“Partia Demokratike është e alarmuar mbi kercenimin serioz qe po i behet kapjes politike dhe kriminale të sistemit gjyqësor dhe gjithe shtetit, por është më e vendosur se kurrë për të ndalur me cdo mënyrë dhe mjet demokratik revanshin oligarkik të Rames dhe Metës për gjunjëzimin e institucioneve dhe te sistemit gjyqesor. Partia Demokratike është e vendosur për një luftë pa asnjë kompromis ndaj krimit të organizuar dhe bandave kudo që ato ndodhen”.
Kështu u shpreh deputeti demokrat Eduard Halimi, i cili në një konferencë për mediat denoncoi atë që e konsideroi si kapjen dhe gjunjëzimin e sistemit gjyqësor me projektin e Edi Ramës, kundër gjithë thirrjeve të partnerëve ndërkombëtarë, profesionistëve dhe opozitës së vendit. Reagimi i Halimit vjen 3 ditë pasi Kuvendi miratoi paketën e ligjeve mbi reformën në drejtësi.
“Delegacioni i Bashkimi Europian në Tirane, Komisioni Europian ne Bruxel, ambasadore të vendeve të BE në Tirane, SHBA dhe OSBE i kërkuan hapur dyshes Rama-Meta që të mos miratonin asnjë ligj në fushen e Drejtësise, pa konsultim, gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim me aktorët e sistemit dhe faktorin ndërkombëtar nen udheheqjen e ekspertizës europiane që mberrin në shtator ne Tirane. Të gjithë i bënë thirrje Edi Ramës që të respektojë parimet dhe standartet euroatlantike, dhe se ligjet nuk bëhen për individë dhe nuk bëhen me nxitim e brenda natës. Të gjithë i kërkuan hapur Edi Ramës që të mos miratojë ligje të tilla si ai për KLD, i cili nuk sjell përmirësimin e luftës ndaj korrupsionit në gjyqësor, por kërcënimin e funksionimit të këtij institucioni dhe sistemit gjyqësor në përgjithësi. Që synon jo largimin e gjyqtarëve devijantë e te korruptuar, por të kapë KLD dhe ta kthejë atë në aneksin e PS, sic ishte deri 8 vjet më parë, me përbërje të eksponenteve më të lartë të PS dhe te bandave kriminale më të egra ne vend; ku promovimet e gjyqtareve ishin peng i korrupsionit politik apo shumave marramendese të parave në shkëmbim të votës në atë këshill”, theksoi Halimi.
Sipas tij, këto janë ligje që synojne qartë të gjunjëzojnë sistemin gjyqësor, duke pezulluar automatikisht cdo gjyqtar që do të kallëzohet nga policia politike socialiste e Edi Rames, apo të lincohet dhe gjykohet në gjyqet politike të përjavshme të Grupit parlamentar të partisë së Edi Ramës.
“Ligje si ai ku emerimet e ndihmesve te gjyqtareve të gjykates administrative do ti bëjë Edi Rama. Kush është ai shqiptar, ai biznesmen që do të besojë më, se ka nje sistem gjyqësor të pavarur nga qeveria, kur ndihmesit e gjyqtareve do ti emërojë vetë qeveria? Ligjet e miratuara me nxitim nga Rama dhe Meta janë kryekeput në kundërshtim flagrant, me parimet më themelore te sistemit demokratik të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, në kundërshtim të hapur me Kushtetuten e vendit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, me Konventen Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Deklaratën Universale të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut të OKB, që mishërojnë dhe garantojnë parimin universal të pavarësisë së sistemit gjyqësor nga politika dhe prezumimit të pafajësisë. Ndaj për këto arsye, të gjithë, ishin kundër kësaj pakete, dhe kërkuan qartë mosmiratimin e saj para se te vinin ekspertet nderkombetare. Por, miratimi i kesaj pakete në rrugen më të gabuar, me nxitim, arrogance dhe injorim të plote të thirjeve të ndërkombëtarëve, aktorëve të drejtesise dhe opozitës së vendit, me një përmbajtje tërësisht antieuropiane dhe antidemokratike, nxori në dritë të diellit fytyren e vërtetë të Edi Ramës para qytetareve shqiptare por dhe para partnerëve ndërkombëtare si njeri autoritarist i skajshëm që nuk pyet per ligj, Kushetetute dhe për askënd mbi tokë. Edi Rama tregoi qartë fytyren e vërtetë, se: Partine Socialiste ia ka dorezuar krimit; parlamentin e vendit, ia dorezoi krimit; qeverisjen e vendit, ia dorezoi krimit dhe drejtësinë ua serviri ne tavoline krimit. Baronët e drogës dhe krerët e bandave më të rrezikshme në vend, të kërkuar ndërkombetarisht nga shume shtete të BE, po i liron përditë me angazhimin e vet personal, dhe po ia pastron dosjet e krimit duke i rikthyer në aktivitet kriminal nga jugu ne veri”, theksoi ligjvënësi demokrat.
Kjo duket nje deklarate serioze… shqetsimi eshte shume serioz, por per ke, per cfare. PD ka merakun e sistemit!? Po i fus nje te qeshme, nuk mund ti marr seriozisht keta… ha ha ha!
Ore e kini idene qe Qeveria do jete
Shef Kuadri
ne Gjyqesor?
Kjo gje eshte Rrumpalle.
Mos e shikoni politiken si tifozllek.
Nderkombetareve nuk i intereson fare kjo kapje e organit te drejtesise ,si dhe shume organeve te tjera.Eshte populli Shqipetar qe duhet te Kapi Ramen
dhe ta flakeroj nga karrigja e Enverit.
Ju keshilluat dhe Fullanin,cdo gje ne rregull !
O ti xhuxh-maxhuxh, në fakt është e kundërta. Reforma po e çliron sistemin e drejtësisë nga kthetrat e pshtetit berishian për t’ia vënë në shërbim interesit publik. Por jo i friksoheni llogari dhënies për abuzimet e pasosura që keni bërë me pushtetin tuaj të degjeneruar nga çdo pikpamje.
Halim nje pyetje kam per ty,a i beson atyre qe lexon ,apo te vejne dozen dhe lexon cfar te shruajn?Per cfar pamvaresie te sistemit gjyqesor flet,per ate qe ekziston ne libra te jurisprudences apo realitetin shqiptar.Ti megjithe mend je kok e madhe si jurist ,ashtu sic deklaroi dhe akademiku cefa.Kujtoni se shqiptaret jane budallenj dhe i mbushet mendja me idealizimet tuaja,ku asnje prokuror dhe asnje gjykates nuk varej nga ju dhe sbente ci thoshit ju.Po ti je prototipi i shkaterrimit te drejtesise shqiptare mor fshatar pa toke qe hyre ne parti dhe u bere dhe me toka dhe me prona.Per cfar ozurpimi flet ti po ben Rama Meta,per kld qe para se te marre vendime vjen tek shqupi,per kushtetuesen qe keni emeruar ju ,kryeprokurorin qe emeruat ju,per presidentin qe e emeruat ju me 70 plus 1. I vetmi deri tani qe po ruan deri diku pamvaresine eshte vetem zoti Zaganjori ,dhe kjo lidhet me ate qe kerkojne shqiptaret ,se eshte nje nga juristet me te mire dhe me te ndershem qe ka gjygjesori shqiptar ,bashke me Sander Simonin.Kjo panorame tregon se sa e varur eshte nga ju drejtesia dhe sa e pamvarur nga qeveria.Loja juaj me ndryshimet ne parlament lidhet me vendosjen e drejtesise se vertete ,ku ti dhe grupi juaj do te perballen me ato zullume qe i bete shqiptareve per tete vjet ,ku dhe ti ke rrolin tend.
po kush merret me ju akoma,eshte budallallek i madh, bjerini se i bini mire daulles……