Banka e Shqipërisë ka thënë përmes një deklarate për shtyp, se ka larguar të gjithë përgjegjësit për vjedhjen e 7.13 milion dollarëve.
Ajo thotë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë të gjithë personat që kanë faj në vjedhjen e parave në këtë bankë.
Gjithashtu banka ka njoftuar se ka zëvendësuar disa prej pozicioneve të mbetura bosh pas arrestimeve.
“Pas konkluzioneve të grupeve të punës të ngritura me urdhrin e administratorit, me objekt konstatimin e parregullsive në funksionimin e Arkës për Veprim dhe Arkës Stok në Departamentin e Emisionit; grupit të punës për konstatimin nëse ka pasur rrjedhje të informacionit sekret shtetëror; dhe komisioneve të inventarizimit të vlerave monetare në Bankën e Shqipërisë; drejtuesit e Bankës së Shqipërisë kanë marrë masave të mëtejshme, për të mos cënuar normalitetin e të gjithë veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë në Departamentin e Emisionit, si dhe në Departamentin e Sigurimit dhe të Mbrojtjes.
Banka e Shqipërisë vijon bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për evidentimin e çdo shkeljeje të akteve ligjore dhe nënligjore, që kanë mundësuar krijimin e rrethanave të favorshme për përvetësimin e vlerave monetare nga ish-punonjës në Bankën e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë është e vendosur për vënien përpara përgjegjësisë të çdo punonjësi që, me veprime dhe mosveprime, ka lejuar të ndodhë kjo ngjarje e rëndë. Pas largimit nga detyra të drejtorit të Departamentit të Emisionit, Z. Dorian Çollaku, në datë 01.08.2014, në këtë detyrë është emëruar Z. Stefan Sevo, i cili është drejtues me përvojë në Bankën e Shqipërisë.
Përgjegjësi i Arkës për Veprim, Arkës Stok dhe të gjithë punonjësit e tjerë të këtyre njësive, të cilët kishin në ngarkim vlerat monetare, si dhe kontrollori mbikëqyrës, janë larguar nga puna në datën 31.07.2014, dhe pozicionet e tyre të punës sot mbahen nga punonjës të tjerë.
Pas zëvendësimeve të kryera në gjithë zinxhirin drejtues në Departamentin e Emisionit, në këtë departament ka vazhduar normalisht veprimtaria për furnizimin me sasinë e nevojshme të parasë fizike në tregun ndërbankar, dhe lehtësimin e shërbimeve nëpër sportele bankare.
Në departamentin e Sigurimit dhe të Mbrojtjes janë zëvendësuar dy operatorë monitorues, për të cilët është konstatuar se kanë shkelur rëndë detyrimet rregullative për ruajtjen dhe mirëadministrimin e vlerave monetare dhe materiale. Është emëruar gjithashtu drejtori i ri i Departamentit të Sigurimit dhe të Mbrojtjes, Z. Ilir Mollaymeri. Ky Departament vijon të kryejë funksionin e ruajtjes fizikë të të gjitha objekteve të Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Ruajtjes së Objekteve në Policinë e Shtetit.
Pas përfundimit të procesit të inventarizimit, emërimit të drejtuesve dhe të punonjësve të ngarkuar me vlera monetare, si dhe marrjes në dorëzim të detyrës prej tyre, është garantuar vazhdimësia e veprimtarisë normale të funksionit të emisionit dhe atij të sigurisë dhe mbrojtjes në Bankën e Shqipërisë, si dhe vijon puna për marrjen e masave për evidentimin dhe përmirësimin e çdo praktike dhe standardi në përmbushje të këtyre funksioneve”, thuhet në njoftim të lëshuar nga Banka e Shqipërisë.
Ahahaha…..shejtanet!
E shyqyr qe u zgjidh puna. Shume mire Banka. Bravo Fullani qe e mbylle me nder kete muhabet.
Tani te gjithe ne plazh se kaq ishte.
akoma ska filluar, ka hajdute pafund ne administrate qe rrisin kalamajt e tyre me prostituta dhe me 500 eurosh nepre faqet obeze te tyre dhe nderkohe qe fshataret nuk kane buke per te ngrene
http://bit.do/Eriku-i-arte-i-Fullanit-me-tre-prostituta-njekohesisht
Edhe Tek banka si per çdo krim qe ndodh, para gjoja drejtesise shkojne viktimat e Jo ata qe Jane drejtues Te krimit.
Bravo Banka qi i morsha t’ligat! Nji ksaj i them BANKE une! I dhjet gjith bankat e botes.
Te shkerdhefsha ROPT! Ku je Edi Rama? Ku humbe? Pse nuk e shkarkon?
Ky po vepron si Nishani që emëron gjykatës të rinj ndërsa kërkohet reformë rrënjësore në drejtësi. Nuk na hyjnë në sy arnimet që kërkon të bëjë ky Fullani për të mbuluar pisllëqet e tij. Urgjentisht ai të japë dorëheqjen, pastaj të bëhen emërimet e reja, dhe kjo pasi të jetë revizionuar rregullorja e funksionimit të BSH. P.sh., një nga klauzolet duhet të jetë të mos pranohen në bankë persona me lidhje nepotike me funksionarë të lartë të shtetit për shkak të konfliktit të interesave.
Parlamenti me shumice votash mud ta shkarkoj Fullanin.Pse nuk e ben?Si mendon ti me gjykimin tend te mprehte?
Ok.Shpresojme te jete per mbare
Turp te kini
Po tek Radiotelevizioni Publik Shqiptar qe mbahet me TAKSAT e SHQIPTARVE , Kur do SHKOJE Prokuroria te Shoh se Cpo ben DREJTORI I KOMANDUAR MARTIN LEKA sebashku me Keshillin Drejtues & Co…!!!!
Cdo gje po shkon vaj! Si punae floririt!
Mjer ky popull..!
Po mire ben Edi se po pret sa te mbaroje pushimet Fullhani dhe pastaj t’a shkarkoje, nderkohe bisedon dhe me Liken se pa lejen e Likes s ben dot hap para Edi.
Bravo Fullan.Populli kete priste nga ti.Te lumte, s’kane turp dalin per te protestuar per njeriun me te ndershem ne bote.Ja sa bukur i zgjidhe problemet ti. Personalilsh pertej ironise jam e shokuar per cfare ka ndodhur ne BSH. Me vjen shume keq per personat e arrestuar , sidomos per Petrit Ramohitaj dhe Bashkim Xhilaga, si punonjes te ndershem dhe me eksperience. Nuk eshte faji i tyre ,por i strukturave vepruese ne BSh.Ne lidhje me kete duhet te shtroj disa pyetje:
1- Parate e shtypura jashte a ishin te rregjistruar sipas rregullave te administrimit material dhe monetar ne rregjistrat e kontabilitetit?
2-Grupet e inventarizimit te fund vitit perse nuk kane kryer inventar fizik?
3- Auditi i brendshem i BSH ku ishte per 4 vjet?
Hajde knej ka Vorri i Bamit ti fusim nje teke te beme vete se punet ne Banke i ujdise bravo cun tirone Fullan na bjer ate 500 qe fshiu djerset cuni jot se vallahi na hi ne pune he te keqen
SALI BERISHA e ka vendin ne burg!
Ilir Meta e ka vendin ne burg!
Fullanret e qeverise e kane vendin ne burg!
Kordinatori I kesaj pune eshte Sali Berisha.
Ardhja e tija fatkeqesisht ne pushtet , gjate ketyre viteve ky vend , nuk njojti gje tjeter,vec vjedhjeve, shkaterimeve, pervetesime te tokes, vrasje, imoralitet, anarshi ne aresim e culture.
Dora e ketij krimineli me keto forma e mbajti pushtetin,shkaterojti vendin,pasuroi familjen e tije te bashibozukeve qe kishte ne qeveri,Fullanerve,dhe ne bashkepunim me Krye hajdutin e injorantin Ilir Meta.
Ky vend gjate kesaj periudhedhe per turp ,u drejtua nga keta Osmangazepe .
Kusuret dhe vuajtjet I hoqi e po I heq pop.i ndershem shqiptar.
Dhe ne largimin e tyre e lane LITARIN NGA PAS Si NASTRADINI KUR VDIQ .
e kane ndare vendin ne 2 qeverisje,qeverisja ehajduteve me Nishanin ne krye, me drejtesine qe I kane hapur kthetrat si aAFTAPODI,s’po e lene kete vend te eci para,po I marin fryemen dhene momentet e fundit.
ILIR META ne nje kra ,sali Berishane krahun tjeter ,per te mbrojtur pasurite qe I kane vjedhur pop,shqiptar dhe bemat qe I kane bere, dhe me cakejte e tyre si Nishani me shoke.
Ne boten e perparuar dhe me ligje ,vetm te pergojohet per korupsion e ceshtje te tjera, menjehere jepet doreheqja ne menyre te ndergjegjeshme,dhe ligjet veprojne menjehere pa dallim ,Minister apo K?M.
Keta ZAGARE I jane qepur ketij vendi si shushunja qe I pi gjakun vendit.
Qev eria e pjeseshme e sotme perjashto Ilir Meten me keta Zagare ,nuk e ka shume te lete me keta zagare se I kane zene kycet.
Mire po qeveri RAMA me kujdes ,pjekuri e mature, duke patur ne kra njerezit e mire e te ndershem, duke menduar vetem per vendin , qe eshte katandisur ne kete gjendje dhe me konsultimin e mendimin e aleateve te huaj dhe me guxim, ka ardhur koha ti jepet fund kesaj marezie.
Berishen, METEN e Fullanret e tjere te vene atje ku e meritojne!
Gjithe pasurija e ketij populli qe eshte pervetesuar nga keta zagare, e femijet e tyre ti kthehet popullit!
Se keshtu mund ti kthehet normaliteti ketij vendi.
POSHTE HAJDUTET, e KRIMINELET e ketij vendi!
I bej thirje pop. te ndershem Shqiptar ti bashkangjitet protestes te sapofilluar te mos I shkeputen asnjehere,sa zabrahanet te gjejne vendin!
Une qe po shkruaj jam nje emigrant ne perendim,shume larg vendit,por memendje dheme zemer ne cdo ore e minute jetoj me hallet e vendit.
Gjithmone shpresoj te regullohet dhe vendi tone !
Bej dhe nje thirrje Rames andej nga perendimi,o Malishova.Mbase jehon zeri dhe te degjon.Keshtu vepron qytetari i lire ne demokracine perendimore.Militant kemi plot ketu.Edi Ramen Meta e quajti nder te tjera “funderrine te politikes shqiptare”.Tani kane te njejtin ideal.E ke marr vesh qe hengren bashke ngjala? Pushime te mbara!
Jam i mendimit qe FULLANI nuk duhet me e heq le te rrije deri sa te marre dhe qindarken e fundit e cna duhen paret ato tja hedhesh qenit nuk i han perjashto QENIN SALI ai po qe i han
Ne deklaraten e vete Fullhajni i siguroje shqiptaret se vjedhje esshte konstatuar vetem ne kartmonedhe! {ne vende te tyre u gjenden libra! }
Po mire mor z.hajdut po kush garantone qe nuk eshte vene dore edhe ne thesarin e gureve te cmuar, bizhuterive, floririt?
Kam pershtypjen qe nje kontroll i mundshem ne kete dege do te na rezultoj. Ne vende te diamantit te gjejme gastare me ngjyre e pa ngjyre
ne vende te perlave te gjejm ruaza te blera tek gabi, ne vende te lingotave te arit te gjejme lingota bronci te shtresezuara me nje cipe te holle ari!
Vjedhja eshte e paimagjinushme! E detyrushme qe nga organet kompetente te shtetit ne menyre urgjente te kryet nje kontroll i imtesishem dhe me specialiste jo vetem te finances por edhe me specialiste qe i njohin mire vlerar e bizhuterive dhe floririt
Me duket se pas nje kontrolli te tille ne shqiptaret nuk do ti gezohemi me thesarit tone te ruajtur me kaq fanatizem pre 100 vjetesh por do te gjendemi ne poziten e indigjeneve te Amerikes ne kohen e pushtimit spanjoll te cilet ne vende te florit ju gezuan pasqyrave te dhuruara nga spanjollet me shum deshire!
KUSH GARANTON QE GUVERMATORI FULLANI NUK DO TE VAZHDOJE TE VJEDHE THESARIN E SHTETIT?
Sali Berisha eshte e qarte se me deklaratat e tij ne mbrotje te kusarit te pasurise publike Fullani kerkon te mbroje veten nga hajnia e vazhduar e pushtetit te tij mafioz ne nje kohe qe e kishtye transformuar Buxhetin e shtetit si nje ARKE KURSIMI personale te familjes se tij, pak a shume si Enver Hoxha per 50 vjete me radhe para tij. Ne cdo vend me shoqeri civile te zhvilluar opozita do te kishte shfrytezuar skandalin e vjedhjes se Thesarit te Bankes Qendrore dhe do te kishte ngritur miletin ne kembe per te rezuar qeverine e heshtur. Pse nuk veproi keshtu PD-ja e Saliut dhe Bashes qe nuk jep shenja opozite por unisoni me hajnine monstruoze te Bankes se Shtetit? Me te vertete “DASHNIA” tejet e tepruar e Saliut dhe e PD-se se tij per Guvernatorin Fullani eshte mjaft e cuditshme per ata qe nuk njohin vendin tone. Pergjigja eshte e thjeshte sepse ASKUSH nga Shteti shqyptar nuk guxonte t’i kerkonte llogari Sali Berishes dhe Bandes se tij mafioze per LEKAT qe hynin dhe dilnin nga Buxheti i Shtetit dhe Parlamenti ishte nje vegel e pushtetit te tij mafioz. Prandaj edhe PD-ja komuniste e tij i doli ne mbrojtje totale Guverantorit kusar Fullani me argumenta tejet qesharake per kete megaskandal historik te kuserise se Thesarit te Shtetit dhe dallavera me hotelin Dajti do te dukej si nje PALO GJE ne krahasim nese Fullani do te hapi gojen dhe do te zbraze barkun para Prokurorise.
Po keshtu eshte e qarte fare edhe “DASHNIA” apo pozita e Ilir Metes Floririt i cilesuar me epitete te tilla pikerisht nga Sali Berisha ne opozite, por qe familja Fullani e shpetoi nga burgu pikerisht kur ishjte ne koalicionin e hajnise me PD-ne e Sali Berishes.
Mbetet per t’u sqaruar pozita e PS dhe Edi Rames qe po hesh me perjashtim te Brace Djalit te vogel sa nje gogel, por qe nuk e degjon kush. Prandaj eshte me vend te pyesim
MOS KA RENE NE DASHNI EDHE EDI RAMA ME FULLANIN?
dhe kush do te garantoje qe ne te ardhmen Guvernatori “DASHNOR” i te gjitha pushteteve nuk do te vazhdoje HAJNINE e tij te vjeter dhe sprovuar?
parate kane dale me blinda nga Thesari….nuk eshte vjedhje xhepash,kjo …gjetke fle lepuri more shoke…te gjithe ata qe punojne ne bankat e nivelit te dyte e dine se si kontrollohen parate qe ato I dorezojne ne Thesar…. nje kartmonedhe e demtuar oas fallco te gjendet, u kthehet bankave mbrapsht me 5 firme te punonjesve te Thesarit…..
E bani si a bani Fullani yu populli mrena
Do e mbani . nga Saliu , Iliri , Edi .
Katundar edhe punetor Qe nga Shkodra
Gjer me Vlore ngrihuni the bjerini shporrini
Keta te pafytyre se na pine gjakun.
Ah, sikur ti dine keto gjera cunat e rilindjes,
kushedi se cfare do te benin ?
E si mund te pretendoni qe te ndalohet Fullani nga “drejtesia” shqiptare kur ne fakt e gjithe qeverisja e shtetit eshte e perbere nga pseudo “Fullane” te cilet cdo dite e me shume po zhvasin popullin shqiptar?
Nuk ka shtet jo,eshte e kote te ngrihesh ne protesta sepse asgje nuk sjellin keto levizje…
Ne nuk jemi askushi para ketyre hajduteve te cilet po shkaterrojne shqiperine cdo dite e me shume.
Njerez ordinere,medioker,populli vuan nuk kane buke per te ngrene ndersa keta zhyten ne llumin e luksit.
Mjere shqiperia,mjere populli me keta hajdute te rregjur !