Partia Demokratike vijon të kërkojë nga Kryeministri Edi Rama që të japë një shpjegim në lidhje me atë që partia më e madhe opozitare e konsideron si imkriminimi i Parlamentit. Në një konferencë për mediat, deputeti Kozma Dashi theksoi se Edi Rama prej 25 ditësh i detyrohet opinionit publik, ose të paktën zgjedhësve të tij, një reagim për inkrimimin e parlamentit.
“Kur votuan me 23 qeshor, zgjedhësit e tij kishin parasysh shëndetësinë falas, legalizimin falas, e pjesën tjetër të parasjës së premtuar nga Rama. Ata nuk votuan që Edi Rama të instalonte në parlament skuadra dhune, me persona të dënuar më parë për vepra të rënda penale, si shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe heqje të lirisë së tjetrit. Prej 25 ditësh, botërisht u pa se inkriminimi i parlamentit dhe më tej, përdorimi i personave të inkriminuar për të goditur e kërcënuar me jetë opozitën në përpjekje për ti mbyllur gojën e ndaluar fjalën e lirë, ishte skenari i mirëmenduar i Ramës”, theksoi Dashi.
Sipas tij, tani që provat dhe dokumentat zyrtare, prej 25 ditësh janë pasqyra e kësaj ane të errët dhe mafioze të Edi Ramës, ai nuk përgjigjet, hesht, bën të paditurin.
“Heshtja e Ramës, nuk është hicmëpak kriminale se sa prurja që ka bërë ai në parlament, dhe aktet banditeske të prurjeve të tij”, theksoi deputeti i PD-së.
pd i bie me 1 vrim
Deputetet e PD leshit duhen rrahur te gjithe,ne nje skene qe te habitet e gjithe bota.E meritojne!Mire do te jete qe Edi te rrahi vete ndonjerin nga keta sumaxhinj.1 milion votat i ka perjetesisht te siguruara!
Nga Edi prisni reagim?Te forte jeni!I kerkoni kapos te dorezoje ushtarin!Duhet reagim me I forte,protesta te dhunshme kjo duhet!
PO IK O KOZMA! PO IK O TU MBYLLTE! PO IK ORE BOLL LEXOVE KUTURU! E KUPTOJNE EDHE KALAMAJTE SKENARIN TUAJ! HAJDE DALIM CDO DITE DHE SHAJME RAMEN! PO IK ORE ZVARRANIKER ME FYTYRE NJERIU QE SKENI DINJITET!