Shtatori do të ndryshojë jo vetëm ekzekutivin, por edhe grupin parlamentar të PS-së. Pesë deputetë të rinj pritet t’i shtohen grupit më të madh kuvendor.
Urdhri i kreut të PS-së për lënien e mandatit të deputetit për 4 ministrat që nuk e kanë dorëzuar ende atë, ka bërë që ministrat Ditmir Bushati, Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani dhe Damian Gjiknuri të përgatisin kërkesat e tyre drejtuar Kuvendit për lënin e mandatit, çka do të sjellë katër deputetë të rinj në Kuvend, raporton Ora News.
Zëvendësimi i ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, me deputeten e PS-së, Ermonela Felajn, e cila do të duhet të lërë mandatin, do të çojë në 5 numrin e deputetëve të rinj.
Qarku i Tiranës do të ketë dy deputetë të rinj.
Kjo, pasi minsitri i Jashtëm, Dimitr Bushati dhe ai i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të heqin dorë nga mandati.
Bushati do të zëvendësohet nga një femër të radhën e listës shumemërore të PS-së, Erjeta Alhysa, ndërsa vendin e ministrit Tahiri pritet që ta zërë Ervin Bushati, ekspert i çështjeve të ekonomisë në PS.
Edhe qarku i Elbasanit do ketë një deputetë të re, Luljeta Arapin, e cila do të marrë manditin e ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri.
Dorëzimi i mandatit nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani do të sjellë edhe deputete e vetme femër për në qarkun e Dibrës, Ezmerina Hoxha.
Marrja e detyrës së ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, nga Ermonela Felaj, do ta detyrojë atë të lërë mandatin dhe në qakun e Beratit ajo do të zëvendësohet nga Anila Agalliu.
Kompozimi i grupit parlemant socialist do të nisë në shtator, me çeljen e sesionit të ri parlamentar.
Do jetë fillimisht, sekretariati i PS që do të depozitojë në Kuvend kërkesat e pesë ministrave që kërkojnë të lënë mandatin, e më pas Kuvendi i drejtohet KQZ për vakancën e krijuar në organin ligjvënës. Institucioni më i lartë zgjedhor do të zëvendësojë deputetët me emrat pasardhës në listat shumëemërore të PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilët do të kalojnë fillimisht në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e më pas do të votohen në Kuvend
Rrofte Partia dhe TEMA bashke me te!
Ervin Bushati ekspert per ceshtjet ekonomike te PS!
Por perse nuk thuhet qe eshte edhe aksioner i bankes “Credins”, bankes se te ndjerit Santo qe drejtohet nga njerezit e Berishes, qe eshte financuar nga para te dyshimta, per te mos thene qe eshte nje lavatrice pastrimi parash ku jane lara para nga te dyja anet e politikes?
E c`mund te presesh nga ai per aprovim projekt-ligjesh me natyre financiare?
Braces kryetar komisioni per ekonomi pervec Kocos ju shtua dhe Bushati.
Ai mbetet vetem nje ze i mekur ne shkretetire.
Shtatori do te vij ,por asgje e re .
Si na la ,ashtu do te na gjej .
uroj qe ky harakiri politik te marre fund pasi vetem PS nuk fiton nga doreheqjet e deputeteve.LSI ndoshta?!
sdi pse ska sy Rama te shohe sa e gabuar esht kjo politike pa politike.Pervecse u mbush parlamenti me injorante dhe anonim politike,
psh kush e zevendoson Celibashin sot ne parlament: nje ish punonjese anonime e Bashkise Fier qe e vendosi Kryetari i Bashkise per mbushje liste.
Po sikur te jete ndoj levizje politike ne qeveri, e Tahiri, Kodheli, Bushati,Gjiknuri apo ndoj tjeter te mos jene me deputete; kush do e beje betejen politike ne parlamenet?!
Po elektorati ne zone e kontribuesit politik e ekonomik qe kane lidhur fatin me keta deputet ku do shkojne?!
Sigurisht qe LSI i mirepret keta socialiste te zhgenjyer nga PS e jo vetem LSI!
Ndersa modeli i PS eshte : hajde kontribo e mos harro te bejm nje selfie para se te dalesh ne rruge.