Jaho Mulosmani: Prokuroria më pyeti vetëm për Fatmir Xhindin, jo Azem Hajdarin

31 Korrik 2014, 09:45Politika TEMA

Jaho Mulosmani, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, përgënjeshtroi sot në një lidhje telefonike nga burgu i Burrelit të përditshmen Panorama.

Gazeta në fjalë botoi në numrin e saj të djeshëm në faqe të parë një lajm sipas të cilit Prokuroria ka rihapur dosjen e Hajdarit, pasi një grup prokurorësh, sipas saj, kanë marrë një “dëshmi 5 orëshe nga Jaho Mulosmani mbi rrethanat e vrasjes së Azem Hajdarit”.

Ato që shkruan Panorama janë gënjeshtra. Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta. Kanë qenë dy prokurorë dhe një oficer gjyqësor. Kanë pyetur për Xhindin vetëm. U kam thënë mos më pyesni mua se nuk jam dëshmitar, ç’kam pas për të thënë e kam thënë në intervistë – tha Mulosmani në linjë telefonike me gazetaren e DITA, e cila në mes të muajit korrik realizoi të parën intervistë-video me Mulosmanin 14 vjet pas dënimit të tij me 101 vjet burg për vrasjen e deputetit.

Një ditë më parë lajmin për rihapjen e dosjes së Hajdarit dhe marrjen e një “dëshmie 5 orëshe” nga Mulosmani e ka përgënjeshtruar edhe Prokuroria e Përgjithshme

9 komente në “Jaho Mulosmani: Prokuroria më pyeti vetëm për Fatmir Xhindin, jo Azem Hajdarin”

    1. ALpini says:

      Te gjithe shkrimet qe flasin per kete Mulosmanin tregojne se paraqitet me veshje SHIK,pra nje kujdes i vecante ne paraqitjen e jashtme ne ambientet e burgut.
      Une po ju them se kete lloj paraqitje e kane vetem te burgosurit qe jane te dashurat e trimave.Thene shqip ja pallojne verrrrren dhe ndoshta kjo gje i pelqen

      1. shefi says:

        sa te paguajne per nje koment qe ben?

  1. Toni T says:

    Si rruhet njeriu as per ty e as per Hajdarin or mik

  2. sh says:

    Mos e ngarkoni me me pyetje ,le ti beje 101 vjet burg me
    ndergjegje te paster, qe ai eshte autori i vrasjes se Hajdarit.
    Karakteri i tij prej maloku do te ngrihej me shume nqs do te pohonte qysh
    ne fillim per vrasjen .Justifikimi qe num ka pasur armen me vete ,por e
    kishte lene ne makine ,eshte qesharak ,sepse keta nuk shkojne as ne wc pa
    ate te shkrete .

  3. dandaramanda says:

    Kur lexova artikullin e pare per Mulosmanin mendova me vehte:I lumte medias dhe shtypit shqiptare qe ben te pamunduren per te nxjerre ne shesh padrejtesite qe i’u behen shtetasve shqiptare.
    Tash po e kuptoj se mediat dhe shtypi vetem se losin me dinjitetin e personit,e lakojne emrin e tije sipas deshires vetem per pak leke.
    Ky eshte problem serioz per shoqerine shqiptare,ku jeta e individit kushton me lire se nje kile banana.

  4. Dibrani says:

    Mire Dita qe ka eksluzivitetin e lajmeve nga burgjet, po Temes cfare i hyn ne pune te pergenjeshtroje lajmet e gazetave te tjera ? Sa turp, debat e replika, per nje te denuar me burgim te perjetshem !

  5. Uarda says:

    TemA ka filluar ti referohet gazetes Dita?!
    Me duket se po i fusin gishtin Meres avash avash…

  6. oskeola says:

    I lumte Jahos ka qene dhe eshte djale trim,e denoi sali k…per te mbyllur dosjen dhe per te mos dale atentatori kryesor dora vete sali ka….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje