Nishani dekreton ambasadoren e re të Shqipërisë në BE

1 Gusht 2014, 09:21Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar dje ambasadoren e re të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Suela Janina e cila mbante postin e drejtoreshës së marrëvshjeve Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme, do të zëvendësojë në misionin tonë në Bruksel Mimoza Halimin, e cila u lirua nga detyra pas mbarimit të mandatit në muajin korrik.

Me propozim të kryeministrit, dekretoj:Zonja Suela Janina emërohet në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit europian, rezident”, thuhet në dekretin e firmosur nga Presidenti i Republikës, të cituar në gazetën “Panorama”.

Dy ditë më parë me vendim qevrie u vendos mbyllja e katër ambasadave shqiptare , në Bosnjë dhe Hercegovinë, Portugali, Indi dhe Malajzi.

2 komente në “Nishani dekreton ambasadoren e re të Shqipërisë në BE”

  1. Treviso says:

    Do ta quaja nje kthese te forte kete vendim te…..
    I uroj pune te mbare zonjes, ne perfaqsimin e shqiptareve ne Bashkimin Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje