Reforma territoriale, Ndoka dhe PDIU në Kuvend/ Rama: Historike, do të riorganizojë Shqipërinë si shtet modern

31 Korrik 2014, 15:31Politika TEMA
Reforma territoriale, Ndoka dhe PDIU në Kuvend/ Rama: Historike, do të

Kuvendi nisi diskutimet mbi reformën territoriale, ndërsa ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi theksoi se prej saj përfitojnë të gjithë. Në seancë gjithashtu po marrin pjesë edhe 6 deputetë nga opozita, kreu demokristian Nard Ndoka dhe 5 deputetët e PDIU-së. Pak përpara nisjes së debatit për reformën territoriale në Kuvend, kryeministri Rama shkroi në rrjetin social Facebook se “kjo reformë historike do të riorganizojë Shqipërinë si shtet modern, përmes ndarjes së re administrative”.

“Kjo reformë nuk mund të kënaq të gjithë dhe nuk mund të jetë pasqyrë e forcave politike”,  deklaroi në Kuvend Bashkim Fino, kryetari i komisionit për Reformën Territoriale.

Sipas tij, kjo e sotmja është një ditë historike për gjithë shqiptarët, pasi në qendër të vëmendjes është pushteti lokal.

“Ka probleme lokale që mund të kishin marrë një zgjidhje tjetër, por kjo hartë është fazë solide për zhvillimin e Shqipërisë.  Njësi vendore që trajtoheshin me feudalë të vegjël, shërbime të pakta. Dhe ajo çka kuptova në gjithë këto vite, është vetëdija se me këtë ndarje territoriale nuk do kishte të nesërme. Sot është një arritje e Shqipërisë që arrin të sjellë në Kuvend, një ndarje të re territoriale, reformën e reformave. Sot kam dy arsye të gëzojë sot, pasi sot duhej quajtur dita e pushtetit lokal. Në shtator premtuam reformën e thellë territoriale. Është fakt që shumica dërrmuese nuk e ka justifikuar pushtetit, qoftë për paaftësi. Në të gjitha raportohet ndërkombëtare, na është rekomanduar domosdoshmëria e reformës administrativo-territoriale Kjo mazhorancë gjeti kuroja të përballej me këtë reformë të vështirë. Kjo mazhorancë gjeti vullnetin politik të ndërmerrte këtë nisë. Në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni dhe do ti kthejë përgjigje opozitës. Në janar të 2014 u krijua ky komision, i cili kishte drejtën e vetos”, tha Fino. 

Duke u ndalur tek bojkoti i opozitës, Fino theksoi se forca më e madhe opozitare në Kuvend nuk pranoi të jepte konsensusin e saj.

“Ndaj dhe opozita shpalli bojkotin pa kuptim të sajin, duke iku nga Kuvendi, ndonëse ne i dhamë mundësi që ajo të ishte pjesë e kësaj reforme. Së bashku me Ministrin Çuçi, kemi bërë shumë konsultime, dhe ndërmorëm hapa të nevojshëm për të rinisur punën dhe përcaktuam kriteret teknike, të cilat ishin hartuar nga ekspertë. Ky koncept vë në qendër qytetarin dhe shërbimet ndaj tij. Bazuar në kriteret e miratuara, komisioni ngarkoi ministrin Çuçi të krijonte 5 variantet për ndarjen e re administrativo-territoriale. Njësitë e qeverisjes vendore, të udhëhequra nga forcat opozitare kanë marrë pjesë në konsultime. Rreth 53 për qind e tyre kanë shprehur mendimin e tyre për këtë reformë. 136 përgjigje të kryetarëve të bashkive të komunave, konsiderohen si mendime kundër. Ndaj shikohet qartë se reforma ka mbështetje të gjerë. Komisioni ka treguar kujdes, duke shprehur qëndrimin e tij se mendimet e qytetarëve kanë qenë real”, u shpreh Fino. 

Çuçi

“Reforma  territoriale është historike. Nga kjo reformë përfitojnë të gjithë, çdo qytetar, çdo komunitet. Qyetetarët më do të kenë më shumë peshë në vendimarreje. Do të ndertohen njësi më të mëdha për vendoret, të cilat krijojnë më shumë të ardhura ekonomike dhe do të kenë më shumë burime financiare. Këto njësi do të kenë më shumë kapacitet, do të bëjnë të mundur decentralizmin e më shumë reformave. Njësitë e mëdha promovojnë demokracinë vendore. Analizat e ekpertëve të pavarur tregojnë se njësitë e mëdha do të sjellin një përfitim nga 3 miliardë deri në 6 miliardë. Ky efekt do të sjellë nga 5 deri në 10 % të të ardhurave të njësive vendore.  Qeveria e ndërmori këtë reformë bashkë me procesin decentralizimit ku njësitë vendore do të marrin më shumë kompetenca. Këto reforma janë përkushtim i qeverisë për të çuar sa më shumë fonde në nivelin e njësive vendore. Edhe përvoja e vendeve të tjera me zvogëlimin e njësive vendore ka treguar se ka sjellë rezultate pozitive, po marr një shembull si Danimarka apo Suedia. Edhe Franca së fundmi ka marrë një iniciativë për një refomë të tillë.  Kjo reformë nuk u zhvillua pas dyerve të mbyllura por me diskutime, si dhe në zbatim të Kushtetutës. Edhe pas gjithë kësaj pune dera për opozitën është gjithmonë e hapur”, tha ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule e ka quajtur këtë një reformë antievropiane, të paligjshme dhe që cënon rëndë të drejtat e minoriteteve. “Kjo reformë do të dështojë ashtu si ndodhi me Censusin”, theksoi Dule. Në vijim ai shtoi se “kështu nisi kjo reformë, por si përfundoi ku elementët klienteliste dhe elektorale spikasin mbi vizioni dhe nisi si reforme evropiane, por u bë allishverish dhe dallavere”.

“Ky është është cënim i së drejtës evropiane dhe praktikave evropiane por ky akt bëhet më i rëndë se nuk propozohet nga një deputet i vecantë por nga vetë këshilli i ministrave, dhe ky ka për iniciator Edi Ramën. Dy vjet më parë të dashur kolege nuk ndodheshim bashkë në këtë sallë, se bojkotonim për qëllime të përbashkëta, dhe ata që ishin dje në qeveri votonin ligjin për Censusin. 3 herë u ndryshua ligji për regjistrimin e banesave. Ne e kundërshtuamfort ate ligj”, theksoi Dule.

Kjo reformë është pa konsensusin e opozitës, ndaj ministri Bledi Çuçi nuk ka pse ndihet krenar. Kështu deklaroi kreu i PDK, deputeti Nard Ndoka.

“Sapo dëgjova ministrin Çuçi i cili tha se ndihemi krenar, nuk duhet të ndiheni krenar, për një reformë të njëanshme, dhe pa mbështetjen e opozitën. Kjo ju bën jo të ndiheni krenar, por fajtor në rastin më të mirë për faktin që po paraqisni një projektligj, i cili për herë të parë garancia për ndarjen territoriale është pa mbështetjen e opozitës. Suksesi i një Kryeministri dhe mazhorancë është konsensusi me opozitën. Për të krijuar terren duhet tolerancë e mirëkuptim, që në fillim të qeverisjes. Duke thelluar kështu konfliktin me opozitën, Ju nuk përcaktoni zyrat e PS dhe LSI, por qendrat e zhvillimit urban për gjithë territorin e vendit. Ne i themi vëlla çdo shqiptari dhe miq të gjithëve atyre që na duan si miq. Ndaj, u them të gjithëve që mos ta vononi këtë projektligj, pasi do pendoheni të gjithë”, tha Ndoka.

Idrizi

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ripërsëriti vullnetin për të votuar ndarjen e re territoriale të Shqipërisë me 61 bashki. Kryetari i kësaj partie Shpëtim Idrizi  konfirmoi votën pro reformës territoriale, si dhe kundërshtoi qëndrimin e kreut të PBDNJ Vangjel Dule dhe reagimin e Athinës zyrtare duke e cilësuar qesharak. Sipas Idrizit, Greqia është vendi i fundit i cili duhet të flasë për të drejtat e minoritarëve duke shtuar se ishte i njëjti vend që ushtroi genocid ndaj popullit shqiptar.
 
“Ditë më parë kemi dëgjuar se një Nënkryetar i Kuvendit, që nuk përfaqëson askënd, bredh qyteteve të vendit për protesta, dhe prej protestave të tij, shteti grek ka hyrë me arrogancë në punët e shtetit tonë. Kjo është qesharake. Territori i Shqipërisë, nuk ka asnjë territor të vendeve të huaja,  përkundrazi një pjesë e mirë e jona gjendet jashtë Shqipërisë. Unë mendoj se minoriteti grek, dhe Çamëria është ura lidhëse mes dy vendeve. Madhështia e kombit tonë është kjo, ne i respektojmë minoritetet edhe pse ata kanë ushtruar genocide ndaj nesh. Si shqiptar, të parët tanë janë përzënë me horror nga shteti ankues, prandaj ne i kuptojmë më mirë se kushdo ankesat e minoritetit. Me bindjen e vetëdijen e respektimit të të drejtave të njeriut, ne nuk e pamë kurrë krijimin jashtë konventave ndërkombëtare të ndarjes së re, por kërkuam vetëm korrigjimin e ndarjes administrative. Greqia të nderuar kolegë nuk është shembulli më i mirë për t’u marrë parasysh. Ata janë i vetmi vend europian që nuk i njeh minoritetet, i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar në Kuvend të drejtat e minoritarëve. Madje mban në fuqi ligjin e luftës. Veç kësaj nuk pranon që të krijohen njësi vendore me shumicë minoritete”, theksoi në fjalën e tij kreu i PDIU
 
Idrizi dha një mesazh edhe për kreun e PBDNJ Vangjel Dule, duke u shprehur se nëse nuk e voton ndarjen e re, atëherë ai do të mbahet mend sipas Idrizit si një tradhtar.
 
“Përgjigja e duhur që duhet t’i jepnim është shembulli grek, këtë meritonte Venizellos e nënkryetari ynë i Kuvendit, por nuk e meritonin vëllezërit tanë minoritarë. Ne nuk shohim as Bollanot që shkatërruan bregdetin shqiptar. Ne nuk shohim tek minoriteti Greqinë që largoi me dhunë vëllezërit tanë. Ne, në gjithë këtë që parashtruam duam të tregojmë jo vetëm që nuk jemi kundër, por duam të respektojmë vëllezërit tanë minoritarë. Edhe pse alteranivat janë të shumta, ndarja e re është e saktë dhe e drejtë. Fatkeqësisht PD nuk mori pjesë për të krijuar variantin më të mirë. Nëse dikush nuk voton se i bindet qeverisë së huaj, është një tradhtar dhe nëse nuk ndiqet penalisht, moralisht do të mbahet mend”, nënvizoi Idrizi .

Amendamentet nga PDIU dhe Andrea Marto

Grupi parlamentar i PDIU-së dhe deputeti Andrea Marto kanë depozituar në Kuvend dy amendamente lidhur me reformën administrativo-territoriale. Grupi parlamentar i PDIU-së kërkon që Vagalati, Sopiki dhe Pandelejmoni të Bashkisë së Konispolit, sipas propozimit të komisionit të posaçëm, të kalojnë në Bashkinë Livadhja.

Ndërkohë deputeti Andrea Marto ka dorëzuar një amendament që propozon tek njësia e qeverisjes vendore Bashkia Delvinë, të hiqen fshatrat Kardhikaq, Pecë dhe Muzinë dhe të shtohen në njësinë e qeverisjes vendore Bashkia Livadhja.

“Njësia administrative Mesopotam, e cila është pjesë përbërëse e Bashkisë Livadhja, të përbëhet nga fshatrat, Mesopotam, Dhrovjan, Krongj, Bistricë, Velahovë, Livinë, Brajlat, Sirakat, Kostar, Fitore, Kranë, Ardhasovë, Kardhikaq, Pecë dhe Muzinë”,  thuhet në amendamentin e Martos.

16 komente në “Reforma territoriale, Ndoka dhe PDIU në Kuvend/ Rama: Historike, do të riorganizojë Shqipërinë si shtet modern”

  1. GATJA CUN LAZARATI DJE CUN EUROPIAN SOT says:

    PO mo shum historike!Si BSH qe vodhet .

    1. Pelasgian says:

      perftitojne shume qytetaret si KOQE KOKEDHJERI !

      1. @pelasgian says:

        Do humbasin shume kafshe te egra si Saliu, Lulushja dhe Vicat e Dolit.

        1. tigri says:

          kjo eshte reforme jetike.. Grekerit qe bertasine serbet e saliut ate pune kane.. Bejeni reformen

          1. Shehu says:

            Te lumte Edi Rama.. Pune fantastike.. Mos u ndal

            1. NIku says:

              Puna e mire e Edi Rames po behet fale reformave te medha,, Opozita dhe kushdo qe shan neper blogje tregon vecse dobesi perballe punes se madhe te qeverise dhe Kokedhimes, e gjithe deputeteve qe ju pergojoni

              1. Xeni says:

                Vijo punen edi, mos ndalo se greket e serbet kete pune kane. Do shajne, por skane shance te zhbejne punen tende

                1. Zllatan says:

                  Saliu tanime ka nxjerre goren Dule, fashistin grek, spiunin e pashembullt,, Fatin e saliut Pac o Dule greku

                  1. Albi says:

                    Besojme fort tek ty Edi.. Dhe kemi besimin e palekundur se kjo eshte me e mira per shqiperine tone..

                    pershendetje nga Belgjika

                    1. arbri says:

                      REFORMA ESHTE NEVOJE JETIKE.. BEJENI SA ME SHPEJT DHE SUKSESE NE PUNEN TUAJ TE MIRENISUR

      2. Lori says:

        Ec aty. Je njish, je gjeni, ti je e ardhmja e komentuesve ?
        Mbbroheni sa te doni Dulen dhe Bollanon ne faqet e Temes. Ne fakt nuk mbroni Dulen dhe Bollanon, por Amos Dojaken (çamin-çifut) qe jep para per disa media ne Shqiperi. Per fatin tuaj te keq ne e kemi marre rrugen qe meritojme. PDIU do jete krah per krah me PS dhe LSI. Jo se ka aq para per te dhene sa Amos Dojaka, por sepse kemi 5 vota ne kuvend. Doni apo nuk doni ju çifutet qe beni si çame, ne e meritojme!!!!

    2. Zhulsi Sali dhe Lulushja says:

      Governatorin e Bankes e zgjodha une dhe jo socialistat e Edit. Une e vura ate hajdut banke ne pune qe te vidhte ca pare edhe per mue.
      Te kam drogue ty aq keq sa po te del tym nga truri I vockel.
      Qysh bre burre po mi heq meritat mue! Ai ka 4-vjet qe vjedh per mue dhe ti na thue qe e vodhen socialistat! Te urdhnoj te kthehesh prape ne bjeshkat tona heroike me konge patriotike… per tu kujdesur per lopat tona…

  2. shpatari says:

    a mundet ky parlamet me na tregu sa na shku gjoba e te gjitha qeverive qe ne 1990 gjer 2014 per banor me gjith kto suksese

    1. @shpatari says:

      Nga 1990 deri ne fund te 1913 pyet Salucin qe te tregoj sukseset e tij n.q.se te ka marre malli. Disa nga “sukseset” historike te Salucit jane:
      Futja ne vendet islamike
      Ndertimi I xhamive kudo
      Piramidat
      Tanket ne Vlore
      Transformimi I Lazaratit ne kryeqytetin e droges ne Europe
      Eliminimi i protestuesve me ndihmen e snajpereve
      Shperthimi I Gerdecit – ku dha jeten ne menyre “Heroike” kunati Salucit
      “Sukseset” jane aq te medha sa qe nen udheheqjen e Salucit ekonomia e shqiperise krahasohet vetem me ate te gjermanise.

      Ky parlament jep llogari vetem per me pak se nje vit.
      Mos duhet qe ky parlament ti mbylli per nje vit gropat qe hapi Saluci per 23 vjet rresht. Jo moj cupe e Vicidolit eshte me kollaj te shkaterrosh se te ndertosh.

  3. Pilo Lala says:

    Ec perpara Edi !
    Kjo reforme eshte reforma kunder BARKDERRAVE Komunare dhe Kryetare Bashkie, qe shkaterruan Urbanistiken 23 Vjet.
    Suksese.

  4. rezart says:

    Sali Berisha i urdheroi LAKWNJTE e vet qe te dalin nga salla e Kuvendit,per te mos votuar “pa dashhje”ndonjeri pro REFORMES TERITORIALE!!!
    Ne ESFEL TE GOMARIT vafshin se ARMIQ TE SHQIPERISE jane!
    Edhe KUSHTETUTEN e Shqiperise nuk e votuan,por ne cdo KRIM,qe bene betoheshin per KUSHTETUTEN!!!
    Edhe gjykatat private,po keshtu i kane:NE MBESHTETJE TE KUSHTETUTES SE SHPALLAVE!!
    Thefshin qafen ishalla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje