Deputeti socialist Andrea Marto, i cili ka kundërshtuar variantin përfundimtar të ndarjes së re territoriale, madje duke votuar kundër saj edhe në Komisionin për Reformës Territoriale, do të votojë pro draftit në seancë plenare.
Burime nga Grupi Parlamentar socialit konfirmojnë votën pro të deputetit socialist Marto. Në këtë mënyrë duket se e majta ka zgjidhur përfundimisht problemenin e sigurimit të 84 votave të nevojshme për miratimin e një prej reformave më të mëdha në vend, pa pasur nevojë për votat e deputetëve jashtë saj.
Pas tërheqjes së disa deputetëve socialist, si Tom Doshi, Pjerin Ndreu, Armando Prenga, Parid Cara, të cilët për shkak të përplasjeve apo qejfmbetjeve për cështjetë tjera në diskutim mund të kushtëzonin me votën e tyre miratimin e 3 drafteve ligjore që kishin lidhje me reformën në drejtësi, dhe Reformën Territoriale, edhe ligjvënësi Marto është tërhequr nga qëndrimi i tij fillestar kundër variantit të paraqitur që ndan vendin në 61 Bashki. Më konkretisht marto kundërshtonte bashkimin e Himarës me dy komuna të tjera.
Ky eshte minoritar,ja rrasi Dules ?