Vendimi i papritur i Ilirjan Celibashit për t’u dorëhequr për arsye personale dhe profesionale nga posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe emërimi në këtë detyre i deputetes Ermonela Felaj, është shoqëruar me një tjetër ndryshim në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.
Në bazë të një vendimi të marrë që në fillim të qeverisjes nga Kryeministri Edi Rama se postet ministrore do të jenë të ndara nga tao të deputetëve, pritet që Felaj me nisjen e sesionit të ri parlamentar të dorëzojë mandatin e deputetit.
Kështu në bazë të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, me largimin e Felaj, e cila është deputete e qarkut të Beratit, mandati duhet t’i kalonte kreut aktual të ALUIZNI-t Artan Lame.
Por burime nga PS konfirmojnë për TemA-n se Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t ka refuzuar marrjen e mandatit të deputetit dhe sipas listës emërore mandati i Felajt i kalon Anila Agalliut, po në qarkun e Beratit.
Në këtë mënyrë pritet që Agalliu do të jetë kështu deputetja më e rë e Partisë Socialiste që do të zërë vend në Parlament duke filluar nga sesioni i ardhshëm në shtator.
Po kështu në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar anëtarëve të kabinetit qeveritar që ende vijojnë të mbajnë mandatet e deputetëve ti dorëzojnë ato. Mes ministrave që ende nuk kanë dorëzuar mandatin e deputetit janë Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati .
Agalliu renditet e 8ta ne liste nese lame ka refuzuar mandati i kalon stavri ceces pasi renditet i 6ti ndersa i 7ti renditet erjon keri agalliu e merre mandatin si deputete femer….
aiken Felaj, qe eshte femer dhe zevendesohet po nga femer.
meri edhe celibashi ka qene femer e rames.ose e kunderta burri i rames.ne funde qfare rendsie ka qelbsira te gjithe.
Nuk shkruhet shqipja e paster : qfare por c’fare. Nuk shkruhet : qelbsira por qelbesira.
Pasi te kuptojme mire gjuhen shqipe kuptojme se c’fare thuhet e c’fare nenkupton.
Ju faleminderit
Hahahhha nuk shkruhet “c’fare” o gramatika, po cfare ( bashke), “ç” po ta falim, se ka pune. Ti ke shkruajtur çfare fare. Meqe jemi pedante, te jemi te sakte te pakten.
ec se Lamee eshte rrotee krejt… http://bit.do/ja-si-u-vodhen-parate-e-bankes
Po Lame cpati?, -I SIMPLY REFUSE TO SINK-
HAHAHA… “only idiots refuse to change their minds”….
Mandati I femrave iu jalon femrave!
perderisa artan lame ka refuzuar, mandati i kalon stavri ceces sipas renditjes, po t’i kalonte nje femre mandati skishte pse prononcoej artan lame…
Po domosdo qe Lame ka refuzuar mandatin! C’i duhet mandati, kur te Aluizni ben para, 2000 euro nje dojse, shumezimin bejeni vete!!!
I ka bere llogarite zoteria. Ka kohe per deputet, i duhen parate njehere pastaj shkon ne paralament.
E po jane specialista keta, jo vetem socialista!
dueht te kalonte erjon keri ka qen me i miri ne fushat i vetmi i papaerlyer
Jam nje ri i zones se Beratit, edhe per mua e meriton ERJON KERI ishte me i miri. Ai do na perfaqesoj ne te rinjeve ne parlament.
Sakte, mandati i kalon Stavri Ceces.
i vetmi qe fitoj ne zonen e vet eshte erjon keri . do ishte perfaqesues i denje
Do I kete futur ndonje dru Ramaa!
Edhe pse vjen mbas Felajt ne liste Lames I vjen rradha vetem nqse refuzojne te.gjitha femrat e listes. Ja fusin kot qe paska refuzu Lame dhe prandaj dolen ke Agalliu.
Mandati i kalon kujt ti doje rames. Akoma se keni marr vesh ?
E lagu, s’e lagu bishtin Lame!!!
Lol!!!
O Liberal edhe ti nuk e shkruan mire shqipen standarte.Nuk shkruhet c’fare,por shkruhet cfare,pa apostrof.
mire e tha G5 EDI mandatin ja jep kujt ti doje qejfi prandaj mos humbni kohen kot….
Me refuzimin e lames automatikisht futet stavri ceca.
Mos komentoni pa lidhje, por shikoni se cfar thote kodi zgjedhor.
“Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Në përjashtim nga ky rregull, kur vakanca i përket një mandati të fituar sipas pikës 6 të nenit 67, ajo plotësohet nga kandidati i parë në listë i gjinisë përkatëse, pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk aplikohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”.
Te nderuar komentues, i lexova te gjitha komentet tuaja me vemendje dhe mos beni tifozllek se te gjithe deputetet ne liste kane vlera.Ne qarkun e beratit ka njerez qe dine te vleresojne kontributin e njerit apo tjetrit, pasi aty jetojne dhe ngrysin diten.