvartesit??? Veproni; Se te keqen qe te sjell minuti,
    nuk ta sjell viti..

  31. dajti says:

    Durresi …………eshte e rende zgjedha e tendit ………ska me per kujdes ……fundja le te vij dhe 97 …………….po ,po …se ky ishte gabimi me fatal qe beri populli shqiptar ……….Nderim sistemi pa lufte ……..dhe ka 23 vjet qe luftojme me njeri tjetrin ….po vrasim njeri tjetrin per nje meter toke ..per traste hashash ….po marim vajzat shqiptare po i nxjerim rrugeve te botes …te na i shkerdhejne te bardhe e te zinj …dhe te pasurohen ca qelbesira …..kemi 23 vjet qe po na genjejne ,po na mashtrojne ,po na shtypin …qe po na pin gjakun …..Nje gje duket ta kemi te qarte ……….UJQER DO TE KETE ,DERISA DO TE KETE DELE !!!! Prandaj ska fare per kujdes …ME MIRE NJE FUND I TMERSHEM SE SA NJE TMER PA FUND .TE ngrihemi te gjithe ..kunder hajduteve te bankave ,kunder drejtesise se koruptuar ,kunder mjekeve te koruptuar ,kunder universiteteve piramida ….ndryshe …..E meritojme …ete qe po ndodh .U bem gazi i botes …KU jane vlerat qe krenoheshim ……Me cfare gjuhe do flasim neper bote me …..Ne kohen e enverit per 2000 leke te vjetra te fuste 6 muaj brenda ….Ku jane ligjet ,….per ke i zbatojne ……..Cdo shqiptar duhet ta dije se cdo e keqe qe troket ne dren efqinjit ….shpejt apo vone do trokase dhe ne dern tende .boll me me indiferentizem ….

  32. zekthi says:

    I nderuar Avokat !
    JU jeni njeri i pa pajtushem me te gjitha deformimet , me te gjitha palaçolleqet ,hajduterite, vrasjet qe behen edhe nga politika e qeverite ne keto vite tranzicioni te Shqiperise.

    Ju thoni : ” Ndërsa shqiptarët kokëulur nuk dinë nga t’ia mbajnë. Kë të besojnë…trishtim sërish si gjithmonë – vjedhje, vjedhje dhe vjedhje prapë, vjedhje e pasosur dhe shumë vapë: do të thoshte Çajupi me poezinë e tij.
    Ja, në këtë vapë gushti, kemi përpara edhe vjedhjen e Bankës Kombëtare.
    O Zot! edhe kjo kishte munguar.
    Në fakt nuk ka pasë munguar, por tani u zbulua…Jam i bindur se kështu ka qenë për 20 vjet…vidh e vidh e s’ka të sosur kjo para e shqiptarëve të varfër. ”
    Keshtu do rrine shqiptaret gjithmone , kokeulur, te trishtuar dhe te tradhetuar nga politikanet qe vijne, majmen , dhjesin ( me falni per fjalen, por kete veprim bejne ) dhe largohen te tejngopur duke thene : jua hodhem qorrave.

    A do te kete ca politikane idealist patriot ne kete vend ( dhe une besoj se ka plot perfshire edhe juve ) qe te bashkohen pa dallime partiake , qe ne krye dhe bashk me popullin te zhdukin keta
    mostra qe vrane dhe zhvaten sa deshen e si deshen.
    Dhe sot Saliu shefi i Fullanit thote se nuk flasim se destabilizohet sistemi bankar dhe situata ne vend.
    Perse nuk mblidhe ne nje seance te jashtezakoneshme Parlamenti por kane vajtur bashk me Fullanin te freskohen plazheve te botes ?

    Atehere Shqiptaret duhet te dalin ne rruge si ne 1997 sepse vjedhja eshte edhe me e rende.

    Populli ju kerkon ne krye te protestave i nderuar Avokat ! Mos i lini protestat ne dore te mashtruesve dhe dallkaukeve qe ne esence mbytin protestat.

    ” koha historike nuk mund ta falë një ngjarje të tillë që mund të jetë zanafilla e një kobi të madh që ka kaluare mbi shpinën e shqiptarëve të varfer” thoni me te drejt ju.

    Duhet te largohen familjet Gadafiane qe po mbysin Shqiperine !

  33. georges says:

    UNE NUK I BESOJ SPARTAK NGJELES, PER AQ KOHE SA ISHTE MINISTER VODHI ME MURET E BURGJEVE QE I BENTE ME KARTON XHES. MERR PARA BORXH DHE NUK I KETHEN< MASHTRON KLIENTET DERI NE SHKATERRIM TE TYRE! AI ESHTE KOLLONA E PESTE!

  34. Nje shqiptar says:

    Bravo Ngjela, “Fullani duhet te jap doreheqjen qe te ruaj dinjitetin e tij”?!, Po cilin dinjitet? Fjalen dinjitet e njohin dhe e ruajne njerezit qe kane nje ideal, nje perkushtim te ndershem nda j vendit dhe popullit. Kjo fjale eshte e panjohur njerezit qe kane vjedhur pasurine e te gjitheve dhe po vjedhin çdo minut qe jane ne pushtet. Por ma keq ata po e çojne vendin drejt rrenimit financiar dhe ekonomik me borxhet qe po marrin dhe marreveshtjet qe po bejne . Ne keto 20 vite, vetem nga mekanizmi i kredive te dhena me perqindje te vogel nga Banka e Shqiperise bankave te nivelit te dyte, te cilat i jepnin borxh Qeverise me perqindje me te larte keto para pastaj permes bonove te thesarit, Shqiperia ka humbur miliarda dhe nuk eshte nxitur zhvillimin ekonomik. Ishte detyre e Fullanit, ne keto vite, qe te pengonte e denonconte kete grabitje ne dukje e ligjeshme ne nje sistem bankar plotesisht te privatizuar. Fullani denoncoi vetem nje cope te ketij mekanizmi, faktin qe bankat e nivelit te dyte nuk po kreditojne ekonomine, por pa treguar se ku investoheshin kredite e dhena nga Banka e Shqiperise dhe humbjen qe ka pase vendi yne ne vite.

  35. Otto says:

    Pasurine e ketij Full-hajnit do ta kishin zili dhe ish chairman e Federal Reserve te USA 87 vjecari Alan Greenspan qe ishte per 19 vjet ne kete detyre.Po ashtu dhe Professor Ben
    Bernanke per afro nje dekade

  36. lipe shtogu says:

    kuadrot e berishes nuk japin doreheqje’ nqs dorezojne doreheqjen duhet te doorezojne edhe paret. ku ndryshon djali I fullanit me djalin e berishes e vajzen e topallit. hajdute e kiminel ja berisha, topalli, fullani e cefa I kld-se.

  37. doktor frojdi says:

    Komentues Soktati, nga çfarë ka shkruar duket, se eshte ne ekipin FULL-HNIT dhe FULL-PINIT…Sa keq,.. more Sokrat qe te iku llokma tani e tutje…Ngjela e ka fajin kur vjedh Fullhani???Hajde trap ,hajde.Ti nxehu me FULL=Han krokodilin qe nuk u ngop kurrë në 8 vite duke vjedhur dhe nuk qe ne gjendje ti fshehë paratë as ketu e as jashte Shqiperisë….

  38. veterani says:

    PROTESTA,PROTESTA,PROTESTA…………NGA E HENA E NE VAZHDIM DERI SA FULL-HANI TE LARGOHET…..BASHKE ME TABORRIN E HAJDUTEVE NEPOTIK NE BANKE.

  39. Fullani dhe familja e tija mafioze te perballen me drejtesine. Djali Fullanit nje idiot noterik qe nuk ka punuar 1 dite te vetme ne jete dhe mezi ka kaluar klasen ka celulare floriri, makina luksi, vila luksoze te gjitha me parate e vjedhura shqipetareve qe mezi sigurojne buken e gojes. Fullani dhe djali i tija ne burg.

  40. . says:

    ***********************************************************************************
    ***********************************************************************************

    Te kontrollohen te gjitha Bankat Private ne Shqiperi.

    Ka shume zera, qe te gjithe kane manipuluar dhe vjedhur depozitat e popullit dhe emigranteve.

    Te gjithe jane bere me shtepira neper plazhe,
    prandaj emigrantet ndaluan depozitimet ne Bankat Shqiptare nga frika e
    vjedhjeve ….

    ***********************************************************************************
    ***********************************************************************************

  41. . says:

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    Te gjithe punonjesit qe punojne neper Banka sot …

    edhe roja, pastrusja, shoferi jane bere me shtepia neper plazhe …

    duke marre kredira te lira dhe abuzuar me rregullat e Bankave.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

  42. medet says:

    -Me cilen drejtesi?.. se na çudite avokat.

  43. shiaksi says:

    bravo zoti avokat ,qeveritaret ne SHqiperi,edhe pse jan te perfshir ne skandale nuk japin dorheqe,kjo sepse atyre u pelqen te rrin aty,te shtypin, te shfrytezojn ,te vjedhin shqiptaret,faji eshte edhe i joni,sepse nuk dalim ne protesta,qe ti shporrim keta hajdut,ne sas ne nji vend te evropes nuk ndodh kjo,vetem ketu tek ne .

  44. reformer says:

    kur do te nise “mani pulite” -duart e pastra se po na hane duart!

  45. qytetar says:

    bravo Ngjela!

  46. shqipetaret e vertete says:

    Ngjela.Ti je nje shqipetar i vertete.Shqipetare si ty ka shume.Ata duhet te organizohen.T e djegin te gjalle te gjithe fashistat e hajduterise te sali berishes,bashes,nishanit,topallitnokes dhe palokes.nanos ,islamit,meidanit dhe shume plehrave te tjere.Shqipetaret e vertete po presin.Qeveria ne emer te nje milion shqipetareve ta beje kete me forca speciali te policise dhe ushtrise.Ti kerkohet ndihme SH B A,BE,NATO.keta plehra na ndune kombin qysh prej 600 vjetesh.Qysh prej 100 vjetesh shqipetaret jetojne ne fashizem.Ti ke shume te drejte.BE i dha doren SHQIPETAREVE per te paren here ne historine e Europes.Prape nuk eshte vone.SH qiperia do futet ne rrugen e qyteterimit vetem pa plehrat shqipetare te sali berishes ,bashes,nanos,islamit,meidanit etj.Hiri i ketyre plehrave te flaket ne det.Na ndyne kombin,na ndyne simbolin e vecante ne bote te MIRESISE dhe te BUJARISE te NENE TEREZES,na ndyne emerin shqipetar.

  47. edi says:

    Qeveria gjalle eshte?

  48. funerali says:

    Berisha kerkon ti japi kohe trapit fullani te mbylli llogarite.
    Rama kerkon te godase pa paralajmerim, por konform ligjit, paksa e veshtire por jo e pa mundur.
    Me e veshtire se goditja mbi kriminelet e lazaratit.
    Llozi fullani eshte llozi qe do mbylli pas hekurave keqberesit e vertete.

    Zoti rama kape rastin fatlum per shqiptaret. Ta ka Prue zoti me doren e tij.

  49. Mazllëmi says:

    Në Amerikë, ky “copë dhjami me dy sy”, Fullani,(dhe jo ata “kacaminjtë” që vodhën) do të përballej me akuzën që shkon deri në dënim me vdekje… Ndërsa tek ne, rrezik të dekorohet nga “presidenti” Nishani…(???!!!)

  50. Eded101 says:

    Kush e do vertet heqjen e gjykimin e keta plehres te japin kontributin e vet me proteeste para SHESHIT AVNI RUSTEMI SOT NE 12 00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje