Zbulohet skema/ Bitraj i fuste në brez paratë e vjedhura, nipi e priste te dera e Thesarit

1 Gusht 2014, 16:32Politika TEMA

Dy javë pas zbulimit të skandalit të vjedhjes së thesarit të Shqipërisë është zbardhur edhe skema e nxjerrjes së parave.

Ardian Bitraj i merrte paratë nga kasaforta e emisionit dhe më pas drejtohej për në tualet ku i fuste poshtë rrobave.

Në derë të institucionit, atë e priste nipi, i cili e dërgonte në shtëpi me makinë, raporton Ora News.

Deri tani për skandalin e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë janë 9 të ndaluar.

Petrit Ramohitaj, Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba dhe Dhimitër Davidi u ndaluan gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa sot në mëngjes u ndalua edhe Bashkim Xhilaga, shef i arkës “stok dhe në veprim” në Bankën e Shqipërisë, i cili ishte personi i shpallur në kërkim.

Prokuroria e Tiranës firmosi dje urdhër-arrestet për punonjësit të Bankës Qëndrore si dhe për nipin e Ardian Bitrajt, personit i cili nxirrte paratë nga kasaforta.

Sipas prokurorisë, ka dyshime të forta se punonjësit me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke i dhënë ndihmë Bitrajt për vjedhur për katër vite bankën e shtetit.

Roli i bankiereve ne vjedhjen e 7.13 milione $

Të enjten e 31 korrikut gjykata vendosi masën arrest me burg në mungesë për Petrit Ramohitaj me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, Liljana Tusha, specialiste e arkës në veprim, Lavdim Cani, specialist i arkës stok, Myzejen Belba, specialiste e arkës stok, dhe Dhimitër Davidi, me detyrë vëzhgues-operator.

Për këta persona, së bashku me punonjësin e gjashtë të shpallur në kerkim, Bashkim Xhilaga, me detyre shef i ” arkes stok dhe ne veprim” i  cili u arrestua rreth ores 11:00 te paradites se sotme, prokuroria thotë se me veprimet e mos veprimet e tyre, kanë krijuar mundësi për vjedhjen lehtësisht të lekëve, pavarësisht se të dyshuarit kishin për detyrë të rakordonin kartmonedhat që hynin e dilnin nëpërmjet sporteleve përkatëse.

Sipas prokurorisë, vëzhguesi i kamerave, Dhimitër Davidi kishte detyrë të mbikëqyrte kamerat e të raportonte çdo anomali, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se ai i ka parë veprimet e Ardian Bitraj, teksa shfaqej duke mbushur thasë plastikë me kartmonedha, lëvizte nga ky sektor duke u drejtuar në tualet ku edhe i fshihte në trup.

Sipas porkurorisë të gjitha këto veprime nuk janë raportuar.

Dy specialistët e arkës në veprim, Petrit Ramohitaj dhe Liljana Tusha kishin detyrë të rakordonin çdo ditë gjendjen e sportelit dhe koordinoheshin me mbikëqyrësin, por ata nuk i kanë ndjekur këto procedura për një kohë të gjatë.

Punonjësit e arkës stok, Lavdim Cani dhe Myzejen Belba, kishin detyrë të ndjekin lëvizjet e vlerave monetare që lëvizin nga sportelet te magazinat, si edhe të mbanin nga një çelës për arkën stok e në fund të ditës ta dorëzonin në kasafortë. Por këto veprime nuk janë respektuar, ndërkohë që të tre çelësat janë mbajtur nga Ardian Bitraj

REMOTE_ADDR:[]

32 komente në “Zbulohet skema/ Bitraj i fuste në brez paratë e vjedhura, nipi e priste te dera e Thesarit”

  1. aqifi nga himara says:

    Po kta njerez si u punesuan ne Banken e Shqiperise,apo si anetare partie.C’fare shteti eshte ky valle,ku vjedhin te gjithe ne mes te dites e nuk denohet njer!!!

    1. jam i bindur qe shteti ka dore ne kete mes, ksa mundesi te vidhen kaq shume leke duke i futur ne brez gazetari Artan Hoxha thote qe ato leke kane dale me autoblinda nga Banka http://bit.do/ja-si-u-vodhen-parate-e-bankes

      1. leon says:

        ore si paska qene aty…..merr e ik…asnje prej tyre nuk eshte ekonomist ashtu si fullani,,as rakordime as inventar as kamera etj
        parate s jane lene ne bixhoz….eshte rrene e sajuar…

  2. Une jam, ti je. says:

    I jane varur ujkut melcite ne qafe. Kush eshte ujku?

  3. The Great appear Great because we are on our knees, let us rise! says:

    Po Fullani me cfare merrej kur punonjesit nuk i benin keto pune????

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Po librat qe mbushte kutit,ku i gjendeshin ?!
    Te futesh ne banje me thes dhe te dalesh pa thes,nje here mund te mos dyshosh!
    Kush i ka futur librat ne banke,nuk eshte sasi e vogel te zevendesosh 7 miljon $,ne leke shqiptare,me libra !

    1. taki says:

      si e pa besushme duket per skenar filmash po.Po me u vjedh keshtu?!Nuk hyn minarja ne thes joooooo.diku tjeter fle lepuri.

  5. fatja says:

    thoni pastaj se nuk kemi prokurori dhe hetues te forte,e shikoni e gjeten skemen,HAJDUTI I FUSTE PARATE E VJEDHURA NE BREZ !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!HE ME TA LUMSHA,KESAJ I THEM PROKURORI UNE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. Demi says:

    Po arrestoni Fullhanin, mo c’merreni me ushtare te rendomte.
    Fullhani eshte kryehajduti i ketij vendi!
    Pse nuk flet rilindja! Apo jane perlyer te gjithe me Fullhanin?

  7. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Ndersa Fullano çka bonte ????,…apo tunde bolet…me grate e politikanve te Partis Demokratike qi i ka punsu per te bo tarraflliqe.
    Ky QELBANIK duhet te japi DORHEQJEN,se e paska dhje krejt Banken e Shtetit.

  8. Klimax says:

    Une mendoja se do ishte ndonje vjedhje e sofistikuar me kode sekrete, me kompjuter, me transferime llogarish bankare, por keta paskan vjedhur ne menyre amatoreske ose “alla-shqiptarce”! Merr parate nga thesari, shko ne banjo, futi neper brek e dil perjashta ti ndash me “shoket”!! Dhe prit te behet shtet me keta kafshe qe cfare shikojne perpara kujtojne se eshte prone e gjyshit te tyre!!

    1. grikizgej says:

      mos u merzit.jane te saliut keta.

    2. EleΥΘeriskeΨi says:

      Thjesht dhe bukur e ke pershkruar Klimax !

  9. dritan says:

    Perpara ’90 nuk lejoheshin te punonin 2 vete nga nje familje ne te njejtin institucion.
    E hoqen me pretekstin se ishte ligj i diktatures por ne fakt eshte ne cdo shtet perendimor.
    Ja nje nga shembujt se pse duhet kthyer ai ligj.

  10. Po e kam ditur skemen, ma ka thene I pavdekshmi e I nderuari dhe I respektuari kryetar I pd, bitraj I merrte part dhe I ndante me fullanin, ai me pas nuk ngurronte te sponsorizonte pd, ps e te gjithe cunat e tirones. Madje kreu yne berisha ka dashur te denoncoje fullanin kur muar vesh se sponsorizonte edi ramen me kriminelet e tij. Ky kryeminister duhet te jape doreheqjen, bravo prokuroria e nishanit qe e gjeti is nxirrenin parate e.shqiptarve. Shqiperia ne proteste poshte edi rama te henen ne shesh kunder krimit. Ftoj presidentin e paansshem bujar nishani te firmose doreheqjen e rames.

  11. Lefteri says:

    Fullani te jape doreheqjen e mos na dale te na tregoje perralla. Turp te kete qe del e kakaris dhe turp te kene ata qe e degjojne dhe nuk reagojne.

  12. tani says:

    Hajde zbulim hajde,goxha skeme ,i merrte parate shkonte ne tualet e i fuste posht rrobave..hajde hajde mjeshtri,besoj qe dhe fullani ka dhene kontributin e tije per zbulimin e kesaj skeme .na shkrive o zoti gazetar.

  13. Frederik says:

    Sistemi i sigurise per parandalimin e vjedhjeve ka qene zero dhe Fullani te mos dridhet . Ai ka vendin brenda . Keta qe dalin jane peshqit e vegjel .
    Na dalka me brezin plot me para tjetri duke vjedhur banken sikur ishte ne shtepi te tij ..

  14. neim says:

    Don Kishoti, Sanco Panco dhe Rosinanti.

  15. Kendveshtrim tjeter says:

    Futja ne bres dhe trasporti nga nipi,jane pjesa fundore e skenarit.
    Mungon pjesa kryesore,organizimi dhe heshtja e personelit,sa nga keto lek jane futur ne fushaten zgjedhore,kush eshte pjesa qe ja kane “dhuruar” Governatorit?!!

  16. FRA says:

    Ne kete bote ndodh gjithcka,dhe nuk ve doren ne zjarr, por qe nipi i Ardian Bitraj, qe i bie te jete djali i te nderuarit Kujtim Bejtja, te kete lidhje me kete skandal, …………….., kete sinqerisht e kam te veshtire ta besoj. Jam i prirur qe me perpara te besoj qe SHQIPERIA ESHTE BERE VEND DEMOKRATIK DHE QE NESER DO VIJE NE ATDHE E NE TE GJITHE DO DALIM TA PRESIM NE RINAS GJENIUN KADARE QE KA PREMTUAR QE DO KTHEHET NE ATDHE, SAPO KY I FUNDIT TE BEHET VEND DEMOKRATIK PER TE MBAJTUR NJE FJALIM NE SHESHIN SKENDER……(ME FALNI SE E KEMI PRISHUR)
    LIDHUR ME MARDHENJET E SHKRIMTARIT ME DIKTATORIN, KETE PO QE E BESOJ
    DO VINI EDHE JU ?

  17. latifond says:

    Per 4 vjet nuk ju keput ndonje kopse pantolle,rrip,ushkur brekesh,e ti binin rrotat me lefta ketij Bitrit!? Cudi nje gruaje qe punonte tek fabrika vajit,i plasi plastmasi me vaj ne trup dhe e pushuan nga puna fakiren!

  18. Hasoni says:

    Nje pyet je per keta qeveritaret, po leket e vjedhura ku do gjenden per tu zevendesuar, apo nga xhepat e popullit?

    1. j says:

      Ku te gjenden parate tani ,jane luajtur bixhoz hahahaha,,Do thuash ti ku jane institucionet qe merren me deklarimin e pasuris e pastrimin e parave,po aq jane o burre 7145000 dollar nuk eshte se bie ne sy shum…..

      Anes Lumejve, F.S.Noli ,,Ku e lame e ku na mbeti, vaj vatani e mjere mileti, anes detit i pa lare, anes drites i pa pare, pranes sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene lakuriq, dhe i dregosur trup e shpirt i sakatosur, sec e prene se ce vrane, qe shkretuan anenmbane, nen thundren e perdhunes, anes Vjoses anes Bunes,se nje ze vengon nga lumi me buqet me zgjon nga gjumi dhe mileti po gaditet e tirani lebetitet se pelqet kercet furtuna fryhet Vjosa derdhet Buna skuqet semani dhe drini dridhet beu dhe zingjini ,ngrehuni dhe bjeruni katundare e punetor qe nga SHkodra gjer ne Vlore…

      Ca ti themi Nolit vecse ..Nuk ka njohur popullin e tije .Po ku ngrihen ndonjeher ky popull ,perjashto perjudhen e Skenderbeut dhe qe nga ajo perjudhen kane kaluar shekuj e keshtu qe nuk kane faj e nuk ju kujtohet me per tu ngritur…

  19. shpatari says:

    eh kjo vjedhje eshte hapur pas 1990 dhe ja trasheguan berisha nanos pastaj prap berisha dhe u munduan qe ta korruptonin edin fullani del gjithmon i fituar populli i fikavt ky eshte demokracia qe na e servirin popull largohuni sa me par

  20. dhembeli says:

    Nuk guxon nje punonjes thesari te mbaje 3 celesa ,kur regullat jane qe ne cdo moment aty duhet te jene te tre ata qe kane celsat dhe pergjegjesi. Dhe qofte dhe diferenca me e vogel kapet Brenda dites.
    Keta shoket I kane bere hesapet mire I dhane celsat Artanit ,te tjeret se hapnin dot gojen e dinin ci pr….
    Por me cpo shikojme si po rrjedhin ngjarjet ,ATA si luan as topi sa te kemi kontrollin e Shtetit te saliut dhe gjykatat e Metes.
    Sinjali u dha nga Meta qe Banka e kapi vete gabimin.
    Dhe nje injorant e kupton pse e tha kete.Kur keto veprime vetem banka me regullat e saj strikte e kap.
    Po kushedi sa shuma kane vjedhur kur kane djegur leket jashte qarkullimit.

  21. Mal Tropoja says:

    Me nje fjale te gjithe nuk e kane bere punen e tyre sipas rregullave dhe ketu ku flitet per para direct, a me falni me duket se Fullani ka qene me I rregulti se s’ka lene gje pa ngrene.O pika e zeze, si mundet te mbaje shteti guvernator kete njeri kur ka ndodh kjo pune, nuk kuptohet nga asnje qeveri pak demokratike.Hiqeni urgjent me parlament apo me qeveri si behet kjo pune.

  22. Mal Tropoja says:

    Ore Sali , mire bere qe u fute Tos qorrin ne burg per ndihmat atehere, por mesa mbaj mend ca milione dollare ishin ndihma per gjithe vendin, tani nje guvernator qe ka pergjegjesi per parane, pse nuk flet qe duhet fut ne burg, apo eshte muhabet I ngaterruar.

  23. loni says:

    tallje dhe genjeshter keta kan pas tjeter skem grabitje se aty jan t gjith hajdut qi nga fullani me shoke duhen pushuar nga puna t gjith punonjsit e banges se puna aty eshte zhinxhir dhe t gjith e kan dit c bohet dhe ka qen organizim mafioz perfekt
    bande kriminale e permasave botrore qi duhen gjykuar t gjith e fut n burg urgjent ska aty ti je miku filanit e ti je i filanit ligji per t gjith i soj ather mund t themi qi kena shtet ligjor si europa.pa u zbulu dhe i fundit i ksaj vjedhjeku asht prek shtylla shtetit nga qeveria rama ateher e kot t kemi shpresa qe ky vend do bohet.

  24. Spiro says:

    E katapultoi shoku Fatos kete Fullhanin, dhe hajde ta heqesh kete! S’e heq dot as PS as LSI as askush. Ka ngulur rrenje qe jo te vidhet thesari por edhe muret t’i heqe s do te ia dije. Ne kete banke kushedi sa vjedhje te tjera jane bere po kush eshte ai qe do kerkoje hesap; edhe Rama edhe Meta kane njerezit e tyre aty. Po ashtu shoku Ridvan i shoqates se Enverit ka vajzen, Jozi ka vajzen, Nishani ka gruan, etj.
    Fullhani mban dhe nje rekord tjeter si kurvenator; eshte kurvenatori i vetem ne glob me note mesatare 5.1 dhe shkoll e vetme e tij eshte ajo e xhaxhit Enver. E kam patur ne klase ndaj me besoni.
    Te na rruaje sa malet kurvenatori yne Fullhani!

  25. leon says:

    ORE PRANDAJ U VRA DHE SANTO SE DUHET TE FUSIN PARATE NE BANKE HAJDUTET…PARATE JANE TE GJITHA TE VJEDHURA DHE TE GJALLA NEPER KETO DHE NJEREZIT E TYRE NE PRONA ETJ..

  26. kosov exppp says:

    Mos i besonk ktyre perrallave qe sajojne per justifikim asgje nga kto skema ae thuhen nuk ekzistljne por my popull ka lind i trash dhe e ha sapunin per djathe akoma
    Kto jane perralla sepse duan te justifikojne kete krim dhe kapot e ketij organizimi t shpetojne koken.
    Ju mendoni se ai vend superivrojtuar s futet as del dot as miza kur cdo.veprim kontrollohet
    Nuk merren leket aq lehte sa e paraqesin kta si skenr filmash
    Aty jane te gjithe te implikuar dhe kane veprur me dijenin e plote te njeri tjetrit dhe kan qen militant partie qe i kan sherbyer partis PD me kto vjedhje leket jane mare sipas oreksit te. Pd
    Ata dhe sot kane femijet fisinn atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje