Avokati i kontraktuar nga Shqipëria për në procesin e arbitrazhit ndërkombëtar me kompaninë CEZ a.s, Hamid Gharavi, në një komunikim me ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri më 20 maj të këtij viti shkruante se pavarësisht shpresave të qeverisë për të patur sukses në një arbitrazh të mundshëm në fundvitin 2012 dhe fillim vitin 2013, pozitat e Shqipërisë janë dobësuar ndjeshëm për shkak të dështimit të qeverisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm të rëna dakord që në 31 dhjetorin e vitit 2012 në memorandumin e firmosur mes qeverisë “Berisha” dhe studios ligjore.
Avokati ja atribuon këtë fakt më së shumti periudhës para zgjedhjeve të qershorit e deri në shtator kur ndryshoi qeverisja.
Ai konstaton se edhe drejtimi i CEZ Shpërndarjes për një vit nga një Administrator i përkohshëm nga janari deri në dhjetor 2013 ka dobësuar ndjeshëm lidhjen shkakësore mes veprimeve të CEZ a.s dhe gjendjes së CEZ Shpërndarje.
Por në fakt çfarë ndodhi në këtë vit drejtim nga marrja në kontroll prej shtetit e kompanisë?
Raporti i audituesit të pavarur BDO, (i së njëjtës Kompani që po i referohet prej disa ditësh Partia Demokratike në akuzat ndaj qeverisë), jep vlerësimin e vet edhe për performancën ekonomike të kompanisë CEZ Shpërndarje në periudhën e pas marrjes së kontrollit nga qeveria shqiptare.
Sipas auditimit të kryer, siguruar nga gazeta TemA, për vitin 2013 nga heqja e licencës në muajin janar e deri në 31 dhjetor, rezulton se kompania ka thelluar dukshëm bilancin negativ.
Sipas këtij auditi, më 31 dhjetor 2012, që përkon me kohën kur çekët u larguan me heqjen e licencës, kompania shënonte humbje të akumuluara në masën 72,726,255,000 lekë.
Raporti i BDO-së thotë se gjendja e humbjeve të akumuluara më 31 dhjetor 2013 arrin në 99,752,985,000 lekë.
Gjatë drejtimit të kompanisë nga shteti shqiptar, CEZ Shpërndarje thelloi bilancin negativ të kompanisë me 27,026,730,000 lekë ose thënë ndryshe rreth 270 milion dollar.
Po në këtë periudhë, me thellimin e bilancit negativ, CEZ Shpërndarje krijoi një borxh ndaj kompanisë publike KESH në vlerën e rreth 19 miliard lekësh ose ndryshe 190 milion dollar.
Në një kohë kur çekët paditën Shqipërinë pikërisht për mos krijimin e kushteve për të kryer investimin e tyre, vazhdimi i të njëjtit keqadministrim nga janari kur u caktua administratori i përkohshëm e deri në fund të vitit çonte ujë në mullirin e Pragës dhe pretendimeve të tyre duke e bërë edhe më të vështirë një rezultat pozitiv në arbitrazh.
Në një kohë kur shteti, vet nuk e administroi dot CEZ-in më mirë se çekët, edhe në gjykimin e avokatëve mbeteshin më pak argumente për tu mbrojtur.
Ja pra se si e katandisen CEZ shperndarje alla Dollapi, Ramadani e Berisha dhe tani Bozdo e Bode kerkojne llogari ne vend qe te gjene skute e te fshihen!!!
aman more aman si i jepni deklaratat e ketij legeni akoma, mos i publikoni fare….http://bit.do/Eriku-i-arte-i-Fullanit-me-tre-prostituta-njekohesisht
Po keto 270 milion dollare kujt ja kerkojne Bozdo e Basha? Cekeve? ha ha. Edhe keto duhet ti kete llogaritur Ridvan Bode tek 1.1 milion lek qe thote do paguaje cdo qytetar.!!!! Keta jane hajdutet nuk kane brire
Na vjene keq kur nje Xhepist na fut duart ne xhepa dhe revoltohemi . Por kur shteti na fut duart si xhepist ne xhepat tane , ne si popull Gudulisemi dhe ndjejme kenaqesi ………………………Hajde dhe merre vesh kete popull ……????????????????
Ne CEZ punojne faturiste, militantet fanatik te PD-s,ose me sakte berishjanet.
Berishjanet kane vjedhur kudo,kane bere baterdine,kane kapur pushtetin gjyqesor,ndihen te “qete”.
Nenat. ……!!!
kur seferi mori ne dorezim cez-in, ne muajin tetor ne mos gaboj, nuk u be asnje lloj inventari se cfare mori ne dorezim nga sahit dollapi. kalimi u be sikur po nderrohej nje biciklete!!! dhe shume njerez brenda u habiten se si e bene kete gomarllik rilindasit!!! sot dollapi kush e di ku eshte duke shijuar gjithe leket qe ka vjedh ne ate 1 vit menaxhim dhe ato qe ka bere me heret. dhe thone se seferi ka nje raport shume te mire me dollapin. raport profesionistash besoj!