Dhuna në Kuvend/PD: Rama regjisor i dhunës dhe kërcënimeve ndaj opozitës

2 Gusht 2014, 12:14Politika TEMA

Partia Demokratike vijon t’i kërkojë Kryeministrit Edi Rama që të reagojë në lidhje me incidentin e ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë më shumë se 3 javë më parë mes deputetëve Arben Ndoka dhe Genti Strazimiri.

“23 ditë më parë, Edi Rama inskenoi në Parlament goditjen fizike dhe kërcënimin me jetë të opozitës. Akti banditesk ndodhi në godinën e Kuvendit dhe, Edi Rama prej 23 ditësh nuk mban asnjë përgjegjësi, hesht dhe bën të paditurin. Kur cdo qytetar në vend mësoi me prova e fakte se Edi Rama ka inkriminuar parlamentin me persona të dënuar për vepra të rënda penale, për ti përdorur ata si skuadra dhune ndaj opozitës, mbarë opinioni publik u trondit”, theksoi në një deklaratë për mediat deputetja e PD-së Liliana Elmazi.

Sipas saj, opinion publik u trondit nga fakti se deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka, ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi.

“Vetëm Edi Rama nuk reagoi, a thua sikur gjithcka ishte normale dhe kishte shkuar sipas planit. Sipas planit që ai vetë e ka krijuar, me mënjanimin e dy kandidateve gra nga lista, vetëm e vetëm për të futur në parlament me cdo kusht të dënuarin për krime të rënda. 23 ditë heshtje e Edi Ramës për dhunën e kërcënimin me jetë ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike, thjesht konfirmojnë në sytë e shqiptarëve se ai është regjisori që tërheq litarët e marionetave të tij të krimit”, theksoi Elmazi

 

2 komente në “Dhuna në Kuvend/PD: Rama regjisor i dhunës dhe kërcënimeve ndaj opozitës”

  1. Envision says:

    Nuk u lodhen me brockulla keta!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje