Reforma në drejtësi/ Kuvendi miraton p/ligjet me 84 vota

31 Korrik 2014, 17:59Politika TEMA

Kuvendi miraton me shumicë të cilësuar votash disa projektligje që lidhen me reformën në drejtësi. Kështu me 84 votat e maxhorancës Kuvendi miratoi disa shtesa në Kodin Penal; po ashtu me 84 vota u miratuan dhe disa shtesa e ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

Po me 84 vota u votuan dhe ndryshimet në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe shtesat në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Një tjetër pr/ligj i miratuar me 84 vota është dhe ndryshimi në ligjin “Për dhënie amnistie’; ndërsa Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë u miratua me 89 vota.

Këto pesë ligje ishin mbartur nga seanca kaluar për shkak të mungesës së kuorumit prej 84 votash, i domosdoshëm për miratimin e tyre.

4 komente në “Reforma në drejtësi/ Kuvendi miraton p/ligjet me 84 vota”

  1. anonim says:

    Reforme?! Sa pislliqe po behen ne emer te saj.

  2. "BALASHI" says:

    Te besh reforme do te thote te reformosh gjendjen e vjeter ne te re, ta shpiesh me perpara zhvillimin, prodhimin, edukimin, kulturen, permiresimin e jetes se njerezve qe te kane vene ne krye per ti drejtuar. Bukur mire. Po ne praktike? A i sherbejne qellinit reformat? Ketu ngulmoni. Per kete ju kemi zgjedhur e jo per fjalet e syte e bukur…

  3. adrin says:

    Keto Reforma po behen qe te pastrohen pislleqet qe ka lene berisha me qeverisjen e tij gjate tete viteve te shkuara.
    Bravo mazhorances, Ilir Metes si dhe qeverise qe votuan keto Reforma. Por keto duhet te jene vetem fillimi te tjera ligje dhe reforma te thella ka nevoje vendi per te shkuar dhe barazuar me vendet e zhvilluara europerendimore.

  4. alby says:

    ua sa qef sikur me plas Saliu e armiqte e tjere te shqiptareve nga hapat perpara qe po ben vebdi!!
    do zoti
    ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje