Prokuroria e Fierit dërgoi për gjykim dy zyrtarë të lartë të Bashkisë së këtij qytetit të akuzuar për shpërdorim detyre. Kërkesa për gjykim është dërguar nën të njëjtën akuzë edhe për Bashkinë Fier si person juridik, administratorin e një shoqërie private dhe 4 punonjës të saj, si edhe vetë personin juridik “International Parking 2011″, të akuzuar për “Mashtrim”.
Sipas Prokurorisë, këta shtetas dhe persona juridik akuzohen se në mënyrë flagrante, kanë lejuar dhe kanë kryer veprime që u kanë sjellë dëme të mëdha ekonomike qytetarëve të shumtë, duke u vendosur gjoba të pajustifikuara drejtuesve të automjeteve për parkim në zona të ndryshme të qytetit të Fierit.
Hetimi për këtë çështje ka nisur nga kallëzimet që kanë dorëzuar një numër i madh shtetasish, kryesisht nga qytete të ndryshme jashtë Fierit, të cilët pretendojnë se kanë qenë të detyruar të paguajnë gjoba mbi 10.000 lekë të reja për “parkim të gabuar”, sipas arsyetimit që iu është dhënë atyre nga përfaqësuesit e kompanisë “International Parking 2011″, e cila ka një kontratë me Bashkinë Fier për parkingjet në qytet.
Nga hetimi ka rezultuar se, si nga ana e përfaqësuesve të Bashkisë Fier, të ngarkuar me monitorimin e kësaj kontrate, ashtu edhe nga ana e përfaqësuesve të kompanisë private, është abuzuar në mënyrë të dukshme me qytetarët.
Të pandehur janë:
– Themion Mile, Drejtor i Transportit dhe Liçensave Profesionale, Bashkia Fier
– Arben Doko, Drejtorisë së Financës, Bashkisë Fier
– “Bashkia Fier”, Person Juridik
– Florim Kajolli, administrator i shoqërisë “International Parking 2011″
– Mikel Shani, përgjegjës në shoqërinë “International Parking 2011″
– Nikollaq Prifti, punonjës, “International Parking 2011″
– Ermal Xhaferraj, punonjës, “International Parking 2011″
– Edmond Çipllaka, punonjës, “International Parking 2011″
– “International Parking 2011″, Person Juridik
Krye()ari i Bashkise Fier, ia dha koncensionin e parkimeve te qytetit kriminelit biznesmen Fatmir Kajolli, i kerkuar nga drejtesia nderkombetare.
Fieri ishte qyteti me tarifat me te larta te parkimit.
Leket ndahen mes Baftjarit e Kajollit.
Kur do vije dita qe qyteti yne i dashur te clirohet nga keta shushunja???
Vitin tjeter, ne zgjedhjet lokale. Eshte mire qe Fieri te drejtohet nga nje qytetar Fierak dhe jo nga “bujtesa” qe e kane mendjen per te majmur veten dhe vemje si Kullolli & co…
Vete i zgjedhin per keto pune te pista e pastaj kur e shofin qe qelbet kerkojne qe ti bejne koka turku qe vete te dalin te paster.
Duhet procedim per ata qe zgjodhen kete firme dhe tja fillojne me Vangjush Dakon e Fierit
U kane bere mire ketyre hajduteve qe me pretekstin se nuk kishe paguar parkingun e bashkise qe kushtonte 50 leke tek nje punonjes I bashkise qe nuk ndodhej kurre aty, afroheshin ne menyre harbute te bllokonin makinin dhe te merrnin 7000 si gjobe per parkim te gabuar.
EHH kutu besoj se dike ka prekur gjoba nga keta te prekurorise.keta kur u preken e nuk gjejne hapesira sic jane mesuar te cojne ne prokurori.Keta pushtetaret Prokurore dhe Gjykatesqe kemi ne duhet ta kene pa pagese parkimin dhe cdo gje tjeter se ndryshe ke shkelur ligjin………………..ect.
Mesohuni te respektoni punen e te tjereve dhe behuani me te lehte.
Keta te kepusnin po te gjenin pa bilete por edhe nje te mire kishte pagoje 50 lek por e keshe mndesine te parkoje ne cdo kohe e ne cdo vende.
160 mije ka paguar per parkim nderkohe qe bileta eshte 50 leke
Kta Jan ushtaret e FATMIR MEDIUT
Kjo eshte poshtersia qe Baftjar Zeqo shperbleu qytetaret qe i dhane voten per te treten here ketij qelbesire kryetar. Baftjar Zeqo eshte i lidhur koke e kembe me krimin dhe kriminelet. Shkoni shikoni tek ETC ku Baftjar Zeqo ka lidhje me kosovaret qe kane ETC dhe Ramush Haradinaj. Punetore te ndermarrjes se gjelberimit te bashkise Fier bejne punime tek ETC. Cfare i lidh atje ne nje kohe qe qyteti qelbet nga plehrat. Emigrantet kane paguar nga 135 mije deri ne 150 mije leke qe kane marre makinat e tyre tek parku i Fatmir Kajollit nje kriminel nga Fieri i lidhur me Fatmir Mediun kur u bllokoheshin nga gjoja parkimi privat. Kjo eshte poshtersi e kryetarit Baftjar Zeqo njeriu me i ndyre i Fierit. Prokuroria duhet te filloj hetimet dhe tu kthehen parat qytetareve se eshte gjynah. Dhe te hiqet dore nga dhenia e tenderave kriminelave si Fatmir Kajolli qe eshte ne hetim nderkombetar dhe qe bredh i lire rrugeve te Fierit.
Nuk duhet te ngaretojme personin i cili e ka pasur mundesine ta fitoje kete tender abuzimet nga ana firmes se tij me te miren qe kishte kjo lloje menyre sepse me te vertete ne cdo momene ishe komode ne cdo vend e kohe te parkoje.
Viktime e ketyre xhambazeve me “imunitet” te Bashkise kam rene edhe une Marrte hak edhe per mua ligji ,kur une kerkoja biletarine per te paguar xhandaret e Kajollit u turren per te bllokuar makinen Ndrkohe qe une nuk isha banor Fierak Gjoba ishte 130 000 leke te vjetra ,nga keto sipas Kajollit 30000 i merrte Bashkia dhe 100000 ortaket e Bashkise .Ajo dite ka qene nje nga ditet me te zymta per mua.nuk kisha moshen qe te beja akrobaci te tilla ,njerezit e vene ne kete pune dukeshin qe ishin rrugace te mire instruktuar dhe me pervoje ne kete pune .Disa dite me pare te njejten gje i kishin bere nje durrsaku por kishin rene ne hunde lesh sepse pavaresisht se ai ishte gjobitur e kishte mesuar lojen e tyre dhe disa dite me vone me dy makina parkojne si edhe me pare nderkohe qe kur kishin vajtur per te bere procesin rutine te gjobitjes ushtaret e Kajollit u kishin hyre ne dru durrsaket para zyrave te Zeqos Te njejten loje kishin bere edhe me nje prokuror te Vlores por u kishte mbetur sharra ne gozhde edhe me te ,por sa te tjere nga rrethe te tjera kane rene viktime e ketyre palacove
Fieri po lengon nen thundren e banditeve si Kajoli e co dhe fshatareve makute si Baftjari dhe 3 nenkryetaret e bashkise, asnje i lindur ne Fier dhe nivel zero intelektual.
Ata qe kujtojne se PS qe perfasohet me te tille kryetar e alence me banditet, do votohet pa fund nga fieraket e kane gabim e do e shofin ne zgjedhje vitin tjeter.
Fierin e kane pushtuar mallakastriotet me gjatesi 1 meter e 50 cm. Ne mes te sheshit qendror te Fierit eshte ulur kembekryq Dino Kalenja, i cili e ka vendin ne Ballsh.
Te gjithe shfrytezojne urtesine e Myzeqareve dhe kane pushtuar te gjitha institucionet, Bashki, Prefekture, Drejtorite Rajonale. Kur vjen PD ne pushtet keto i marin injorante te tjere, si kosovaret.
Prandaj ne Fier ndodhin keto budallalleqe. Nje ure ne lumin Gjanice, ka dhjete vjet qe e ka nisur dhe nuk po e perfundon dot Baftjari. Cfare eshte ajo. Nje solete i nje kati pallati.