Raporti i KLSH-së: Auditimin privat të mos e përcaktojë Fullani

4 Gusht 2014, 09:00Politika TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit e sheh me shqetësim faktin që auditimi i Bankës së Shqipërisë kryhet nga subjekte private të përzgjedhura nga këshilli drejtues i këtij institucioni, i cili kryesohet nga Guvernatori Ardian Fullani.

Në vitin 2013, KLSH-ja i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të heqë dorë nga kjo praktikë, e cila përbën konflikt interesi, pasi “Këshilli Mbikëqyrës nuk është i ndarë nga ekzekutivi, për shkak të drejtimit të tij nga Guvernatori”.

Po ashtu, KLSH-ja kërkon që kompetenca për përzgjedhjen e kompanisë private që do të auditojë Bankën e Shqipërisë t’i jepet ekskluzivisht Kuvendit.

Për të rritur mirëqeverisjen, transparencën dhe besueshmërinë e publikut, vendosja e audituesit të jashtëm nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili nuk është i ndarë nga ekzekutivi për shkak të drejtimit të tij nga Guvernatori, rekomandoj: Ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së audituesit të pasqyrave financiare, për të shmangur konfliktin e interesit në përzgjedhjen e tij, duke ia kaluar këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë, referuar edhe praktikave më të mira botërore” , citon “GSH” raportin.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar sot, i përket auditimit të ushtruar në këtë institucion në harkun kohor 01.01.2012 – 31.12.2012. Në raportin e miratuar nga kreu i këtij institucioni, Bujar Leskaj më 23.07.2013, Bankës së Shqipërisë i kërkohet gjithashtu të rishikojë praktikën e përcaktimit të pagave mjaft të larta për titullarët e saj, të cilat duhet të jenë “në raporte të pranueshme krahasuar me pagën e Presidentit të Republikës”.

KLSH-ja kërkon gjithashtu, të vendosen nivele të arsyeshme për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, nivele shpërblimi të cilat, duke marrë në konsideratë edhe nivelin e pagës bazë të tyre, nuk duhet të tejkalojnë gjithsesi pagën e Guvernatorit, apo këto paga të jenë më pak sesa paga e anëtarëve të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. 

4 komente në “Raporti i KLSH-së: Auditimin privat të mos e përcaktojë Fullani”

  1. The Great appear Great because we are on our knees, let us rise! says:

    Ky ekonomist (ekonomat) i madh duhet qe te luftoje per ruajtjen e figures se tij te larte nga perbaltjet qe i bejne dashakeqet e zhvillimit dhe prosperitetit te ekonomise se financave te Shqiperise. Mua me vjen shume keq qe kjo figure kapitaliste, ky meshirim i Rkardos, i Owen, i Marksit dhe qindra ekonomisteve te tjere te mund te perlyhet kot me kot. E si do te dale ky shqiptar i bukur me fytyre hipopotamore te jape leksioneve studenteve dhe studenteve te Italise, Frances dhe Britanise apo Gjermanise/??. Ja pra pse duhet ta ruajme kete shembelltyre faqezgurdhe, kete shqiptar te madh nga sulmet e pabesa te spiuneve qe ja kane futur gjoja si punonjes te ndershem ne Banken e tij te Shqiperise, Banke qe zoti Fullan e ka ndertuar dhe rindertuar me perde, dhoma gjume, tualete dhe maqina rroje, brisqe dhe kerhera, restorante dhe bufera, dhoma seksologjie dhe spiritualizmi, Banke qe can perpara per ndertimin e demokracise kapitaliste si shembull per te gjithe Perendimin e prapambetur dhe Lindjen Konvuciane.
    Ja pse me vjen te qaj kur degjoj se nje maskara ka vajtur dhe ka futur librat duke marre parate nga arkat e Titanit Fullan!

  2. krio says:

    Fulham nuk esht ekip anglez i premier liges?

  3. P says:

    FULL-HAJNI.

    E THOTE FJALA VETE:KOMPLET-HAJDUT

    URIME FULL-HAJNIT. NGUSHELLIME SHQIPETAREVE.

  4. Spiro Brumbulli says:

    S keni pare asgje akoma, ky eshte vetem fillimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje