Rama: Jemi votuar për të udhëhequr, jo për të pritur. Të merresh me Berishën, kohë e humbur

1 Gusht 2014, 12:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë për realizimin e të gjitha reformave për të cilët shqiptarët më 23 Qershorin e 2013 mandatuan Aleancën për Shqipërinë Europiane për të qeverisur vendin.

Në një komunikim me mediat nga selia e Këshillit të Ministrave, Rama theksoi se Qeveria dhe mazhoranca kanë marrë një mandat për të udhëhequr dhe jo për të pritur, ndërsa llogaridhënien për mënyrën sesi qeveris e ka përballë shqiptarëve.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave në lidhje me faktin se miratimi i reformës territoriale u bë pa votat e opozitës, kreu i Qeverisë theksoi se ndarja e re administrative nuk u miratua me votat e PD, e cila nuk ka monopolin e opozitës.

“Partia demokratike është partia më e madhe opozitare, por ajo nuk ka monopolin e opozitës. Në Kuvend ishin deputetët e partisë së dytë më të madhe opozitare, të cilët dhanë një kontribut shumë të madh në miratimin e kësaj reforme. Kam keqardhje për Partinë Demokratike, e cila nuk u bë pjesë e këtij procesi, ne e pritëm deri në minutën e fundit, por nuk kemi ndërmend të mos realizojmë objektivat tanë për faktin se duhet të presim pa fund. Ne kemi marrë mandatin për të udhëhequr dhe jo për të pritur”, theksoi Rama.

I pyetur nëse Qeveria ndjehej më e fuqishme në Kuvend pasi 5 deputetë të PDIU bashkuan votat me “Aleancën për Shqipërinë Europiane”, kryeministri sqaroi se fuqinë e Aleancës për Shqipërinë europiane nuk e llogariste me numrat në Kuvend, por me 1 milionë votat që shqiptarët ia dhanë për të qeverisur dhe shërbyer.

“Kjo nuk është një shumicë me 84, 85 apo 88 vota, por është një shumicë me 1 milionë vota”, tha Rama.

I pyetur në lidhje me një vendim të mundshëm të PBDNJ për tu larguar nga koalicioni qeveritar, Rama tha se Vangjel Dulen e ka dhe do ta ketë mik pavarësisht koalicionit ku është apo do të jetë.

“Së pari, Vangjel Dulen unë nuk kam bërë mik në koalicionin qeverisës. E kam pasur mik më parë pavarësisht se në ç’koalicion ka qënë e do ta kem mik gjithmonë, pavarësisht se në ç’koalicion do të jetë. Natyrisht që do të isha i keqardhur nëse një reformë historike, me të cilën duhet të ndjehet mirë çdo shtetas shqiptar, jo vetëm shtesa shqiptar me kombësi shqiptare, por edhe shtetas shqiptar me kombësi greke, të ishte sebep për t’u larguar nga koalicioni. Sepse do të ishte në rastin më të mirë, mungesë objektiviteti në vlerësimin e një reforme që do të ndryshojë përgjithmonë Shqipërinë. Nga ana tjetër, ne jemi në një koalicion, jo në një kazermë dhe subjektet e koalicionit kanë këndvështrime që jo gjithmonë përkojnë me njeri tjetrin dhe në këtë rast këndvështrimet tona ishin të papërputhshme, sepse për ne ka qënë dhe mbetet e qartë se Himara nuk është çështje më shumë se ç’është Tropoja, Dibra, Shkodra, Durrësi,Tirana, Elbasani, Korça dhe të gjitha bashkitë e tjera të Shqipërisë. Në këtë pikë nuk ka asgjë më shumë për të shtuar por dua të shtoj se me reformën e djeshme, Shqipëria jep një shembull të shkëlqyer për të gjithë fqinjët dhe si një vend europian në Europë, se garanton në mënyrë bujare dhe largpamëse, një trajtim të posaçëm për minoritetet.Janë 61 bashki që tani përbëjnë korpusin e qeverisjes vendore, por janë 58 të krijuara mbi kriteret e zonës funksionale dhe tre të tjera mbi një kriter të vetëm, përjashtues, që është vetëdija jona për të respektuar përgjithësisht lirinë e të drejtën e çdo shtetasi shqiptar të kombësie tjetër”, tha Rama.

Sipas tij, kjo Qeveri dhe mazhorancë kur të dalë dhe të japë llogari për mandatin e qeverisjes, nuk do të ketë asnjë mundësi për t’u fshehur apo justifikuar, pasi do të ketë ballë për ballë shqiptarët.

I pyetur sesi arriti të bindë ata që konsiderohen si deputetët rebelë brenda Grupit Parlamentar socialist, të cilët dy javë më parë bllokuan me mungesën e tyre në Kuvend miratimin e disa ligjeve që kërkonin shumicë të cilësuar votash, Rama tha se nuk ka bërë asnjë negocim me askënd, ndërsa shtoi se çdo deputet ka bërë detyrën e tij.

“Kjo është Abc e Abc,  por jo Abc e mënyrës si funksionon qeveria e PS. Nuk ka pasur asnjë negocim dhe të gjithë deputetët kanë bërë detyrën e tyre”, tha Rama.

Në lidhje me komentet në Facebook nga ish-kryeministri Berisha, i cili e ka cilësuar reformën territoriale si elektorale, Rama tha se nuk e ndjek Berishën në Facebook.

“Nuk e ndjek sepse s’kam kohë për të humbur. Është kohë e humbur të merresh me të, populli e ka përcaktuar rolin e tij, si një nga miliardët që përdorin rrjetet sociale”, theksoi Rama.

17 komente në “Rama: Jemi votuar për të udhëhequr, jo për të pritur. Të merresh me Berishën, kohë e humbur”

  1. Luli says:

    Po per Fullhanin cdo na thuash zotria juaj. Turp heshtja jote, turp i madh. apo ste le Koqua.

    1. shaban says:

      Urime z.Rama. “Semestrin e pare te vitit te pare
      e mbyllet mire,presim qe sem.e dyte te dilni shume me mire.
      Sa per Reformen,bete me te miren per Shqiptaret,
      pasi Shqiptaret nuk mund te prisnin deri sa zbutet
      tjetersimi i Opozites se Saliut.Ky Njeri e ka katandisur
      Opziten ne nje Agregat qe sado ta lubrifikosh,Ajo nuk
      funksionon ne dobi te vendit,perkundrazi po bene me te keqen.
      Vete zbulimi i mjafte megaskandaleve adresen e kane tek qeveria Berisha.Ata per keto ngjarje jane bere profesioniste.
      por sa para bene,tani shqiptaret e njohin shkaktarin,por jane
      skeptik per ndeshkimin e tyre. Shpresoj qe ju te mos deshtoni
      ndaj ketij fakti.ju flm.

    2. GATJA CUN LAZARATI DJE CUN EUROPIAN SOT says:

      Kur diskutohej para ca javesh per Gjin Gjonin gazetaret dhe ne komentuesit nga menyra se si shkruanim te krijohej pershtypja se jo vetem do shkarkohej brenda 24 oresh por do ta perplasnin NE BIRUCE me procedure te pershpejtuar.

      Cfare ndodhi ne fakt ? Gjin Gjoni fitoi ne KLD me rezulatatin 12 me 1.
      Ajo qe me habit eshte se perse asnje gazetaruc nuk foli per takimin ilegal Arvizu-Lalla te Peshku ?

      Ne baze te kujt kushtetute ky ambasdor takon nje prokuror te nje shteti sovran.E them kete se Krykrimineli Berishe pasi vrau 4 shqiptare u shpall burr shteti,Montra Lul Basha pasi vodhi 300 miljon dollare shpallet yll ne ngjitje.

      Jam ne pritje te ndegjoj per Fullanin “Burre Banke” dhe per LLallen ‘prokuror ne ngjitje”

      Nqs bie Burri i Bankes Fullani shkon ne burg direkt Burri Shtetit Berishe dhe Banda e tij por kjo nuk mund te ndodhe perderisa Edi Rama kategorikisht te kerkoje shkarkimin e menjehrshem te Fulleshit me 88 votat magjike dhe jo te merret cfare ka thene Cabej para 70 vjeteve.

      Nqs do Fullani do shkarkohet pa kushte kjo do te jete dita e pare e fillimit te clirimit nga banda e berishes qe eshte me i forte se ne 23 qershor 2013,

      Kjo do jete dita (nqs ndodh) qe do rivendoset shteti i shqiptareve nga nje republike e shemtuar ambasdoriale qe vazhdon nga 4 dhjetori 1991 e deri ne keto momente qe flasim

      Gazetaret atdhetare ka ardhur koha te mos bejne biznes me lajmet makabre qe po ndegjojme por te jene dhe ato veprues jo vetem vezhgues nga ‘MAJA E THA.K a ardhur koha nqs nuk shkarkohet FULLHANI dhe arestohet ky MONSTER hajdut duhet te shkarkojm EDI RAMEN qe e MBRON ME FANATIZEM.ARSYEN E DI VETEM EDI TE KESAJ MBROJTJE.

    3. po lere kete qe nuk flet per Fullanin po ai trapi i opozites pse nuk flet….
      http://bit.do/te-pasmet-sexy-te-adelina-berishes

  2. ALpini says:

    Mos harro se e fillove qeverisjen me tritol dhe te siguroj se do e mbyllesh me keq se e nise.
    Je votuar te zbatosh ligjin dhe jo me shit pordhe.
    Se si po punon e shohin te gjithe dhe zgjedhjet lokale po afrohen dhe do e marresh vesh sa te mbeshtesin.

    1. @Alpini says:

      Bandat e tritolit kontrollohen vetem nga Mullahu Sali dhe dobicat e tij. Edhe Lazaratin e ktheu ne kryeqytet Europian te droges I njejti psikopat. Nuk ke ci ben si Alpin qe ti je mesuar te ngjitesh majave prass ne bythe…

    2. Ilir Hoti says:

      alpini ne mocale…baba ..buka e gojes e horravw .. eshte ne facebook..vazhdo se eshte 72vjec,,,

  3. Bankieri says:

    Fullanin nuk e keni kuptuar qe ky e organizoj vete vjedhjen per te paguar deputet kunder per te paguar gjykatesit qe te leshojn FROKUN per te paguar ata qe vdiqen ne MINIERE .Ky eshte vrasese dhe ordinare.Mos u mundoni kot nuk e heq FULLANIN se ka mare lek nga djersa e popullit ky dhe FULLHANI e ka ne dore po foli ky PALACO KRYMINISTER kundra GURVENATORIT.Ai qe ishte cun tirone iku?E ky i gjeti vrasesit e tij.Kocon do ta vendos GUVERNATOR tani per te vjedh FMN se me CANIN socialistet vodhen dhe floririn dhe BANKEN E SHQIPTAREVE.

    1. @Bankieri nga Vicidoli says:

      Keto 20 vjet Viciat e dolit jane bere edhe bankiera. E din mire si funksionon korrupsioni. Yxhym! perpara me mamlukun Sali Abduhrrahman Berishovic drejt fitoreve te reja. Vetem Gjermania na ka ngel pa jakalu…

      1. ??????? says:

        tare , po te germosh do te zbulosh qe ai full hani eshte mik koke e kembe i likes dhe eshte nga ata qe ky i gjati i quan cuna tirone , biles ai ka qene dhe sahanlepires i cunave te bllokut

  4. Toni T says:

    Urime dhe perpara, qente le te lehin, detyruar jote eshte te stoposh kaosin 23 vjecar e te vendosesh rregullin, kush nuk e do eshte antishqiptare…

  5. Po me Plepat kur do merreni? says:

    I nderuar Z. Kryeminister,
    Po me plepat kur do merreni. Ajo eshte plaga me e madhe e Shqiperise.
    Po sheruat kete keni sheruar dhe 80% te korrupsionit.
    Good Luck!

  6. Fullpini says:

    E papame Edo! Le te flasin kete barktharet e kokepalaret. Se ne jena cuna Tirone!

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne kete rast, Maxhoranca dhe Kryeministri, duhet te pershendeten per fitoren e arritur.
    Gazetaret duhet te kompletohen me kulturen e vlersimit,ashtu si jane vigjilent per cdo gabim te saj.
    Burre dhe grua,s’besoj se bien dakort 100%, ne formimin e hartes se reformes.
    Berisha nuk ka pranuar as KUSHTETUTEN,te ciles i referohet ne cdo cast,kundershtimi dhe mosdakortesia jane brenda karakterit egoist te tij.
    E keqja eshte jo se ai nuk pranon,por fryma qe percon tek brezi i ri ne PD,eshte shume negative.
    Sigurisht qe reforma nuk eshte e persosur,por eshte pranuar nga me shume se 85% e shqiptarve,me pak se 15% duhet te pranoj parimet demokratike.

  8. beni says:

    MANDATIN per te udhehequr e more vertet… po varferia u shtua me ardhjen tende,kete e thone te gjithe,ka rene forca blerese e popullit,po ku pyetni per popull ju mjafton te mbushni xhepat me parate e popullit… sic qe rasti I bankes,iku dhe nje minister kjo tregon se qeveria nuk po drejton mire,mendoj se shpejt do kete doreheqje te tjera, te vetmit sector qe mund te sjellin fitime … bujqesi e turizem jane lene krejt ne harrese,gropat.. ne rruget e tiranes jane shtuar mjafton te kalosh ne rrugen myslym shyri shikon se gropat po thellohen, a ka sy kjo qeveri e verber,kjo qeveri me duket si nje qeveri qensh.

  9. ?! says:

    d.mth. qe 21 janari u mbyll sipas edi rames; saliu le te livadhise si te doje sepse per ramen te vraret ne gerdec, 21 janar… ne te semes…

    keshtu eshte kur jane halabaket ne krye te pushtetit!

  10. Gattamelata says:

    Po spo thote njeri te pish kafe me Berishen, ta arrestosh po te kerkojme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje